Nuk dorëzohet Serbia: Çështja në Gjykatën Federale të Zvicrës!


Serbia nuk dorëzohet sa i përket vendimit të dhënë nga Gjykata Arbitrare Sportive në Lozanë të Zvicrës në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, e fituar tashmë në tavolinë 3-0 nga Kombëtarja kuqezi.
Pala serbe ka paralajmëruar vijimin e betejës ligjore në Gjykatën Federale të Zvicrës, një organ kolegjial, që nuk ka asnjë pushtet mbi vendimin e CAS-it, por shqyrton vetëm anën proceduriale të gjykimit.
Federata Serbe e Futbollit këtë e bën edhe për të mbuluar defektet e veta dhe për t’i hedhur sy opinionit serb se fajin ia ka gjykata ndërkombëtare. Serbët shpresojnë të gjejnë një shkelje proceduriale nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në vendimin që i dha tri pikët kombëtares shqiptare një ditë më parë.
Duke parë anëtarët e kësaj gjykate, që janë profesionistë të vërtetë dhe që kanë një jetë të tërë që merren me anët juridike, vështirë se mund të gjesh vend për interpretim ndryshe, qoftë edhe në klauzolën më të imët. Faktet janë kokëforta dhe argumentimi i dhënë nga CAS-i për vendimin e nxjerrë vështirë se mund të vërehet një shkelje proceduriale, për më tepër, në të shkuarën vetëm një vendim i kësaj gjykate është gjetur me shkelje nga Gjykata Federale e Zvicrës, ai në përballjen mes Matuzalem dhe UEFA-s.

Google+ Followers