Skip to main content

Botohet për herë të parë Dostojevski: Çfarë e rrezikon Ballkanin


Shpërbërja e perandorive të mëdha që arriti kulmin në Luftën e Parë Botërore, kishte filluar shumë kohë më parë dhe kishte në plan të parë ndarjen e rajonit të Ballkanit, që konsiderohet si një tampon midis Lindjes dhe Perëndimit në arenën gjeopolitike. Një nga momentet kyçe të këtij procesi është shënuar në vitin 1877, kur Rusia cariste i shpalli luftë Perandorisë Osmane për të “çliruar”, territorin e Ballkanit dhe njëkohësisht të fitonte një dalje në det.
Rusët u ndalën për katër muaj në Plevna, pastaj qëndruan në frontin e Konstandinopojës deri në janar 1878, kur u shfaq në ngushticë flota britanike për të ndihmuar turqit. Rëndësia e momentit historik u kap pak nga bashkëkohësit, por në mesin e tyre është sigurisht ai që sot konsiderohet ndoshta shkrimtari më i madh rus i të gjitha kohërave.
Fjodor Dostojevski në atë kohë ishte i njohur për “libra të verdhë” të publikuar me seri si fejtone në revistat e kohës. Më vonë, episode të mbledhura në një vëllim të vetëm, do të formonin romane si “Krim dhe Ndeshkim”, “Idioti” dhe “Vëllezërit Karamazov”. Vite dritë larg nga qarqet politike, ortodokse dhe tifoz i çështjes “pan-sllave”, Dostojevski interpreton një tekst të shkruar nga ai vetë, të botuar ditët e fundit në Serbi në të përjavshmen “Nedeljnik” ngjarjet shihen në një pamje më të gjerë e ku është vendosur çështja e “sllavëve të Ballkanit”. Këto shihen si fragmentuara, shqetësime dhe rreziqe për stabilitetin e gjeopolitikës ndërkombëtare, por edhe aktorë në një marrëdhënie “dashuri-urrejtje” ndaj më të madhes, “Nënë Rusisë”.
Gazeta javore serbe, propozon tekstin dhe shënimet që janë “çuditërisht të ngjashme” me ato pak detaje që karakterizojnë marrëdhëniet sot midis sllavëve të jugut dhe Moskës. Po aq të ngjashme janë dhe parashikimet mbi gjendjen politiko-kombëtare të këtyre popujve dhe opsioneve të një federate (si ajo e themeluar nga Tito) ose e “shteteve të vogla” të vogla nën ndikimin e fuqive të huaja.
“Do të them kalimthi disa fjalë për çështjen e sllavëve të jugut. Kam një kohë të gjatë që dua ta them. Tani ne të gjithë kemi filluar të flasim për një paqe të afërt dhe aftësinë për të zgjidhur shpejt çështjen. (.) Natyrisht që është e vështirë për të vlerësuar në detaje formën konkrete në të cilën mund të shprehet kjo liri e tyre, të paktën në fillim, qoftë në formën e një federate të disa fiseve sllave të vogla ose në formën e shteteve të vogla, froni i të cilëve do të sundohet nga dinasti të ndryshme. Po ashtu ajo nuk mund të parashikoj, nëse Serbia dëshiron të zgjerojë territorin e saj, nëse Austria do të përpiqet për të shmangur këtë, sa e madhe do të jetë Bullgaria dhe çfarë do të bëhet me Bosnje-Hercegovinën. (.). Nëse në në fund, të gjitha këto shtete do të jenë plotësisht të pavarur apo më mirë nën mbikëqyrjen e një “koncerti të fuqive evropiane” duke përfshirë Rusinë (unë mendoj se këto shtete do të luten të jenë nën çatinë e një “koncerti evropian”, ndoshta së bashku me Rusinë, por të jenë aq të mbrojtur nga dashuria ruse për pushtet)” – citon lapsi.al
Sipas Dostojevskit, çdo parashikim është “i pamundur të bëhet”, por historia ka treguar se dyzet vjet më vonë do të shpërthente në Sarajevë, Lufta e Parë Botërore, me sulmin ndaj Arkidukës së Austrisë kryer nga serbi Gavrilo Princip. Pas Luftës së Madhe, ishte pikërisht “Mbretëria e serbëve” që kërkoi të zgjerohet për të përfshirë Slloveninë dhe Kroacinë. Pas luftës, më në fund, nga Mareshali Tito do të ngrihej një lloj Federate që zgjati deri në shpërthimin e luftërave jugosllave dhe lindjen e disa shteteve autonome. Në vitin 1877, sipas shkrimtarit rus, “duhen pasur parasysh dy gjëra: e para është se sllavët e Gadishullit të Ballkanit, në fund do të çlirohen nga ndikimi turk. E dyta është ajo që ai “ka  kohë që kërkon ta thotë”.
Sipas Dostojevskit, Rusia “nuk do të ketë kurrë dhe nuk ka patur “njerëz kaq të aftë për urrejtje, smirë, dhe që të flasin keq “edhe madje për armikun”, si fiset e sllave të Jugut”. Deklarata tingëllon si një paradoks për njerëzit të cilët gjithmonë janë parë në Moskë si një pikë referimi origjinale për lidhjet historike dhe të gjakut: një shembull është Serbia që në atë kohë, njëlloj si Bosnja, ishte nën dominimin turk .
“Ndoshta për të gjithë shekullin që po vjen dhe për të tjerë ata do të kenë frikë për lirinë dhe dëshirat për pushtet në Rusi. Ata do të shikojnë nga shtetet evropiane, do të përhapin fjalë të këqija dhe intriga kundër Rusisë. Frika se do të “gëlltiten” menjëherë nga Moska ose nga një “perandori” tjetër është në themel të tyre dhe do të bëjë që popujt sllavë të kërkojnë të mblidhen nën çatinë e tyre” – citon lapsi.al
Dostojevski është në kundërshtim me këtë pikëpamje të Rusisë.
Duhet të përgatemi për mundësinë që këta sllavë të lëshohen në Evropë, deri në humbjen e identitetit, infektimit me forma politike dhe shoqërore evropiane. (.) Do të duhet të kalojë një periudhë e gjatë europianizimi para se të kuptojnë thelbin e tyre (.). Këto shtete gjithmonë grinden mes vetes, gjithmonë do të kenë zili për njëri-tjetrin dhe do të punojnë kundër njëri-tjetrit. Dhe, sigurisht, në momentin e fatkeqësisë më të madhe gjithnjë do të kthehen në Rusi për ndihmë”.
“Pan-sllavizmi” i Dostojevskit mund të ketë dënuar politikën “e mesme” të Jugosllavisë së Titos, si dhe politikën e Serbisë së sotme që duket në fjalët e Presidentit Nikolic “si një shtëpi me dy porta të hapura njëkohësisht drejt Lindjes dhe Perëndimit” duke ruajtur lidhje të forta me Kremlinin dhe vënien si “prioritet” i politikës së jashtme anëtarësimin në BE. Sipas shkrimtarit, të viteve 800 ky tension i brendshëm, tipik për të gjithë sllavët e Ballkanit, vetëm mund të çojë në një “shpërbërje në copa” të një rajoni përgjithmonë në kërkim të identitetit të tij.
“Rusia, dhe të gjithë këtu e dinë, është e kujdesshme që të zgjerojë territorin e saj drejt sllavëve të jugut ose të bëjë aty qeveritë. Të gjithë sllavët e jugut, kanë frikë për këtë dhe madje frikë ka edhe Evropa. Do të kenë dyshime për këtë edhe për 100 vjet. Zoti e shpëtoftë Rusinë nga këto ambicie. /Lapsi.al/“Nedeljnik”/

