Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2013

I bënte foto mjegullës, kap çiftin duke u vetëvrarë (FOTO)

Ky është momenti kur fotografi i një gazete në Kinë, që po përpiqej të realizonte foton e mjegullës që kishte mbështjellë një urë, në fakt kap momentet kur një çift po kryente vetëvrasje.
“Doja të bëja një foto sepse mjegulla ishte shumë dendur dhe ura shumë e madhe, ndaj dukej sikur ajo po zhdukej në ajër. Ishte si një urë në asgjë.
Të them të drejtën, as nuk e pashë personin e parë duke u hedhur, sepse isha përqendruar tek kamera. Pasi bëra fotot, dikush ulëriti, duke thënë se u hodhën nga ura”.
Një zëdhënës i policisë tha se lartësia është rreth 40 metra dhe ata nuk do kenë mbijetuar, edhe pse trupat nuk janë gjetur.
Çifti është identifikuar dhe mendohet se kishin bërë një pakt për vetëvrasje për shkak të problemeve të shumta ekonomike.
Shifrat e vetëvrasjeve mes të rinjve në Kinë janë alarmante. Çdo dy minuta, dikush tenton të vrasë veten.
Rreth 2 milion njerëz tentojnë vetëvrasjen çdo vit. Nga këta 287.000 vdesin.



PARAKRIJUESIT E ATDHEUT (Ese) - Ahmet Selmani

Ese
Shkruan: Ahmet Selmani
Në qoftë se për një çast vëmendjen tonë e përqëndrojmë te nocioni atdhe, si një fjalë e përfolur dhe e shqiptuar aq shumë në jetën e përditshme, sigurisht për të shënuar lidhjen tonë me vendin që na përket në kuptimin gjeografik e biologjik, mbase secilën herë do të mund ta identifikojmë në mënyrë formale dhe thelbësore njëkohësisht. E krijuar sipas fjalës latine patria, edhe te shqiptarët kjo shfaqet në formën e saj variacionale ose të dyzuar, pra herë e gjejmë si atdhe e herë si mëmëdhe. Megjithëse në këtë rast mund të shëmbëllejë si një rivalitet në mes formulimit me topos patriarkal dhe atij me topos matriarkal, prapëseprapë, del se thelbi i këtyre të dyjave përherë mbetet i njëjtë, domethënë vetvetiu kemi të bëjmë me tokën e atit ose të mëmës, pronën që e kemi trashëguar prej tyre, vendin ku ne kemi lindur, qoftë kjo si një atribut metaforik i njërit prind (atit) apo edhe i tjetrit (nënës). Nuk ka asnjë dyshim se identifikimi i tij historik mund të bëhet …

Rita Ora befason me një minifustan të kuq (FOTO)

Veshjet që ajo zgjedh shpesh janë të debatueshme.
Ndaj nuk është çudi që Rita Ora u shfaq në javën e modës në Paris me një minufustan të kuq, që i zbulonte një pjesë të mirë të këmbëve.
Fustani si një perandoreshë romake, shoqërohej po ashtu nga një palë këpucë stil gladiatori.









Zbulohet kontinenti i lashtë nën oqean

Bota ka pasur dikur vetëm një kontinent të stërmadh të njohur si Rodinia, të paraqitur në këtë foto ndërsa qe në fazën e ndarjes 750 miliardë vjet më parë. Tashmë, shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një fragment të ri të superkontinentit që besohet se është zhytur në Oqeanin IndianShkenca


Fragmentet e një kontinenti të lashtë janë zhytur nën tabanin e detit në Oqeanin Indian, kjo është hipoteza e një studimi të ri. Shkencëtarët kanë zbuluar provat e një masivi tokësor që duhet të ketë ekzistuar mes 2 mijë dhe 85 milionë vitet më parë.
Rripi i tokës që besohet të ketë ekzistuar, u quajt nga shkencëtarët Mauritia. Ai mendohet se është një kontinent i vogël që u fragmentarizua dhe u zhduk nën dallgët e detit, ndërsa bota moderne filloi të marrë formën siç ne e kemi sot. Studimi është publikuar në gazetën e Gjeoshkencës Natyrore.

Superkontinenti

Deri rreth 750 milionë vjet më parë, e gjithë masa tokësore e Tokës qe e mbledhur në një kontinent të vetëm të stërmadh të quajtur Rodinia. Dhe megj…

Australia: Jeta e mirë e ka një çmim

Mineralet e bollshme të nëntokës dhe qeverisja e mirë e kanë bërë Australinë një vend shumë të pasur. Një minator fiton më shumë para sesa një mësues dhe vlerat janë përmbysur. Por ndërkohë, bumi ekonomik ka sjellë edhe çmime të frikshme të mallrave të domosdoshëmMadeleine Morris 



Australia ka arritur të dalë nga kriza botërore financiare pa rënie ekonomike. Por si rrjedhojë e ekonomisë së saj në lulëzim, kostoja e jetesës është tmerrësisht e lartë. Qenë limonët e athët ata që e mbushën kupën.
Në fshatin e përgjumur australian anash detit ku jetojnë prindërit e mi, jo shumë larg nga një zonë e madhe e mbuluar me agrume, unë hy në supermarket dhe lexoj një etiketë:
Limmona: $2.25.
Dy dollarë australianë e njëzet e pesë cent.
Kjo është plot 2.3 dollarë amerikanë. Dhe jo për një qese apo për një kile. Thjesht për dy limona. Secili prej tyre kushtonte 1.15 dollarë. E zemëruar, unë dal nga dyqani pa i blerë.
“Ky vend e ka humbur fare”, i shpërtheva nënës dhe babit tim gjatë darkës atë natë. “Si …

