Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2014

Lojërat e luftës të Krimesë

The Wall Street JournalSi udhëheqës autoritar që është, Putini është i paparashikueshëm. Por ai mund të ctensionojë me po të njëjtën lehtësi që vendosi të konfrontojë qeverinë e re ukrainase këtë javë. Problemi është se në cdo front, qoftë në mbrojtjen raketore në Europën Lindore apo në Siri, kjo Shtëpi e Bardhë ka bërë lëshime ndaj dëshirave të tij dhe nuk i ka dhënë asnjëherë arsye që të respektojë vullnetin e Amerikës
Përgjigja se si do të përgjigjej Vladimir Putini ndaj poshtërimit që pësoi javën që kaloi në Ukrainë, erdhi me rrokullimën e ngjarjeve të të enjtes. Të paktën SHBA dhe Bashkimi Europian nuk mund të kenë më dyshime në lidhje me qëllimin e udhëheqësit të Rusisë, për të provokuar një konflikt të dhunshëm në Europë.Gjatë natës, në gadishullin e Krimesë në Ukrainë, dhjetëra njerëz të armatosur dhe të mirë-organizuar dëbuan rojet e parlamentit rajonal si dhe të qeverisë lokale, dhe ngritën një flamur rus në të dy ndërtesat e kryeqytetit, Simferopol. Shtatë autoblinda, që ndo…

Rusia, Europa dhe gjeopolitika e energjisë

Eric Draitser
Nga Siria në Sochi, nga Polonia tek grupi muzikor “Pussy Riot”, konfliktet diplomatikë dhe gjeopolitikë mes Rusisë dhe Perëndimit po dominojnë titujt e mëdhenj të mediave. Megjithatë, prapa këtyre cështjeve qëndron konkurrenca ekonomike, që duhet të jetë kuadri i cdo lloj analize të politikës dhe ndërveprimit mes të dyjaveFurnizimi i EuropësPozicioni dominues i Rusisë në tregun europian të energjisë e forcojnë Moskën, si një pjesë integrale të të ardhmes së Perëndimit, duke detyruar Uashingtonin dhe aleatët e tij që të angazhohen me rivalin e tyre lindor. Për më tepër, është pikërisht ky angazhim i domosdoshëm që rrit ndikimin e Rusisë si në Europë, ashtu edhe përreth botës – një ndikim ky që bën të nvojshme propagandën e vazhdueshme rusofobe në median dhe kulturën popullore perëndimore.Që në vitet e parë të epokës post-sovjetike, Rusia ka rritur vazhdimisht eksportet e saj të energjisë, duke u ngjitur në pozicionin e sotëm, si furnizuesi më i madh dhe më i rëndësishëm i …

2014-ta nuk duket vit i mirë për Putin

Nga Fareed Zakaria 
CNN


- Viti që kaloi, në shumë drejtime, u duk se ishte viti i Vladimir Putinit. Presidenti rus kishte konsoliduar pushtetin në vendin e tij, shtypur çdo opozitë të mundshme, nuk lejoi rrëzimin e aleatit të tij në Siri dhe ndërmjetësoi një marrëveshje për eliminimin e armëve kimike të Sirisë.Edhe ky vit po shkonte shumë mirë për Putinin. Olimpiada Dimërorë e Sochit nuk ishte katastrofa që parathoshte shumëkush dhe, mbi të gjitha, Putini kishte ruajtur marrëdhënien historike të Rusisë me Ukrainën, duke “ia hedhur” Bashkimit Europian, i cili i kishte bërë Ukrainës një ofertë të ndërlikuar dhe të kushtëzuar, që presidenti ukrainas e kishte refuzuar në këmbim të parave të thata nga Rusia. Kështu dukej, deri disa ditë më parë. Por tani, në çështjen qendrore, atë të Ukrainës, Rusia nuk po duket dhe aq triumfante.Presidenti i Ukrainës, Janukovicc, që tashmë është ish-president, e mbivlerësoi forcën e tij. Putini pretendoi se forca do të zgjidhte problemin dhe do të shpërndan…

