Skip to main content

Posts

Showing posts from 2014

SUPLEMENT/Ana e errët e Vatikanit, një histori plot me intriga, tradhti, orgji dhe vrasje

Aty ku ra një perandori, u ngrit një tjetër perandori. Por nëse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dytë ishte një perandori shpirtërore. Cila është historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i të cilit në sferën ndërkombëtare s’krahasohet aspak me masën e tij territoriale. Gazeta “Tirana Observer” iu sjell një speciale të rrallë.

Historia

Perandori Kaligula (37-41) nisi ndërtimin e cirkut në këtë zonë, i cili u përfundua më pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, për të dekoruar cirkun e tij dhe është mbetja e fundit e dukshme. Kjo zonë u bë pjesë e martirizimit të shumë të krishterëve pas zjarrit të madh të Romës në vitin 64. Ky është vendi ku u kryqëzua dhe Shën Pjetri. Përballë cirkut ishte një varrezë e ndarë nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganë të të gjitha llojeve u ndërtuan dhe qëndruan aty deri përpara ndërtimi…

Si po ndikojnë mediat sociale në industrinë e modës

Teknologjia vazhdon të integrohet gjithmonë e më tepër me industrinë e modës duke u shndërruar kështu në një pjesë të pandashme të saj, veçanërisht gjatë pasarelave.
Sipas një studimi të eBay Deals, i cili ka analizuar të dhënat e gjeneruara nga pesë rrjete sociale gjatë Javës së Modës në Nju Jork (New York Fashion Week, 7 – 14 shkurt 2013), është arritur në përfundimin se një numër i madh njerëzish kanë filluar të përdorin mediat sociale për të marrë këshilla mbi garderobën si dhe për t’u informuar mbi trendet e fundit.
Markat më të njohura postonin cicërima gjatë pasarelës si dhe i njihnin përdoruesit më nga afër me koleksionet e tyre në Pinterest.
Cicërimat lidhur me temën e eventit të Javës së Modës në Nju Jork ishin dyfishuar këtë vit krahasuar me eventin e vitit të kaluar. Sigurisht, fotografët profesionistë nuk mund të mungonin në Instagram.
Ndërsa Javës së Modës në Nju Jork i erdhi tashmë fundi, pritet që mediat sociale të ndikojnë po kaq fuqishëm edhe në Javën e Modës në Londër (…

Çfarë mund të thotë dikush për njeriun që besonte se muzika ekziston për nderimin e Perëndisë dhe për kënaqësinë e zemrës?

JOHANN S. BACH, POETI I TINGUJVE


Çfarë mund të thotë dikush për njeriun që besonte se muzika ekziston për nderimin e Perëndisë dhe për kënaqësinë e zemrës? U karakterizua si "poeti i tingujve, gjiganti i papërkulur, i palodhur dhe misterioz", duke besuar gjithmonë në misonin fetar të muzikës, një njeri që tregonte mirënjohjen e tij ndaj Perëndisë, pavarësisht të gjitha aventurave dhe testimeve që kaloi gjatë gjithë jetës së tij. Fetarizimi i tij, muzika dhe vdekja do të lënë shenja të thella tek Bahu, që nga fillimi e deri në fund. Karakteristikat kryesore të këtij kompozitori të madh ishin fuqia e shpirtit dhe kreativiteti, që nuk u përkulte kurrë ndaj vështirësive, por çdo herë çelikoste psikikën e tij dhe vazhdonte të kompozonte gjithmonë në shenjë mirënjohje ndaj Perëndisë dhe duke falur njerëzit.
U lind në Ajzenah të Gjermanisë më 21 mars të vitit 1685. Në të njëjtën ditë vdes vëllai i tij, Johan Jonas. Familja e tij kishte humbur deri atëherë 2 fëmijë nga murtaja që korr…