Këshilla për një lëkurë të butë gjatë dimrit

Ajri i thatë dhe i ftohtë i dimrit mund t’i shkaktojë shumë dëme lëkurës suaj, prandaj është shumë e dobishme ta mbani atë të lagësht dhe të shëndetshme.Përkujdesje


Gjatë sezonit të verës, kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë i madh, pasi janë të shumta problemet që mund të na shkaktojë dielli. Dermatologu Nikolas Perikone shprehet se edhe gjatë dimrit, duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi fytyrës, pasi thjesht të mbështjellja me shall nuk është përkujdesja e duhur. Sa më shumë të bien temperaturat në dimër, aq më pak avuj uji qarkullojnë në ajër.
Lagështia e ajrit. Dëshira jonë për të pasur shtëpi të ngrohta deri në maksimum, shteron ajrin në dhomë, duke bërë që lëkura jonë të dëmtohet. Rritni lagështinë e ajrit në nivelin 50 deri në 60 për qind, këshillon Perikone. Dritaret e lagështa të formuara nga procesi i kondensimit ndikojnë shumë në nivelet e lagështisë në shtëpi.
Kini kujdes me detergjentet. Përdorni sapun që nuk e irriton fytyrën dhe shmangni llojet e ndryshme antibakteriale, sepse…

Revolucioni i Haitit

Ai konsiderohet si revolucioni i vetëm i skllevërve në historinë e njerëzimit që solli krijimin e një shteti dhe një shoqërie dhe qe një goditje e madhe për fuqitë perandorakeKryengritja e skllevërve që triumfoi mbi perandoritë 



Ata ishin skllevër që qenë rrëmbyer nga Afrika, qenë magazinuar si bagëti në anije për udhëtimin e tmerrshëm pesëjavor përmes Atlantikut dhe qenë të detyruar të punojnë nga mëngjesi në darkë në plantacionet e sheqerit në ishujt e Karaibeve. Puna e tyre pasuroi shumë njerëz në Angli e në Francë.
Por një ditë, ata u ngritën në kryengritje. Një kryengritje që u kthye në revolucion, një revolucion që solli eliminimin e skllavërisë dhe krijimin e Republikës së Haitit, në një kohë kur në Europë nuk kishte asnjë Republikë.
Në atë kohë, ishulli quhej Saint Domingue dhe prodhonte rreth 60 për qind të kafesë së botës dhe 40 për qind të sheqerit. Këto mallra eksportoheshin në Francë dhe Britani. Kjo qe kolonia më fitimprurëse e Perandorisë Franceze. Kjo pasuri u krijua përm…

Avioni sovjetik kthehet në një hotel luksoz (FOTO)

Një avioni i kohës së Gjermanisë Lindore, i nxjerrë nga përdorimi, është kthyer në një suitë luksoze hoteli.
Avioni sovjetik Ilyushin II-18, tani është kompletuar me xhakuzi, sauna, bar, kuzhinë luksoze dhe një ekran të sheshtë.
Kabina e pilotit ka mbetur ashtu siç ishte.
Aeroplani përdorej nga liderët e Gjermanisë Lindore.
Por sipërmarrësi holandez, Ben Thijssen, që ka në pronësi hotelsuites.nl, kishte në plan prej vitesh që të kthente në hotel një avion.
Sipërmarrësi holandez njihet për idetë e tij të çuditshme për të kthyer në hotel burgjet, anijet, etj.










Një burg ku ke dëshirë që të kalosh një natë (FOTO)

Më përpara ishte një vend ku njerëzit do largoheshin një orë e më parë.
Por tani një nga burgjet më famëkeq në Holandë për 150 vite, Het Arresthuis, është një vend ku ke dëshirë që të qëndrosh një natë.
Pasi është mbyllur dhe rikonstruktuar, ai është kthyer në një hotel luksoz, ku njerëzit shpenzojnë para për të qëndruar një natë.
Hoteli ka 24 dhoma standarde, 12 dhoma deluxe dhe katër suita.
Në hotel ka edhe sauna, qendër fituesi madje dhe një kopsht.













Përplaset balona me turistë, tragjedi në Egjipt (FOTO)

Të paktën 18 turistë të huaj vdiqën pasi një balonë me ajër të nxehtë u përplas në Luxor të Egjiptit mëngjesin e sotëm.
Duket se vetëm dy persona kanë mbijetuar kur balona u rrëzua pas një shpërthimi gazi në 300 metra lartësi.
Dëshmitarët thanë se panë flakët dhe më pas dëgjuan një shpërthim përpara se balona të rrëzohej në një fushë me kallamsheqeri.
Operatori turistik Kuoni ka konfirmuar se mes të vdekurve janë nëntë turistë kinezë, dy britanikë, dy francezë dhe të tjerët japonezë.
Një menaxher i operatorit turistik tha se koshi i balonës kishte marrë flakë kur ra në tokë.
Një fotograf amerikan ishte në një balonë pas tyre dhe arriti të realizojë disa foto.
Piloti i balonës së rrëzuar është në spital me 70 përqind djegie në trup.
Katastrofa mendohet se mund të jetë më e rënda në historinë e aksidenteve të balonave më ajër të nxehtë. Në vitin 1989 13 njerëz vdiqën kur dy balona u përplasën në Australi.