Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2013

Presidenti Obama ia kthen Kongresit të drejtën për të shpallur luftë

Nga Ruben Avxhiu,Illyria New YorkPresidenti thotë se ka vendosur që duhet ta ndëshkojë Sirinë ushtarakisht dhe se ushtria është gati, por se ka marrë edhe një vendim të dytë, se do të veprojë vetëm nëse i jep leje KongresiPresidenti Barack Obama bëri një hap historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u bërë i pari president që ia kthen Kongresit të drejtën për të shpallur luftë.
Sot, inspektorët e OKB-së u larhuan nga Siria, 10 ditë mbasi regjimi në fuqi ndërmori një sulm vrastar me armë kimike, duke mbytur me gaz civilë të pambrojtur shumë prej të cilëve gra e fëmijë.
Presidenti Obama kishte paralajmëruar se nëse regjimi i Al-Assad-it do të përdorte armë kimike, kjo do të përbënte një vijë të kuqe që do të shkakonte një përgjigje ndëshkuese nga SHBA dhe komuniteti ndërkombëtar.
Pak minuta më parë, në një konferencë urgjente për shtyp, Presidenti Obama deklaroi se kishte vendosur se duhej që ta ndëshkonte Sirinë ushtarakisht. Ai tha se Komanda e Lartë ushtarake amerikane i kishte …

Kosovari i këndon Berishës në plazhin e Velipojës (Video)

Mediat shqiptare kanë publikuar videon e një shqiptari nga Kosova i cili i ka kënduar këngë me qifteli Kryeministrit në largim të Shqiërisë, Sali Berisha. “Edhe pse elektorati në Shqipëri, nuk preferoi që ai të vazhdojë të qeverisë vendin, për shqiptarët e Kosovës, vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm. Kosovarët e kanë dëshmuar, se Sali Berishën e kanë idhull. Ata e kanë futur atë thuajse në të njëjtën linjë me heronjtë e tyre të luftës, duke i thurur me dhjetëra këngë.Këtë e dëshmon edhe një turist nga Kosova, i cili me ciftelinë e tij, në bregdetin e Velipojës, i këndon politikanit më të adhuruar në Kosovë.

Këshilla për flokë të shëndetshëm

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve.
Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut.Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore.Këshilla kundër zbokthit
Zgjidhja e parë për zbokthin është aloe vera. Fërkojeni xhelin e aloes verës në skalpin tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë një herë në javë. Për të trajtuar zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në skalp. Një trajtim tjetër i efektshëm kundra zbokthit është dhe përzjerja e një luge caji lëng limoni me 2 lugë caji uthull. Përzjerja duhet masazhuar në skalp dhe më pas të shpëlahet .Këshilla kundë…

5 filmat që ju bëjnë të besoni te ndjenja e dashurisë

Janë kryesisht histori dashurie, të veshura edhe me ndonjë tis humori. Kanë bërë sa e sa njerëz të lotojnë, pavarësisht se janë krijuar shumë dekada më parë. Duke i parë këta filma gjithsecili do të përjetojë ndjenjën e ekzistencës së dashurisë!
5 filma dashurie
Nga vargu i komedive romantike që dalin çdo vit në kinema, disa lloje prej tyre të japin shpresë… Shpresë që dikush ekziston në këtë botë, që ju pret nga ana tjetër duke ju hequr dyshimet, komplekset dhe frikën tuaj…
1) Faqet e jetës sonë, nga Nick Cassavetes“Faqet e jetës sonë” është një odë për dashurinë e përjetshme. Çdo ditë Noah lexon të njëjtin libër, Allie, i cili është i prekur nga sëmundja e Alzheimerit. Ai libër, në fakt, është historia e tyre…Pavarësisht nga të gjitha ndarjet dhe provat, dashuria e tyre, me një pastërti të qartë, arrin të mbijetojë.

