Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2013

Skandal, këngëtarja serbe mikson këngën e shenjtë myslimane (VIDEO)

Këngëtarja serbe,  Jelena Karleusa ka mbajtur një koncert më datë 15 qershor në Usce dhe ajo që vërehet në këngën “Duboko Ranjena” mund të jetë një fakt shokues për botën islame. Kënga “Duboko Ranjena” (në shqip "Plaga e Thellë") e cila ishte një prej këngëve që duhej të performonte këngëtarja në Usce, në titull mban parashtesën “arabic mix”, por në fakt kënga fillon me pjesë kënge, që është thirrje për lutje e që këndohet në xhamitë myslimane. Ende është e pa kuptueshme se si mund të ketë marrë të drejtën Karleusa që të shfrytëzojë pjesë të një kënge, që del nga libri i shenjtë i myslimanëve. Mediat serbe raportojnë po ashtu se Karleusa në po këtë koncert nuk përjetoi momente të mira, pasi ai dështoi për shkak të keq./Telegraf/
Gjykoni edhe vet, nga video më poshtë...

Grupi i gjakut, tregon karakterin tuaj!

Në disa vende të botës, si për shembull në Japoni, grupi i gjakut pasqyron karakterin e njerëzve, ngjashëm sikurse ne që kemi horoskopin.
Madje, të dhënat për grupin e gjakut mund t’i gjeni te çdokush në profilet e rrjeteve sociale dhe kështu me radhë. Lexoni se si ndikon grupi juaj i gjakut, sipas kulturës japoneze.

Grupi A

Personat me këtë grup gjaku janë të vyeshëm, seriozë, të ndjeshëm, të durueshëm dhe të përmbajtur. Ata janë partnerë të shkëlqyeshëm dhe e duan shoqërinë e tyre prej të cilëve presin përkrahje çdoherë kur përjetojnë ndonjë periudhë të stresuar në punë. Janë prindër të mirë të cilët me padurim e presin të kthehen në shtëpi nga puna për tu relaksuar me familjen e tyre. Ana negative e tyre është se ata shpeshherë merren me imtësira dhe janë të tensionuar.

Grupi B

Janë të mbushur me pasion, kreativë dhe të fortë emocionalisht. Sipas japonezëve, duhet të qëndroni sa më larg këtyre personave pasi që ata janë shumë vetjakë dhe të papërgjegjshëm.

Grupi AB

Janë të përmbledhur, ra…

Telenovelat, ngritja e fuqisë së butë të Turqisë

Ndërsa disa në Ballkan ankohen për vëmendjen e tepruar që po u kushtohet telenovelave turke në rajonin tonë, në botën arabe ato po shihen si simbol i rritjes së ndikimit kulturor të Ankarasë dhe si simbol i pushtetit të butë

Nathan Williams, BBC


Ndërsa telenovelat turke mbërrijnë te gjithnjë e më shumë shikues në botën arabe, shfaqja në ekrane e myslimanëve që pinë alkool apo hyjnë në marrëdhënie jashtëmartesore po bëhet gjithnjë e më e pranishme. Por kjo po prezanton edhe një imazh të ri në marrëdhëniet mes një burri dhe një gruaje.
Në fillim të protestave që mbërthyen së fundmi Turqinë, gazetarët kapën një protestues për ta veçuar nga të tjerët. Kishte një mjekër elegante mes një turme të rinjsh në sheshin “Taksim” të Stambollit.
Më pas ai u takua me Kryeministrin e Turqisë si pjesë e një grupi që shpresonte të ndërmjetësonte mes qeverisë dhe demonstruesve. Ky njeri është Halit Ergenc dhe ai është i njohur në skenën ndërkombëtare përgjithësisht për rolin e tij si sulltani – rrjedhimisht…

Fair play - EDMOND TUPJA

Nëse ekziston një fjalë që karakterizon më së miri gjithë betejat politike të këtyre njëzet e ca viteve të fundit në Shqipërinë tonë postkomuniste, kjo është fjala “konfliktualitet”. E majta dhe e djathta, për të qëndruar në pushtet me çdo kusht, krijuan një klimë mosbesimi politik te njëra-tjetra dhe acarimi shoqëror me nuanca të theksuara tifozllëku militant. Më kot, në regjimin komunist, ngulej këmbë se i gjithë vendi udhëhiqej nga parimi i vënies së politikës në plan të parë; në fakt, kjo parullë u bë realitet vetëm pas shembjes së tij: Ende sot e kësaj dite shqiptarët merren më shumë se kurrë me politikë duke u hedhursa nga njëri krah në tjetrin sipas proverbit të mirënjohur “Për inat të sime vjehrre do të fle me mullixhiun”; për vite të tëra, sukseset e secilës palë në pushtet paraqiten gati sistematikisht si dështime nga pala tjetër në opozitë dhe anasjelltas.
Ndërkohë, fjala “konsensualitet” u shfaq në gjuhën shqipe si term i fjalorit politik, por, në përgjithësi, kurrë nuk ar…

KUSH PA KE NUK MUNDET: ESTRADA VS MEDIAT?!

