Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2013

TË DALËSH NË BREG… - Rudolf Marku

1. Që herët, që kur kam filluar për herë të parë të lexoj libra, kam besuar, nga instikti, se jam një europian. Jo thjesht sevendi të cilit i përkisja nga prindërit dhe nga gjeografia, ishte në Europë. E ndjeja se Europianizmi kishte diçka shumë më tepër se gjeografia. Më vonë, në rininë time, sidomos në vitet universitare, fillova ta ndjeja se përkatësia ime europiane ishte më tepër se gjithçka tjetër përkushtimi ndaj continuum të kulturës perëndimore. Kisha arritur atë fazë të jetës kur jo vetëm instinkti, por dhe bindja, më thoshin se më tepër nga gjeografia, përkufizimi i identitetit tim ishte përcaktuar nga kultura, nga leximet, nga filmat, nga muzika që dëgjoja, nga përkatësia e prindërve të mi, nga gojëdhanat dhe mitet e ambientit ku jetoja. Por m’u deshën dhe disa vite të mira për të kuptuar se identiteti im ishte përcaktuar sidomos nga e shkuara e vendit ku jetoj. E shkuara është më e rëndësishme nga e sotmja, edhe për arsyen e thjeshtë se e sotmja është vetëm një pikë uji n…

Korrupsioni si marrëveshje e krimit shtetëror - SPARTAK NGJELA

  Po ndjek me vëmendje të gjitha skandalet në Drejtësi. Gazetaria është shumë e dobët, sepse nuk është në gjendje të bëjë dallimin midis krimit shtetëror dhe korrupsionit të thjeshtë. Ngjarjet nuk merren të shkëputura kur është fjala për organet publike: Gjykata, Prokuroria dhe Policia. Këto, duke qenë të pavarura, ose janë kundër krimit, ose janë të bashkuara me të. Në Shqipëri prej njëzet vjetësh ato kanë qenë dhe janë të bashkuara me krimin. 

Mitmarrja, që shihet si një “pagesë” për drejtësi, është naivitet të konsiderohet e tillë, sepse ajo është pjesë e plotë e marrëveshjes së grupimit të krimit shtetëror. Marrëveshjet në krimin shtetëror janë gjithmonë të heshtura. Por janë marrëveshje. Organet publike, kur kanë liruar apo shfajësuar tre apo katër ministra, nuk janë paguar, por kanë zbatuar marrëveshjen. Pikërisht kjo marrëveshje është, në fakt, bërthama ose nukli i krimit shtetëror; sepse këtu, brenda kësaj, vjen e inkorporohet edhe klientela që, në fakt, bën lidhjen midis tregu…

Sfidat e Legalitetit - MENTOR NAZARKO

 Ditët e fundit u zhvillua Kongresi i Partisë së Legalitetit dhe në krye të kësaj partie nuk është më zoti Ekrem Spahia, një lloj drejtuesi historik i kësaj partie, por Sulejman Gjana, drejtues i dikurshëm i Legalitetit në Diasporë. Bir i një familjeje të vjetër legaliste, Gjana, me karrierë teknokrati në shoqërinë belge, që nuk ka akoma një profil publik të spikatur, ka një detyrë të vështirë: ose të tentojë ta ringjallë këtë parti historike nëpërmjet strategjive të reja, ose të vijojë drejtimin e saj në rrugën e paraardhësit, e cila nuk garantoi rritjen e kësaj partie. 

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është shqetësimi për detyrën e tij, por një sprovë e paplotë analitike për një parti historike, siç është Partia e Legalitetit, që në një farë mënyre është partia më e vjetër e skenës politike shqiptare. A ka më kuptim ekzistenca e një partie si ajo, dhe cilat janë sfidat reale të saj parë nga syri i shoqërisë shqiptare? Është krejt e qartë se atashimi pa kushte i kësaj partie si deri më ta…

