Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2014

VIDEO: Policia turke keqtrajton korrespodentin e CNN-it, i cili ishte në transmetim të drejtpërdrejt nga Stambolli

Nga video më poshtë do ta shihni se si policia turke pengon punën e reporterit të CNN International, Ivan Votson, i cili raportonte për protestat e paralajmëruara për sot me rastin e një vjetorit të trazirave antiqeveritare të vitit të kaluar në parkun Gezi. Policia ndërhyn duke e pyetur se a është gazetar, për cilin televizion punon dhe ku e ka press-kartën dhe pasaportën. Transmetimi vazhdon deri sa policia e largon nga vendi ku ishte duke raportuar.Pastaj njëri nga policët e godet, ia thyejnë mikrofonin dhe kamerën…Televizioni më vonë njoftoi se ekipi i tyre është mbajtur në polici derisa e panë pasaportën që u soll nga korrespodentura e televizionit në Stamboll. Asnjëri nga ekipi nuk është arrestuar dhe në fund, para se të lirohen, ju është kërkuar falje për krejt “keqkuptimin”./tetovanews.info


VIDEO: I vë flakën bankieres, sepse nuk ia zhbllokoi kartelën e kreditit

Klienti i zemëruar i një banke të qytetit Bollogorod në Rusi është arrestuar, sepse punonjësen e bankës e spërkati me benzin dhe tentoi t`i vërë flakën. Arsyeja e këtij veprimi, sipas mediumeve, ishte se punonjësja e bankës nuk mundi t`ia zhbllokojë kartelën e kreditit me të cilën ai dëshironte që të blejë biletë aeroplani për të shkuar që ta vizitojë të birin./tetovanews.info

Shikojeni videon:

Çfarë fshihet përfundi barit të kopshtit? (VIDEO)

Duhet ta shikoni videon për ta kuptuar se çfarë fshihet poshtë barit, sepse nuk na e merr mendja se mund t`ia qëlloni kuturu!

Kështu ishte kaosi i vërtetë nëpër rrugët e Kragujevcit: Shihni se çfarë kataklizme përjetoi ky qytet (VIDEO)

PERSONAZH / Albert Einstein, gjeniu që “shushati” Europën

Amerika i jepte mirëseardhjen shkencëtarit që një herë e përgjithmonë kishte ndryshuar mënyrën tonë të perceptimit të hapësirës, kohës dhe universit. Dhe që prej pak vitesh – domethënë që kur kryevepra e tij, teoria e përgjithshme e relativitetit ishte demonstruar prej vëzhgimeve astronomikë të dy ekipeve të pavarur studiuesish britanikë në 1919 – ishte rishfaqur në qendër të skenës, nga qarqet akademikë, në shtypin ndërkombëtarAnija nuk kish përfunduar së ankoruari në New York, në pasditen e 2 prillit 1921, kur një turmë gazetarësh, fotografësh dhe kameramanësh rendën të hipin në bord. Preja e tyre, Albert Einstein, i priste në këmbë, mbi urë. Ishte në vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara: mbante veshur një pallto leshi të errët si dhe një kapelë që vetëm pjesërisht ia fshihte flokët e thinjur. Në njërën dorë mbante një llullë, ndërkohë që me tjetrën shtrëngonte një kuti violine. “Duket si një artist”, shkruante të nesërmen The New York Times. “Por poshtë flokëve të shpupuris…

Si ndodhi që një skuadër studentësh mposhti kazinotë

Kur vjen puna te bixhozi, të gjithë e dinë se kazinotë janë ato që fitojnë – dakord? Por në vitet 1990, një grup studentësh vërtetuan se lojtarët nuk ka nevojë domosdoshmërisht të jenë humbës. Kjo është historia e skuadrës së Bllekxhekut nga MITBixhoziJanet Ball, BBC
Bill Kaplan qesh, duke kujtuar reagimin e nënës së tij kur i tha asaj se po e shtynte për më vonë nisjen e studimeve në Harvard dhe se synonte të bënte pasuri në bixhoz. “O Zot, kjo është qesharake! Çfarë do të mund t’u them mikeshave të mia?”, tha ajo. Kaplan pati lexuar një libër mbi numërimin e letrave të bixhozit dhe besonte se mund të përdorte një model matematikor për të bërë para nga Bllekxheku (Blackjack). E sigurt qe që kjo nuk ishte ëndrra e nënës së tij për një djalë që duhej të bëhej as në mësime. Por njerku i Kaplanit qe më i hapur ndaj idesë dhe i bëri një sfidë. “Luaj me mua çdo natë dhe më dëshmo se mund të fitosh”, tha ai. “Unë e dërrmova atë për dy javë rresht”, rikujton Kaplani. “Ai i tha nënës sime ‘nuk…

