Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2014

Zoti, e vërteta dhe pafundësia

E vërteta është një Vetmia nuk duhet të “durohet”, por ajo duhet të jetohet në mënyrë të plotë si një dhuratë që na ndihmon të jemi më afër së Vërtetës. Zoti, në të vërtetë, është Një. Dhe duke qenë Një është përkryeshmërisht vetëm. Për të imituar Zotin Një është e rëndësishme që përvoja e vetmisë të përjetohet si dhuratë e thellë  e njësimit me Njëshin. Nga ana tjetër, në fund të të gjitha përvojave më të vërteta të jetës mbetet një vetmi që na vë kundruall vetes sonë pra së Vërtetës. Për më tepër, askushs nuk mund të hyjë deri në fund në vendime e në gjendje që janë e duhet të mbeten të fshehura në vete. Kështu, larg nga të qënit mallkim, çdo vetmi (edhe ajo që ne e kërkojmë vetë) mund të jetë një rast i mirë për të kultivuar pjesën tonë më fisnike. Pra nuk mund të mënjanohet një ftesë e tillë.
Përballë Pafundësisë Frika nga e Vërteta shkaktohet nga tmerri përballë pafundësisë (heshtje e përjetshme, hapësira të pamatshme). I gjendur përballë së pakufishmes, njeriu pushtohet nga  një nd…

Vepra “GOLGOTA SHQIPTARE” II-III, e autorit Ismet Jonuzi-Krosi (Libri)

XHEMË ZMEHA-PAPRANIKU (1908-1960) Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago XHEMË ZMEHA-PAPRANIKU (1908-1960) Xhemë Zmeha-Paraniku[1], lindi në vitin 1908 në f. Papranik i Madh, nga babai Hajredin dhe nëna Mejreme. Prej viteve 1928 gjer më 1938 në mënyrë aktive ka kapërcyer materiale arsimi dhe propagandistike të Lidhjes së Prizrenit, të Mbretërisë Shqiptare si dhe një njeri me shprehje antikomuniste, antisllavokomuniste e nacionaliste. Prej vitit 1939 gjer 1946 rreshtohet për krah idealit dhe forcave kombëtare-nacionaliste djathta dhe emërohet në Zhupë (Mollas) si udhëheqës i ideve politik, sigurues dhe ushtarak, si gjithmonë në shërbim të ngritjes së vl... more » SADIK AHMET XHEMAILI (1928-1979) Ismet Krosi at Ismet Jonuzi - Krosi - 3 years ago Sadik Ahmet Xhemaili[1], lindi në vitin 1928, në fshatin Bogovinë, në një familje bujare me tradita kombëtare. Shkollimin në kohën e mbretërisë serbe. Ky atdhetar i takon plejadës së intelektualëve të trevës së Pollogu…

HISTORIA / SHBA, lindja e një kombi, përtej mitit

Në vitin 1775, kolonët anglezë të Amerikës nisën sfidën e tyre ndaj tokës mëmë. Duke kërkuar, më shumë se sa liri, shanse ekonomike. Duke bërë që të lindin Shtetet e Bashkuara. “Revolucioni ka ndodhur përpara se të fillonte lufta”, shkruante John Adams, presidenti i dytë i SHBA pas George Uashingtonit. “Revolucioni ishte në zemrat dhe mendjet e popullit. Ky ndryshim radikal në parime, në mendime, në ndjenja dhe në afeksionin e njerëzve ishte revolucioni i vërtetë amerikan” Luftë për pavarësi ekonomike, apo revolucion për lirinë? Dilema u paraqit pothuajse menjëherë. Në fakt gjithçka kishte nisur në 1775 me një luftë: trupat britanike nga njëra anë, kolonët amerikanë nga tjetra. Tetë vjet më vonë, në 1783, tërheqja e anglezëve kishte shenjuar lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por që disa dekada pas fundit të konfliktit, njëri prej protagonistëve amerikanë i bënte një rilexim “revizionist” që shkonte përtej fakteve të luftës. “Revolucioni ka ndodhur përpara se të fillonte luft…

Ja cilës shenjë të horoskopit duhet ti përkasë partneri ideal

Nëse i besoni asaj që thonë yjet, shikoni se cilët janë çiftet ideale sipas astrologjisë. Nëse tashmë keni gjetur personin e përshtatshëm, sa për t’u argëtuar, verifikoni se a përputhet Zodiaku me zgjedhjen tuaj. Dashi-Peshorja
Energjia e Dashit, pasion i rezervuar i Peshores. Një çift ideal. Dashi gjuetar zbulon sekretet e Peshores, e cila bëhet pre e pëlqimit. Së bashku ata shkojnë shumë mirë dhe mund të zhvillojnë projekte të suksesshme. Atyre u shkon përshtat thënia “bashkimi bënë fuqinë”…
Demi-Akrepi
Dy shenja shumë të ndryshme, deri të kundërta, por plotësuese të njëra-tjetrës. Demi është i qetë, ndërsa akrepi është i zjarrtë dhe gjithë pasion. Dy mënyra të ndryshme për të përballuar jetën që mund të bien ndesh dhe të krijojnë tensione. Por zgjidhja është gjithmonë në dorën tuaj, mjafton të largoni çdo presion, t’i kushtoni pak kohë jetës në çift dhe gjithçka zgjidhet.
Binjakët-Shigjetari
I pari është padyshim intelektual, i dyti pak filozof. Takimi i tyre gjeneron një energji të veça…