Gështenjat:Përfitimet, efektet dhe disa fakte interesante

Gështenjat apo ndryshe frutat aromatike me mbështjellës të fortë me ngjyrë kafe të errët, janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave dhe përveç kësaj, kanë më pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arroreGështenjat
Gështenja është një frutë tipike e stinës së vjeshtës, shumë e dashur nga të mëdhenj e të vegjël, për shijen që ajo ka. Sa e sa herë në mbrëmjet e ftohta, familjet mblidhen rreth një tavoline për të ngrënë gështenja të pjekura. Në këto kohë, kostoja nuk është në përputhje me krizën që po kalojmë, por pavarësisht nga çmimi, ne nuk mund të heqim dorë nga kënaqësia e tyre e të ngrënit. Le të shohim bashkë të mirat që na jep kjo frutë dhe kuriozitetet rreth tij:PërfitimetGështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh, sidomos kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe në një masë më të vogël, edhe hekur. Kanë një përmbajtje të lartë kalorike e që karakterizohen po ashtu edhe nga një përqindje e lartë sh…

Enigma: Pse Papa Benedikti dha dorëheqjen?

Papa Benedikti u përball me një kishë të paqeverisshme dhe plot intriga. Një zyrtar i lartë i kishës pranon para një gazetari se cilat nga këto intriga e shtynë drejt dorëheqjesMark Dowd, BBC
Në shkurt, Papa Benedikti XVI tronditi botën kur u bë Papa i parë që jep dorëheqjen në më shumë se 600 vjet. Por vëmendja u zhvendos menjëherë te pasardhësi, zgjedhja e papës së ri. Në mes të kësaj drame, një pyetje nuk mori përgjigje të plotë kurrë – pse Benedikti dha dorëheqjen? Deklarata zyrtare e dorëheqjes së Papa Benediktit flet për kushte të dobëta fizike dhe mendore si shpjegim, por është dyshuar shumë se kishte më shumë se kaq. Dhe hetimet e veta e kanë konfirmuar këtë. Unë shkova të vizitoj kardinalin nigerian Francis Arinze në apartamentin e tij mbi sheshin “Shën Pjetër”. Ai është një nga figurat më të larta të kishës dhe e njeh Vatikanin si dorën e vet. Ai madje për disa ditë u përfol edhe si papë i mundshëm pas Benediktit. Dhe ishte një nga zyrtarët e lartë të kishës që qe i pranishë…

Kurat për sëmundjet e zemrës, mushkërive, astmës dhe gripit

Sëmundjet që përkeqësohen në dimër, mjekët: Si t’i parandalojmë
Gjatë dimrit organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Ndërsa kushtet e motit duket se nuk janë aspak favorizuese, pasi do të ketë përsëri një ulje të temperaturave me 3 deri në 4 gradë celsius, specialistët japin këshillat sesi mund të parandalohen sëmundjet që përkeqësohen në dimër. Në suplemenetin e të së shtunës në gazetën “Tirana Observer” shpjegohen se cilat janë disa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër dhe masat që duhet të merren për trajtimin e tyre. Disa nga sëmundjet që shfaqin më shumë probleme në këtë stinë janë: sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksion të bajameve, veshëve, hundës dhe sinuseve (sinuzite); sëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme, acarim i astmës deri në infeksion…

Mushkëritë, patologjitë më të përhapura në dimër

Mushkëritë, ja cilat janë patologjitë më të përhapura në dimër dhe si ti kurojmë ato
Janë sëmundjet që më së shumti sulmojnë në dimër. I ftohti konsiderohet një ndër shkaktarët kryesorë të patologjive të mushkërive. Me ardhjen e stinës së ftohtë shtohen shumë rastet me infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Por, ato që ndeshen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale. Infeksioni i mushkërive, në terma shkencorë, njihet si pneumonia dhe shkaktohet në pjesën më të madhe të rasteve nga infeksione bakteriale që në stinën e dimrit gjejnë më shumë terren për tu zhvilluar në organizëm. Shkak nuk bëhen vetëm temperaturat e ulta, por edhe mungesa e rrezeve të diellit. Këta dy faktorë ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar. Përveç shkaqeve natyrore që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e sëmundjeve pneumonare, siç janë përdorimi i duhanit dhe niveli i lartë i ndotjes, mund të preken nga këto sëmundje kryesisht edhe ata pacientë, të cilët e kanë sëmundjen të trashëguar nga prindë…