Euroskepticizmi përballë shoqërisë multikulturore

Nga ARBEN BRAÇE


Një nga ndërtuesit e Evropës, Jacques Delors, sa herë që flitej për modelin evropian ishte po aq konservator sa britaniku Anthony Giddens për të cilin ky model duhej të mbështetej mbi partneritetin e të gjallëve, të vdekurve dhe të të palindurve, sikurse evidentonte edhe frymëzuesi i tij, filozofi Edmund Burke. Sipas këtij orientimi, partneritet me të vdekurit do të thotë që politika evropiane të mos jetë kurrë pa histori. Asaj nuk i lejohet të harrojë mësimet e dy luftërave botërore dhe në këtë mënyrë as viktimat e tyre, pra nuk i lejohet të fshijë nga kujtesa përvojën me fashizmin dhe komunizmin. Partneritet me të vdekurit do të thotë gjithashtu, që për Evropën nuk janë të hapura të gjitha rrugët, ajo nuk ndërtohet mbi “tabula rasa”, por vetëm në ato rrugë që nuk janë provuar si të gabuara ose të pamoralshme.
Partneritet me të palindurit do të thotë që gjeneratat pas nesh t’i marrin gjërat po aq seriozisht sa dhe ne, sepse mbajmë përgjegjësi për perspektivat e brezit t…

BISEDË ME XHEVAHIR SPAHIUN

Nga Kristaq Nanushi(Duke medituar për vëllimin e ri poetik “Vetëtimë” të poetit XH. SPAHIU)
Erdhe përsëri, Xhevo. Me zërin tënd, si gjithmonë. Në maja të mendimit, si ngaherë. Erdhe pa trokitur, se dyert i ke të hapura prej shumë kohësh.
Ajo dorë skeletike në ballinën e vëllimit të mëparshëm “Rreziku” drejtuar (sikur u jep munxën) shtëpive, duke u thënë “… o shpella, ç’paskëshit mbajt brenda”është njëherazi dhe një “ndal” në rrugën ku ecim ne skeletikët e tjerë, që në rrugë të jetës s’po dimë ku vemë. Unë kështu e pashë. Këto plasaritje në mermerin e ballinës së vëllimit të sapodalë “Vetëtimë”, si plasaritje të kohës që jetojmë. Si plagë. Unë kështu i shoh.
Pra erdhe. Ke gjysëm shekulli në poezi, që vjen e vjen me mendime të bukura, herë-herë të çuditshme, ndonjëherë të harlisura në papandehje, por gjithmonë befasuese. Po aq kohë kanë edhe njerëzit që të presin e nuk të përcjellin, rrinë me ty e rreken të kuptojnë kohën. Se ti me poezi kohën prin.Edhe bashkë kemi gjysmë shekulli shoqëri,…

5 miset që u bënë drejtuese të karteleve të drogës

1. Angie Sanselmente

Angie nuk duket aspak si Mbretëreshe tipike e drogës. Por kjo vajzë me pamjen e një modeleje me të brendshme seksi, mendohet se është truri i një organizate ndërkombëtare e cila deri kohët e fundit ishte dominuese në rrugët e kontrabandës fitimprurëse të drogës të Amerikës Latine. Midis një rritje është numri Sanselmente është midis atyre grave të cilat kanë dalë nga hija e të dashurve të tyre dhe po bëjnë famë përditë e më tepër në botën kriminale të narkotrafikut meksikan.
Ndërkohë që burrat e tyre, vëllezërit apo dhe dashnorët e tyre po eliminohen gjate luftës për sundim territori, këto mbretëresha të bukurisë dhe princesha të pamëshirshme po rrisin fuqinë e tyre, duke marrë kontrollin financiar dhe operacional të disa prej kartelave më të fuqishme botërore të drogës.
Sanselmente, një modele e veshjeve të brendshme kolumbiane dhe fituese e “Mbretëresha Ndërkombëtare e Kafesë”, ishte drejtuesja e një prej rrjeteve më të mëdha botërore të trafikut të drogës.
Pas ndar…