Ja si lindën protestat në Venezuelë

Gjithçka nisi nga një përdhunim dhe tani Maduro është në telasheProtestat në Venezuelë janë të vështira për t’u deshifruar edhe sepse qeveri dhe opozitë, të  përqendruara në sfidën për pushtet, nuk i kanë të qarta idetë se si ta nxjerrin vendin nga situata e krizës.Në fillim të vitit ministrat venezuelianë i paraqitën dorëheqjen presidentit Nicolas Maduro në një reagim të përbashkët për vrasjen e ish-Miss Venezuelës, Monica Spear, e cila humbi jetën gjatë një grabitjeje me armë. Vdekja e saj solli gjendjen e emergjencës kombëtare mbi sigurinë dhe ekonominë. Dorëheqja në grup duhej t’i shërbente formimit të një ekzekutivi më të përshtatshëm për të përballuar tensionin që përfshiu vendin, por e kundërta ndodhi.Venezuela ka pasur gjithnjë statistika kriminale impresionuese aq sa me 25.000 vrasjet në vit lë pas në klasifikim edhe vende si Pakistani, Afganistani dhe Iraku. Vrasësit në këtë vend jetojnë në një farë qetësie relative sepse 97% e krimeve mbeten të pazbardhura.Ndonëse e pasur m…

Në pikëpyetje shkëputja e Krimesë nga Ukraina. Janukoviç: “Faji i Perëndimit”

Në Republikën autonome të Krimesë është rikthyer risku i shkëputjes nga Ukraina. E vërteton pushtimi i selisë së parlamentit lokal nga një komandë e armatosur filo-ruse, po ashtu edhe i 2 aeroporteve. Rishfqet në Rostov të Rusisë ish-presidenti ukrainas i shpallur në kërkim, Viktor Janukoviç dhe nuk mungojnë deklaratat e fortaTronditja e pushtetit në Ukrainë ka zgjuar ëndrrat e separatistëve të popullsisë me etni ruse (rreth 60%) që jeton në gadishullin e Krimesë. Rajoni u aneksua nga Ukraina në vitin 1954, e ofruar nga lideri sovjetik Nikita Krushov me rastin e 300-vjetorit të bashkimit të dy vendeve. Moska ende sot mban në gadishull bazën e flotës së saj në Detin e Zi. Pas dëbimit të presidentit filo-rus Viktor Janukoviç dhe marrjes së pushtetit nga opozita nacionaliste në Krime, u rindezën tensionet separatiste nga ana e ruso-fonëve.Një ditë pas formimit të qeverisë së re në Kiev, të drejtuar nga besniku i Julia Timoshenkos, Arseni Iatseniuk, uniteti i Ukrainës vazhdon të vihet në …

Shqiptari vret tunizianin: U hakmora se u tall me vajzën time (VIDEO)

Shakaja me një vajzë shqiptare i ka kushtuar jetën një 44-vjeçari nga Afrika e Veriut. Ngjarja ka ndodhur në Itali, ku 51-vjeçari, Edmond Koçiu ka qëlluar për vdekje me thikë një shtetas tunizian.Lassad Gouma, emigrant i parregullt dhe me precedent penal, u vra me një goditje të vetme nga pas shpine. Krimi ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Perugia në një qendër strehimi.Sipas të dhënave, rreth orës 21:50, tuniziani po përgatiste një filxhan çaj në korridor, kur shqiptari ka marrë një thikë të madhe në kuzhinë dhe e ka goditur pas shpine.Dy punonjës të qendrës me kot janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë 44-vjeçarit pasi ai ka ndërruar jetë në vend.Në më pak se një orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar pranë stacionit të trenit në Fontivegge shqiptarin që po përpiqej të largohej nga Perugia.Policia thotë se, 51-vjeçari nga Shqipëria ishte i pastrehë por kishte leje qëndrimi në Itali. Autoritetet italiane gjithashtu bëjnë të ditur se Koçiu prej shumë kohësh kishte probleme me alkoolin.Në…

Letër vetvetes: O Zot, mos ma le fenë pa kulturë!

“Jeta është udhëtim, ndërsa mendimi udhërrëfyes”  (V. Hygo)
Shkruan: Dr. Ismail Bardhi

Fillimisht kisha dëshiruar t’i prezentoj lëshimet të cilat do t’i bëj në këtë shkrim, duke filluar nga titulli e deri në përfundim të tij. E para, për arsye se po bëj hyrje (shkrimet e para antike drejtpërsëdrejti i janë rrekur tematikës, nuk kanë pasur “hyrje”, sepse hyrjet, siç thotë D. Kalajiq, janë konsideruar mashtrime); e dyta për problemin për të cilin edhe unë jam përgjegjës, dtth. i shkruaj vetvetes, e treta akoma më e vështirë është se sipas vokacionit në një masë jam pjesëmarrës në atë që po ndodh, edhe pse dukuritë faktografike tregojnë në diçka që është shumë më e rëndësishme se këto tre arsyetime. Më e vështira është se këtë lloj letre vazhdimisht kam dashur ta shkruaj qysh para më tepër se dhjetë vitesh, dhe atë si një thirrje të përhershme. Siç shihet këtu, para se të shkruhet kjo letër janë bërë shumë lëshime, gabime të mëdha me vetveten në praninë e vetëdijes dhe asaj “lëre se ka të …

