A është ky njeriu më i rrezikshëm në botë?



Kur Mohammed bin Salman ishte vetëm 12 vjeçar ai merrte pjesë në mbledhjet që udhëhiqeshin nga babai i tij Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, atëherë guvernator i Riadit në Arabinë Saudite.
17 vjet më vonë, tash afërsisht 29 vjeç dhe ministri i mbrojtjes, ndoshta, më i riu në botë, Mohammed bin Salman e ka zhytur vendin e tij në një luftë brutale në Jemen të cilës nuk po i shihet fundi, shkruan The Independent në një shkrim të gjatë.
Tani Arabia Saudite po rrëshqet edhe në një konflikt të ri me armikun e tyre rajonal, Iranin, të udhëhequr nga një njëri që me nxitim të madh duket se dëshiron të bëhet lideri më i fuqishëm i Lindjes së Mesme.
Princi Mohammed ishte ende adoleshent kur filloi të merrej me tregti dhe shitje pronash. E kur e dreqoste punën, aty ishte babai për t’u kujdesur për gjërat. Ndryshe nga gjysmë-vëllezërit e tij të tjerë, Mbs-ja, siç është i njohur Princi, nuk u shkollua jashtë, ai zgjodhi të qëndroi në Riad, ku edhe diplomoi për drejtësi në “Universitetin e Mbretit Saud”. Ata që e njohin Mbs-në e përshkruajnë atë si një njëri fort të ndershëm, i cili kurrë nuk ka pirë cigare, alkool dhe kurrë nuk ka qenë i interesuar për ahengje.
Në vitin 2011 kur babai i tij u bë zëvendës i Princit Trashëgimtar, ai mori të udhëhiqte Ministrinë i Mbrojtjes, ministri me buxhet shumë të madh.
Më pas kur babai Mbs-ës, Selmani u bë Princi Trashëgimtar në vitin 2012, Mohammedi ishte këshilltar privat i babait, dhe me një dorë të shtrënguar udhëhiqte me Gjykatën Mbretërore.
Pra Princi Mohammed në çdo hap të karrierës ka qenë pranë babait, i cili Mbs-në e kishte djalin e preferuar dhe e mori tërë kohës pas vetes derisa ngjitej në hierarkinë e Familjes Mbretërore.
Në elitën arabe tashmë ishte bërë e ditur që nëse doje të kishe takime dhe raporte me Selmanin, së pari duhej të kalohej nga djali i tij.
Kritikët thonë se Mbs-ja ka grumbulluar një pasuri shumë të madhe, por është fuqia dhe jo paratë, ajo që ua fut frikën në palcë të gjithëve kur bëhet fjalë për ministrin e ri, shkruan The Independent, njofton Klan Kosova.
Kur Selmani mori fronin në janarin e vitit 2015, ai tashmë ishte i sëmur dhe mbështetej shumë në djalin e tij. Duke qenë 79 vjeçar, mbreti vuan nga një sëmundje e cila ia bënë të pamundur të ketë koncentrim më shumë se për disa orë në ditë. Derisa babi vazhdimisht dobësohet, Mbs-ja është bërë fuqia e vërtetë e mbretërisë.
Fuqia e tij u rrit dramatikisht menjëherë në muajt e parë të mbretërimit të Selmanit. Princi Mohammed u emerua menjëherë Ministër i Mbrojtjes; duke u vënë në krye të Armocos, kompania nacionale e energjisë. Kjo nënkuptonte edhe drejtimin e një trupe shumë të rëndësishme; Këshillit Ekonomik dhe Punëve për Zhvillim, këshill që udhëheqë me të gjitha ministritë dhe merret me fondin për investime publike. Ai më pas u emërua edhe zëvendës i Princit Trashëgimtar, por me veprimet e tij siguroi epërsi edhe mbi Princin Trashëgimtar dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Mohammed bin Nayef, të cilin e ka rivalin kryesor për kurorën.
