Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2015

Gazetares së CNN i bie të fikët LIVE (VIDEO)

Poppy Harlow ka humbur ndjenjat gjatë një transmetimi direkt. Bëhet fjalë për folësen e rrjetit CNN, e cila ishte duke raportuar rezultatet e një sondazhi. Pak çaste më pas, Harlow u rikthye në ekran duke falenderuar shikuesit që ishin interesuar për shëndetin e saj.

Universitetet që pëlqehen më shumë janë në Britani

Universitetet angleze “shkëlqejnë në mësimdhënie dhe mësimnxënie”, sipas UK Higher Education International Unit Nga Brendan O’Malley Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe është udhëheqësja botërore e cilësisë së arsimit universitar Bachelor për studentët ndërkombëtarë; me studentët ndërkombëtarë që e rendisin MB në vend të parë për kënaqësinë studentore, së bashku me SHBA-në, Kanadanë, Australinë, Gjermaninë dhe Zelandën e Re, zbuloi kërkimi. MB gjithashtu “shkëlqen në mësimdhënie dhe mësimnxënie”, sipas studimit të nxjerrë nga UK Higher Education International Unit. Sidoqoftë, studimi thekson se SHBA dhe Kanada po përjetojnë rritje më të shpejta në tregun e thithjes së studentëve ndërkombëtarë sesa Mbretëria e Bashkuar. Kërkimi “Studentët Ndërkombëtarë: Avantazhi konkurrues i Mbretërisë së Bashkuar”, ekzaminon ndryshimet që kanë ndodhur midis viteve 2008 dhe 2014 dhe tregon se kënaqësia e studentëve ndërkombëtarë në MB është 91% e madje, kënaqësia është rritur në çdo fushë të përvojës…

AZAM DAUTI: 1 DENARË PËR KULTURËN SHQIPTARE = 1 EURO PËR KULTURËN MAQEDONASE!...

Bisedë me Azam Dautin, themelues i Shtëpisë Botuese “Shkupi”, e cila sivjet ishte mjaft aktive në promovimin e produksionit të saj letrar të botuar gjatë viteve 2014 dhe 2015. Me botuesin Azam Dauti, trajtuam çështjen e botimeve të shtëpisë së tij botuese, pastaj folëm për pozitën e kulturës shqiptare në Maqedoni, sfidat e saja dhe si mund të avancohet kultura shqiptare. Qëndrimet e tij rreth pozicionimit të librit shqip dhe kulturës shqiptare në Maqedoni, duket se nuk kanë ndryshuar fare nga ato që ai i shfaqte gjatë viteve të 90-ta, kur u paraqit me magazinën politike “Globi” dhe edicionin botues “Shkupi”. Ishte një bisedë e gjatë, por e këndshme, e herë-herë edhe me humor.



INTERVISTA/ AZAM DAUTI: BARAZIA KULTURORE NË MAQEDONI: 1 DENARË PËR KULTURËN SHQIPTARE = 1 EURO PËR KULTURËN MAQEDONASE!...
Pozita e kulturës shqiptare në Maqedoni?
Ka shumë shkaqe, përse kultura shqiptare në Maqedoni, ka një zhvillim të vështirësuar. Një nga shkaqet kryesore është mosinteresimi i shtetit për përkuj…

A është kjo prova se Rusia përdor bomba thërmuese ndaj civilëve në Siri? (FOTO) (VIDEO)

Fotot e bëra në një zonë civile në Siri duket se paraqesin shkatërrimin e shkaktuar nga bomba thërmuese pas një bombardimi nga ana e forcave ruse. Fotot u bënë në lagjen e Merces të kontrolluar nga opozita në Aleppo, pas një bombardimi që vrau 10 veta dhe plagosi 15 të tjerë gjatë ditës së sotme. Përdorimi i bombave thërmuese, të cilat lëshojnë shumë fishekë, është ndaluar në mjaft vende.






