Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2013

Gjermania hap dyert për fuqi punëtore nga vendet jashtë BE

Në Gjermani mungon fuqia punëtore. Jo vetëm tek akademikët, por edhe në profesione të tjera ka mungesa, shkruan ‘Dojçe Vele’. Tanimë Republika Federale po hedh sytë jashtë Gjermanisë. Jochen Mann, përgjegjës për vendet e punës në firmën e mesme KBA në Radebeul, ndodhet para një problemi. Për 30 vendet e punës që ai duhet të plotësojë deri në vitin e ardhshëm, nuk gjenden aplikantët e duhur. “Si rregull, për një vend pune konkurrojnë tek ne 60 vetë për 30 vende pune”. Në qytetin e Dresdenit firma e tij gëzon një emër të mirë dhe nuk ka aq shumë probleme. “Nuk jam i shqetësuar për numrin e aplikimeve, më shumë më shqetëson gjetja e njerëzve të duhur”. KBA është një prodhues makinerish që kërkon aktualisht njerëz të talentuar në fushën e teknikës. Tetë nga 30 vendet e punës janë të rezervuar për mekatronikë, një profesion i ri që gërsheton punën e mekanikut të dikurshëm me teknologjinë e avancuar të teknikës sot. Ata duhet të jenë të përgatitur mirë sidomos në fushën e fizikës. “Kemi shp…

Si t’u mbijetosh pushimeve të verës: Të bësh (dhe të heqësh qafe) miq

Stuart Heritage


Nëse ti je një tip njeriu që shkon me pushime për të takuar njerëz, mund të jetë koha t’i hedhësh një shikim të mirë vetes. Në një kohë, gjatë lindjes së marrëdhënies suaj, miqtë tuaj të rinj të pushimeve do i bëjnë vetes një sërë pyetjesh. Pyetje që mund të përfshijnë: “Si këta njerëz e kuptojnë emrin tim?”,”Duhet të ha me ta përsëri?” dhe “ Oh Zot, po sikur ata të jenë qejflinj?”
Përgjithësisht, miqësitë e pushimeve janë më të këqijat. Oh, sigurisht, ato fillojnë mjaft mirë – zakonisht me {nga jeni ju?} dhe {si ishte fluturimi juaj?} — por kjo kurrë nuk zgjat. Nga dita e dytë, ata janë lidhur me ty. Nga dita e tretë, ti përpiqesh të vësh re mangësitë e tyre të qarta psikologjike. Nga dita e katërt, ti shmang me qëllim përpjekjet e tyre për vëmendje tek darka. Nga dita e gjashtë, ti je kaq shumë i lodhur nga të dëgjuarit rreth shokut të tyre mendjelehtë të punës saqë ke filluar të mbyllësh gjithë aktivitetet, madje edhe ato që ata kanë pasur shumë pak interes. Dita e sh…

Itali, një universitet për akulloren

Njerëz nga e gjithë bota vijnë për të mësuar si përgatitet akullorja perfekte. Universita del’ Gelato është hapur në vitin 2003 dhe ndodhet pranë Bolonjës, në ndërtesat qendrore të firmës Carpigiani, prodhuesit më të madh në botë të makinerive të gelato-s. Një javë në këtë universitet kushton afërsisht 900 euro dhe kurset variojnë nga një në katër javë


Italianët e njohur për picat, spagetit, ekspresin dhe kapuçinon e kanë shtuar leksikun kulinar botëror edhe me fjalën gelato, dhe madje kanë dhe një universitet ku mësohet arti i përgatitjes së akullores italiane. Njerëz nga e gjithë bota vijnë për të mësuar si përgatitet akullorja perfekte. Universita del’ Gelato është hapur në vitin 2003 dhe ndodhet pranë Bolonjës, në ndërtesat qendrore të firmës Carpigiani, prodhuesit më të madh në botë të makinerive të gelato-s. Një javë në këtë universitet kushton afërsisht 900 euro dhe kurset variojnë nga një deri në katër javë. Ngjitur universitetit ndodhet Muzeu i Kulturës dhe Teknologjisë së Aku…

Kina sulm kibernetik universiteteve kërkimore amerikane

Gjithashtu, sulme hakimi bëhen dhe nga Rusia e Vietnami. Universitetet, sidomos ato që përmbajnë informacione për grimca patogjene, janë vënë në alarm. Dhe kanë marrë masa sigurie për rrjetet e tyre


Universitetet kërkimore të Amerikës, mes qendrave më të hapura dhe të fuqishme të këmbimit të informacionit në botë,  janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike, ku shumë prej tyre mendohet të vijnë nga Kina, me miliona përpjekje për pirateri çdo javë. Kampuset janë detyruar të shtrëngojnë sigurinë, të kufizojnë kulturën e tyre të hapjes dhe të përpiqen të përcaktojnë çfarë është vjedhur.
Zyrtarët e universiteteve thonë se disa nga përpjekjet e piraterisë kanë arritur të shkojnë deri në fund. Por kanë refuzuar në dhënien e specifikave të mëtejshme, më shumë sesa përfshirjen e vjedhjes së të dhënave personale, si numrat e sigurimit shoqëror.
Ata bëjnë me dije se shpesh nuk e kuptojnë për sulmet derisa është shumë vonë, ose kurrë dhe madje edhe pasi zbulojnë vjedhjen nuk janë në gjendje të tho…