KUJDESI I VIP-AVE PER TRUPIN E TYRE!

60 Sekonda: Blerim Xhemajli

Media, termometri i demokracisë

nga Rudina Hoxha

Konferenca 9-orëshe “SPEAK UP 2”, e organizuar të enjten e kaluar në zemrën e Brukselit nga Komisioni Europian, me praninë e 400 pjesëmarrësve, nga të cilët edhe gazetarë nga Shqipëria, Ballkani Perëndimor e Turqia, do t’i mëshonte edhe një herë faktit se, nëse do të shikosh nivelin e zhvillimit të demokracisë së një vendi, shikoji median.

Para gjithë atij auditori të madh, Komisioneri i Lartë për Zgjerimin, Stefan Fule do ta shpjegonte këtë ide thjesht dhe në mënyrë shumë informale, që edhe një qytetar i thjeshtë ta kuptonte. “Mbaj mend se kur isha i vogël, nëna ime do të më maste temperaturën sa herë nuk do të ndihesha mirë. Në të njëjtën mënyrë, do të thoja se liria e medias është termometri i një demokracie të vërtetë”, – tha ai.

Dikush tjetër në sallë do ta krahasonte lirinë e shprehjes dhe atë të medias me ligjin e gravitetit të Njutonit, që e bën kozmosin të ekzistojë; apo si ajrin që thith çdo njeri. E pra, duke parë rëndësinë e madhe të kësaj fuqie në jetën dh…

PD, kryetar i ri, apo formatim i ri?

AGIM BAÇI

Dorëheqja e Berishës nga kreu i PD-së, pa dyshim që ka rihapur mjaft pikëpyetje lidhur me pasuesin. Kjo jo vetëm për faktin se modeli i tij 23-vjeçar është dominues në mbështetësit e PD-së por edhe për faktin se formatimi i opozitës përballë një maxhorance absolute PS-LSI është emergjent dhe i domosdoshëm jo vetëm për të ardhmen e PD-së, por edhe demokracinë në vend.Por, a do të kemi të bëjmë me një kryetar të ri, apo me një formatim të ri të PD-së?Pikësëpari, ajo që duhet pranuar, është fakti se me dorëheqjen e PD-së ka rënë edhe version i parë i ndërtimit të PD-së, si një lëvizje popullore kundër diktaturës. Kjo do të thotë se ka rënë edhe modeli i zgjedhjeve të deritanishme në PD, që ishin konform frymës së tij, apo kooptimeve, pa shumë konkurrencë. Fundi i fundit, PD ishte ndërtuar mbi idetë e Berishës dhe ne demokratët, kemi qenë me të dhe zgjedhjet e tij. Madje, në bindjen e shumë mbështetësve është krijuar se një pjesë e PD-së që bënin gabime e korrupsion kanë qenë jas…

Ku është gabuar?

AGRON TUFA

IMë tërhoqi vëmendjen shënimi i një mikut tim mbi disfatën e Napoleonit në Vaterlo. Sipas historianëve, shkruante ai, “disfata kishte ndodhur për shkak të një imtësie dhe rastësie të pabesueshme, meqë një bari vendës ua paska treguar rrejshëm rrugën (forcave aleate) për në fushëbetejë”. Kështu, sipas këtij versioni, forcat aleate arritën me vonesë, kur ushtria e Napoleonit ishte shpartalluar. Humbja e Berishës, meqë ishte aq e thellë, pa diskutim se i referohet ndonjë rrethane të paparashikuar, e cila e ka çuar mandej në disfatë. Prandaj duhet analizuar me gjakftohtësi e kthjelltësi se cila ishte kjo “imtësi” apo “rastësi” – kjo “imtësi e rastësishme” apo “rastësi e imtësishme”.Sepse askush nuk e priste një disfatë kaq të plotë e të menjëhershme të së djathtës së Berishës, askush… Mund të pritej një humbje me diferencë të ngushtë, nëse jo fitore ose barazim, por as specialistët e mediave, as sondazhet/eksitpoll-et (këta orakuj dritëshkurtër të zgjedhjeve), as situata dhe fry…

Për Sali Berishën, sot!