Si ta qëroni kivin për 3 sekonda (VIDEO)

A ju ka ndodhur që të ndjeni nevojën e freskimit me kivi ose të bëni sallatë pemësh, po nuk këni mundur që ta qëroni si duhet? Grand Tomson ka menduar një mënyrë shumë kreative për heqjen e lëkurës së lëvozhgës së kivit.
Shikojeni videon:

Kjo është punëtorja më e shpejtë në botë: Punon si një robot! (VIDEO)

Sa herë e keni dëgjuar thënien “Punon si një kinez”. Kjo thënie, në fakt, është e vërtetë. Nëse nuk besoni te fjalët, shikojeni videon ku shihet se si punon një punëtore në një fabrikë në Kinë dhe do të bindeni.
Vajza punon më shpejt se roboti ! Të magjeps preciziteti i saj në kryerjen e punës. Lirisht mund të themi se “dora e saj është më e shpejt se zëri”.



Megjithatë, konkurrencë të madhe i bëjnë vajzat në një fabrikë tjetër, të cilat punojnë me shpejt me anë të makinave. Shikojeni se si i paketojnë letrat në një kuti.

Historitë magjepsëse të katër grave më të pasura në botë

Nga gjithsej 1.645 miliarderë në botë, 172 janë femra. Ky është një rekord i ri, sepse vitin e kaluar ka pasur 34 gra më pak në këtë listë. Ato që janë në krye të kësaj liste kanë aq sasi të madhe parash në llogarinë e tyre në bankë, sa që njeriu mesatar nuk është në gjendje as ta imagjinojë. Por, ato gjithashtu kanë histori mjaft interesante të jetës. GINA RINEHART
Askujt nuk i pëlqen të jetë në fund të listës, por kjo është një listë ku nuk është dhe aq keq të ndodhesh në vendin e fundit. Australiania Gina Rinehart është “më e varfëra” nga këto katër zonjat. Megjithatë, është personi më i pasur në të gjithë Australinë. Ajo pasurinë e fitoi në trashëgimi, por çdo vit e rritë atë, sepse punon vlefshëm në biznese familjare që merren me qymyr dhe hekur. Megjithatë, ajo është gjithashtu edhe dëshmi e gjallë se me para nuk mund të blihet lumturia, edhe nëse jeni personi më i pasur në botë. Ajo aktualisht është duke kaluar një divorc të vështirë, i cili përfshinë edhe tre nga katër fëmijët e …

(VIDEO) Këto vajza mos janë shumë seksi për udhëtarët e aeroplanit?

Videon ku shihen modelet me bikini, aviokompania nuk do ta shfaq më në fluturimet e saj, sepse është nënshkruar një peticion onlajn kundër emitimit të saj.

Air New Zealand e ndërpret emitimin e një videospoti për sigurinë gjatë fluturimit, sepse është nënshkruar një peticion onlajn dhe janë hedhur akuza për “seksualizim të trupit femëror”. Peticionin e kanë nënshkruar mbi 7 mijë vetë.

Ky është spoti për të cilin është protestuar:



Tani udhëtarëve që fluturojnë me këtë aviokompani iu shfaqet një video më e vjetër ku shihet edhe Ber Grils.

Gjermani-Kinë: Një tjetër “marrëdhënie speciale”?

Jo më larg se marsi e vizitoi kryetari i shtetit dhe i partisë së Kinës, Xi Jinping Berlinin. Në pranverë në Pekin shkuan ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel. Në vjeshtë pritet në Berlin gati i gjithë kabineti qeveritar kinez, për konsultime qeveritare gjermano-kineze. Por megjithë këtë denduri vizitash reciproke, kancelarja gjermane do t’i kushtojë tri ditë vizitës në Kinë. Asnjë kryetar tjetër shteti evropian nuk takohet kaq dendur me udhëheqjen kineze, sa Angela Merkel. Pa diskutim: ka me të vërtetë dinamikë në marrëdhëniet gjermano-kineze. Ruajtja e kësaj dinamike është për Sebastian Heilmann-in nga Instituti Mercator në Berlin edhe shkaku për këtë udhëtim të kancelares. Me këtë ai ka parasysh konsultimet qeveritare që pritet të mbahen. Në to do të lidhen një sërë marrëveshjesh, nga teknologjia në arsim, deri te programet kulturore, thotë Heilmanni. Këto nuk mund të diskutohen të gjitha në nivel ekspertësh. Për këtë nevojitet…