Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2015

Konica: Përfaqësuesit e vërtetë të helenëve të dikurshëm janë shqiptarët e sotëm

Rubrika “Faik Konica, histori dhe aktualitet”
Gjigandi Konica
Po. Thjesht po, sepse, shkencërisht, nga pikëpamja antropologjike, shqiptarët e sotëm janë dolikocefalë si helenët e dikurshëm, kurse grekët e sotëm janë brakicefalë, përzierje kelto-sllave. Në fakt, këtë konkluzion të filozofit francez Alfred Fouillée (maj 1898), Faik Konica e kishte paraqitur tashmë me argumente të fuqishme historike që një vit më parë në shkrimin e tij te “Albania” famëmadhe “Legjenda qesharake” (mars 1897), shkrim të cilin “Tirana Observer” e ka botuar tashmë në rubrikën “Faik Konica, histori dhe aktualitet”. Çka bie dukshëm këtu në sy është fakti se shkrimet e “Albania-s” të Konicës jo vetëm tërhiqnin vëmendjen e publikut të huaj të kohës, por edhe po bëheshin objekt studimi nga personalitete të shquara të shkencës, për vetë origjinalitetin që paraqisnin dhe sidomos e në radhë të parë për forcën e tyre konkluduese.
Është e njohur vija klasike franceze “pro-helene – pro-greke – pro-sllave” në gadishullin e…

Pak eufori për propozimet e Athinës

Në fillim të një maratone të pashembullt të BE-së për Greqinë, në Bruksel po duket pak eufori. Në mesin e ministrave të Financave të vendeve të Eurozonës ka shumë pyetje dhe rezerva ndaj paketës greke të kursimeve dhe të reformave. “Ka disa që janë shumë skeptikë, të tjerë janë më pak”, thotë Edward Scicluna nga Malta, më lidhje me situatën e komplikuar.

Në diskutim është një program i ri ndihmash me një afat prej tre vjetësh dhe një vëllim prej 74 miliardë eurosh. Por këtë nuk ekziston deri tani konsens, e madje përkundrazi ka të ngjarë që tensionet të shtohen. Propozimet greke “duken relativisht të komplikuara si nga përmbajtja edhe sa i përket çështjes së besimit” – tha shefi i eurogrupit Jeroen Dijsselbloem.

Skepticizëm dhe mosbesim

Shumica e 19 vendeve të Eurozonës janë skeptikë, dhe duan që në ristrukturimin e aparatit shtetëror të ndërmerret më shumë se deri tani. për të filluar negociatat për shpëtimin. Mes tyre është Gjermania. “Për një program të tretë ndihme masat nuk janë të …

Nuk dorëzohet Serbia: Çështja në Gjykatën Federale të Zvicrës!

Serbia nuk dorëzohet sa i përket vendimit të dhënë nga Gjykata Arbitrare Sportive në Lozanë të Zvicrës në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, e fituar tashmë në tavolinë 3-0 nga Kombëtarja kuqezi.Pala serbe ka paralajmëruar vijimin e betejës ligjore në Gjykatën Federale të Zvicrës, një organ kolegjial, që nuk ka asnjë pushtet mbi vendimin e CAS-it, por shqyrton vetëm anën proceduriale të gjykimit.Federata Serbe e Futbollit këtë e bën edhe për të mbuluar defektet e veta dhe për t’i hedhur sy opinionit serb se fajin ia ka gjykata ndërkombëtare. Serbët shpresojnë të gjejnë një shkelje proceduriale nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në vendimin që i dha tri pikët kombëtares shqiptare një ditë më parë.Duke parë anëtarët e kësaj gjykate, që janë profesionistë të vërtetë dhe që kanë një jetë të tërë që merren me anët juridike, vështirë se mund të gjesh vend për interpretim ndryshe, qoftë edhe në klauzolën më të imët. Faktet janë kokëforta dhe argumentimi i dhënë nga CAS-i për vendimin …

Clinton: Punët e mia më të rëndësishme, Srebrenica dhe Kosova

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sot në Srebrenicë në Bosnjë-Hercegovinë për të shënuar 20 vjetorin e masakrës më të rendë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë udhëheqës nga mbarë bota.Kufomat e 136 viktimave të indetifikuara kohët e fundit u varrosen përkrah më shumë se 6 mijë viktimave të gjenocidit në një qendër përkujtimore në dalje të qytetit boshnjak.Shtepia e Bardhë publikoi një dekleratë të Presidentit Barack Obama ku ai shpeh solidaritetin me popullin boshnjak. Me 11 korrik, thuhet në dekleratë, ne u bashkohemi njerëzve të të gjitha besimeve dhe kombësive në përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë. Ne kujtojmë jetët e humbura të më shumë se 8 mijë viktimave dhe nderojmë kujtimin e tyre.Dhjetëra udhëheqës të huaj morën pjesë në ceremoninë përkujtimore – përfshi ish presidentin amerikan Bill Clinton, ish sekretaren e shtetit Madeline Allbright, pricesha Anne e Britanisë dhe mbretëresha Noor e Jordanisë. Ish presidenti amerikan Bill Clin…

