Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2013

Historia e spiunit të Mossad-it që u kthye në tradhtarin më të madh të Izraelit

Spiuni në qelinë 15: Historia e vërtetë prapa të “Burgosurit X” të Izraelit
Nga Spiegel

Agjenti i Mossad-it Ben Zygier u gjet i varur në qelinë e tij, rasti i tij bëri bujë në mbarë botën. Informacioni i ri tregon se Zygier, një agjent sionist, u kthye në një spiun për Hezbollahun.



Rojet e gjetën agjentin e Mossadit në orën 08:19, trupi i tij i pajetë qëndronte i varur nga një çarçaf i lagur. Çarçafi ishte i lidhur tek dritarja mbi tualetin e qelisë së burgut.

Qelia në të cilën Ben Zygier vdiq ishte e ndarë në dy seksione, i pari që përmbante një krevat, një zonë për tu ulur dhe një aneks kuzhine si dhe një dhomë të veçantë dushi me një tualet. Ka pasur tre kamera që monitoronin të burgosurin, por asnjëri nga oficerët e sigurisë nuk vuri re se Zygier nuk kishte shenja jete për më shumë se një orë. Kur rojet e gjetën në dhomën e dushit, trupi i tij i pajetë kishte filluar tashmë të ftohej. Ishte një vdekje e padenjë për një sionist, i cili ishte betuar për të mbrojtur të ardhmen e Izraeli…

Botohet “Meshari” i Resulit

Alfred Beka




Instituti Shqiptar në St. Gallen dhe Qendra për Studime Shqiptare në Londër sapo kanë nxjerrë nga shtypi librin e parë shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut, i transliteruar nga studiuesi Namik Resuli. Dy institute të njohura që merren me studime shqiptare, njëri në Zvicër dhe tjetri në Angli, janë bërë bashkë për të botuar librin e parë shqip, të transliteruar nga studiuesi i njohur Namik Resuli.
Albanisches Institut St. Gallen dhe The Centre for Albanians Studies, Londër, sapo kanë nxjerrë nga shtypi “Mesharin” të transliteruar nga Resuli, ndryshe nga ai që është përdorur deri më tani nga studiuesit dhe lexuesit, i cili është transliteruar nga gjuhëtari i njohur Eqrem Çabej.
“Ma në fund, pas disa vitesh ia mbërritëm qëllimit që të botojmë ‘Mesharin’ e Namik Resulit dhe besoj se ‘porosia’ e Namik Resulit shkoi në vend, edhe pse me pak vonesë. Namik Resuli ishte i mishnum me Buzukun dhe Mesharin, por për fat t’keq, Shqipnia e Kosova nuk e njohën dhe nuk ia dhanë meritat që i përkas…

FOTO LAJM/ Papa Françesku lan dhe puth këmbët e të burgosurve

Papa Françesku I lau dhe puthi këmbët e të rinjve të burgosur gjatë të Enjtes së Shenjtë, një ritual që bëhet në prag të Pashkëve.
Ai vazhdoi një traditë të nisur në kohën kur ishte kryepeshkop në Buenos Aires.
Ky veprim bëhet për të rikujtuar atë që bëri Jezusi me 12 dishepujt e tij përpara kryqëzimit.
Papa Françesku kishte zgjedhur një burg për të rinjtë dhe femrat, në periferi të Romës.
Mes 12 të burgosurve, të cilëve iu lau këmbët, ishin edhe dy femra.





Mid’hat Frashëri, një gjeni ende i panjohur

URAN BUTKA

Mid’hat Frashëri, ky ndërtues dhe bashkudhëtar i Pavarësisë, ishte një nga të parët që e nisi këtë rrugëtim historik. “Jemi në fillim të udhës. Duhen përpjekje për t’u bërë komb i lirë, i bashkuar, i qytetëruar”, – shkruante ai në vitin 1897. Mid’hati kërkonte bashkimin dhe autonominë e katër vilajeteve, si hap i parë i mëvetësisë, i ruajtjes së integritetit tokësor dhe kufijve etnikë të Shqipërisë.
Por që të arrihej njësimi i trojeve dhe i kombit, duhej bërë bashkimi shpirtëror…i shqiptarëve, mendonte ai.     “A mund të quhemi vërtet një komb?” – pyet ai dhe përgjigjet: “Një komb, për të thënë që rron, duhet të ketë bashkimin shpirtëror, duhet të ketë gjuhën, të jetë i qytetëruar, se ashtu si egërsirë dhe pa qytetari e dituri, nuk rron dot për shumë kohë”.  Si filozof e përcakton kombin si një konstitucion gjaku, gjuhe, kulture dhe territori. Vullneti e përpjekjet e përbashkëta për liri e pavarësi vijnë pas ndërgjegjësimit, ndriçimit kulturor e formësimit moral të një popull…

Obama tregon se është i mirë edhe në futboll (FOTO)

Presidenti amerikan, Barack Obama, njihet për pasionin e tij për basketbollin, një sport të cilin ai e ushtron shpesh. Por, duket se Obama është po aq i apasionuar dhe i talentuar edhe në futboll. Këtë gjë e tregoi gjatë një pritje për ekipin kampion të futbollit në SHBA, Los Anxhelos Galaksi. Obama, që ka marrë si dhuratë një fanellë me mbiemrin e tij, ka xhongluar disa herë me kokë topin, duke treguar aftësitë e veta edhe në futboll./b.l





Gastriti, ja si ta kuroni me kurat natyrale dhe ushqime

Gastriti është një problem shëndetësor i cili lind si pasojë e një sërë faktorësh fizikë dhe kirurgjikalë, të cilët çojnë në ënjtjen e mukozës së stomakut. Kjo gjendje shpesh herë shndërrohet në kronike, gjë që sjell dhe përkeqësimin e mëtejshëm.