Popular posts from this blog

Psikologu irlandez: Religjionet do të zhduken!?

Hulumtimin e tij Barber i kishte bërë në 137 shtete. Ndërsa, sipas tij, nga këto hulumtime doli se në çdo shtet të zhvilluar ateizmi është në rritje. Rezultatet e hulumtimit të tij i shkroi në një artikull për Psychology Today. Ai vë në dukje se në vendet në zhvillim, të tilla si ato të Afrikës, ateizëm fare nuk ka. Në anën tjetër, në shtetet e zhvilluara evropiane ateizmi është në rritje. Barber përmend si shembuj Suedinë (64 për qind ateistë), Danimarkën (48 për qind ateistë), Francën (44 për qind ateistë) dhe Gjermaninë (42 për qind ateistë). Antropologët, thotë Barber, vitet e fundit merren me çështjen se pse ateizmi është në rritje në vendet ekonomikisht të zhvilluara. Antropologu James Fraser pohon se feja është një mjet me të cilin njerëzit ndihmohen të përballen me pasigurinë ekzistenciale. Barber beson se kjo tezë është e saktë. “Ka shumë gjasa që ateistë do të jenë njerëzit me fakultet që jetojnë në qytete”, thotë ai. Barber gjithashtu pohon se ka shumë ateistë në vendet ku paba…

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …