Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2013

Të gjithë shortcut-et që ju duhen në Facebook

Ju pëlqen Facebook-u por shpeshherë ankoheni se është shumë i ngadaltë? Klikimi me mouse nga mesazhet, tek faqja kryesore… uhh! Kush ka sot kohë për të humbur?

Fatmirësisht ka një zgjidhje! Në infografikun e mëposhtëm është paraqitur lista e të gjitha shkurtimeve nga tastiera që mund t’ju duhen në Facebook.
Ato janë të ndara në bazë të sistemit operativ (Mac dhe Windows) dhe më pas të kategorizuara sipas tre shfletuesve kryesorë: Google Chrome, Mozilla Firefox, Safari (për Mac) dhe Internet Explorer (për Windows). (PCWorld Albanian)

Dukuritë e mistershme të cilat njerëzimi nuk i shpjegon

Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj 

Njerëzit që kanë qenë një herë pranë vdekjes kanë raportuar përvoja mistike, si: shkëputja prej trupit, ngritja në ajër, prania e një qenieje shumë të dashur prej drite – ndonjëherë e interpretuar si Perëndia, duke kaluar në një tunel e pas kësaj duke dalë në dritë, duke u bashkuar me të dashurit e tyre etj. Meqenëse këto përvoja janë të thella, askush nuk është kthyer me prova apo informacione të vërtetueshme nga “përtej varrit”. Komuniteti shkencor është shumë i përçarë në këto përvoja. Skeptikët sugjerojnë se ato janë të shpjegueshme si natyrale dhe halucinacione të parashikueshme nga truri i traumatizuar. Ndërsa shkencëtarët paranormalë i etiketojnë si dëshmi e jetës së përtejme. Raste të tilla shpeshherë janë raportuar pasi individi është shpallur i vdekur klinikisht ose shumë pranë vdekjes. Me zhvillimet e reja në teknikat e kardiologjisë, numri i këtyre përvojave po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Nëse janë apo jo halucinante këto p…

Mbreti i lojës bingo – Ralph Ellison

Gruaja përballë tij po hante kikirikë të pjekur që erëmonin aq këndshëm, saqë ai mezi i vuri fre urisë. Të flinte, as që bëhej fjalë, ndaj dëshironte që ata të nxitonin për të filluar lojën bingo. Atje, në të djathtë të tij, dy djem po pinin verë nga një shishe e pështjellë me qese letre dhe, në errësirë, mund ta dëgjonte gurgullimën e butë. Stomaku i tij dha një gërvimë të dobët, therëse. “Po të ishim në Jug të vendit”, mendonte, “mjaft që të përkulesha e t’i thosha, ‘Zonjë, më jepni ca nga ata kikirikë, ju lutem zonjë!’ dhe ajo do t’ma kalonte qesèn pa e vrarë fare mendjen.” Ose, në të njëjtën mënyrë, do t’i pyeste djemtë për një gllënjkë. Kështu bëhen miq jugorët, dhe as që merakosen për t’u njohur më thellë. Por këtu Lart, punët janë ndryshe. Pyete, po deshe, dikë për diçka dhe shiko po s’menduan se ti je i marrë. Epo, unë s’jam i marrë! Vërtetë jam trokë, se s’kam certifikatë lindje që të zë një punë, dhe Laura po vdes se s’kemi parà  për një mjek. Por s’jam i krisur. Dhe, megjit…

ti nuk munde, për aq shumë sa të dua…!

Poezi/ Poetika e brendshme muzikore, përshkruese dhe medituese e bëri të njohur Robert Hass-in, si poet. Kritika amerikane e vlerëson: është kaq i zgjuar sa kur lexon poezinë apo prozën e tij apo ta dëgjosh kur flet, të jep kënaqësi gati organike. Në shqip, këto poezi vijnë të përkthyera nga Rudi Erebara, me ciklin “E ardhmja ngjyrë jargavani”, botimet “Aleph”

Robert Hass
Sonet
Burri flet me gruan në telefon.
Ai e dashuron zërin e saj dhe e dëgjon me vëmendje
për çdo përdredhje të tonit. E njeh thellë.
Duke mos e ditur se çfarë pret të gjejë
nga ai zë, nga ëmbëlsia qytetare.
Ai studion, jashtë dritares, fara i jep formën e thyer
të pemëve dekorative.
Asi lloj që rritet në çdo kopsht, të tilla
sa asnjë hortikulturist nuk u vë dot emër. Katër dhomëza të harkuara
në të gjelbër të zbehtë, prapaskena harqesh të imët bimorë,
një palë shtretërish të zinj konikë me fara brenda çdo dhomëze.
Një gjeometri dëshire, miniaturë, Indiane a Persiane,
dashnorësh a zotash në apartamentet e veta.
Jashtë, bardhësi, kafs…

Tri nënat që lindën njeriun e ri

 Çelo Hoxha
Një grua nga Dukagjini, një nga Lezha dhe një nga Korça mund të konsiderohen si nënat e njeriut të ri shqiptar ose propaganda e vitit 1967 i paraqiti ato si të tilla

Tri letrat janë botuar fillimisht në gazetën zyrtare të diktaturës, në 1967. Ne i ribotojmë, ndoshta për herë të parë, për t’i analizuar nga një këndvështrim i ndryshëm nga ai i diktaturës.
Letrat kanë disa gjëra të përbashkëta. Ato janë shkruar nga tri nëna që kanë humbur fëmijët në shërbim të diktaturës, të tria janë (ose pretendojnë se janë) plot dashuri për partinë dhe diktatorin, të tria deklarojnë me krenari se nuk kanë qarë për fëmijën e vdekur, sepse të tria ushqejnë një dashuri më të madhe e më të thellë se ajo për fëmijën.
Një letër i drejtohet një gruaje tjetër që vajza i është vrarë në luftë, dy gratë e tjera i shkruajnë direkt Enver Hoxhës.
Nuk ka asnjë dyshim që letrat nuk janë shkruar prej tyre personalisht. Një nënë, sado e indoktrinuar të jetë, e ka të vështirë të mohojë fëmijën e vet për hir të di…

I kujt është speci?

