Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2013

Sa më shumë njerëz në garë, aq rekorde do të thyhen

“Të bëjmë përpara”, libri i Sheryl Sandberg, drejtore operative e “Facebook”-ut, flet për femrat, punën dhe dëshira e tyre për të udhëhequr, botimet “Pegi”
Përvetësimi i revolucionit
Mbeta shtatzënë me fëmijën e parë në verën e vitit 2004. Në atë kohë drejtoja sektorët e shitjeve online dhe menaxhimin e operacioneve në Google. Isha bërë pjesë e kompanisë rreth tre vjet e gjysmë më parë, kur fillimi ishte ende i turbullt, kompania kishte disa qindra punonjës dhe selia ndodhej në një ndërtesë të vjetër. Tre muaj pasi kisha filluar punë, Google-i u shndërrua në një kompani me mijëra punonjës dhe i shpërnguli zyrat në një kompleks të madh ndërtesash.Shtatzëninë nuk e pata të lehtë. Të përzierat tipike, që shumica e grave i kanë vetëm në tremujorin e parë, mua më përndoqën gjatë gjithë nëntëmujorit. Shtova thuajse 30 kg dhe këmbët m’u ënjtën aq shumë, saqë më duheshin këpucë dy numra më të mëdhenj dhe arrija t’i shikoja vetëm kur i ngrija mbi tavolinën e kafes. Një inxhinier i Google-it, shu…

Shtyrja e punëve: rruga e kollajtë drejt një jete me strese

Psikologji/ Tri minuta terapi, libri i dy autorëve amerikanë që ndryshon të menduarit në shqip nga “Plejad”, përkthyer nga Aleksandër Loli
Majkëll R. EdelshtajnDejvid Ramsej Stile
Unë nuk e shtyj kurrë për nesër atë gjë që mund ta shtyj edhe deri pasnesër.Oskar Uajlld (1856 – 1900)


Beti ishte një grua rreth të tridhjetave, flokëzezë dhe me tipare delikate. Ajo erdhi të më takonte për shkak të gjendjeve depresive që e kapnin shpesh. Të binte menjëherë në sy gatishmëria e saj për ta kthyer vazhdimisht bisedën te çështja që e shqetësonte. Për shembull, megjithëse ishte truphollë, me përmasa elegante dhe shquhej dukshëm nga plot gra të tjera në lidhje me pamjen e saj fizike, e thoshte shpesh se ishte: “e shëndoshë” dhe “e shëmtuar”. E kisha vështirë ta shmangia përshtypjen që më krijonte me këto fjalë, të cilat mbase do i shkonin më tepër ndonjë misionareje të përkushtuar e fanatike. Me anën e atyre fjalëve ajo donte të thoshte se e ndjente veten si një zhgënjim apo si një dështake e pashpre…

Pesë stuhi që ndryshuan historinë

Këto ditë Europa Veriore po përballet me një stuhi të fuqishme dhe të pazakontë. Dëmet janë të kufizuara këtë herë, por në të shkuarën ka pasur stuhi që me të vërtetë kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, duke shkatërruar ushtri të tmerrshmeMoti
Në historinë e njerëzimit janë shënuar pesë raste kur moti i keq dhe i papritur ka qenë një faktor vendimtar në rrjedhën e ngjarjeve të mëdha, duke i dhënë drejtim tjetër përplasjeve të mëdha.1. Në vitin 480 para Krishtit, perandori i perandorisë së frikshme Perse Kserksi, udhëhoqi një forcë masive të kombinuar tokësore dhe detare për të pushtuar disa qytet-shtete të vogla greke. Më shumë se një e treta e flotës së tij u përplas në brigjet shkëmbore të Greqisë lindore nga një stuhi e pazakontë vere. Flota e dobësuar nga stuhia u mposht më pas nga grekët në një nga betejat më të rëndësishme detare të historisë, Salamis. Demokracia u ruajt në Greqi dhe ky vend filloi pas kësaj epokën e vet të artë, e cila vijon të ndikojë botën sot me disa shpikje…

Një rajon filorus mes vendeve pro-evropiane

Nga James Brook (VOA)

