Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2013

Diktaturat i kanë ishujt e tyre të ndëshkimit

Sergio Bitar, politikani kilian që përjetoi internimin nga regjimi i Pinochet-it, erdhi në Kosovë në PriFest me librin “Isla Dawson 10”, i shndërruar në film, për të treguar përvojat e tij të këqija me diktaturat. Për gazetën “Jeta” në Kosovë thotë se kujtimet duhet të mbeten gjallë, të shkruhen, e të tregohen, për t’u liruar prej tyre Historia dhe diktaturat në Festivalin e Filmit të Prishtinës në sytë e një politikani kilian Eldita Tarani, GazetaJNK
Jugosllavia e Titos e kishte ishullin kroat Goli Otok (ishullin e zhveshur) si vend ku dërgonte e ndëshkonte kundërshtarët politikë. Edhe Kili i diktatorit Pinochet në ishullin Dawson çonte të padëgjueshmit. Ky diktator vdiq gjatë procesit gjyqësor kundër tij, njësoj si Slobodan Milosheviqi. Sergio Bitar, politikani kilian që përjetoi internimin nga regjimi i Pinochet-it, erdhi në Kosovë në PriFest me librin “Isla Dawson 10”, i shndërruar në film, për të treguar përvojat e tij të këqija me diktaturat. Për gazetën “Jeta” në Kosovë thotë se k…

Njeriu që mund të ketë shpëtuar botën

Tridhjetë vjet më parë, në fund të shtatorit të vitit 1983, kur në një sallë vëzhgimi afër Moskës ra alarmi për një sulm nuklear raketash, një oficer në detyrë mori një vendim të pazakontë Stanislav Petrov
Në orët e para të mëngjesit, sistemi paralajmërues i Bashkimit Sovjetik hasi në një sulm rakete nga Shtetet e Bashkuara. Të dhënat e kompjuterëve tregonin se disa raketa ishin lëshuar. Protokolli i ushtrisë sovjetike sugjeronte kundërsulm bërthamor nga pala e kërcënuar. Por oficeri në detyrë, Stanislav Petrov, puna e të cilit ishte të regjistronte nisjen e raketave armike, vendosi të mos e raportonte këtë tek eprorët e tij dhe në vend të kësaj, e paraqiti kërcënimin si një alarm fals. Kjo ishte një shkelje e udhëzimeve të tij, një braktisje e detyrës. Ajo që duhej bërë ishte të përcillte lajmin, të kalonte përgjegjësinë më lart. Por vendimi i tij mund të ketë shpëtuar botën. “Unë i kisha të gjitha të dhënat që sugjeronin për një sulm me raketa. Nëse do t’ia çoja raportin një komandanti, …

Nacionalizmi grek, “Megale Idea” dhe Venizelizmi

Ekzistenca e shtetit grek është dominuar prej dy shekujsh nga idetë nacionaliste të ekspansionit territorial, grushteve të shtetit, luftërave të shpeshta me fqinjët. Një historian amerikan shpjegon forcën përcaktuese të këtyre ngjarjeve Historia Steven W. Sowards Disa tema dhe tendenca në historinë e Ballkanit kuptohen më lehtë nëse ne braktisim paragjykimet që kemi nga historia e përgjithshme europiane, përfshirë paragjykimet mbi periodizimin. Kjo është e vërtetë për historinë e Greqisë, si dhe atë të Serbisë dhe shumë dukshëm kur ne masim vendin e duhur të Luftës së Parë Botërore në kronologjinë historike të Greqisë. Vitet 1914 dhe 1918 nuk janë datat më të vlefshme apo kritike për të kuptuar nacionalizmin grek, për shkak se forcat në punë në këtë ngjarje filluan shumë kohë para Luftës së Madhe e vijuan edhe shumë më pas. Gjerësisht ne mund të themi se nacionalizmi në marrëdhëniet e jashtme filloi për Greqinë me Revolucionin e vitit 1821. Më ngushtë, ne mund të themi se Lufta Europiane e…

Pse shfaqen sëmundjet e lëkurës te fëmijët

Shtatë këshillat e specialistëve për kurimin e simptomave
Ekzema atopike, e cila shpesh quhet ekzema fëmijërore ose vetëm ekzema, është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruarje të madhe. Në lëkurën e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mund të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4-mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet me rritjen e moshës. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht këtë ekzemë e lidhin me sëmundjet alergjike (atopike) të astmës dhe alergjisë “hay fever”. Ku zhvillohet? Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet së pari në faqe, të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose edhe të bardhë. Mund të…

A mund ta forcojë marrëveshja për armët, regjimin e Assadit?

