Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2014

Di të thuash faleminderit? Pesë mënyra për të stërvitur mirësjelljen

Është sekreti i lumturisë, mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për të mposhtur stresin. Mirënjohja është një ndjenjë shpesh e nënvlerësuar, por sapo e zbulon kthehet në një instrument për të rritur energjinë pozitive dhe gëzimin. Për ta stërvitur mirënjohjen në jetën e përditshme duhet ta jetosh njësoj si një ushqim. Vetëm kështu mund ta shndërrosh në një zakon dhe pjesë të rutinës tënde. Ja pesë ushtrime që ndihmojnë për ta ushtruar çdo ditë mirënjohjen: 1. Prindërit e tu të kanë dhënë gjënë më të bukur; jetën. Kujdesu për ta duke nisur nga pesete të vogla të përditshme ( një telefonatë, një surprizë) dhe ji mirënjohës për çfarë kanë bërë për ty edhe kur mund të kenë gabuar. Janë qenie njerëzore dhe si të tillë nuk mund të jenë të përkryer. 2. Shihu në pasqyrë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje dhe falëndero jetën për atë që je, për çka ke arritur, për gëzimet që ke jetuar, dhimbjet që ke kaluar dhe mësimet që ke mësuar. Kujtohu që po je i privilegjuar që po jeton një përjashtim, jo rregullin. Aj…

FOTOT/ Sporti është kaq seksi me Courtney Stodden…

Ajo tani është e lirë dhe mund të shijojë jetën single. Modelja Courtney Stodden është fotografuar në plazh me një mikun e saj, modelin Ray Richard. 19- vjeçarja tregoi se sporti mund të jetë kaq seksi. Edhe pse në Los Angeles ka qenë ftohtë, sërish ajo nuk ka hezituar të ekspozojë format e saj.











Radika është shpirti i Dibrës, pasuri kombëtare

Nga Fatos Daci Qeveria maqedonase duhet të deklarojë hapur se ka hequr dorë nga ky projekt antishqiptar, nëse jo, qeveria shqiptare duhet të ushtrojë të gjithë autoritetin e saj për ta ndalur sa më pare.
Shqetësimi im për devijimin e lumit Radika është shqetësim qytetar se, për mua, problemi Radika është problem kombëtar, i lidhur fort dhe me sovranitetin e vendit tim. Nuk jam i interesuar as për të rrëzuar e as për të ngritur qeveri, nuk jam i interesuar që t’i pëlqejë ndonjë partie politike, ndonjë shoqate joqeveritare apo ndonjë individi. Zëri im dhe i Unionit të Krijuesve Dibranë (Historianë, Gazetarë, Shkrimtarë, Poetë dhe Artistë), të cilin e kryesojë unë, bashkohet me zërin e të gjithë atyre që janë të interesuar të mbrojnë interesat e Shqipërisë dhe të Dibrës dhe që, thjeshtë, kërkojnë që edhe të tjerët të mos cenojnë interesat tona. Unë jam nga ata që respektojnë kufijtë, pikërisht për këtë unë jam kundër të tjerëve, kur ata kërkojnë të tejkalojnë kufijtë e interesave të tyre n…

25 politikanët më me ndikim të të gjitha kohërave

Revista prestigjioze amerikane “TIME” ka listuar figurat politike, trashëgimia e të cilëve i ka rezistuar kalimit të kohës. Janë 25 politikanë që do të mbeten gjithnjë në histori për shkak të ndikimit të tyre të madh, dhe veprimeve që kanë bërë. /Përgatiti: Endri Farka



1. Mahatma Gandi Nga lëvizja indiane për pavarësi u ngrit një figurë që pak njerëz do ta harrojnë: Mahatma Gandi. Gjatë kohës që punonte si avokat në Afrikë të Jugut, ai në përgjigje të tiranisë, kërkoi mosbindje e qytetarëve, duke i ndihmuar indianët në fushatat në mbrojtje të të drejtave njerëzore. Protestat e tij paqësore jashtë vendit, dhe fushatat kundra varfërisë në Indi e ndihmuan atë të bëhej “shpirti” i luftës për pavarësi. Duke punuar me Jauaharlal Nehru, kryeministrin e ardhshëm të vendit në atë kohë, Gandi e udhëhoqi vendin në protesta paqësore kundra dominimit të vendeve të jashtme si p.sh: protesta kundër taksës britanike të kripës. Ndihma e tij i bëri rrugë ardhjes së Pavarësisë në 1947. Edhe se më pas vend…

Brazili dhe stadiumet e papërfunduara

Situata nuk duket e lehtë, pasi mendohet se përfundimi i ndërtimit të stadiumit mund të bëhet në një kohë kur botërori të ketë filluar rrugëtimin e tij.

Duke u afruar viti 2014, ajo që të shkon në mëndje së pari është evenimenti më i madh futbollistik që ndodhi këtë vit dhe do të zhvillohet ne Brazil. Bëhet fjalë për Kupën e Botës. Duket se ky botëror do të jetë një ndër më të mëdhenjtë dhe ndër më të parët në historinë e futbollit. Mirëpo një histori të veçantë kanë edhe tempujt që do të presin skuadra si Spanja, Brazili, Italia, Gjermania, Argjentina, që presin të na sjellin spektakël. Stadiumet janë ndërtuar midis shumë polemikash. Kjo, pasi Brazili mendohej se nuk do të arrinte që të realizonte të gjithë objektivat. Por duket se tashmë gjithçka është kthyer në normalitet dhe vendi i Sambës do të presë një ngjarje të madhe historike për botën e futbollit. Më poshtë do të japim 4 prej stadiumeve më të bukur të cilët do të jenë mikpritës të sfidave të mëdha. Mirëpo duket se jo gjithçk…

Transferimet zyrtare të skuadrave në Serinë A

Skuadrat e vogla, ato që kanë bërë më shumë transferime. Skuadrat e mëdha, lëvizje të vogla, duke përjashtuar Milanin e Sedorfin. Juvja ndërkohë është përforcuar me Osvaldon, që e ka marrë për shifrën 20 milionë euro.
Më 3 janar u hap zyrtarisht merkatoja e janarit, e cila mbyllet në orën 23:00 të 31 janarit 2014 dhe pas 1 shkurtit të gjithë futbollistët që u skadon kontrata në verë mund të firmosin me cilido klub dëshirojnë. Bien në sy që kampionati Italian dhe skuadrat kanë pasur një periudhë aktive për sa i përket merkatos. Skuadrat e mëdha nuk është se kanë pasur lëvizje, përjashto Milanin që ka bërë disa. Ndërsa skuadrat e vogla, si Atalanta apo Sasuolo, kanë pasur edhe afrime, por edhe largime lojtarësh. Ajo që bie në sy është se në këto lista nuk figurojnë lojtarë “top player” që janë në vlera të mëdha, por kryesisht futbollistë që janë të nivelit mesatar. Skuadrat nuk kanë dashur të bëjnë shpenzime të mëdha dhe prandaj mundohen që të mos kenë shumë kosto në këto transferime për…