NJERIU & PERËNDITË / “Fajtor” për krenarinë

Në kulturën greke, arkaike dhe klasike, kur flisnin për sfida ndaj perëndive, autorët zakonisht merrnin distancë dhe shpesh herë dënonin ata që guxonin më tepër sec duhej. Shembulli më tipik është ai i titanit Promete: në shekullin VII para Krishtit, poeti grek Hesiodi e përshkruante bëmën e tij si një rrezik shumë serioz ndaj rendit të ngritur. Dhe lëshonte kështu, në rrëfimin e tij, një dënim pa të drejtë apelimi, edhe sepse me guximin e tij heroi kishte hedhur farën e konfliktit mes njerëve dhe zotave Cdo sfidë ka risqet e vet. Dhe nëse njeriu vendos të shtyhet përtej limiteve që ka vendosur natyra, fati apo rregullat, e di mirë që edhe mund të dështojë. Kështu ishin gjërat në Greqinë e 3 mijë viteve më parë: kush guxonte të kapërcente muret e vendosur nga perënditë, vështirë se ishte i destinuar të shkonte drejt fitores. Trimat nuk mungonin, por banorët e Olimpit e merrnin gjithmonë për keq. Mjafton të lexosh legjendat. Araknida, duke u lëvduar, zemëroi Athinanë; Belerofonti, që be…

EKONOMI / Sekreti i suksesit të “Model Deutschland”

Kështu, i sëmuri i madh i Europës shpëtoi sipërmarrjen dhe shtetin social. Duke mposhtur borxhin e madh publik, papunësinë dhe rritjen e ulët ekonomike. Metamorfoza, frut i reformës së mirëqenies sociale dhe kursimeve ANGELO BOLAFFI Sot Gjermania është një vend i admiruar dhe i lakmuar (ndoshta dikush e ka edhe frikë). Nuk është sigurisht më i miri i mundshëm, por “vetëm” më pak i keqi mes sistemeve socialë europianë që ekzistojnë vërtetë, me përjashtim ndoshta të atij zviceran dhe suedez. E megjithatë, në fillim të këtij shekulli-mijëvjecari, Republika Federale ishte “ sëmuri i Europës”, kështu quhej nga The Economist. Një vend në krizë që nuk dukej në gjendje t’i bënte ballë, pas traumës së ribashkimit, sfidës së dyfishtë që paraqiste globalizimi dhe ndërtimi i unitetit europian. Rritje e ulët ekonomike, papunësi e lartë, borxh publik jashtë kontrolli përballë një zbehjeje shqetësuese të investimeve private. Si ishte i mundur ky transformim i jashtëzakonshëm, cilat ishin arsyet e kësa…

Zbulohet poezia e rinisë/ Melankolia e Çabejt në duart e Konicës

Shkruar nga Violeta Murati
Rastësisht duke gërmuar në arkivin e periodikëve shqiptarë, atë të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, në një prej faqeve kulturore të gazetës “Tomorri”, viti 1943, ndeshëm një poezi të rinisë së gjuhëtarit Eqerem Çabej të titulluar “Melankolia”, shkruar në kohën kur ishte student në Graz të Austrisë. Çabej ja kishte dërguar poezinë e tij, personalisht Faik Konicës, kur ky e boton krah artikullit “Vjershat”, në gazetën “Dielli” në vitin 1926
Rastësisht duke gërmuar në arkivin e periodikëve shqiptarë, atë të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, në një prej faqeve kulturore ndeshëm një poezi të rinisë së gjuhëtarit Eqerem Çabej të titulluar “Melankolia”, shkruar në kohën kur ishte student në Graz të Austrisë. Konkretisht ishte gazeta “Tomorri”, e vitit 1943, e njohur si gazetë e propagandës fashiste, po në fakt faqet kulturore- letrare kishin një qasje të një natyre krejt tjetër. Në vitin e parë të saj, 1941 ishte drejtor Vangjel Koca, që më pas dha dorëheqjen duke e m…