Skip to main content

“Rreziku i luftës bërthamore, më i madh se gjatë Luftës së Ftohtë!


Kim Jong-un dyshohet se së fundmi ka urdhëruar Ushtrinë e Koresë Veriore të testojë bombën me hidrogjen, që cilësohet të jetë si arma më e fuqishme në botë.
Në hijen e këtij testi të rrezikshëm, disa ekspertë kanë vënë në dukje faktin se rreziku për një konflikt bërthamore ekziston, sidomos kur ky lloj i armës nuk është më i “rezervuar” vetëm për Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, William Perry, ka deklaruar për të përditshmen britanike “Guardian”, se rreziku për një konflikt bërthamor është më i madh sesa gjatë luftës së ftohtë.
Rreziku për një katastrofë bërthamore është në rritje. Ekziston rasti më i freskët ai i Koresë Veriore, që është një prej faktorëve më të mëdhenj të jostabilitetit, por edhe të vendeve tjera që tashmë posedojnë armë bërthamore siç janë: Pakistani dhe India. Tashmë nuk është një privilegj për SHBA-të dhe Rusinë. Vetë ekzistenca e armëve të shkatërrimit në masë dhe fakti që disa vende i posedojnë, përbëjnë kërcënim për mbijetesën e botës”, ka deklaruar Perry, i cili ishte në krye të Pentagonit nga viti 1994-1997.
Perry është i bindur se “mjafton një keqkuptim i vogël” që të nxisë fundin e botës.
“Ekziston rreziku i shkëmbimit bërthamorë edhe në mes dy fuqive më të mëdha: SHBA-ve dhe Rusisë. Mjafton të vijë deri tek një keqkuptim tragjik që do të nxiste gjykime të gabuara dhe alarme të rreme”, ka paralajmëruar ish-kreu i Pentagonit.
Perry, pranon se ndërhyrja në Siri dhe Ukrainë kanë quar forcat ruse pranë kundërshtarëve të tyre perëndimorë.
Në një studim të realizuar së fundmi, grupi për kontrollin e armëve “Global Zero”, ka analizuar 146 incidentet në 21 muajt e fundit. Dy incidentet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore janë cilësuar si ngjarje me rrezikshmëri të lartë.
Në të njëjtën periudhë, janë evidentuar 29 incidente midis Koresë Veriore dhe asaj Jugore, tre prej të cilave janë vlerësuar me rrezikshmëri të lartë. 31 incidente janë klasifikuar si “provokuese”.
Për shkak të testimit të fundit të bombës me hidrogjen të cilin e ka kryer Koreja Veriore, Seuli dhe Washingtoni janë duke negociuar rreth rishpërndarjes së mundshme të arsenalit strategjik bërthamor dhe sistemit antiraketor në Gadishullin Korean, transmeton Telegrafi.
Besohet se është e mundshme vendosja e mundshme e armëve strategjike të SHBA-ve, siç janë aeroplanët bombardues të tipit B-52, F-22 dhe nëndetëseve që bartin armë bërthamore.
Duke marrë parasysh retorikën shumë të mprehtë të disa udhëheqësve botërorë, si dhe kthimin e plotë të Rusisë në skenën botërore, me udhëheqësit si Kim Jong-uni, marrëdhëniet midis fuqive bërthamore na kujtojnë çorbën e cila në çdo çast mund të vlojë.

Popular posts from this blog

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KUSH ESHTE HAMLETI?

Nga Profesor Alfred Uçi

Një kritik ka thënë se emrin e Hamletit e dinë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që e kanë lexuar tragjedinë shekspiriane ose që e kanë parë në skenë e në ekran. E me gjithë këtë, para ndërgjegjes estetike njerëzore mbetet pa përgjigje përfundimtare pyetja enigmë: Ç’është Hamleti? Nuk besojmë të ketë një figurë tjetër letrare, për të cilën të jenë zhvilluar shekuj me radhë diskutime pa fund dhe të jenë dhënë aq shumë përgjigje të mençura, të thella, origjinale, ndonëse të pamjaftueshme, se sa për Hamletin(Është llogaritur se zbërthimit të Hamletit i janë kushtuar rreth 25 mijë studime kritiko-letrare). Pyetjes së parë, mund t’i shtohet një pyetje e dytë: A mund të ketë në përgjithësi përgjigje shterruese për këtë çështje? Në përpjekjet për të dhënë shpjegime, në krye qëndron vetë drama e Shekspirit, që bart jo vetëm enigmën, por edhe mundësinë e deshifrimit të saj të saktë. Më mirë se Shekspiri, kush mund ta dinte se ç’është Hamleti! Prandaj vëmendja kryesore dre…