Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2014

Këshilla: Si të jeni më të lumtur

Për të gjithë ata që duan të jenë më të lumtur dhe ta shijojnë jetën më shumë, ja 11 këshilla që do t’ua lehtësojnë rrugën drejt lumturisë
Ajo është ndjesia pas së cilës rendin të gjithë njerëzit, qëllimi primar, dëshira më e madhe, përmbushja e misionit të jetës. Ja cilët janë 11 hapat që duhet të hidhni për të arritur në shtëpinë imagjinare të lumturisë.

1. Jini optimistë. Kërkuesit studiuan mbi jetët e njerëzve që kishin fituar lotarinë dhe zbuluan se ata nuk ishin më të lumtur se njerëzit e tjerë para një viti. Kur këta njerëz u bënë fituesit e mëdhenj të lotarisë, jeta e tyre ndryshoi dhe ata vetë u bënë më optimistë në lidhje me të ardhmen, për këtë arsye ata ishin edhe më të lumtur.

2. Ndiqni instinktin. Nëse keni për të marrë një vendim të rëndësishëm, nga i cili varet jeta dhe lumturia juaj, ndiqni shprehjen e famshme: “bëni si të dini vetë”. Instinkti njerëzor priret gjithnjë nga lumturia dhe plotësimi egoist i dëshirave, në momentet e duhura ky instinkt mund të jetë shenja që …

10 gjëra që (ndoshta) nuk i dini për ëndrrat

Çfarë janë ëndrrat? Në kuptimin e drejtpërdrejtë, ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që përjetohen kur jemi në gjumë. Mund të përfshijnë njerëz që ne i njohim ose krejt të huaj, vende të njohura ose që nuk i kemi parë kurrë në jetë.
Ndonjëherë janë thjeshtë kujtime të vagullta të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, ndërsa në raste të tjera mund të evokojnë sekretet tona më të errëta, frikën dhe fantazitë intime.Frojdi besonte se ëndrrat ishin një dritare në pavetëdijen tonë, dhe disa studime thonë se ai mund të ketë pasur të drejtë në këtë konstatim.Por nga ana tjetër ekzistojnë me qindra teori që rreken të zbulojnë se çfarë janë ëndrrat dhe cili është qëllimi i tyre.1. Në ëndërr nuk mund të lexohetNëse nuk jeni të sigurt nëse jeni duke ëndërruar apo jo, provoni të lexoni diçka. Shumica dërrmuese e njerëzve nuk janë në gjendje të lexojnë në ëndrrat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për orën; çdo herë që ju shikoni në një orë, do t’ju tregojë një kohë t…

9 paradokset logjike më të njohura

Paradokset kanë qenë temë që nga koha e grekëve të antikitetit e deri në diskutimet e logjicienëve të sotëm. Nëse përdorim logjikën, mund të kujtojmë se, ose ka një defekt në arsyetimin e paradoksit, pra ajo që duket e pamundur është në fakt e mundur, ose i tërë paradoksi ndërtohet mbi premisa të gabuara. Lista rendit paradokset më të njohura.
1. Paradoksi i Akilit dhe breshkësNë paradoksin e Akilit dhe të breshkës, Akili garon me breshkën. Ai i lejon breshkës ta fillojë garën 100 hapa përpara. Normalisht, mund të mendojmë se Akili do të kalonte breshkën dhe do të ishte fituesi i garës. Këtu ka një problem. Kur Akili të ketë arritur pikën nga ku breshka filloi garën, breshka, sadopak, do të ketë ecur përpara. Akili do të duhej të mbulonte këtë distancë, ndërsa breshka do të ketë ecur edhe pak. Kështu, kurdo Akili të ketë arritur pikën ku breshka ka qenë, breshka do të ketë ecur edhe pak më përpara. Meqë ka pafundësisht shumë pika, Akili duhet të arrijë atje ku breshka ka qenë dhe ai nu…

Psikologët: Si të shpëtoni nga vesi i kumarit

Cilat janë simptomat që tregojnë që po bëheni një bixhozçi i varur
Probleme me kumarin, patologjia e kumarit apo varësia ndaj kumarit, të gjitha përshkruajnë një sjellje shkatërruese ku njerëzit shpenzojnë kaq shumë kohë dhe para në vendosjen e basteve që po shkaktojnë dëm në aspektet e tjera të jetës si psh familja dhe puna. Ata bëhen të varur nga sjellja e tyre, të paaftë për të ndaluar dhe të tërhequr vazhdimisht nga kumari, ndërkohë që bien në një borxh, duke dëmtuar marrëdhënie të rëndësishme dhe duke shkaktuar probleme në punë.Është e lehte të mendosh për kumarin si një shans për të bërë para lehtë. Por shumë njerëz me varësi ndaj kumarit nuk ndalojnë kur fitojnë një shumë të madhe – ata thjesht i shpenzojnë paratë për të vendosur edhe më shumë baste deri sa paratë mbarojnë. Një studim amerikan tregon se 6 % e të rriturve kanë probleme serioze me kumarin në një pikë të jetës së tyre.Efektet e varësisë ndaj kumaritEkspertët më së shumti i shohin efektet e kumarit si një varësi nda…

