Akrobatja bie në tokë nga lartësia 27 metra (VIDEO)


Një akrobate në Rusi i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes pasi ka rënë në tokë nga lartësia 27 metra.
21 vjeçarja Darya Kuzmina ishte duke performuar në cirk kur ndodhi incidenti.
Video e filmuar në qytetin e Moskës tregon se si akrobatja bie mbi trampolinën që pritej ta hidhte prap në ajër dhe e çan përmes atë.
Më pas Darya rrëzohet në dysheme duke shkaktuar të bërtitura në audiencë.
Gjimnastisja ruse është dërguar menjëherë në spital ku edhe është kuruar për plagët që mori.
“Gratë e forta nuk qajnë. Ato ndezin muzikën dhe fillojnë të pastrojnë shtëpinë”- tha 21 vjeçarja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Google+ Followers