Aida Cama
DW

Një grua është fshehur pas një mali me vargje specash. Speca të vegjël, vishnje, që klithin djegësirë. Ajo shet për Hungarinë speca dhe prodhime speci, në një dyqan provizor të ngritur me dërrasa, në panairin e prodhimeve bujqësore “Grüne Woche” (“Java e Gjelbër”) në Berlin. “Speci duhet të jetë i kuq, në Hungari speci është i kuq dhe djegës”, – thotë ajo dhe vazhdon të shesë në tubeta kremra speci me emra “Stefani i fortë”ose “Ar i kuq”. Specat më të mira janë nga Szeged-it dhe Kalosca, shpjegon ajo.

Speci është një “hungarizëm”, një produkt simbol kombëtar për Hungarinë. “Por edhe për evropianoperëndimorët speci i kuq është një distinktiv për Hungarinë dhe banorët e saj”, – thotë prof. Gabriela Shubert. “Në filma dhe opereta, në të gjitha skenat që tregojnë fshatin hungarez speci vendoset si objekt që ka të bëjë me Hungarinë”.

Speci – simbol i preferuar edhe në Ballkan

Dhe jo pa të drejtë. Speci i kuq i bluar është një nga prodhimet kryesore të eksportit hungarez. Rreth 5,…

Candice Swanepoel tregoi se e meriton nofkën “engjëll” – FOTO

Candice Swanepoel është njëra nga modelet më të njohura të “Victoria Secret”. Modelja nga Afrika e Jugut pozoi me disa bikini në Karaibe duke ngritur në maksimum temperaturat. Modelja nga Afrika e Jugut, është njëra nga modelet më përfaqësuese të “Victoria Secret”. Është një nga modelet më të suksesshme të Victoria’s Secret dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Candice Swanepoel tregoi se e meriton nofkën “engjëll” gjatë një seti fotografik të realizuar në plazhin St.Barts. Ajo po ashtu ka nënshkruar kontratë edhe me agjenci të ndryshme për të modeluar, për të mos harruar e ajo është edhe njëra nga fytyrat përfaqësues të shuma markave më të mëdha në botë.





Ekspoze e Lamborghinit në Majami – VIDEO

Paraja nuk mund të blejë lumturinë ose dashurinë, por ajo definitivisht mund të blej një Lamborghini nëse ju keni fatin të jeni në mesin e atyre që do të mund të bëhen pronarë të një LP 700-4 roudster për vetëm 300.000 dollarë ju garantojmë se në jetën tuaj do të hapet një dimension i ri. Në Miami drejtori i Lamborghinit, Stefan Vinkelman, dje prezantoi versioni e hapur të Lamborghinit aventador. Gjithsesj 50 modele të Lamborghinit përshkuan rrugët kryesore të Miamit para se të arrijnë në aeroportin internacional në Miami. “Ishte një përvojë e mrekullueshme të punosh në prezantimin e sotëm”, tha Vinkelman. “Nuk kam parë asnjëher më parë një gjë të tillë kur bëhet fjalë për Lamborghini. Aventador roudster është modeli më jashtzakonshëm që kemi bërë deri më tani dhe nuk ka vend më të mirë për prezantimin e tij se në Miami”, deklaroi Vinkelman./Shqipmedia


Lajthit ideologu i Agimit të Artë: Skënderbeu ishte grek

Artur Zheji ka ngritur siparin e emisionit “360 Gradë”, në televizionin NEWS24. Përpara Zhejit rrëfehet si asnjëherë më parë ideologu neonazist i Agimit të Artë, Kristo Papas. Ndërsa kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idriz, po në një intervistë për Zhejin, i është kundërpërgjigjur deklaratave të neonazistit grek, duke shprehur bindjen se parlamenti shqiptar do të miratojë rezolutën çame, për tu kthyer shqiptarëve të drejtën e mohuar. Idrizi ka deklaruar që Kristo Papa ta shpallet non grata.
Zoti Papas partia juaj Agimi i Arte është një parti e cila ka vënë helenizmin dhe interesat kombëtare greke në plan të parë. A mendoni se Greqia është në rrezik dhe a ekziston sipas jush një konspiracion kundër Greqisë?

Para se të përgjigjem dua t’ju përshëndes edhe unë dhe gjithashtu të përshëndes të gjithë vëllezërit tanë, grekët e Vorio-Epirit që ndoshta na ndjekin në këtë emision dhe t’ju them nuk ju harrojmë dhe jemi afër jush. Përsa i përket pyetjes suaj u përgjigjem se me të vërtetë Agimi i Artë ës…