Moldavia dhe Ukraina, dy ish-republika sovjetike, duket të jenë duke nisur rrugën e tyre drejt një anëtarësimi të mundshëm në Bashkimin Evropian. Por midis këtyre dy vendeve gjendet një fraksion i shkëputur shteti që i thotë “Jo” këtij procesi. Bëhet fjalë për rajonin separatist të Moldavisë Transdniester, ku gjuha e përdorur është rusishtja. Duket sikur të jetë Rusi. Vladimir Lenini qëndron përballë Gjykatës së Lartë rajonale. Flamuri lokal përdor simbole të vjetra sovjetike. Një gjeneral carist kalëron në një statujë në sheshin kryesor. Dhe muajin e kaluar, kur Patriarku ortodoks rus Kirill udhëtoi nga Moska për të vizituar këtë manastir, Transdniestri e shpalli ditën pushim zyrtar. Siç tregon harta në këtë shishe vodke, Transdniestri është një rrip i gjatë toke, mes Moldavisë dhe Ukrainës. Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca thotë se ai është një rajon separatist: "Për fat të keq ne mbartim ende këtë konflikt të zgjatur dhe kjo nuk na pëlqen aspak. Treg…

Iluzionet e humbura të Turqisë

Nga Dominique Moisi

Sfida aktuale me të cilat përballet Turqia është tejkalimi i iluzioneve të humbura. Dhe një gjë e tillë nënkupton se Turqia mund të ketë nevojë për Evropën më shumë sesa që është e gatshme ta pranojë. Por a është Evropa sot më e gatshme sesa dje që të përfshihet në bisedime serioze me Turqinë?


Paris, tetor – “Ditë pas dite, Evropa po largohet gjithnjë e më shumë nga Turqia”, deklaroi gjatë javës së kaluar Egemen Bagis, ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian. Por edhe e kundërta vlen: me një përzierje të zhgënjimit dhe vendosmërisë, Turqia ka filluar që të distancohet nga Evropa gjatë viteve të kaluara. “Po qe se nuk na doni, atëherë edhe ne nuk ju duam”, duket se po thonë turqit. Në të vërtetë, pothuajse tre vjet pas fillimit të “Pranverës arabe”, Turqia është më shumë në kërkim të vetes, sesa të Evropës, madje edhe pasi që ka nevojë më shumë për Evropën, sesa që është e gatshme ta pranojë. Cila është Turqia sot, cilat janë vlerat dhe cili është fati i saj n…

Numri i anëtareve të LinkedIn arrin deri në 250 milion

LinkedIn ka aktualisht 259 milion përdorues aktivë në muaj, një rritje e konsiderueshme duke marrë parasysh se tremujorin e kaluar numri i tyre ishte 238 milion, ndërsa vitin e kaluar ka qenë 187 milion.Kjo shifër e cila është bërë publike së bashku me rezultatin e të ardhurave të kompanisë për tremujorin e tretë, e rendit rrjetin social profesional para Twitter-it i cili, deri në tremujorin e fundit ka numëruar plot 230 milion përdorues aktivë.Megjithatë LinkedIn qëndron pas Google+ (300 milion) dhe Facebook (1.15 miliard deri në tremujorin e dytë të këtij viti).Jeff Weiner, drejtues ekzekutiv i LinkedIn, është shprehur: “Rritja e numrit të përdoruesve dhe angazhimi i tyre kanë ndihmuar në përftimin e këtyre rezultateve të përmirësuara gjatë tremujorit të tretë.Ne do të vazhdojmë të ofrojmë akoma më tepër vlera ndaj profesionistëve nëpërmjet investimit në produktet themelore dhe iniciativave strategjike si aplikacioni mobil i LinkedIn, studentët dhe platforma e profesionale e publiki…

