Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2013

JAKOV XOXA, PEDAGOG DHE SHKRIMTAR I HAPËSIRAVE TË MËDHA

Në 90-vjetorin e lindjes:

Nga: Prof. Murat Gecajpublicist e studiues-Tiranë

1.          Mbaj mend se  ndër orët më të këndshme të leksioneve tona në degën e gjuhës e letërsisë shqipe, të Fakultetit Histori-Filologji, ishin ato me pedagogun dhe shkrimtarin e shquar, Jakov Xoxa. Ai mishëronte tiparet e njërit ndër intelektualët më të spikatur,  jo vetëm të Fakulteit tonë, por dhe më gjerë në Universitetin e Tiraznës. I thjeshtë, i qetë, i matur e “i butë” në shikim, fjalë e veprime; depërtues e këmbëngulës me mendimet e veta, i frymëzuar nga jeta e njerëzv tanë dhe historia e tyre shumëvjeçare-këto e cilësi të tilla shfaqte hapur, para nesh. Prandaj leksionet e tij i prisnim me dëshirë dhe sikur ndiheshim më të lirë e më të qetë në to. Kur hynte në auditor, gati pa u kuptuar, na tërhiqte menjëherë  timbri i zërit të tij melodioz, i cili u ngjante notave muzikore, me ngritjet dhe uljet e tij të qeta. Ndoshta, kjo kishte të bënte dhe me leksionet, që na jepte për lëndën “Teoria e letërsisë”…

12 ushqimet që pastrojnë mëlçinë

Mëlçia luan një rol thelbësor në procesin e metabolizmit. Përmes saj kalojnë të gjitha substancat që hyjnë në trup, mes tyre edhe toksinat dhe ilaçet. Për të pasur një shëndet të mirë është e domosdoshme të ndjekim një mënyrë korrekte ushqyerjeje, me bazë frutat dhe perimet, të cilat janë thelbësore për dezintoksikimin e organizmit dhe mirëfunksionimin e proceseve të tij të brendshme. Po cilat janë disa prej ushqimeve që ndihmojnë mëlçinë të pastrohet? Ja një listë prej 12 prej tyre, nga perimet jeshile deri tek hudhrat.
1. Perimet jeshile

Perimet me ngjyrë jeshile, ku dominojnë sallata dhe spinaqi rritin nivelin e klorofilës në traktin intestinal, duke ndihmuar organizmin të çlirohet nga toksinat që vijnë nga ambienti, sidomos ato që lidhen me smogun. Këto lloj ushqimesh janë ideale për ata që nuk duan të shtojnë peshë, pasi kanë vlera të ulëta kalorike.
2. Panxhari dhe Karrota

Të dyja kanë vitamina bimore jashtëzakonisht të larta por edhe vitamina beta-carotene; Panxhart dhe karrota nd…

Libër i ri nga Luan Rama/ Si shqiptarët e bënë Francën atdhe të dytë

Shkrimtari dhe diplomati i njohur Luan Rama ka botuar së fundmi një librin “Tek Frakët”, një libër me vlera të mëdha publicistike, por edhe historike. Këtë libër, Rama ia dedikon emigracionit shqiptar në Francë. Histori, personazhe apo ngjarje në këtë libër të treguar mjeshtërisht nga Rama tregojnë se si shqiptarët e bënë Francën një atdhe të dytë. “Nëse për emigracionin në Itali dhe në Greqi është shkruar shumë në kronikat mesjetare dhe moderne, mbi emigracionin në vendin e frankëve, dëshmitë në Shqipëri kanë qenë pak të njohura apo të mos themi aspak deri para disa vitesh. Një libër si Les chemins d’exil, i botuar nën drejtimin e albanologut të njohur Alain Ducellier i ka bërë jehonë emigracionit shqiptar në Italinë e jugut e të veriut, para dhe pas epokës së Skënderbeut; po kështu dhe një studim i historianit Paolo Petta, por një histori e tillë paralele për shqiptarët e emigruar në vendin e frankëve nuk është shkruar, aq sa dhe kur u ngrit Muzeu i Emigracionit në Paris, për shqipt…

Suedi: Për herë të parë Ezani lejohet ligjërisht të thirret publikisht. (Video)

Parti e re shqiptare në Maqedoni

Burime të sigurta të portalit Almakos informojnë se tashmë kanë nisur konsultimet intensive midis intelektualëve, kryesisht profesor universitar, pjesëtar të instituteve shkencore në Maqedoni, njohës të rrethanave në vend, njerëz të artit, pedagog etj. Ky koordinim i intelektualëve shqiptar që mbështetet fuqishëm edhe nga diaspora shqiptare tashmë janë në konsultimet e fundit për të themeluar një parti të re politike shqiptare, e cila do të koncentrohej kryesisht në komunat me shumicë shqiptare. Nuk përjashtohet as mundësia e inkuadrimit të zyrtarëve shqiptar të cilët, sic raportojnë burimet tona, janë të irrituar nga përbuzja dhe improvizimi që iu bëhet në vendet e tyre të punës.
Kjo parti synon që kryesisht ekstraktin e saj ta bazojë në fuqinë e mendimit intelektual, ndryshe nga praktikat e deritanishme kur partitë shqiptare kryesisht forcën e tyre e matnin me muskujt që do të mbronin kutitë e votimit ne shtetin që aspiron rrugën euroatlantike, përmes metodave demokratike!
Portali …

Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista

Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista:

Media gjermane, e mbushur me klishe për myslimanëtLajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 day ago*Studimi* *Turqit përgjithësisht cilësohen si mafiozë, të tjerët si të rrezikshëm* Sipas një studimi, myslimanët në Gjermani mendojnë se ata trajtohen negativisht në media. Është kjo e vërtetë? Hulumtimi në media tregon se një tendencë e tillë është vënë re që pas sulmeve të shtatorit 2001 në Nju Jork. Nga “Vrasjet Döner” deri te “Mafia turke” ishin epitetet që qarkulluan për vite të tëra në mediat gjermane kur flitej për serinë e vrasjeve të nëntë emigrantëve turq dhe një greku. Më pas në nëntor të vitit 2011 rezultoi se vrasjet mes viteve 2000-2007 ishin kryer nga grupe terroriste... more » KONSTANDINI I MADH NË TIRANËLajmëtari Shkup at Opinione,studime,shtypi i huaj,intervista - 1 day ago*(DHE QASJA JONË NDAJ HISTORISË)* ** *NDUE DEDAJ* *Sjellje e vakët me historinë e hershme…* Të shtunën në Tiranë mbahet …