Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2016

“Rreziku i luftës bërthamore, më i madh se gjatë Luftës së Ftohtë!

Kim Jong-un dyshohet se së fundmi ka urdhëruar Ushtrinë e Koresë Veriore të testojë bombën me hidrogjen, që cilësohet të jetë si arma më e fuqishme në botë.Në hijen e këtij testi të rrezikshëm, disa ekspertë kanë vënë në dukje faktin se rreziku për një konflikt bërthamore ekziston, sidomos kur ky lloj i armës nuk është më i “rezervuar” vetëm për Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, William Perry, ka deklaruar për të përditshmen britanike “Guardian”, se rreziku për një konflikt bërthamor është më i madh sesa gjatë luftës së ftohtë.“Rreziku për një katastrofë bërthamore është në rritje. Ekziston rasti më i freskët ai i Koresë Veriore, që është një prej faktorëve më të mëdhenj të jostabilitetit, por edhe të vendeve tjera që tashmë posedojnë armë bërthamore siç janë: Pakistani dhe India. Tashmë nuk është një privilegj për SHBA-të dhe Rusinë. Vetë ekzistenca e armëve të shkatërrimit në masë dhe fakti që disa vende i posedojnë, përbëjnë kërcënim për mbijetesën …

ISIS, refugjatët dhe Rusia: Sfidat e mëdha të Europës në 2016

Cilat janë sfidat e mëdha me të cilat Europa do të përballet në vitin 2016? Forumi Ekonomik Ndërkombëtar (WEC) është përpjekur të japë një përgjigje për to.Fondacioni me bazë në Gjenëvë mendon se Europë do të ketë të paktën 4 sfida të mëdha në vitin 2016.Çështjet më të rëndësishme për qytetarët europianë sipas WEC janë katër:1.Brexit, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Sipas ekonomistëve dalja e BM do të ketë një efekt negativ mbi ekonominë britanike duke e përkeqësuar ndjeshëm. Por opinioni publik është i ndarë: disa mendojnë të kundërtën ndërkohë që ka dhe shumë të pavendosur. Shumica e ekonomistëve mendojnë se rreziku më i madh i Brexit është paqartësia e gjendjes pas daljes nga BE, që do të bllokonte investimet e huaja, do të frenonte konsumin duke dëmtuar ndjeshëm rritjen ekonomike.2.Menaxhimi i emigracionit. Më shumë se 1,8 milionë persona hynë në territorin e BE-së nga janari deri në tetorin e vitit të shkuar. Gjysma e tyre ka kërkuar azil. Shpërndarja e emigrant…

Burrat shqiptarë racistë? (Për këngëtaren Linda Halimi, pse ajo ka marrë për burrë një “zezak”)

Nga Kimete Berisha
Ka qenë burrë i zoti. S’ka guxu’ as miza me fluturu ngat tij, kaq i ‘shtirë që ka qenë, ju nuk e dini.Krahas gruas së parë shqiptare, e ka pas marrë edhe një nuse serbe, dhe pasi ia ka ndërru’ asaj emrin, ja ka ndërru edhe fenë.Ish-serbja e ka mësu shqipen ujë, shumë e sjellshme, nuk e ke dallu që nuk është shqiptare.Me këtë togfjallësh të ‘bukur’ portretizohej burri i zoti shqiptar i pas luftës së dytë botërore, i cili ka pranuar të martohet me të huajat, me kusht që t’ua ndryshojë atyre letërnjoftimin, emrin, fenë dhe gjuhën.Në kulturën shqiptare, të pafalshme kanë qenë dhe janë martesat me romë. Sipas legjendes, ai që përpjekej me romë, duhej të pastrohej përmbi një tullë derisa të shkrihej tulla.
E, kur tulla të shkrihej, tek atëherë ai person thuhej se konsiderohej i pastruar nga mëkatet dhe nga ‘papastërtia’.S’di a është kjo neveri shqiptare ndaj martesave me të huaj ndjenjë superioriteti dhe mendjemadhësi, apo frikë nga asimilimi zhdukja kombëtare.Kur dikush ma…

Të mirat e padukshme që solli viti 2015

Nga Peter Singer

Nëse do ta gjykonim gjendjen e botës nga titujt e lajmeve, viti 2015 ishte viti i terrorit islamik, veçanërisht në Paris. Filloi me masakrën në Charlie Hebdo dhe përfshiu të shtënat më të përgjakshme më 13 nëntor në qytet, përveç sulmeve në Beirut, Ankara dhe në një qëndër për personat me aftësi të kufizuar në San Bernadino, Kaliforni. Por edhe nëse përqendrohemi te terrorizmi, do të ishte një pikëpamje e gabuar për ngjarjet e vitit. Në vitin 2015, terrorizmi vrau më shumë njerëz në Siri, Irak, Nigeri dhe Kenia sesa në Francë apo Shtetet e Bashkuara. Dhe nëse përplasja e një avioni civil rus në Shkretëtirën Sinai në Egjipt ishte, siç pretendojnë ekspertët rusë dhe Shteti Islamik, rezultat i një komploti të ISIS, atëherë vetëm ai incident vrau më shumë njerëz sesa të dyja sulmet terroriste në Paris.Në çdo rast, përqendrimi vetëm mbi atë që lajmet në media e shohin të rëndësishme për t’u mbuluar na jep një kuptim të shtrembëruar të botës. Vdekja e secilit prej viktimave …