SHKAKTARËT E GASTRITIT

Ka disa arsye kryesore, të cilat specialistët i quajnë si faktorë që shkaktojnë gastritin.

Tejkalimi i pirjes së alkoolit

Tejkalimi i pirjes së alkoolit ose përdorimi i tij i shpeshtë mund të çojë në shfaqjen e gastritit. Ndërveprimi i shpeshtë i indeve të stomakut me alkoolin çon në dëmtimin e tyre, gjë që sjell dhe shfaqjen e gastritit për një kohë të gjatë.

Ilaçet

Disa ilaçe specifike gjithashtu mund të jenë shkaktarë të gastritit. Është e vërtetuar që njerëzit që marrin më shpesh ilaçe si aspirina për një kohë të gjatë, bëhen persona potencialë për t’u prekur nga gastriti.

Operacionet

Shfaqja e gastritit lidhet edhe me disa ndërhyrje kirurgjikale. Disa sëmundje si kanceri në stomak kërkojnë detyrimisht heqjen e qelizave dhe…

10 operacionet më tronditëse të Shërbimeve Sekrete

Nga tentimi për vrasjen e Leninit tek vrasja e Litvinenkos





Një Agjenci Inteligjence është një organizatë qeveritare e cila është përgjegjëse për identifikimin, zbulimin, parandalimin dhe evitimin e kërcënimeve potenciale ndaj sigurisë kombëtare të një shteti. Përmes një shumëllojshmërie metodash, të ligjshme ose jo, agjencitë e zbulimit të vendeve të ndryshme mbledhin informacion dhe ndërmarrin operacione klandestine për të përmbushur misionet e tyre, në mbrojtje të popujve, ligjeve dhe politikave të jashtme të shteteve përkatëse. Përparimet e paprecedenta në teknologji dhe komunikim, të kombinuara me tensionin e krijuar nga dalja e superfuqive botërore, ka ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si shtetet përpiqen të ruajnë sigurinë e tyre. Përveç shteteve perëndimore që kanë përdorur agjencitë e inteligjencës shumë shpesh, vendet në zhvillim gjithashtu kanë formuar organizata të cilat veprojnë në shumë raste jashtë kuadrit ligjor në mbrojtje të territorit të tyre. Do të shqyrtojë operacio…

Gazetari italian dhe “MENDONJESI” i Rodenit

Nga Vangjel KOÇA



Një gazetar italian i radhës së parë, Arnaldo Fraccaroli, një ditë dëgjoi nga Ford-i në Amerikë:

- Në jetë njeriu duhet të ketë kurdoherë një ide.

- Po të ish e mundur!!

- Gjithnjë është e mundur. Është kollaj të kesh një ide, por është zor që ta realizosh.

Fraccaroli dë-gjoi edhe një tjetër amerikan të madh, Rokfelerin, i cili i tha: – Të gjitha idetë janë të mira, duke përjashtuar natyrisht idetë e këqia. Po vini re: idetë bëhen me të vërtetë të këqia vetëm kur nuk realizohen dot.

Dhe gazetari italian e mbaron me këto fjalë artikullin e tij të bukur që ka shkruar mbi këtë temë këtu e ca kohë më parë në “Corriere della Sera”: – Në jetë është e nevojshme kjo gjë: të kesh ide të prera të asaj që do të bësh. Po të jetë e mundur edhe ndonjë ide të re. Dhe të ngjitesh pas saj me besë e me këmbëngulje. Nga ndonjë herë mundet që ideja të mos realizohet.
Ahere, durim dhe ndërro ide…

Fraccaroli më sjell ndërmend një kujtim të Korfuzit. Këtu e nja dhjetë vjet më parë, në kohën e pushi…

Lërini fëmijët të mërziten

Mërzia dhe vetmia shumë shpesh janë më të vlefshme sesa jeta aktive, fëmijët ndihmohen të meditojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese
Edukimi

Hannah Richardson



Fëmijët duhet të lejohet të mërziten në mënyrë që të zhvillojnë aftësinë e tyre për të qenë krijues pa pasur vëmendjen konstante të të rriturve, thotë një ekspert i edukimit.
Dr. Teresa Belton tha se mendimi aktual dominues që thotë se fëmijët duhet të jenë vazhdimisht aktivë, mund të dëmtojë zhvillimin e imagjinatës së tyre.
Konkluzionet e saj bazohen në intervistat që ka pasur me shkrimtaren Meera Syal dhe artistin Grayson Perry mbi mërzinë që i shtyu ata drejt krijimit kur ishin fëmijë.
Syal tha se mërzia e bëri atë të shkruajë, ndërsa Perry tha se qe një “gjendje krijuese”.
Dr. Belton është një kërkuese shkencore në Universitetin e Anglisë Lindore për Arsimin dhe të Mësuarin Gjatë të Gjithë Jetës. Ajo intervistoi shumë shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë në kërkimin e saj mbi efektet e mërzisë në jetë.
Ajo dëgjoi kujtimet …