Arti dukuri e të vërtetës ose e vërteta e dukurisë

Shkruan: Metin IZETI, Tetovë
Çdo gjë është humbur, shumë shpesh nevojitet që të krijohet përsëri, thoshte Bodleri, ndërsa Tarkovski aspak nuk kënaqej me vëzhgimin e botës  që dita-ditës i shkatërrohej para syve. Por, megjithatë në veprën e tij Stalker me një gjenialitet të pashoq e prezanton botën për të cilën fliste. Ai ka mall të madh për të kaluarën dhe kjo e motivon Tarkovskin, që gjërat të cilat janë në shkatërrim e sipër, t’i rindërtojë. Nëse kemi dëshirë që të rindërtojmë diçka, thotë Tarkovski, duhet të fillojmë nga rrënjët. Pikërisht për këtë edhe Tarkovski konsiderohet nga artistët kundërshtarë të çrrënjosjes. Përcillet se në një rast Haxhi Bektash Veliu e dërgoi një dervish të vetin te Mevlana Xhelaluddin Rumiu që ta pyet: Nëse ende nuk e ke gjetur të vërtetën, pse nuk e kërkon? Jo, nëse e ke gjetur, atëherë pse bërtet e bën zë?Ndërsa Mevlana Xhelaluddin Rumiu dervishit që kishte ardhur i tha: Nëse ende nuk e ke gjetur të vërtetën, pse nuk e kërkon? Jo, nëse e ke gjetur, atë…

Kufij Shengen për internetin?

Gjermania dhe Franca po konsultohet për një të ashtuquajtur “Shengen Routing”. Të dhënat duhet të mbeten mundësisht brenda Evropës. Por a mbron kjo vërtet nga përgjimi apo i shërben vetëm kompanive të IT?

Shkurtesa “www” do të thotë “world wide web”, pra një rrjet mbarëbotëror dhe si i tillë pa kufij. Por përgjimet masive të qarkullimit të të dhënave në internet nga NSA, të cilat javët e fundit kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha në raportin me SHBA, duket se janë bërë shkas që të mendohet për ta kanalizuar më shumë qakullimin e të dhënave në korsi kombëtare. Ekzistencën e planeve konkrete për këtë, e konfirmoi edhe kancelarja Angela Merkel në mesazhin e saj të përjavshëm video në internet: këto ditë ajo do të diskutojë me qeverinë franceze nën drejtimin e François Hollande se si mund të ngrihet një rrjet evropian komunikimi, për të shmangur survejimin nga shërbimet sekrete nga SHBA.
Rregulla Shengen për paketat e të dhënaveNgritja e një rrjeti evropian të dhënash është hedhur për diskut…

Një bërthamë e Albanologjisë në Budapest

Dr. Musa Ahmeti
Në katedrën më të re të Albanologjisë në Evropë themelohet Biblioteka e Albanologjisë e mbështetur nga Shqipëria e Kosova. Donacionin e parë me dhjetëra tituj botimesh nga shtëpitë botuese kosovare e bëri ministri i Diasporës së Kosovës z. Makolli. Drejtuesja e Albanian Studies prof. Dr. Etleva Lala pohon se vetëm për një kurs këtë vit ka 20 student që ndjekin leksionet pranë Albanian Studies.

Albanologjia në Hungari ka një traditë të lashtë. Albanologët hungarezë kanë qenë ndër më të shquarit lëvrues të historisë dhe gjuhës shqipe në përgjithësi, dhe këtu mund të veçojmë Nopcsën, Thalloczin, Daniel Gjergj, Istvan Schutz etj. Edhe pse i re, Katedra e Albanologjisë – Albanian Studies ka hapur një horizont të ri për studimet shqipe, duke rizgjuar një interes të veçantë për kulturën, traditën, etnografinë, historinë dhe gjuhën shqipe të studentët e studiuesit hungarezë të ditëve të sotme, por edhe tek studiues të tjerë nga mbarë bota sepse përveç studentëve hungarezë këtu k…