Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2015

Si të bëhesh një sipërmarrës i suksesshëm

Dikur, Eleonor  Ruzvelt thoshte se një lider i mirë, frymëzon ata që e ndjekin nga pas dhe bën që të kenë besim jo vetëm tek ai, por mbi të gjitha tek vetja. Mirëpo të bëhesh një lider, aq më shumë një lider i mirë, nuk është aspak e thjeshtë. Drejtimi me sukses i një biznesi të porsa ngritur, me të gjithë ulje-ngritjet e tij, është një prej sfidave më të mëdha që mund të ndeshë një sipërmarrës. Sikurse pohon edhe John Maxwell, një prej autorëve i cili ka botuar shumë libra mbi lidershipin, një sipërmarrje e suksesshmë nuk është thjesht të punosh shumë dhe të zhvillosh produktet, të përballesh me problemet financiare, të promovosh biznesin dhe të shesësh sa më shumë. Mbi të gjitha, një sipërmarrës i mirë duhet të mendojë si të udhëheqë njerëzit që punojnë me të, apo të përpiqet të gjejë stafin më të mirë me të cilin të punojë. Ja se cilat janë dhjetë hapat që ju çojnë drejt të qenit një lider i suksesshëm. Grumbulloni një skuadër të përkushtuar ndaj punësNjerëzit me të cilët punoni duhe…

A e dini cila pjesë e trupit plaket më shpejt?

A e dini se cila pjesë e trupit plaket me ritmet më të shpejta? Gjoksi i femrave… dhe kjo është një përgjigje shkencore. Studiuesit kanë zbuluar se indi që përbën gjoksin ka tendencën për t’u plakur më shpejt se pjesa tjetër e trupit. Ekspertët e Universitetit të Kalifornisë, pasi kryen një sërë testesh, arritën në përfundimin se indi i shëndetshëm i gjoksit është afërsisht tre vjet më i moshuar se pjesa tjetër e trupit. Ndërsa në rastet e femrave të prekura nga kanceri i gjirit, indi i shëndetshëm rreth tumorit është mesatarisht 12 vjet më i vjetër. Rezultatet e studimit shpjegojnë në një farë mënyre edhe pse kanceri i gjirit prek në masë femrat dhe shumë pak meshkujt.

6 arsye pse muzika është e mirë gjatë ushtrimeve

Qoftë nëse jeni duke shkuar në një festival muzikor apo jeni në pritje të një albumi të ri të këngëtarit tuaj të preferuar, ju mund të befasoheni kur të mësoni se dashuria juaj për muzikën mund të përmirësojë punën tuaj në palestër. Këtu janë gjashtë arsye që tregojnë pse muzika mund të ju ndihmojë të i bëni ushtrimet më mirë: Do të vendosni një ritëm më të mirë
Një studim në revistën e Mjekësisë dhe Shkencës në Ushtrime dhe Sporte, ka gjetur se çiklistët që veprojnë me pedalet e biçikletës në të njëjtën shpejtësi si të ritmit të muzikës kanë raportuar më pak siklet gjatë ushtrimeve. Ekspertët thonë se e njëjta vlen edhe kur vraponi: kur ju jeni në një ritëm me muzikën tuaj, ju do të përformoni më mirë. Shkarko një aplikacion të tillë si SpringMove i cili anarzhon listën e këngëve në bazë të shpejtësisë tuaj. Ju do të punoni më shumë
Kur duhet ta bëni, bëjeni me muzikë. Një studim i fundit gjeti se kur muzika ishte në vëllim më të lartë, gratë mund të bënin shtatë shtyerje këmbësh më shum…