BLENDI FEVZIU
Iku ashtu siç erdhi! Me një  fjalim emocional, pasionant dhe energjik! Me vendime personale, të forta, të shqiptuara pa asnjë ekuivok, i bindur se askush më mirë se sa vetja nuk mund t’ia impononte atë vendim! U përcoll ashtu siç pritej! Me qindra fansa të përlotur jashtë selisë së PD, që nuk e besonin dot atë që po thoshte lideri i tyre historik; me gjithë ekipin dhe stafin e PD, që dëgjonin një vendim që s’e kish ditur më parë askush; me përgjegjësinë e humbjes që e mori mbi vete, sikur ta dinte që deri një orë më parë ministrat e tij jargaviteshin ta spostonin përgjegjësinë e humbjes nga vetja tek ai; me militantët që e ndoqën mbrapa në apartamentin privat dhe thirrën deri vonë nën dritare emrin e tij; por edhe me kundërshtarët që u mblodhën të festojnë në sheshin “Nënë Tereza” e më pas mbushën me bori e potere rrugët e Tiranës për të manifestuar triumfin ndaj një kundërshtari që gati-gati s’besonin më se do të mundej një ditë.S’kish si të ndodhte ndryshe. Sali Berisha…

Si ta freskoni erën e gojës?

Si të largojmë erën e pakëndshme të gojës? Nga vaji i mentës e deri te çamçakëzi me përbërësit e lëvores së Manjolias – lexoni këshillat e bakteriologëve për të larguar aromën e keqe të gojës.



Majdanozi i freskët

Nëse ju përtypni këtë barishte në sasi të vogla, nuk do të lejoni që njerëzit të kthejnë kokën nga ana tjetër kur ju filloni për të flisni, për shkak të aromës jo të këndshme të frymëmarrjes, sidomos kur sapo çoheni nga gjumi. Majdanozi përmban disa përbërës antibakterialë të cilat largojnë mikrobet e dëmshme që gjenden në gojë.

Rrëshira

Rrëshira natyrale paraqet disa përbërës antiseptikë të cilët ulin nivelin e aciditetit në gojë. Të përtypësh këtë përbërës ndihmon në reduktimin e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe.

Shpëlarës antibakterial

Një gargarë çdo mëngjes me një përbërës antibakterial do të ndihmonte për largimin e shijes së pakëndshme të gojës, po ashtu edhe të frymëmarrjes më aromë të keqe. Këto shpëlarës janë të dobishëm edhe për dhëmbët tuaj.

Jogurti i freskët

Stu…

Shkaqet e shpeshta të problemeve të pjellorisë tek femrat

Rreth 10 për qind e moshës riprodhuese, kanë vështirësi për të mbetur shtatzënë. Rreth 30 për qind të rasteve janë për shkak të problemeve tek femra, 30 për qind të problemeve tek mashkulli, dhe pjesa tjetër për shkaqe të pashpjegueshme ose faktorë të shumëfishtë që përfshijnë të dy partnerët.


Nëse ju keni pasur marrëdhënie seksuale të rregullt, të pambrojtur, për më shumë se një vit (ose gjashtë muaj, nëse ju jeni mbi 35 vjeç) pa konceptimin, kontaktoni mjekun tuaj. Gati 90 për qind e çifteve me probleme infertiliteti, mund të trajtohen me sukses. Mbani në mend se normat e suksesit mund të ndryshojnë, pasi që një çift mund të ketë probleme të shumta.

Endometrioza

Endometrioza është një gjendje që ndodh, kur indet që gjenden në rreshtin e mitrës (të quajtura inde endometriale) rriten jashtë mitrës tuaj, zakonisht në zgavrën e barkut-legenit.
Simptomet e mundshme: Disa gra nuk kanë simptome, ndërsa të tjerat kanë periudha të dhimbshme menstruale apo marrëdhënie dhe dhimbje të përgjithshme …

Rreperi shqiptar Action Bronson e hedh fansin nga skena - VIDEO

Rreperi me origjine shqiptare mund te prezantohet si nje person shume i shoqerueshem e me humor, por ai i ka te gjitha levizjet e duhura per te hedhur pertoke kedo qe i hyn ne pjese. Ne nuk kishim aspak dyshim per kete, por tani kemi mundesine te jua provojme dhe me video. Kur nje fans i pasjellshem ne Boston te Amerikes, ka vendosur te ngjitet ne skene dhe ti nderprese performancen, Action Bronson me nje levizje te shpejte e ka hedhur pertoke e me pas e ka terhequr dhe hedhur prape ne turme./albaniac

Si ta shpëtoni lëkurën tuaj nga plakja?