Zbulohet lidhja mes rrezikut të kancerit dhe gjatësisë

Një studim nga Universiteti Yeshiva i Nju Jorkut, analizoi 20 928 gra që e kishin kaluar menopauzën dhe rreziqet që u kanoseshin nga kanceri
Studimi
Nga “The New York Times”


Një analizë e bërë mbi 20 928 gra që e kishin kaluar menopauzën, tregoi se sa më e gjatë të ishte një grua, aq më i lartë ishte rreziku për prekjen nga lloje të ndryshme të kancerit, si për shembull ai i gjirit, i zorrës së trashë dhe i lëkurës.
Zbulimi, i publikuar në “Cancer Epidemiology, Biomarkers and Prevention”, nuk pritet të ndryshojë rekomandimet për shqyrtimin e shenjave dhe as të alarmojë ato që kanë shtat të lartë.
Përkundrazi, shprehen shkencëtarët, lidhja midis gjatësisë dhe kancerit mund t’i ndihmojë kërkuesit të studiojnë hormonet dhe faktorët e rritjes, që ndikojnë në gjatësi dhe që mund të luajnë gjithashtu një rol në krijimin e kancerit.
“Ne dimë që kanceri është një sëmundje në të cilën hormonet dhe faktorët e rritjes modifikojnë gjëra”, thotë Geoffrey C. Kabat, një epidemiolog në departamentin e epid…

Kina rrezikon të ndjekë Japoninë në komën ekonomike

Megjithëse një vend ende i varfër, Kina po përballet me një sektor krediti shumë të fryrë dhe me investime publike, të cilat realisht nuk nxjerrin fitime. Përgjigjet e qeverisë janë të ngjashme me ato të Japonisë dy dekada më parë
Analiza
Wayne Arnold, Reuters

Pas shumë dekadash kopjimi të mrekullisë ekonomike japoneze të prirur nga rritja e eksporteve, Kina duket se është përballë rrezikut të vijimit në të njëjtën lloj kome ekonomike nga e cila Japonia po përpiqet të zgjohet që prej 20 vjetësh.
Kina po përpiqet të shpëtojë veten nga vesi i mësuar nga fqinji i vet më i zhvilluar: varësia nga rritja e prirur nga eksportet si dhe nga investimet e furnizuara nga tregu i kreditit. Kjo e ka lënë ekonominë e saj të shtrembëruar, thonë ekonomistët, me investime masive të tepruara në prona dhe industri, të cilat po humbasin me shpejtësi avantazhet e tyre në kosto, nga minierat, tek elektronika, te makinat dhe tekstilet. Pagat po rriten ndërsa fitimet mbi investimet e reja po ulen me shpejtësi.
Ndë…

Disa faktorë mbi prishjen e dhëmbëve

Gjeneza – ёshtё faktori mё kryesor qё ndikon nё prishjen e dhёmbёve na ёshtё e njohur qё nёqoftёse njё familje ёshtё e atakuar mё tepёr nga kariesi ka mundёsi qё edhe antarёt ,pasardhёs tё trashёgojn tё njejtёn shёmundje.

Gjinia -nё bazё tё tё dhёnave nga shoqata e stomatologёve ,dhёmbёt te gjinia femrore janё mё tё atakuar se tek meshkujt.Mendohet se arsyeja kryesore ёshtё nё ndryshimet hormonale.
Mosha -prishja e dhёmbёve ёshtё mё shumё sёmundje e tё rinjёve ,ajo tek mw tw moshuarit zvogёlohet,qё nёnkupton se tek tё moshuarit ёshtё mё pak ёshtё e pranishme.Mosha prej 12-20 vjece konsiderohet si periudhё me mё shumё karies ku gjatё kёsaj periudhe prishen mё tepёr dhёmbё ,por dhe nё shumicёn e rasteve ndodhё edhe tё nxirret dhёmbi.
Raca – humultimet tregojn proporcionalitet nё mes racave ku edhe pse raca e bardhё ka pёrqindje tё dhёmbёve me tё atakuar nga ajo e zezё,prap se prap vlerat janё gati se tё pёrafёrme.
Hormonet dhe vitaminat – çdo crregullim hormonal i manifestuar nё formё tё hi…

