Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2015

TURQI – Përmbytjet shkaktojnë të paktën tetë viktima në provincën Artvin (FOTO) (VIDEO)

Të paktën tetë persona vdiqën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbytjeve në Turqi, në provincën Artvin në brigjet e Detit të Zi, njoftuan burime zyrtare.
Guvernatori i Artvin-it, KemalCiritcituar ngaagjencia e lajmeve “DHA”, saktësoise të paktën tri persona humbën jetën pas rrëzimit tënjë banesenë qytetinHopa.
Imazhettelevizivetë transmetuara në mënyrë të përsëritur tregonin pamjekaotike tëlumenjve të dalë nga shtrati i tyre duke vërshuar kudonë rrugë dhe përfshirë automjetedhe autobusë.
Provinca e Artvin-it në kufi me Gjeorgjinë njihet si zonë me reshje të shumta shiu në mënyrë periodike.

TURQI – Përmbytjet shkaktojnë të paktën tetë viktima në provincën ArtvinTë paktën tetë persona vdiqën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbytjeve në Turqi, në provincën Artvin në brigjet e Detit të Zi, njoftuan burime zyrtare.Guvernatori i Artvin-it, Kemal Cirit cituar nga agjencia e lajmeve “DHA”, saktësoi se të paktën tri persona humbën jetën pas rrëzimit të një…

MARRËVESHJA E OHRIT DHE BANALIZIMI I SAJ

Xhelal Zejneli

Maqedonia është në mosmarrëveshje me Greqinë, me Serbinë dhe me Bullgarinë. Athina nuk ia njeh emrin, Beogradi s’e pranon autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase, ndërsa Sofja nuk e njeh ekzistimin e popullit maqedonas.Konflikti i armatosur që shpërtheu në Maqedoni në vitin 2001 e sensibilizoi faktorin ndërkombëtar influent. Qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtoni dhe Brukseli e shtuan interesimin e vet, ndaj u angazhuan për ta parandaluar shtrirjen dhe thellimin e konfliktit, shndërrimin e tij në një luftë ndëretnike. Lufta për territore do të mund të shkaktonte bosnizimin dhe libanizimin e Maqedonisë. Konflikti i armatosur i vitit 2001 që zgjati rreth 6 muaj ishte një konflikt i kontrolluar nga Uashingtoni, nga NATO-ja dhe nga BE-ja. Gjatë konfliktit të 2001-shit, Qeveria e Maqedonisë përbëhej nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së. Faktori ndërkombëtar influent sugjeroi rikonstruktimin e qeverisë. Me rikonstruktimin e qeverisë, pjesë të saj u …

VËSHTRIM MBI PËRENJTË VËRSHUES TË SHIPKOVICËS

Abdulla Mehmeti

Shipkovica shtrihet 11 km në veriperëndim të Tetovës. Në rrugën që çon nga Tetova në Kodrën e Diellit, në anën e djathtë vazhdon rruga anësore që çon në Shipkovicë dhe në katundet tjera të Malësisë së Tetovës, Brodec, Veshallë dhe Bozovcë. Përgjatë kësaj rruge, shtrihet Shipkovica, në një gjatësi prej afër 2 km, e ndarë gati përgjysmë nga kjo rrugë. Para pak ditësh, më 3 gusht 2015, ky vendbanim dhe disa vendbanime të tjera rrëzë Malit Sharr u goditën nga vërshimet e përrenjve malorë që kalojnë nëpër këto vendbanime, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz.

Pas kësaj tragjedie, nga të gjitha anët erdhën ndihma dhe përkrahje për banorët vendës që pësuan nga kjo katastrofë natyrore, prandaj, në shenjë falënderimi për solidaritetin e tyre të pakursyer e kam përgatitur këtë vështrim, jo për t’i identifikuar shkaqet e këtyre vërshimeve, por për t’u ofruar një pasqyrë më të plotë, kryesisht për regjionin e Shipkovicës, si banor vendës, pa u mbështetur në a…

101 video dhe 1001 foto nga përmbytjet e tmerrshme në Tetovë dhe rrethinë (VIDEO) (FOTO)

Pamje, biseda, mbresa nga Shipkovica pas përmbytjes
Posted by Tetova News on Wednesday, August 5, 2015

E PAPARË: Një video e tmerrshme kur rruga kryesore e fshatit Poroj përmbytet nga uji i lumit...Video nga F. Shabani
Posted by Tetova News on Wednesday, August 5, 2015

Shipkovicë, 3 gusht 2015
Posted by Tetova News on Wednesday, August 5, 2015

Edhe një video me pamje nga vërshimet në Shipkovicë më 3 gusht 2015
Posted by Tetova News on Wednesday, August 5, 2015

Tetovë: Përballja me stuhinë vdekjeprurëseKatër persona e kanë humbur jetën dhe një vajzë 5 vjeçare llogaritet si e zhdukur, nga vërshimet dhe stuhia e fuqishme në Tetovë.Nga: Isuf KadriuNë Tetovë sot është ditë zie në nderim të viktimave të vërshimeve vdekjeprurëse që goditën të hënën territorin e kësaj komune.Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpekjet për gjetjen e një vajze të zhdukur, ndërkohë që raportohet edhe për një person tjetër që po ashtu konsiderohet i zhdukur, ditën e përmbytjeve që goditën zonën si pasojë e reshjeve t…