Google+ zgjeron URL-të e posaçme për më tepër njerëz

Më nuk keni nevojë të jeni një person shumë i famshëm për të marrë një URL të kotë në Google+.Edhe nëse jeni një person i zakonshëm, tani mund të merrni një lidhje të posaçme e cila është e mundshme për t’u mbajtur mend, nëse i plotësoni disa kushte të lehta.Nëse keni një foto në profil, keni 10 ose më tepër ndjekës dhe një llogari që është të paktën për 30 ditë e më tepër e vjetër, thjesht vizitoni profilin tuaj për të kërkuar vargje të rëndomta të karaktereve në URL-në tuaj.Sidoqoftë, brendet dhe bizneset duhet të lidhin uebfaqet e tyre për t’u verifikuar për ta shijuar këtë përfitim.Në rast se ende duhet të prisni derisa të arrijë opsionin i përmendur në faqen tuaj, prisni pak, pasi Google planifikon që ta bëjë shtimin e kësaj veçorie për më tepër llogari përgjatë javës. (PCWorld Albanian)

Si të përmirësojmë mundësitë për të gjetur një vend pune

Nuk ka kuptim të bëni një numër të madh aplikimesh në punë të papërshtatshme, sepse aplikimi juaj vetëm do të refuzohet, kështu që përqendrohuni në punë që përshtaten me edukimin tuaj, eksperiencat e mëparshme dhe qëllimin e karrierës suaj

Kur ju kërkoni punë, ju duhet të jeni në dijeni të plotë të aftësive tuaja. Kjo do t’ju ndihmojë të gjeni punën e ëndrrave në një mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejtë. Më poshtë janë disa këshilla se si mund të përmirësoni perspektivat e karrierës suaj gjatë kërkimit të punës. Kuptoni aftësitë tuaja ekzakte dhe përqendrohuni vetëm në këto punë ku ju jeni të kualifikuar. Nuk ka kuptim të bëni një numër të madh aplikimesh në punë të papërshtatshme sepse aplikimi juaj vetëm do të refuzohet, kështu që përqendrohuni në punë që përshtaten me edukimin tuaj, eksperiencat e mëparshme dhe qëllimin e karrierës suaj. Kjo do të sjellë në dërgimin e më shumë aplikimeve cilësore.Shkruani një letër motivimi që bie në sy
Letra e motivimit është shansi për të robëru…

Lotaria Amerikane, këtë javë mbyllen aplikimet, si do të bëhet përzgjedhja e fituesve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara sqaron se duhet ta plotësoni vetë formën e regjistrimit, pa ndihmën e një “Këshilltari për vizat”, “Agjenti të vizave” ose personave të tjerë që ju ofrojnë ndihmë

Ditën e shtunë më 2 nëntor do të mbyllen aplikimet në Lotarinë Amerikane 2014. Deri tani ka pasur një numër të lartë aplikimesh nga të gjitha qytetet dhe vihet re një interes në rritje nga ana e shqiptarëve. Ambasada Amerikane bën të ditur se sistemi do të mbyllet më 2 nëntor dhe askush nuk mund të aplikojë pas kësaj date. Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i Lotarisë, duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmërisë në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantë nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara sqaron se duhet ta plotësoni vetë formën e regjistrimit, pa ndihmën e një “Kës…

Dashuria sekrete e Mbretit Zog

Donald William Robertson Boyd/ 26 vjet pas realizimit të filmit Aria ku Mbreti Zog i shqiptarëve shfaqet si një burrë romantik, që i kishte rrëmbyer zemrën një vjenezeje të martuar, një nga regjisorët e këtij filmi Donald William Robertson Boyd rrëfen kohët kur kërkonte detaje mbi Shqipërinë/ Një rrëfim për karrierën e tij si regjisor dhe kinemanë sot…Alda Bardhyli
“Unë nuk jam një anglez i ftohtë”. Donald William Robertson Boyd, një nga personazhet më të njohura të kinemasë britanike, shprehet kështu teksa tregon për atë çfarë dëgjon shpesh për anglezët në udhëtimet e tij në Europë. “Burrat anglezë nuk janë të ftohtë, kur ata bien në dashuri”, thotë ai, teksa përpiqet të japë subjekte të historisë së dashurisë nga kinemaja britanike, apo letërsia. Ai vetë shkruan. Romani i tij “Sekretet e Margotës” ka qenë në listën e librave më të lexuar të “The guardian”. Në qendër të tij është historia e Margotës, një trapiste e cila përballet me sekrete dashurish të fshehura të pacientëve të saj. …