Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2015

Madhështia e një perandorie, e shuar prej “politikisht korrektes”

Një politikë e jashtme skizofrenike dhe një menaxhim i brendshëm konfuz, kanë transformuar ish perandorinë koloniale, në një shënjestër të pambrojturPra, është një vend pa koordinata, ai që gjendet sot duke bashkëjetuar me retorikën zyrtare të institucioneve dhe frikën individuale të qytetarëve. Si në kohët e Bizantit, debaton mbi gjininë -versioni modern i seksit të ëngjëjve – si dhe për fenë e re laike të të drejtave. Dhe kështu gënjen veten se po fsheh gropën ku rrezikon të përfundojnë të varrosur një histori, një traditë, një kombStenio Solinas
Franca e re ka provuar hidhësinë dhe është momenti për të pyetur përse. Atentati në Isere, me viktimat, flamujt e ISIS-it, një kokë të prerë e të mbushur me shkrime në arabisht, të risjell në mendje kasaphanën në zyrat e Charlie Hebdo dhe rivendos në radhë, sipas kohës, gjakderdhje më të vogla, por jo më pak ekzemplare: automobilë të lëshuar si plumba mbi kalimtarët; ekzekutime të kryer nga “ujq të vetmuar” të një terrorizmi politik islamist…

E Premte e Zezë pas sulmeve xhihadiste të përgjakshme në botë (FOTO) (VIDEO)

E premtja e dytë e Ramazanit u shënua nga një valë dhune që mban emrin e xhihadistëve.Kjo valë e përgjakshme ndodhi tre ditë pas një thirrjeje të grupit xhihadist të Shtetit Islamik, që lufton në Irak dhe në Siri duke u kërkuar myslimanëve në mbarë botën të angazhohen në luftën e shenjtë kundër ”të pafeve” gjatë muajit të Ramazanit, që ka nisur më 17 qershor.Të paktën 37 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën pas një sulmi të kryer sot nga një person i armatosur kundër hotelit ”Riu Imperial Marhaba” pranë qyetit turistik tunizian të Suzas, një shef ndërmarrjeje i vrarë pas një atentati në Francë dhe 25 të vrarë pas një sulmi në një xhami në Kuvajt dhe dhjetëra të tjerë në një bazë në Somali.



- Tunizi: thirrje për ndihmë nga presidenti -

Në Tunizi, të paktën 37 persona, pjesa më e madhe turistë të huaj, u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën pasi një person hapi zjarr në mesditë në një hotel dhe një plazh në zonën turistike të Suzas, atentati më i rëndë në historinë e kohëve të fund…

Mizoritë greke dhe genocidi çam

Nga Ayhan Demir*

Tërheqja e ushtrive të shtetit osman nga Gadishulli Ballkanik, u bë zanafilla e viteve plot dhimbje të shpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocideve për popujt muslimanë ballkanas boshnjakë dhe shqiptarë.Ndonëse genocidi boshnjak i Srebrenicës, njihet botërisht si genocidi më i madh i kryer në Gadishullin Ballkanik nuk është as i pari dhe as i vetmi.Popullsia shqiptare dhe boshnjake e Malit të Zi, i ka skalitur thellë në kujtesën e tyre, masakrat dhe mizoritë çnjerëzore tëçetnikëve serbë dhe malazezë në qytetet shqiptaretë Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës,Ulqinit, Tivarit, Kotorit, Çetinës Rozhajës, Podgoricës, dhe ato boshnjake tëBjellopoljes, Pljevljes, Shahovicës, Sienicës, Mojkovacit të pushtuar nga shteti malazez.Por ne nuk duhet të harrojmë as mizoritë greke dhe genocidin çam!Ndoshta shumë pak njerëz në Turqi dhe në botë, e dinë se gjendet një truall shqiptar me emrin Çamëri, i pushtuar nga shteti grek, që pas Luftës së Dytë Botërore! Vël…

Shaka për infarkt në zemër, pengmarrje e sajuar për futbollistin (VIDEO)

Një shaka për infarkt në zemër. Kamerën e fshehtë e ka organizuar një televizion algjerian për ish-futbollistin e Çarltonit në Angli dhe të Gllazgou Reinxhërsit në Skoci, Madjid Bougherra, kapiten i kombëtares së Algjerisë dhe aktualisht te Al-Fujairah, skuadër që militon në Premier Ligën e Emirateve të Bashkuara.Një grup njerëzisht të armatosur dhe të maskuar si terroristë, e rrëmbejnë së bashku me disa klientë të tjerë teksa ndodhej në një bar-kafe me një mik.Të gjithë “të burgosurit” transportohen në një makinë në shkretëtirë. Futbollisti algjerian, të cilit i ishin lidhur sytë me një shirit të zi, ulet me forcë në gjunjë, njëlloj si në ekzekutimet e xhihadistëve të ISIS-it në Siri dhe Irak, por pikërisht në momentin e fundit shakaja zbulohet dhe Bougherra fillon të qeshë.