MbS-ja la shenjat e para menjëherë, ai nuk e duronte fare burokracinë dhe rregulli i parë ishte që ministrat duhej të raportonin në baza mujore për punët që po kryheshin, diçka e padëgjuar për një shtet si Arabia Saudite, me një sistem ekonomik ku biznesi dhe njerëzit kyç të shtetit janë të lidhur shumë. Ai filloi që çdo mëngjes të hershëm të vizitojë ministritë një nga një dhe kërkonte të shihet faturat, gjest ky që u shndërrua në një legjendë urbane. Ai Riadin “gjumash” e shndërroi në një administratë në aksion të cilën e mbushi me të rinj.
“Është shumë popullor tek të rinjtë. Punon fort, ka plane shumë të mira për reformën ekonomike dhe është njëri i hapur ndaj rinisë. Ai i kupton ata”, thonë biznesmenët arabë.
Pëlqimi nga të rinjtë është shumë i rëndësishme në një vend si Arabia ku 70 për qind e njerëzve janë nën moshën 30 vjeçare.
Por, me zellin e njëjtë që MbS-ja ka instaluar reformën ekonomike, njëjtë edhe e ka çuar vendin në luftën e çoroditur në Jemen. Marsin e vitit të kaluar ai kishte lëshuar një aksion të madh kundër rebelëve Houthi, të cilët kanë larguar Presidentin pro-saudit Abd Rabbuh Mansur Hadi.
Futja në luftë ka mundur të duket ide shumë ngazëlluese për Princin.
I ri, ambicioz – djali i një mbreti plak që udhëheq një luftë kundër rebelëve tek kushërinjtë fqinjë. Kurse fakti që rebelët mbështeteshin nga Irani kjo e bënte aventurën edhe më interesante. Pastaj Arabia kishte armë të modës së fundit të blera me miliarda dollarë.
MbS-ja donte që me veprimet e tij t’i dëshmohej edhe rivalëve, por edhe vet mbështetësve. Plani ishte – një fitore e shpejt, e vendosur, për të konfirmuar figurën e tij si një lider ushtarak. Ai donte të krahasohej me stërgjyshin Ibn Saud – mbreti i madh luftëtar dhe krijuesi i Arabisë moderne.
Por, operacioni i Princit ambicioz duket se nuk i doli ashtu sikur e kishte menduar. Rebelët Houthi po vazhdojnë të qëndrojnë fort, dhe përkundër luftimeve dhe shkatërrimit të madh të Jemenit nga luftimet, rebelët vazhdojnë ta kenë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe një pjesë të konsiderueshme të vendit.
Analistët thonë se reformat e tij në ekonomi janë shumë të suksesshme, por MbS-ja tregohet i ngutshëm në aspektin ushtarak, duke dashur të rivendos një hegjemoni të Arabisë Saudite në rajon, e sidomos mbi Iranin.
Tani kur sauditët ekzekutuan klerikun shiit Nimr al-Nimr, mund të kemi një eskalim të situatës.
Iranianët dogjën ambasadën e Arabisë Sauditë në Teheran, kurse sauditët ndërprenë lidhjet diplomatike me Iranin. Edhe bombardimi i fundit i ambasadës së Iranit në Sanna i ka fryer zjarrit.
Kurse në një letër që kishte qarkulluar verën që shkoi kundërshtarët e MbS-së, brenda të cilëve kishte edhe anëtarë të familjes së gjerë mbretërore, thuhej se më nuk mund ta duronin arrogancën e Princit dhe shkonin aq larg sa donin ta rrëzonin edhe MbS-në edhe Mbretin plak.
Por thirrje të tilla nuk kanë gjetur mbështetje dhe popullariteti i 29 vjeçarit vetëm është në rritje e sipër. Ndërsa çështja ende mbetet e hapur – deri ku do ta çojë natyra e rrëmbyeshme e tij në konfliktin me Iranin”.
Nuk është fare larg mendsh, që ky i ri me një fuqi kaq të madhe dhe me fantazinë për t’u bërë si gjyshi i tij – luftëtar – mundet në një të ardhme jo të largët ta sulmojë Iranin nga ajri – një vendim i tillë do të çonte në një luftë të re, të frikshme, mes sekteve në Lindjen e Mesme, shkruan The Independent,

Google+ Followers