Dy gjërat kryesore që ju mund të bëni për të mirën e lëkurës tuaj janë të mos pini duhan dhe të mos i ekspozoheni rrezeve të tepërta të diellit. Por mos mendoni se të hiqni duhanin do të mbroni lehtësisht lëkurën tuaj nga ajo e cila tashmë ka ndodhur. “Fatkeqësisht, femra te reja po vazhdojnë të pinë duhanin” thotë dermatologia Doris Day. “Është një ndër gjërat më të këqija, pas rrezeve të diellit, që ju mund t’i bëni lëkurës tuaj.” Shenjat e plakjes mund të jenë ende delikate në të tridhjetat, thotë Doris Day. “Por kjo është një kohë e mirë për të filluar për t’i trajtuar ato.”
Përdorni çdo ditë krem kundër diellit. Në mot me shi apo diell, për çdo sezon të vitit, përdorimi i kremrave apo locioneve të tilla duhet të jetë në mënyrë automatike pjesë e rutinës tuaj ditore. Aplikoni kremin kundër diellit ashtu siç thuhet në etiketë. Shumica e njerëzve nuk e vënë atë në sasi të mjaftueshme, prandaj bëhuni liberale kur ju aplikoni atë, dhe riaplikojeni atë çdo një deri në tre orë, varësisht…

Si të siguroheni që miqtë nuk ju bëjnë “checkin” në rrjetet sociale?

Gjatë kësaj jave, edhe rrjeti social Foursquare shtoi mundësinë e aktivizimit të “checkin-ve”.
Sot, një pjesë e madhe e rrjeteve sociale, përfshi Facebook-un dhe Instagram-in, e ofrojnë këtë opsion, megjithatë, ka momente kur nuk dëshirojmë që miqtë tanë të dinë se ku ndodhemi. Më poshtë ju tregojmë se si mund të çaktivizoni “checkin-in” në shërbime të ndryshme.

Facebook

Shkoni në Timeline and Tagging në opsionet e llogarisë suaj (account settings). Kërkoni “Who can së posts you’ve bën tagged in on your timeline?” dhe selektoni grupin që dëshironi, ose vendosni “Only me”. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me “When you’re tagged in a post, who do you want to add to the audience if they aren’t already in it?”. Mund të aktivizoni edhe një opsion tjetër, i cili ju lejon të kontrolloni fillimisht nëse “checkin-et” apo etiketimet që bëjnë miqtë tuaj dhe më pas të vendosni se cilat do të lejoni të shihen në profilin tuaj duke dhënë aprovim. Këtë opsion e gjeni në “Review posts friends tag you in…

Fëmijë me tre prindër, tashmë e mundur

Për të shmangur një sëmundje të trashëgueshme, shkencëtarët po punojnë për të përdorur material gjenetik nga dy gra njëherësh për të krijuar një embrion të shëndetshëm, por debati është i shumtë për komplikimin gjenetik

Mjekësia
James Gallagher, BBC

Britania e Madhe pritet të bëhet vendi i parë që do të lejojë konceptimin e fëmijëve përmes përdorimit të materialit gjenetik nga tre njerëz, pasi qeveria mbështeti një teknikë të re të njohur si fertilizim in vitro, IVF.
Autoritetet pritet të hartojnë rregullat më vonë këtë vit dhe procedura mund të jetë e disponueshme brenda dy vjetësh. Ekspertët thonë se IVF me tre persona mund të eliminojë sëmundjet dobësuese dhe në disa raste fatale mitokondriale, të cilat kalohen nga nëna te fëmija.
Kundërshtarët thonë se ajo është joetike dhe mund ta dërgojë vendin drejt një humnere. Ata argumentojnë gjithashtu se çiftet në vështirësi mund të marrin apo përdorin vezë nga dhuruese në vend të kësaj teknike.
Mitokondritë janë “stacione energjie” biologjike t…

INTERVISTA/ Rama: Në 2009, ndërkombëtarët na tradhtuan

Rezultatet konfirmojnë fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet shqiptare. Edi Rama, i cili njoftoi fitoren e tij që darkën e së dielës, do të bëhet kryeministër. Ai flet për sensin e angazhimit të tij në politikë dhe për rivalin e tij, Sali Berisha. Takim me një burrë që bën politikë për të mashtruar vdekjen.
Intervista është parashikuar të zgjasë pesë minuta. Zgjati një orë. E diela në darkë në Tiranë, një lloj topitje ka trullosur selinë e Partisë Socialistë Shqiptare. Jashtë, një grup i vogël militantësh të moshuar tundin këmbët dhe pinë cigare. Brenda, një trupë gazetarësh të televizioneve, të trullosur nga vapa, duket sikur po vdesin nga mërzia. Por asgjë nuk duket që e justifikon këtë lodhje. Që nga mbyllja e qendrave të votimit në orën 19.00, Edi Rama ka shpallur fitoren e koalicionit të opozitës së majtë.
Pritje, pritje, pritje… Dhe në fund, ja ku është. Shefi u shfaq. Mban një T-shirt lejla, ngjyrat e partisë, ngjyra e lëkurës e nxirë dhe dhëmbët të bardhë. Pamje e fortë pr…