E çojnë në shkretëtirë futbollistin algjerian për t’i hequr kokën, por…Madjid Bougherra ka përjetuar tmerrin gjatë një kamere të fshehur.Futbollisti i kombëtares së Algjerisë, Madjid Bougherra ka përjetuar tmerr…

Video kërcënuese e ISIS tensionon Ballkanin

Një video e publikuar nga Qendra e Medias Al Hayati të premten, e njohur si “krahu mediatik i Shtetit Islamik”, shfaq luftëtarë ballkanas që aktualisht luftojnë mes tyre, të cilët i bëjnë thirrje “vëllezërve myslimanë” në Ballkan t’i bashkohen luftimit për ISIS ose “të sulmojnë” jo-myslimanët në shtetet e tyre respektive.“Radhët e Filahfa që janë të bekuar me muhaxhedinë nga e gjithë bota janë përforcuar nga vëllezërit tanë nga Ballkani. Ata marshojnë së bashku, janë ushtarë të Allahut, nderi i tyre është në Xhihad,” thotë fillimi i videos.Video e prodhuar me profesionalizëm tregon për atë që ata e shohin si një  “nënshtrim të krishterë” të myslimanëve  në Gadishullin e Ballkanit, kryesisht gjatë shekullit 20.Elementët historikë gërshetohen me fjalime të shkurtra nga luftëtarë ballkanas, që secili në gjuhën e tij i bën thirrje myslimanëve të udhëtojnë në Shtetin Islamik ose nëse nuk është e mundur, të sulmojnë jo-myslimanët në vendet e tyre.“Për ata që nuk mund të vijnë këtu, luftoni …

Zgjedhjet në Turqi, ja ç’duhet të dini

Nga Marc Pierini & Sinan Ülgen“Carnegie Europe”Cilët janë lojtarët kryesorë në këto zgjedhje parlamentare?Kjo garë, do të përqendrohet tek ecuria e partisë pro-kurde të Popullit Demokratik (HDP). Për herë të parë, HDP po garon si një forcë politike, në vend të pjesëmarrjes së zakonshme me kandidatë të pavarur. Kjo parti, shpreson të kapërcejë pragun zgjedhor prej 10 përqind, i nevojshëm për të siguruar përfaqësimin në parlament.Ndërkohë, partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP), e cila ka fituar çdo lloj zgjedhjesh presidenciale, parlamentare dhe lokale, pa ndonjë opozitë serioze, që pas ardhjes së parë në pushtet në vitin 2002, po synon që krijojë një presidencë me funksione ekzekutive.Pasi shërbeu në 3 mandate si kryeministër, udhëheqësi karizmatik i AKP-së, Rexhep Taip Erdogan, u bë presidenti i parë i vendit i zgjedhur drejtpërdrejti nga qytetarët, duke fituar 51.8 përqind të votave popullore në gusht të vitit të kaluar.Partia e majtë Republikane Popullore (CHP), është …

Sundar Pichai: Android arrin 1 miliard përdorues, Gmail 900 milion

Google-in të gjithë e njohin kryesisht si motorri i kërkimit më popullor online por kjo kompani është shumë më tepër se kaq. Google ka në zotërim shërbime, aplikacione dhe produkte të tjera. Në konferencën Google I/O të mbajtur ditën e enjte, kreu i Google Sundar Pichai raportoi disa statistika përsa i përket përdorimit të shërbimeve apo produkteve nën markën e Google.Sipas Pichai deklaroi se sot ekzistojnë plot 1 miliard përdorues të Android. Për më tepër ai shtoi se 8 në 10 telefona në botë funksionojnë nën sistemin operativ Android. Nuk është vetëm platforma Android që po rezulton tepër e suksesshme. Softueri Android Wear i Google, një version i Android i optimizuar për orët inteligjente, po bëhet një kërcënim serioz ndaj Apple Watch. Fillimisht gjatë lançimit Android Wear ishte i disponueshëm vetëm në 2 orë inteligjente, ndërsa aktualisht ai është pjesë e 7 pajisjeve të tilla në treg. Sipas deklaratave të bëra në konferencën I/O, tanimë ekzistojnë 4000 aplikacione Android Wear.Goo…