PAMJET QË TA KËPUTIN SHPIRTIN: Pas bombardimeve të sotme vrastare të rusëve dhe forcave të regjimit të Asadit në Douma të Sirisë,ku dhjetëra vetë e humbën jetën
Posted by Tetova News on Sunday, December 13, 2015

Akrobatja bie në tokë nga lartësia 27 metra (VIDEO)

Një akrobate në Rusi i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes pasi ka rënë në tokë nga lartësia 27 metra. 21 vjeçarja Darya Kuzmina ishte duke performuar në cirk kur ndodhi incidenti. Video e filmuar në qytetin e Moskës tregon se si akrobatja bie mbi trampolinën që pritej ta hidhte prap në ajër dhe e çan përmes atë. Më pas Darya rrëzohet në dysheme duke shkaktuar të bërtitura në audiencë. Gjimnastisja ruse është dërguar menjëherë në spital ku edhe është kuruar për plagët që mori. “Gratë e forta nuk qajnë. Ato ndezin muzikën dhe fillojnë të pastrojnë shtëpinë”- tha 21 vjeçarja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Këtij djaloshi i rritet truri … brenda hundës

Një djalosh i vogël, të cilit i rritet truri brenda hundës, ngjan me personazhin e Pinokut, thotë mamaja e tij.
Ollie Trezise ka lindur me një problem të rrallë: që bën që truri i tij të rritet në hundë përmes një të çare në kafkë. Djaloshi 21-muajsh i është nënshtruar disa operacioneve të dhimbshme për të mundësuar që të marrë frymë. Por mamaja e tij, Amy Poole, 22 vjeç, thotë se djalin po e sulmojnë me komente nga më të rëndat. Disa i thonë se është i shëmtuar, të tjerë thonë se nuk duhej të lindte kurrë. Nëna e dy fëmijëve nga Uellsi thotë se i thyhet zemra kur dëgjon këto komente. “Njëherë një grua më tha se nuk duhet ta lindja kurrë atë. Gati sa nuk shpërtheva në lot”. “Për mua, Ollie është perfekt. Ai është Pinoku im dhe jam krenare për të” Mjekët e kishin paralajmëruar përpara se të lindte beben se ai ka një problem, por ajo mbeti e shokuar kur Ollie erdhi në jetë. Ollie i është nënshtruar një operacioni, duke i çarë kafkën për të hequr qeskën e tepërt të lëngjeve të trurit dhe për të r…

95-vjeçari: Ja sekreti pse jam ende aktiv në seks

Në Turqi ka nisur një debat sa i përket Kazim Gurbuz. Në rrjetet sociale po debatohet mbi pretendimet e 95-­vjeçarit, i cili thotë se ka gjetur sekretin për një jetë të gjatë, aktive seksuale. Kolumnisti i agjencisë turke të lajmeve “Hürriyet”, Ayşe Arman botoi një intervistë me Kazim Gurbuz, një mësues i yoga, lindur në provincën jugore turke Adana, në vitin 1920. Yogi Kazım tha në intervistën e tij se sekreti që ai ruante ishte mbajtja e trupit gjithnjë aktiv dhe fleksibël, duke shtuar se super ushqimet që ia kishin siguruar atë kishin për bazë mjaltin, ullinjtë, piperin e kuq dhe frutat e freskëta. Duke refuzuar ta përshkruante veten si një mrekulli, ai tha se të gjithë mund të qëndrojnë të rinj. “Çdo njeri e ka këtë fuqi”,­ thekson ai. Në moshën 95­-vjeçare, që nga fotot që shihni edhe ju pak kush e beson se ai numëron kaq vite mbi supe. /noa.al/

“Economist”: ‘Lufta’ për Ballkanin, NATO-Rusi

“Economist”
Kur më 2 dhjetor 2015 NATO-ja ftoi Malin e Zi për t’u bërë anëtarja e 29-të e aleancës ushtarake, Rusia reagoi me zemërim. Kjo ishte një “lëvizje haptas konfrontuese”, deklaroi ministria e punëve të jashtme dhe se Rusia do të “përgjigjej më të njëjtën monedhë”. Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës Ruse për mbrojtjen dhe sigurinë Viktor Ozerov kërcënoi me anulimin e projekteve të përbashkëta ushtarake me malazezët. Kjo gjë i habiti malazezët pasi nuk ekzistojnë kurrfarë projektesh të tilla. Sipas ekspertit për marrëdhëniet ruso-ballkanike Dimitar Beçev (Bechev), midis retorikës dhe veprimeve të Rusisë, “ekziston një hendek i madh”. 15 vjet pas përfundimit të luftës Serbi-Kosovë, Rusia dhe NATO-ja vazhdojnë të luftojnë për ndikim në Ballkanin Perëndimor. Ushtria e Malit të Zi është e vogël, por anëtarësimi i saj do të thotë se një pjesë e vogël, por e rëndësishme e bregdetit Adriatik do t’i dorëzohet kësaj aleance. Gjiri i saj strategjik i Kotorrit (shih hartën) diku…