Skip to main content

Të mirat e padukshme që solli viti 2015

Nga Peter Singer


Nëse do ta gjykonim gjendjen e botës nga titujt e lajmeve, viti 2015 ishte viti i terrorit islamik, veçanërisht në Paris. Filloi me masakrën në Charlie Hebdo dhe përfshiu të shtënat më të përgjakshme më 13 nëntor në qytet, përveç sulmeve në Beirut, Ankara dhe në një qëndër për personat me aftësi të kufizuar në San Bernadino, Kaliforni. Por edhe nëse përqendrohemi te terrorizmi, do të ishte një pikëpamje e gabuar për ngjarjet e vitit. Në vitin 2015, terrorizmi vrau më shumë njerëz në Siri, Irak, Nigeri dhe Kenia sesa në Francë apo Shtetet e Bashkuara. Dhe nëse përplasja e një avioni civil rus në Shkretëtirën Sinai në Egjipt ishte, siç pretendojnë ekspertët rusë dhe Shteti Islamik, rezultat i një komploti të ISIS, atëherë vetëm ai incident vrau më shumë njerëz sesa të dyja sulmet terroriste në Paris.
Në çdo rast, përqendrimi vetëm mbi atë që lajmet në media e shohin të rëndësishme për t’u mbuluar na jep një kuptim të shtrembëruar të botës. Vdekja e secilit prej viktimave të sulmeve terroriste të vitit të shkuar është një tragjedi e tmerrshme për atë person dhe familjen apo miqtë e tij/saj; por kjo është gjithashtu e vërtetë për vdekjet që ndodhin në aksidentet rrugore, që marrin më pak vëmendje në media.
Terrorizmi është shokues, i dhunshëm dhe përbën lajm. Nëse ndodh në qytete si tonat apo në qytete që ne mund t’i vizitojmë, sulmet marrin interes më të madh prej faktorit “ai mund të kisha qenë unë!”. Nga një perspektivë globale, megjithatë, dy gjërat më të rëndësishme që ndodhën në vitin 2015 ishin të dyja shumë inkurajuese, megjithëse vetëm njëra: marrëveshja e ndryshimit klimatik dakordësuar në Paris në dhjetor, mori vëmendjen e medias.
Dekada do të kalojnë përpara se ta dimë nëse marrëveshja e Parisit ia doli në përmbushjen e synimit të deklaruar për kufizimin e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius nga niveli para-industrial. Por kjo është më ambicioze nga sa e prisnin shumica e vëzhguesve dhe u pranua nga të gjitha 194 vendet pjesëmarrëse.
Ekspertët na thonë se pavarësisht pakësimi të gazeve serrë që këto shtete kanë premtuar ta ulin, në total kjo është ende e pamjaftueshme për synimin e marrëveshjes. Por një shpresë e dobët është ofruar nga zotimi për të rishqyrtuar këto synime në intervale pesë-vjeçare dhe konsideromi i ndryshimeve që duhen për ta arritur synimin.
Do ta shohim nëse do të funksionojë (ose do ta shohin ata që janë ende të rinj për të jetuar deri në 2050). Por pas zhgënjimit të samitit të ndryshimit klimatik të Kopenhagenit në 2009, shpirti i marrëveshjes që personifikoi marrëveshjen e Parisit duhet të na japë shpresa. Nëse tregon se është një pikë kthese për përpjekjet e parandalimit të katastrofës së ndryshimit klimatik, rëndësia e saj do të eklipsojë gjithçka tjetër që ndodhi në vitin 2015.
Në kontrast të rezultatit të takimit të Parisit, gjëja e dytë më e rëndësishme që ndodhi në vitin 2015 ishte pa dyshim pozitive: proporcioni i popullatës botërore që jeton në varfëri ekstreme ra poshtë 10 për qind për herë të parë. Kjo të paktën është pikëpamja e Bankës Botërore, që ka monitoruar varfërinë globale që prej vitit 1990.
Teksa varfëria ekstreme ka rënë, “klasa e mesme punëtore” e vendeve në zhvillim, përkufizuar si njerëz që jetojnë me më shumë se 4 dollarë në ditë, është rritur, nga vetëm 18 për qind të forcës punëtore në 1991 në gjysmë sot. Në të njëjtën periudhë, proporcioni i njerëzve të kequshqyer në rajonet në zhvillim ka rënë gjithashtu ndjeshëm, nga 23.3 për qind në 12.9 për qind.
Rënia e shpejtë e varfërisë ekstreme mund të mos tërheqë shikuesit dhe lexuesit, por ndikimi i saj në mirëqenien njerëzore padyshim që e tejkalon terrorizmin. Në vitin 1990, 1.95 miliard njerëz ose rreth 37 për qind e popullatës botërore jetonte në varfëri ekstreme; sot këta janë 702 milion njerëz. Nëse proporcioni i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme do të kishte mbetur i pandryshuar do të ishte 2.7 miliardë njerëz. Me fjalë të tjeëra, rënia e varfërisë ekstreme ka përmirësuar jetët e rreth dy miliardë njerëzve.
Varfëria ekstreme vret, përmes ushqimit të pamjaftueshëm dhe sëmundjeve si malaria, fruthi dhe diarreja. Ndaj nuk është çudi që një rënie në vdekshmërinë e fëmijëve ka shoqëruar rënien e varfërisë ekstreme. Në vitin 1990, 35,000 fëmijë vdisnin në ditë përpara se të arrinin ditëlindjen e pestë. Sot shifra është ulur në 16,000.
Po, 16,000 vdekje fëmijësh është ende shumë dhe fakti që 2015 ishte viti më i nxehtë në histori tregon se lufta kundër ndryshimit klimatik vetëm sapo ka filluar. Por ne mund të ndërtojmë mbi arritjet e bëra vitin e shkuar. Ne duhet të jemi shtetas më aktivë, t’i nxisim liderët tanë jo vetëm t’i plotësojnë, por edhe t’i tejkalojnë shënjestrat mbi çlirimin e gazeve që kanë premtuar të arrijnë. Nëse ne jetojmë në një shoqëri të begatë, duhet gjithashtu të kërkojmë që vendi ynë të luajë një rol në pakësimin e varfërisë ekstreme. Dhe, çfarëdo që të bëjë qeveria jonë, ne mund të gjejmë shoqata bamirësie që luftojnë varfërinë të cilat janë më efektivet dhe të kontribuojmë te ato.
Project Syndicate-BIRN

