Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2014

Ditët e fundit të Bajram Currit, sipas dokumenteve arkivore të shtetit shqiptar

Nga Veli HAKLAJ*

Më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë u vra/vetëvra Bajram Curri, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithëse kanë kaluar tetëdhjetë e nëntë vite, akoma edhe sot e kësaj dite ka diskutime dhe kundërshti për rrethanat në të cilat mori fund jeta e tij. Ndërkohë, shkaqet që e çuan Bajram Currin në këtë përfundim tragjik janë të evidentuara në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar, një pjesë e të cilave, për arsye të ndryshme, akoma nuk janë bërë publike.
I.1. Bajram Curri në Lëvizjen Kombëtare ShqiptareMe origjinë nga fisi i njohur i Krasniqes (Malësia e Gjakovës), i lindur në Gjakovë, Bajram Curri u shque si veprimtar i lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes, duke qenë një ndër udhëheqësit politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore kundërosmane dhe të luftës për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit. Ishte një ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899 – 1900) dhe veprimtar i saj për autonominë e Shqipërisë dhe…

Shpikja që do të nxjerrë jashtë loje shishet plastike

Një shpikje e re për të transportuar dhe mbajtur ujin e pijshëm. Ajo është prezantuar si shishja e së ardhmes, e cila parashikohet të zgjidhë përfundimisht problemin e ndotjes nga ambalazhet plastike. “Ooho” është një membranë rezistente dhe e ngrënshme, e cila përbëhet nga ekstrakte dhe alga, e përpunuar me një teknikë të njohur në gastronomi, që forcon pjesën e jashtme të ushqimeve, duke ruajtur lëngun në brendësi.Shpikja është bërë nga tre spanjollë Rodrigo García González, Guillaume Couche e Pierre Paslier, të cilët kanë marrë çmimin Lexus Design 2014.“Pjesa e jashtme është formuar nga një membranë e dyfishtë lipidesh dhe proteinash, për të cilën kemi kërkuar recetën e duhur për një kohë të gjatë, në mënyrë që të ruhej lëngu në brendësi, – shpjegon Rodrigo Gonzalez. – Kemi përdorur një teknikë ekzistuese, për të dhënë mesazhin që njerëzit duhet të eksperimentojnë në kuzhinat e tyre. Në këtë mënyrë, ambalazhet nuk janë më një ekskluzivitet i  kompanive të mëdha, por bëhen më të thj…

ZYGMUNT BAUMAN / Ndarja e pushtetit dhe politikës, që Perëndimi nuk di ta zgjidhë

ZYGMUNT BAUMAN


Ne, europianët e shekullit të Njëzetë, gjendemi shpesh pezull mes një të kaluare të mbushur me horrore dhe një të ardhmeje të largët plot me risqe. Nuk mund ta dimë cfarë na pret në të ardhmen. Sot, cdo lloj zgjidhjeje që arrijmë të pranojmë, përballë sfidave dhe mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme, ka një atmosferë përkohshmërie. Duket sikur është, dhe në shumicën e rasteve demonstron në fakt që e tillë është, e vlefshme “deri në komunikimin e radhës”, me një klauzolë ad hoc e cila bën të mundur revokimin, ashtu sikurse ad hoc janë edhe ndarjet dhe koalicionet tanë, të brishtë dhe të pasigurtë. Në gazetën Le Monde të 2 shkurtit, Nicolas Truong, duke iu referuar koncepteve të shprehur në mënyrë të përsëritur nga Daniel Cohn-Bendit dhe Alain Finkielkraut, ka parashtruar dy skenarë të kundërt për të ardhmen e bashkëjetesë sonë, pra të europianëve. Cohn-Bendit ka publikuar bashkë me Guy Verhofstadt manifestin “Për Europën!” në të cilin promovon një rrugë të shpejtë, për të sh…

Kush do ta administrojë së shpejti internetin?

Në konferencën e ICANN duhet gjetur dikush, që të marrë përsipër mbikëqyrjen e internetit pas vitit 2015. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan ta dorëzojnë këtë detyrë, kërkimi i përgjegjësve të rinj duket i vështirë.