“Përfundon” ndeshja Serbi-Shqipëri, kuqezinjtë marrin tre pikët

Shqipëria ka marrë tri pikët në tavolinë lidhur me ndeshjen e ndërprerë Serbi -Shqipëri, të luajtur tetorin e kaluar në Beograd.I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Kreu i ekzekutivit përmes një statusi në Facebook, ka theksduar se kjo është drejtësia europiane.  “Supeeeer! Ja ç’dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi në Beograd!!! ‪#‎ForcaShqiperia”, shkruan Rama në FB.Ndeshja që mori jehonë ndërkombëtare për shkak të trazirave që çuan në ndërprerjen e saj në minutën e 41’, më në fund ka marrë përgjigje përfundimtare nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e cila i ka dhënë të drejtë përfaqësueses sonë, duke rrëzuar kështu vendimet e Drejtësisë Sportive të Federatës Europiane të Futbollit, UEFA.Lajmi bëhet me dije nga vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, I cili njofton se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur t’i japë tri pikë Shqipërisë, pasi Federata Serbe dështoi në menaxhimin e eventit sportive, çka sanksionohet nga kodi…

Fiksimi gjerman i Syrizës?

Nga Nikolaos Papadogiannis  Që prej ardhjes në pushtet në janar, Syriza ka luftuar për të ruajtur balancën e nevojshme për të arritur një marrëveshje për borxhin grek me premtimin e fushatës për të mos firmosur asnjë marrëveshje që do të fuste më thellë vendin në recesion. Vendimi i kryeministrit Alexis Tsipras për ta nxitur publikun të votojë “jo” në referendum për ofertën e fundit të kreditorëve të vendit sugjeron se kjo e fundit ka marrë përparësi. Nuk është çudi, që lëvizja u prit përqeshje të zemëruara nga liderët e eurozonës.Sipas qeverisë greke, marrëveshja aktuale jo vetëm transformoi Greqinë në një koloni borxhit, por kërcënon edhe dinjitetin e grekëve. Për Tsipras, dinjiteti kombëtar është suprem, siç dha shembullin në vizitën e tij, disa orë pasi u betua si kryeministër në janar, në një memorial lufte në Kaisariani, një distrikt në Athinë, ku 200 shtetas grekë u ekzekutuan nga forcat pushtuese naziste në vitin 1944.Disa vëzhgues interpretuan vizitën si një përpjekje e shpen…

Fotografi historike: Presidenti Rugova në SHBA në vitin 1995

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni e ka publikuar një fotografi të para 20 vitesh ai se bashku me presidentin Ibrahim Rugova qëndronin në SHBA.Në fotografi është veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Harry Bajraktari, Adnan Merovci, presidenti Rugova dhe vet ministri Hyseni.Ja postimi i plotë i Hysenit në Facebook:Javën e kaluar pata kënaqësinë e veçantë të isha në disa ngjarje dhe përvjetore të rëndësishme me mikun tim te madh, kongresistin amerikan Eliot Engell, i cili shoqërohej, si shumë herë më parë, edhe nga miku im Harry Bajraktari, një veprimtar i shquar për çështjen kombëtare.Kjo vizitë më dha shkas të kujtoja shumë ngjarje dhe të kaloja nëpër arkivin time të vogël të fotove të ruajtura.Kjo foto te Kongresi amerikan është bërë para 20 vitesh, 1995. Po shoqëronim Presidentin Rugova i cili po zhvillonte njërin nga takimet e tij të shumta me kongresistin Engel. /Indeksonline/

Vritet shqiptari kampion në kik-boks, që luftonte në Siri për ISIS/ Historia tronditëse e tij

Valdet Gashi, kampioni në sportik e kiks-boksit, është vrarë në Siri, ndërsa luftonte për ISIS.Kjo është konfirmuar nga vëllai i tij përmes një statusi në rrjetet sociale.20min.ch ka njoftuar se Gashi është vrarë të shtunën.Historia tronditës/ Valdet Gashi, terroristi shqiptar që iku nga liqeni i Konstancës në SiriKampion botëror në kik-boks, kampion i Gjermanisë në tai-boks – dhe së fundi luftëtar i «Shtetit Islamik». Historia e tij është tronditëse, shkruan gazeta «Augsburger Allgemeine».Tetorin e kaluar Valdet Gashi paralajmëroi se do të pushonte për një kohë të gjatë. «Më duhet një pauzë», tha ky tai-boksier 29-vjeçar nga Singeni buzë Liqenit të Konstancës. Ai kishte arritur të gjitha që në sportin e tij arrihen: kampion bote në kik-boks, kampion gjerman në tai-boks. Gashi, i cili është rritur në Oberpfalz, kishte thënë se do të shkonte në Tajlandë për të marrë frymë dhe për të trajnuar. Edhe familja e tij i besonte kësaj.Por as familjarët e tij nuk e dinin një gjë: Gashi nuk shko…