Nga Charles Recknagel
Fuqitë perëndimore dhe Moska janë pajtuar se mënyra më e mirë për të parandaluar përdorimin e armëve kimike në Siri është shkatërrimi i agjentëve nervorë të Damaskut. Por, a mund t’i japë kjo më shumë jetëgjatësi regjimit të presidentit Bashar al-Assad, duke e bërë atë pjesë të procesit njëvjeçar të çarmatimit? Çështja del në pah pasi marrëveshja për çarmatim, të cilën fuqitë botërore e kanë shndërruar në rezolutë të OKB-së, varet nga mosndryshimet në ushtrinë siriane derisa të dorëzohet armatimi kimik tek inspektorët ndërkombëtarë. Dhe, për aq kohë sa ushtria siriane mbetet e paprekur, ka pak shanse që rebelët të rrëzojnë regjimin e Assadit që e kontrollon atë. Paul Schulte, ekspert i çarmatimit në Institutin Mbretëror të Londrës, e shpjegon në këtë mënyrë pozicionin e regjimit sirian: “Regjimit i është bërë një poshtërim i çuditshëm. Ai gjykohet për një krim të madh lufte, por, në anën tjetër, është bërë disi i domosdoshëm”. Heiko Wimmin, ekspert për Sirinë në I…

A do t’i japë fund Angela Merkel revolucionit energjetik në Gjermani? - “Foreign Affairs”

Fjala në gjermanisht Energiewende do të thotë të lëvizësh pak nga pak. Por është shumë herët të themi nëse ky term do bëhet shkas që Gjermania të krenohet një ditë, ashtu siç ka ndodhur me fjalët kindergarten (kopsht fëmijësh) apo turpërohemi në gjermanisht thuhet blitzkrieg. 
Energiewende është një fjalë me rëndësi historike në Gjermani, që ka të bëjë me ambicjen për të lënë të panjollosur energjinë (që gjermanët nuk e konsiderojnë si pastrim energjie) dhe përpiqen të aderojnë deri në Bashkimin Europian. Teorikisht, të gjitha partitë kryesore politike gjermane qëndrojnë prapa kësaj. Ekzistojnë disa opinione të ndryshme mes gjermanëve se potenciali industrial mund të ndikojë në rritjen ekonomike për të rifuqizuar energjinë në të ardhmen e afërt. Trashëgimia politike e Angela Merkelit, e cila do të nisë edhe mandatin e tretë qeverisës ka qenë shumë e veçantë. Së pari, praktikisht të gjithë gjermanët kanë bindjen se ndryshimi klimaterik është po aq edhe i dëmshëm. Ndryshe nga Shtetet e B…

Limoni: të mirat dhe përfitimet

Limoni mund të cilësohet si fruta më e mirë. Të mirat që ai përmban për kujdesin ndaj shëndetit dhe pamjes nuk kanë të krahasuar me asnjë ilaç në botë…
Limoni, sa të mira i sjell shëndetit tonë kjo frutë? Në farmakologji është shumë i çmuar dhe i vlerësuar, ndërsa pjesët më të përdorura janë lëngu dhe lëkura. Përdorimi i tij si ilaç u konsolidua qëkur nuk dihej ende asgjë për vitaminat: lëngu i tij vlerësohej si antihemorragjik, dezinfektues, kundër diarresë dhe madje edhe si hypoglicemic. Në aromaterapi përdoret si rifreskues, përdoret si një antiseptik, mjaft i mirë për uljen e presionit të gjakut, i dobishëm për heqjen e lythave, kallove, mishrave të lënduar, por ai përdoret gjithashtu edhe për trajtimin e artritit dhe reumatizmit. Me pak fjalë, ai disponon shumë të mira si “dje” ashtu edhe “sot”. Le të shohim veçanërisht disa: Mostretja dhe kapsllëku Lëngu i tij kontribuon në kurimin e problemeve të lidhura me mostretjen dhe kapsllëkun. Ju mund të shtoni disa pika limon në ushqim ose …