Qëllimi i karrierës, të përgatitesh për tregun e punës

Për të qenë i suksesshëm, është e rëndësishme të përputhësh nevojat, aftësitë dhe kërkesat e tua me mundësitë reale të tregut. Është e rëndësishme të takohesh dhe bisedosh me një këshillues karriere, prandaj mos ngurroni të trokisni në dyert e zyrës rajonale të punësimit. Aty do të jetë gjithmonë një portë e hapur për të rinjtë. Në fakt, procesi i punësimit nuk është shabllon dhe ndryshon në varësi të sektorit, të kompanisë, të vendit të punës etj. Sidoqoftë, ka disa parime apo karakteristika kryesore që janë të ngjashme dhe që duhet t’i njihni para se të filloni të kërkoni punë. Procesi i punësimit përbëhet nga disa etapa: rekrutimi, përzgjedhja e parë dhe përzgjedhja përfundimtare. Rekrutimi. Është procesi i kërkimit për kandidatë të përshtatshëm nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Kjo nuk do të thotë që punëdhënësi kërkon të punësojë me siguri. Ka raste kur kompanitë apo punëdhënësit nisin procesin e rekrutimit, vetëm për të testuar tregun vendor dhe për të mbledhur të dhëna dhe CV të …

10 burrat dhe gratë më influentë në ekonomi

Njerëzit që kanë kontribuar me ndikimin e tyre në teknologjitë e reja, modë, punë, transport dhe financë

Në klasifikimin e revistës TIME për 100 personalitetet më me ndikim për vitin 2014, bëjnë pjesë plot 10 vetë, meshkuj dhe femra, që në një mënyrë apo në një tjetër kanë kontribuar me ndikimin e tyre në teknologjitë e reja, modë, punë, transport dhe financë. Njeriu më me ndikim në botë në fushën e ekonomisë është 66-vjeccarja Janet Yellen. Që kur u zgjodh Presidente e Rezervave Federale amerikane, dy institucionet bankare botërore, Fed dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e drejtuar nga Christine Legare, janë në duart e femrave. “Dhe që nga ai moment, nënvizoi Christine në komentin e saj për revistën TIME, ishte shumë e lehtë për ta të gjenin aleatë në luftën kundër papunësisë dhe në luftën kundër krizës globale financiare”. Kjo për arsye se institucionet janë në gjendje t’i ndryshojnë gjërat. Por përvecc saj, në listë janë edhe Tony Fadell, Jeff Bezos, Jack Ma, Natalie Massanet, Travis Ka…

10 konceptet që duhet t’i dini para se të mbushni 30 vjeç

Nëse dëshironi të keni një marrëdhënie të mirë me paranë, duhet të ndiqni vazhdimisht këshillat dhe metodat e reja të menaxhimit dhe kursimit të tyreParatë“Business Insider”
Mosha 30-vjeçare është një periudhë shumë e rëndësishme për jetën. Ajo shënon kthimin e të mirave materiale të rinisë, në një pasuri të mirëfilltë të një njeriu të pjekur dhe me plane për jetën.Është koha ku njerëzit fillojnë të mendojnë seriozisht për të ndërmarrë një hap gjigant, siç është krijimi i familjes ose sipërmarrja e një biznesi.Për t’ua arritur qëllimeve që do të vendosin për situatën tuaj ekonomike të mëtejshme, të rëndësishme janë burimet dhe konceptet financiare mbi paranë.Financat personale në shumë vende të botës janë një lëndë e vetme mësimore që nis me hapat e parë të arsimit. Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të jeni më të suksesshëm në jetë.1. Duhet të keni një fond emergjencashEkspertët këshillojnë që të keni kursyer para të mjaftueshme që të jetoni gjashtë muaj pa asnjë të ardhur, megjith…

Përse deti është me ngjyrë blu dhe jo të kuqe, të verdhë apo jeshile?

Deti shihet blu nga sytë tanë, sepse qielli sipër nesh reflekton në të.Në të vërtetë diskutimi meriton vëmendje. “Grupet” energjitike me ngjyrë komponente të rrezeve të diellit zhyten në mënyra të ndryshme gjatë depërtimit të tyre në ujë. Rrezatimet e para që zhduken janë ato me energji më të vogël si,  e kuqja, e verdha, pastaj jeshilja, vjollca, dhe në fund bluja. Kjo ndodh sepse drita blu është ajo e cila ka më shumë fuqi depërtuese, ndaj në thellësinë e oqeaneve është më dominantja, ndërsa deti rezulton i ngjyrosur blu në një mënyrë uniforme. Efekti i humbjes progresive të ngjyrave është quajtur absorbim.

INTERVISTA/ “Ukraina është histori”

Ukraina është përpara kolapsit, thotë eksperti rus për politikën e jashtme, Fjodor Lukjanov. Këshilla e tij: Vetëm një marrëveshje e pistë e kulisave do e ndalojë rënienZoti Lukjanov, ju keni parashikuar rënien e shtetit të Ukrainës. Çfarë ju bën kaq pesimist?Ukraina është histori, të paktën në formën që u ngrit pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Që prej pavarësisë, vendi është qeverisur nga oligarkët. Por elitat nuk ia kanë dalë kurrë, që të krijojnë një sistem me zhvillim të qëndrueshëm.Çfarë nënkuptoni me këtë?Ukraina ka jetuar mbi atë substancë që e kishte trashëguar nga Bashkimi Sovjetik: Fabrikat, por edhe sistemi i transportit të gazit, që garanton të ardhura. Ky sistem nuk ka prodhuar gjë, përveçse vjedhje dhe korrupsion. Herët a vonë ky sistem do binte.Çfarë roli luajnë lindja dhe perëndimi i vendit?Qendra e identitetit të pavarur është para së gjithash perëndimi. Qendra e potencialit ekonomik është megjithatë në lindje. Të dyja kanë plotësuar njëra- tjetrën, por nuk ka pasur …