Top ngjyrat që janë në trend këtë vit

Po ju sjellim një gamë të ngjyrave që do të jenë atraktive këtë vit, disa prej të cilave kanë mbijetuar edhe nga sezoni i mëparshëm, dhe disa kanë fituar vetëm kalimin e tyre në këtë shkallë.
Ngjyra e gjelbër e mentës
Edhe pse kjo ngjyrë dhe hije nuk i përshtatet saktësisht të gjithëve, ata që e kanë të preferuar këtë ngjyrë me të drejtë mund të gëzohen. Nëse keni lëkurë të zbehtë, dhe të veshur keni këtë ngjyrë, për shembull, një fustan ngjyrë të mentës, apo në ngjyrë ulliri, është më mirë që të mbani edhe aksesorët me këtë ngjyrë.Korale
Ngjyra korale është një nga zgjidhjet më të preferuara të dizajnerëve për këto dy vite raddhazi dhe si duket nuk është duke e humbur popullaritetin e saj. Prandaj, në qoftë se keni ndërmend që të shtoni në vargun që është në veshjet tuaja, gjithsesi bëjeni këtë. Këtë ngjyrë mund të përdorni për të veshur një bluzë apo çantë imponuese të palosur – zgjedhja është e juaja!
Pambuku karamele roze
Nëse ka ndonjë ngjyrë që është e butë dhe femërore, atëherë ajo …

Infarkti i zemrës – shenjat dhe simptomat

Kur qarkullimi i gjakut të pasur me oksigjen ndërpritet papritur në një pjesë të muskulit të zemrës, atëherë ndodh sulmi në zemër (infarkti i miokardit). Sulmi në zemër është një nga ‘vrasësit’ lider të të dyja gjinive, por lajmi i mirë është se ekzistojnë terapi të shkëlqyera, të cilat mund të shpëtojnë jetë.


Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër
Jo të gjithë infarktet fillojnë papritur me dhimbje gjoksi, ashtu si tregohen nëpër filma. Studimet kanë treguar se 1/3 e pacientëve që kanë përjetuar infarkt nuk kanë pasur dhimbje në gjoks.Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër dallojnë nga personat e ndryshëm, diku janë më të lehtë, diku më të rëndë. Ka njerëz që nuk kanë aspak simptoma – ky quhet infarkti i heshtur.Dhimbja në gjoks ose sikleti – është simptoma më e shpeshtë. Në shumicën e rasteve lajmërohet në qendër ose në anën e majtë të gjoksit, zgjat pak minuta ose largohet dhe lajmërohet përsëri. Sikleti mund të jetë si presion, ngushtim, plotësi ose dhimbje.Ndërsa ndjeshmëria mund…

Ja kush janë 12 miliarderët pa shkollë

Dell u regjistrua për biologji në Universitetin e Teksasit, por kalonte më shumë kohë duke u marrë me pjesët e kompjuterëve, sesa duke lexuar librat. Në vend që të studionte, ai filloi të shiste kompjuterë të rinj, nëpërmjet reklamave në gazetat lokale. Me gjithë ato para nëpër duar, ai vendosi të mos kthehej më në shkollë. E la universitetin në moshën 19-vjeçare, për të drejtuar kompaninë që do të merrte emrin “Dell Inc”. Vetëm brenda pak viteve, shitjet vjetore të “Dell Inc” i kaluan 100 miliardë dollarë. Edhe një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe krijuesi i “Microsoft”-it, Bill Gejts, në fakt nuk e ka përfunduar universitetin. Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar atë të ketë sukses të madh. Li Kashing dikur ishte thjesht një emigrant i varfër e më pas ai nisi të shiste lule plastike në Hong-Kong, në vitet ‘50. Tani ai është njeriu më i pasur në Hong-Kong. Sheldon Adelson, djali i një taksisti nga Bostoni, mori 200 dollarë borxh në moshën 12-vjeçare për të filluar të shiste gazeta. F…

Shëndeti dhe bukuria

Hipertensioni, ja dhjetë ushqimet që e mposhtinLajmëtari ShqipatShëndeti dhe bukuria - 8 hours agoPresioni i lartë i gjakut është faktor kryesor që shkakton hipertension e zemrës, sëmundje celebro-vaskulare, sëmundje të veshkave dhe sëmundje të tjera. Një nga ndërlikimet kryesore të saj, është infarkti i miokardit, hemorragjia cerebrale, tromboza cerebrale, mosfunksionim i veshkave, e kështu me radhë.. Ka shumë mënyra për të parandaluar presionin e lartë të gjakut, mënyra më e mirë është ajo parandaluese nga përdorimi i ushqimeve. Në përgjithësi, përdorimi në sasi të mëdha i kripës, njihet si shkaku kryesor i hipertensionit. Nga studimet e bëra me grupe njerëzish, ata që përdo...more »Lëngu i shegës nxit intimitetinLajmëtari ShqipatShëndeti dhe bukuria - 2 days agoNë kohët moderne, kur ritmi i jetës është frenetik dhe niveli i stresit asgjëson shpesh dëshirën seksuale, ekspertët thonë se lëngu i shegës mund të jetë një zgjidhje alternative. Shega futet në kategorinë e frutave të shënd…