BBC: Ja ligjet më të çuditshme të punës në botë

Në Spanjë fëmijët duhet të ndihmojnë prindërit, në Francë nuk lejohet dërgimi i e-maileve pas pune1. Sepse edhe ligji thotë kështu, jo vetëm mamajaNjë ligj që i kërkon fëmijëve të ndihmojnë me punët e shtëpisë dhe të respektojnë prindërit e tyre? Në Spanjë, është realitet. Një projekt-ligj i vendosur në Parlament thotë pikërisht kështu. Ndoshta është pak e ekzagjeruar. Por mbi të gjitha, edhe burrat e shtëpisë në Spanjë kanë detyrime ligjore për të bërë punët e shtëpisë dhe për të ndihmuar në kujdesjen e fëmijëve. Sigurisht që Spanja nuk është i vetmi vend që ka përshtatur këtë ligj. Do të vazhdojmë më me kujdes ligjin spanjoll, ashtu si edhe disa norma dhe rregulla pune që janë vendosur rreth globit vitet e fundit, duke përfshirë ndalimin e dërgimeve të e-mail-it pas orarit. Në Spanjë, me këtë projektligj u kërkohet fëmijëve të marrin pjesë në jetën familjare, respektin e prindërve dhe vëllezërve. Gjithashtu ata kanë bashkë-përgjegjësi në kujdesin e shtëpisë në varësi të moshës së ty…

Pija e “mrekullisë” që mbyt qelizat e kancerit, të cilën mund ta bëni në shtëpi

Qarkullon prej shumë kohësh, por është bërë publike dhe ka marrë përmasa të mëdha vetëm ditët e fundit!
Pija e “mrekullisë” siç e kanë pagëzuar është shpikje e z. Seto i cili pretendon se ajo ju ruan nga qelizat e infektuara që formohen në trupin tuaj apo të bllokoj zhvillimin e tyre.Por, si e zbuloi z. Seto këtë pije?
Seto vuante nga kanceri në mushkri. Ia këshilloj këtë pije një botanist shumë i njohur nga Kina. Kështu për tre muaj rresht e merrte rregullisht këtë pije, tashmë shëndeti i tij është normalizuar dhe pastruar nga çdo e keqe, padyshim që kanceri nuk ekziston më.Pija nuk dëmton asnjë organ të trupit të njeriut dhe nuk krijon komplikacione. Është si një pije “mrekulli”! Është e thjeshtë.Ju duhet një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm. Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shi…

Princeshat Saudite torturohen nga Mbreti

Të privuar nga nevojat e tyre bazë, katër princeshat mbretërore saudite mbahen në izolim nga babai i tyre, mbreti Abdullah, duke rezistuar për 60 ditë pa nevojat bazë të jetës, ujë dhe ushqim.Dy nga princeshat, Sahar dhe Jawaher, thonë se ato janë duke u mbajtur kundër vullnetit të tyre në dy pallate brenda një kompleksi mbretëror në qytetin e Jeddah-it, së bashku me dy motrat e tyre të tjera, Maha dhe Hala. Ata thonë se kanë qenë të kufizuara nga ushqimi për më shumë se 60 ditë dhe kanë shumë pak të drejta për përdorimin e ujit.“Është një situatë e tmerrshme, kjo është në thelb një diçka e zezë e detyruar. Ata po na kufizojnë ne nga përdorimi i ushqimit dhe i ujit, lirive dhe të drejtave. Ne jemi duke luftuar, duke mbijetuar, duke rezistuar, ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë për të qëndruar gjallë. Mbreti dhe bijtë e tij duhet tu përgjigjen këtyre pyetjeve se për çfarë jemi ne të akuzuara? Cili është saktësisht krimi ynë? ”,-thanë dy motrat përmes Skype për televizionin RT.Me…

50 meshkujt më me stil të shekullit XX

Nga vëllezërit Kennedy, Elvis Presley e Kurt Cobain deri te Johnny Depp
Ata kanë qenë e janë ndryshe nga të tjerët. Jo vetëm të suksesshëm, jo vetëm të pasur e të pashëm, por gjithashtu dhe më një stil personal e unik në të veshur. Kjo është dhe arsyeja pse janë përzgjedhur nga revista e meshkujve “GQ” si 50 meshkujt më elegantë e më me stil në shekullin e fundit. Revista e klasifikon stilin dhe elegancën e këtyre personazheve në një rrafsh shumë të më gjerë se një palë rroba. Sepse të njëjtat rroba mund t’i veshin shumë njerëz, por vetëm një prej tyre mund të dallohet prej turmës. Siç ishte rasti i vëllezërve Kennedy. Thuhet se pas fushatës me Jack dhe Bobby Kennedy në vitin 1960, Lyndon Johnson porositi disa kostume të shtrenjta “Savile Row”. Por ai s’e kishte kapur thelbin e çështjes. Vëllezërit Kennedy me të vërtetë visheshin me rroba të shtrenjta, por nuk ishin rrobat që i bënin këta burra ato që ishin. Ishte finesa dhe thjeshtësia, me të cilën ata visheshin. Përpara se të ishte D…