Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2015

50 shqiptarët më të famshëm në botë

Kemi dëgjuar për mjaft personazhe të famshëm për të cilët spekulohet se kanë në venat e tyre gjak shqiptar, por që kjo të ndodhte për të famshmin Robert de Niro, nuk na kishte shkuar mendja. Në fakt, pikërisht në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, vet Robert de Niro, e pohoi në “Rai 1”, origjinën e përzier që ka. Ndërsa bukuroshja Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia dhe Shqipëria.Kaq ka mjaftuar që në të gjitha faqet shqiptare online dhe sidomos Facebook, ky të ishte lajmi i ditës. Siç u komentua, përveç faktit që Robert de Niro na nderon me këtë që sapo ka rrëfyer, intervista që iu realizua atij në Itali, si një nga aktorët më të famshëm të Hollywood-it, me një karrierë që çdo aktor do ta kishte zili; linte mjaft për të dëshiruar, dhe kjo jo për faj të tij, po për cilësisë së dobët të pyetjeve dhe mandej për përkthimin akoma më të dobë…