2) Ditari i Bridget Jones, nga Sharon MaguireHistoria e Bridget Jones është e njëjtë si e të gjithë atyre të cilët nuk janë të lidhur. E ngathët dhe e pakënaqur me veten, Br…

SHBA, ashensor “ekologjik” për shtëpinë mbi pemë (Video)

Fëmijë apo të rritur qofshin është e kot ta mohojnë se  ëndrra për të pasur një shtëpi mbi pemë “fshihet” me kalimin e moshës. Ethan Schlussler, nga Sandpoint, në Idaho, është shembulli më tipik.Ai ka ndërtuar një shtëpi të madhe mbi një pemë 9 metra të lartë dhe për të shkuar deri atje ka gjetur një mënyrë origjinale: një “ashensor” me pedale…

Demokracia dhe ligji islamik

“A duhet një komb të përkufizohet nga gjuha dhe territori apo nga partia në pushtet dhe feja?”, pyet shkrimtari dhe filozofi anglez, Roger ScrutonRoger Scruton, BBCPër të kuptuar se çfarë po ndodh sot në Lindjen e Mesme duhet ta hedhim vështrimin pas, në fund të Luftës së Parë Botërore. Perandoria Austro-Hungareze ishte shkatërruar dhe nga rrënojat u shfaq një grup shtetesh-kombe.Këto shtete-kombe, që përfshinin Austrinë, Hungarinë, Rumaninë dhe Çekosllovakinë, nuk ishin krijime arbitrare. Krijimet e tyre pasqyronin ndarjet e kahershme të gjuhës, fesë, kulturës dhe etnicitetit.Dhe megjithëse e gjithë marrëveshja u prish brenda dy dekadave, kjo ndodhi pjesërisht për shkak të ngritjes së nazizmit dhe komunizmit, dy ideologji pushtimi.Sot ne i marrim shtetet-kombe në qendër të Europës për të mirëqena. Ato janë ente politike, secili me një qeveri të zgjedhur nga qytetarët që jetojnë në tokën e tyre.
Kur Perandoria Austro-Hungareze ra, ashtu bëri edhe Perandoria Osmane, territoret e së cilë…

Rreth debatit për sjelljen e medias ndaj pushtetit

nga Mero Baze


Nën pushtetin e Berishës, TV Klan nuk ishte thjesht një media pro pushtetit, por një pushtet kundër medias.

Kolegu ynë nga Prishtina, Baton Haxhia, ka tentuar të ngrejë një pyetje të parakohshme rreth sjelljes së medies me qeverinë e re, dhe ka tentuar të bëjë një paralelizëm mes sjelljes së TV Klan ndaj pushtetit të Berishës dhe mundësisë së sjelljes së njëjtë të Top Channel. Debati që rreket të hapë është serioz, por argumentet nuk janë serioze. Në thelbin e sjelljes së mediave ndaj pushtetit në Shqipëri nuk qëndron dëshira e mediave për t’u servilosur apo për të bërë opozitë, por vendimi i pushtetit për t’i bërë ato servise të vetat. Kjo që them është pak fyese për median, por është e vërtetë.
Ajo që nuk qëndron si argument, është paralelja mes TV Klan dhe Top Channel. Këto dy media kanë histori të ndryshme themelimi dhe zhvillimi, dhe po ashtu histori të ndryshme profesionale. Klani qysh në fillim ka startuar si një media servis për politikën, ose më mirë të themi ser…

SUPLEMENT/ Të gjitha sëmundjet e femrave, si kurohen ato në kushtet e shtëpisë

Ai që të gjithë vlerësojmë në jetë është shëndeti, pa të asgjë nuk do të kishte kuptim. Për këtë arsye vendimi më i mirë që mund të marrim është të bëjmë të pamundurën për parandalimin e sëmundjeve në trupin tonë para se ato të avancojnë dhe gjithçka të bëhet më e vështirë. Megjithatë, jo gjithçka varet në dorën tonë, për këtë arsye na nevojiten këshilla për kurimin apo nëse është e mundur për shërimin e plotë të sëmundjes. Suplementi i përjavshëm i gazetës “Tirana Observer” këtë herë i dedikohet vetëm femrave. Këtë javë suplementi bën fjalë për shëndetin e femrës, për kistin në vezore, kancerin në gji, menopauza e deri tek zemra. Shëndeti i femrës, ndryshe nga i mashkullit, është i kërcënuar nga një numër më i madh sëmundjesh. Për të gjithë, të paktën, një herë kemi dëgjuar diçka për kancerin e qafës së mitrës. Edhe pas informacionit të marrë ende kemi dilema se çfarë është ky kancer, kur na rrezikohet seriozisht jeta prej tij dhe mbi të gjitha, si mund të mbrohemi. Mund të jemi në d…