Këtij djaloshi i rritet truri … brenda hundës

 Një djalosh i vogël, të cilit i rritet truri brenda hundës, ngjan me personazhin e Pinokut, thotë mamaja e tij.
Ollie Trezise ka lindur me një problem të rrallë: që bën që truri i tij të rritet në hundë përmes një të çare në kafkë.
Djaloshi 21-muajsh i është nënshtruar disa operacioneve të dhimbshme për të mundësuar që të marrë frymë.
Por mamaja e tij, Amy Poole, 22 vjeç, thotë se djalin po e sulmojnë me komente nga më të rëndat.
Disa i thonë se është i shëmtuar, të tjerë thonë se nuk duhej të lindte kurrë.
Nëna e dy fëmijëve nga Uellsi thotë se i thyhet zemra kur dëgjon këto komente.
“Njëherë një grua më tha se nuk duhet ta lindja kurrë atë. Gati sa nuk shpërtheva në lot”.
“Për mua, Ollie është perfekt. Ai është Pinoku im dhe jam krenare për të”
Mjekët e kishin paralajmëruar përpara se të lindte beben se ai ka një problem, por ajo mbeti e shokuar kur Ollie erdhi në jetë.
Ollie i është nënshtruar një operacioni, duke i çarë kafkën për të hequr qeskën e tepërt të lëngjeve të trurit dhe për të rindërtuar hundën.
Mjekët druheshin se ai mund të marrë ndonjë sëmundje ose infeksion, në rast se thyente hundën.
Në të ardhmen, ai do u nënshtrohet të tjera operacioneve, ndërsa mjekët thonë se do jenë në varësi të ecurisë së tij.
Tani mamaja thotë se ka nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar gratë e tjera për këtë problem, por edhe kundër talljes së fëmijëve me këtë simptomë.








Google+ Followers