Domatja është një bimë barishtore, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj. Përveç se është e shijshme, domatja ka dhe disa elementë shumë të nevojshem për organizmin e njeriut. Përmendim këtu karotenin, vitaminën C, vitaminën A, antocianin likopenin. Likopeni gjendet me shumicë te domatja dhe është një element natyral me veti shumë të forta antioksiduese.
Likopeni është nje mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV. Nga një studim i bërë është zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit të prostatës. Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, permendim ketu: kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, të mëlçisë, të zorrës së trashë.
Është e këshillueshme që domatja të konsumohet e freskët, pasi vlerat ushqyese janë në përqindje më të lartë. Lëngu i freskët i domates mund të përdoret dhe kundër sëmundjve inflamatore të lukthit. Domatja e fresket, ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës dhe jo rr…