Kjo kërkesë është më shumë se 15-vjeçare. Shumë shtete, organizma të Kombeve të Bashkuara dhe grupe të shoqërisë civile kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur nga SHBA-ja që ta dorëzojë më në fund mbikëqyrjen e përgjithshme mbi administrimin e internetit, Internet Corporation for Assigned Names and Numbers (ICANN), sepse vendimi përfundimtar për menaxhimin e domeneve dhe çështje të tjera të lidhura me lidhjen në internet kanë qenë deri tani në duar të Ministrisë amerikane të Tregtisë. Pa miratimin e autoritetit amerikan të telekomunikacionit, NTIA, që varet nga Ministria e Tregtisë, nuk bëhet dot asgjë në internet.Qysh në samitet botërore të informacionit në vitin 2003 në Gjenevë dhe në vitin 2005 në Tuniz, menaxhimi i internetit duhet të vihej më fort në duar ndërkombëtare…

Profesori francez: Ja pse Kadare nuk e merr çmimin “Nobel”

Profesori nga Universiteti i Parisit, Jean Paul Champseix, ka thënë se shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, ka njohur një sukses të lartë në shtetin e djepit të kulturës, por kritika letrare franceze ka mbetur gjithnjë e hamendësuar se si të besohet se shkrimtari shqiptar nuk kishte bashkëpunuar me regjimin e asaj kohe në Shqipërinë komuniste. Sipas tij, kjo ka qenë ndër shkaqet pse Kadare nuk është shpërblyer deri më tani me çmimin më prestigjioz për letërsi “Nobel”. Jean Paul Champseix, profesor në Universitetin e Parisit, ka treguar në një ligjëratë të mbajtur në Institutin Albanologjik, mënyrat e tij se si ka bërë përpjekje t`i analizojë veprat letrare të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadaresë, që është tejet joshës edhe për lexuesit francez. Në këtë ligjëratë të titulluar “Arsyet e suksesit të veprës së Ismail Kadaresë në Francë”, që është organizuar nga Ambasada dhe Aleanca franceze në Kosovë në kuadër të Javës Frankofone në vend, profesori Champseix e ka cilësuar Kadarenë si një s…

EUROPA / Përtacia e rrezikshme e europeistëve

BEPPE SEVERGNINI


Të vetmit që flasin me pasion për Europën janë armiqtë e Europës. E demonstrojnë zgjedhjet administrative në FrancëGli europeisti, dhe suksesi i Marine Le Pen. E tregon flakërima e Legës. Referendumi (sondazhi?) autonimist në Veneto në Itali. Intervista e Beppe Grillos dhe turi i tij i afërt elektoral (me pagesë) “Ta jap unë Europën”. Paradoksi është i shpjegueshëm. Në cdo vend qeveritë, ndonëse me bindje të ndryshme, marrin pjesë në projektin europian dhe partitë e opozitës i sulmojnë. Europeistët, përballë polemikave të tilla, heshtin.
Eshtë një përtaci e rrezikshme. Jo vetëm sepse zgjedhja e drejtpërdrejtë e Parlamentit Europian – inauguruar me shumë bujë në 1979-ën, më pas e ridimensionuar nga pjesëmarrja popullore dhe kompetencat e limituara të Ansamblesë – rrezikon të replikojë poteren e disa parlamenteve të shteteve anëtarë. Rreziku është që partitë tradicionale do rendin pas atyre antieuropiane në të njëjtin terren.
Në Mbretërinë e Bashkuar, konservatorët e David…

Revolucionet e 1989-ës nuk kanë mbaruar. As rezistenca ndaj tyre

Paul Berman
Kriza ukrainase është histori e shpirtit revolucionar të 1989-ës dhe e kundërshtarit të tij, që është Bashkimi Sovjetik, asnjëri prej të cilëve nuk mendonim se do të ishte gjallë në 2014-ën. Por të dy janë gjallë dhe çdo pjesë e botës do ta ndjejë goditjen e konfrontimit të tyre


Lidhja me 1989-ën është një çështje origjine. Revolucionet e bllokut lindor të atij viti – në Poloni, Hungari, Gjermani Lindore dhe Çekosllovaki, sëbashku me republikat balltike dhe vende të tjera – çuan në revolucione akoma të mëtejshme, jo gjithmonë nën më të lehtën e rrethanave. Eventualisht shpirti u përhap në të voglën Republikë të Gjeorgjisë në Detin e Zi, ku në vitin 2003 Revolucioni i Trëndafilave rezultoi të ishte më utopiku i shumë revolucioneve. Dhe më utopiku i revolucioneve, nga ana e tij, inicioi Revolucionin e Portokalltë të Ukrainës në 2004, që për një moment u duk të ishte më domethënësi.
Revolucioni Portokalli u ndje si një avancim për shkak se të gjitha revolucionet e mëparshme euro…