Popular posts from this blog

Psikologu irlandez: Religjionet do të zhduken!?

Hulumtimin e tij Barber i kishte bërë në 137 shtete. Ndërsa, sipas tij, nga këto hulumtime doli se në çdo shtet të zhvilluar ateizmi është në rritje. Rezultatet e hulumtimit të tij i shkroi në një artikull për Psychology Today.Ai vë në dukje se në vendet në zhvillim, të tilla si ato të Afrikës, ateizëm fare nuk ka. Në anën tjetër, në shtetet e zhvilluara evropiane ateizmi është në rritje. Barber përmend si shembuj Suedinë (64 për qind ateistë), Danimarkën (48 për qind ateistë), Francën (44 për qind ateistë) dhe Gjermaninë (42 për qind ateistë).Antropologët, thotë Barber, vitet e fundit merren me çështjen se pse ateizmi është në rritje në vendet ekonomikisht të zhvilluara. Antropologu James Fraser pohon se feja është një mjet me të cilin njerëzit ndihmohen të përballen me pasigurinë ekzistenciale. Barber beson se kjo tezë është e saktë.“Ka shumë gjasa që ateistë do të jenë njerëzit me fakultet që jetojnë në qytete”, thotë ai.Barber gjithashtu pohon se ka shumë ateistë në vendet ku paba…

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …