E vërteta është një Vetmia nuk duhet të “durohet”, por ajo duhet të jetohet në mënyrë të plotë si një dhuratë që na ndihmon të jemi më afër së Vërtetës. Zoti, në të vërtetë, është Një. Dhe duke qenë Një është përkryeshmërisht vetëm. Për të imituar Zotin Një është e rëndësishme që përvoja e vetmisë të përjetohet si dhuratë e thellë e njësimit me Njëshin. Nga ana tjetër, në fund të të gjitha përvojave më të vërteta të jetës mbetet një vetmi që na vë kundruall vetes sonë pra së Vërtetës. Për më tepër, askushs nuk mund të hyjë deri në fund në vendime e në gjendje që janë e duhet të mbeten të fshehura në vete. Kështu, larg nga të qënit mallkim, çdo vetmi (edhe ajo që ne e kërkojmë vetë) mund të jetë një rast i mirë për të kultivuar pjesën tonë më fisnike. Pra nuk mund të mënjanohet një ftesë e tillë.
Përballë Pafundësisë Frika nga e Vërteta shkaktohet nga tmerri përballë pafundësisë (heshtje e përjetshme, hapësira të pamatshme). I gjendur përballë së pakufishmes, njeriu pushtohet nga një nd…
Përballë Pafundësisë Frika nga e Vërteta shkaktohet nga tmerri përballë pafundësisë (heshtje e përjetshme, hapësira të pamatshme). I gjendur përballë së pakufishmes, njeriu pushtohet nga një nd…