Moska, e shqetësuar për turin ballkanik të Merkelit

Turi ballanik i Kancelares gjermane Angela Merkel ka ngjallur shqetësim në mediat ruse, sikurse e titullon komentin Konstatin Kachalin, korrespodent rus në Beograd, më 6 korrik 2015, agjencia informative REGNUM me titullin “Gjermania dhe SHBA ndajnë byrekun kosovar”.Lufta për linjitinSipas REGNUM-it, “Gjermania prej kohësh po përpiqet të marrë plotësisht nën kontroll Ballkanin. Nëse me ndikimin financiar të Berlinit në rajon çdo gjë është plotësisht në rregull, me ndikimin politik çështjet papritmas kanë nisur të ngecin. Hë për hë, është e pamundur për t’u marrë me Serbinë. Kjo e fundit nuk dëshiron aspak të japë Kosovën”. Rusët insinuojnë se territorin e Kosovës “e kolonizuan në vitin 1999 gjermanët dhe amerikanët”. Fantazia e Moskës arrin deri atje sa të shkruajë se “Berlini i kushton vëmendje të veçantë të “paprekshmit” Hashim Thaçi dhe klanit të tij. Është e qartë, në Kosovë ka shumë minerale, sidomos qymyrguri, 15 miliardë tonë. Vendburimet e linjitit kaq të rëndësishme për energ…

Grekët protestë para referendumit, përplasen me policinë (VIDEO) (FOTO)

Grekët të ndarë në dy kampe të mbështetësve të masave shtrënguese në Greqi dhe të kundërshtarëve të tyre, vazhdojnë protestat para referendumit që do të mbahet të dielën. Gjatë protestave të pasdites së sotme patën disa incidente të vogla me policinë.
Sipas mediave greke, përplasja ka ndodhur në protestën e organizuar kundër kërkesave të kreditorëve. Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

Raportimet flasin për ndërhyrjen e policisë greke në kampin e protestuesve mbështetës të ‘Jo’-së, të mbledhur në sheshin qendror të Athinës “Syntagama”, ku presin me padurim edhe kryeministrin Tsipras të flasë për herë të fundit. Policia duket se ka hedhur bomba tymuese dhe është përleshur me rreth një duzinë protestuesish, shumica e të cilëve të veshur me të zeza dhe me mburoja në kokë, por kjo ngjarje ka qenë momentale dhe gjërat duken se janë qetësuar.

Në orën 21:00 pritet që Tsipras të flasë para tubuesve. Shum…

Brzhezhinski: Ne jemi tashmë në një Luftë të Ftohtë

Ish-këshilltari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Zbigniev Brzhezhinski, beson se Perëndimi duhet t’u qëndrojë fort aksioneve të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë. “Ne duhet ta bëjmë më të kushtueshme përdorimin e forcës nga rusët”, thotë ai gjatë një interviste për “Der Spiegel”. Rusia dëshiron të zgjerojë arsenalin e saj të raketave ndërkontinentale. SHBA-ja nga ana e saj, synon të instalojë armatimin e rëndë në vendet e Evropës Lindore, anëtare të NATO-s. Përveç kësaj, Uashingtoni po shqyrton mundësinë e vendosjes në Evropë të raketave të reja atomike, në kundërpërgjigje të pretendimeve se Moska ka shkelur traktatin e pakësimit të armëve.

Kriza në Ukrainë po kërcënon të përhapet. Zbigniev Brzhezhinski, që ka mbajtur detyrën e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Xhimi Karter në vitet 1977-1981, flet për Luftën e re të Ftohtë. Aktualisht 87-vjeç, ai punon për Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington.

Zoti Brzhezhinski, a po pë…

Maqedoni: Proceset gjyqësore thellojnë krizën

Kriza politike në Maqedoni vazhdon të thellohet edhe më shumë pas vendimit të Gjykatës Penale të Shkupit që në bankën e të akuzuarve të ulë edhe liderin e opozitës, Zoran Zaev dhe deklarimit të prerë të këtij të fundit se nuk njeh gjyqësorin duke i bërë thirrje pushtetit që ta arrestojë kur të dojë, madje duke i treguar edhe vendin se ku mund ta gjejnë.Prokurori publik, Lupço Shvërgovski ka deklaruar se pushteti ka mekanizmat për ta sjellë në gjykatë kreun e opozitës lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për aferën e përgjimeve dhe tjetrin për ryshfet, duke aluduar kështu në arrestimin e tij të mundshëm, por një veprim i tillë sipas njohësve të çështjeve politike do të shkaktonte kaos në Maqedoni.“Pushteti aktual mund ta arrestojë Zaevin, jo vetëm atë, por mund të arrestojë edhe të gjithë kundërshtarët e tjerë, të gjithë ata që nuk pajtohen me politikat e tij. Por, ky pushtet ka një problem tjetër, e ai është se 2 milionë banorët nuk janë të kënaqur me qeverisjen e tyre dhe në rast se …