728x90 AdSpace

Flash

Kur Konica përgjigjej për “gjuhën” e flamurit tonë

Dr. Hysni Hoxha

Speciale/ Shkrimtari që bëri të njihej flamuri ynë; “Albania”, 15 shtator 1901, 15 shkurt 1909. Askush nuk është kujtuar t’i bëjë në këtë 100-vjetor homazh njeriut që na bëri me flamur autentik në kushtet kur në Shqipëri xhonturqit po përhapnin fjalë se nuk ekzistonte. Në botimin “Simbolet kombëtare”, botimet “Faik Konica”, Prishtinë, dr. Hysni Hoxha rimerr në trajtesë çështjen e flamurit, të simboleve kombëtare, ngjyrën dhe gjuhën që sjellin ato në vështrimet e studiuesve të sotëm



Faik Konica, si askush tjetër në kohën e tij, me shkrime dhe me veprimtarinë atdhetare, në përgjithësi, e mbrojti dhe e bëri të njohur Flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrerëshe, simbolin më të shenjtëruar të kombit shqiptar. Si shumë poetë të tjerë shqiptarë, ashtu edhe Faik Konica, simbolit tonë kombëtar ia kushtoi vjershën të titulluar “Flamuri”. Siç thotë Jaho Brahaj në veprën “Flamuri i kombit shqiptar”, Faik Konica për herë të parë flamurin tonë kombëtar e përmend në vjershën “Flamuri”.
Prof. dr. Jup Kastrati në monografinë “Faik Konica” shkruan: “Faik Konica është i pari dijetar shqiptar që ka zbuluar Flamurin kombëtar. Fan S. Noli e cilëson Faik Konicën “rizbulonjësin e Flamurit të Skënderbeut” (Gjonlekaj Publishing Company, New York 1995).
Ideali i lartë i Faik Konicës për ta mbrojtur dhe për ta bërë sa më të njohur flamurin tonë kombëtar bie në sy që në shkrimet e tij të hershme në revistën “Albania”, të cilën ai e themeloi dhe e drejtoi. Në shënimin “Flamuri kombëtar i Shqipëtarëvet” (“Albania”, 15 shtator 1901) në pyetjen e një parapaguesi të revistës “Albania”: “A ka Shqipëria një flamur kombëtar?”, Faik Konica i përgjigjet duke u bazuar në veprën e Lavardinit: “Historia e Gjergj Kastriotit i mbiemëruar Skanderbeg, mbret i Shqipërisë”, botuar frëngjisht në Paris më 1621. Në faqen 44 të këtij libri lexojmë: “Flamurët e Skenderbeut, që ishin të gjithë të kuq, kishin një shqiponjë dykrerëshe të zezë. Ngjyra kombëtare jona është e kuqia edhe e zeza; këto ngjyra të vëna bashkë janë shënji kombëtar i Shqipëtarëvet”.
“Shqipëria a ka një flamur authéntik?”, punimi i dytë i këtij atdhetari për flamurin është përgjigje xhonturqve, të cilët, siç thotë Faik Konica, “përhapnë dhe po përhapin fjalën që Shqipëria nuk ka flamur authéntik”. Përgjigjja fillon me një ton të ashpër polemik, por e argumentuar në bazë të burimeve shkencore të pakontestueshme. Xhonturqve dhe atyre që nuk dinë dhe atyre që nuk duan të dinë për historinë e flamurit tonë kombëtar, i cili është në të vërtetë, histori dramatike e kombit shqiptar, – ai në mënyrë sarkastike ua kujton të kaluarën historike të shqiptarëve, kur ndër të tjera, thotë: “Në keni dyshim, pyetni kockat e stërgjyshërve tuaj dhe do t’mësoni laftin dhe madhërin’ e atij flamuri. Jo kockat e krahërorit, po kockat e kurrizit, – se Turqët, stërgjyshërit t’uaj, të mundur prej atij flamuri në jo më pak se njëzet e dy lufta, i kthyen më shpesh kurrizin se sa qëndruan t’i bëjnë ballë”.
Faik Konica historinë e lashtë dhe burimore të flamurit tonë e dëshmon në bazë të burimeve shkencore. Si burim të parë ai përmend veprën e një autori të panjohur shqiptar nga Tivari: “Historia e Skënderbeut”, botuar latinisht në Venedik më 1480, trembëdhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut. Siç na informon Konica, për fat të keq nga kjo vepër nuk ka mbetur asnjë ekzemplar; po me gjith’këtë – thotë autori – e njohim me anë të priftit Biemmi, i cili e përdori, pothuaj e përktheu në jetë të Kastriotit që e botoi italisht më 1742 në Breshia. Këtë burim të parë, Konica e konsideron shumë të vlefshëm për jetën e Skënderbeut.
Si burim të dytë për jetën dhe Flamurin e Skënderbeut, autori përmend veprën e Marin Barletit “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, që është botuar latinisht në Venedik më 1508, e cila, sipas autorit, pati shumë edicione dhe shpejt u përkthye në të gjitha gjuhët e Evropës.
Përveç këtyre dy burimeve të rëndësishme, autori përmend edhe librin e Lavardinit: “Historia e Gjergj Kastriotit”, botimin e parë që ka dalë në Paris më 1567. Sipas mendimit të Faik Konicës vepra e Lavardinit, nxjerrë nga libri i Marin Barletit, nuk mund të quhet burim, po ka një vlerë. “Kemi të drejtë ta pëlqejmë si një shtim të dobishëm të burimeve”, shton autori.
Siç vërehet qartë në vështrimin polemizues të Faik Konicës: “Shqipëria a ka një flamur authentik?”, në tri veprat e përmendura më lart, bie në sy e vërteta e pashmangshme: çdonjëra prej veprave të cituara përmend faktin historik të pamohueshëm se Flamuri i Skënderbeut ka qenë i kuq me shqiponjë të zezë dykrerëshe.
Vështrimin polemizues Faik Konica e përfundon me këto fjalë: “Si e shihni pra, o vëllézër, flamuri ynë, i cili është një nga më të ndershmit dhe më të lavduarit të botës, është pa dyshim edhe një nga më të vjetrit”.
Faik Konica në një paragraf ka bërë përkufizimin, deri më sot, më të mirë për vlerën dhe rëndësinë e flamurit tonë kombëtar:
“Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që munt t’a kuptojnë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që çfaq duke valuar Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash edhe rrëmbimesh: Janë kujtime vetë-mbrojtje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsitë e gjith popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje, munt të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga ata më të vjetërit e botës, është dhe një nga më të drejtët”.
Formulimi i parë i këtij paragrafi flet për kuptimin e termit flamur, në përgjithësi, si dëshmi e historisë së një kombi shprehur “me një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja”. “Gjuha e pashkruar” e flamurit tonë është gjuha e mesazhit, që evokon historinë dramatike, traditën, natyrën e kombit shqiptar.
Pas pyetjes së shtruar lart: “Cilat janë kujtimet që çfaq duke valuar Flamuri ynë?”, Konica paraqet qëndrimin dinjitoz të kombit tonë në kohë të vështira dhe vendimtare për fatin e tij. Ato kujtime nuk flasin për lakmitë, për pushtimet me dhunë dhe krime të vendeve të huaja, që kombi ynë i përjetoi nga armiqtë, që Faiku me qëllim nuk i përmend po i ka lënë të nënkuptohen. Përkundër këtyre të këqijave, flamuri ynë kombëtar evokon “luftëra për vetë-mbrojtje” nga pushtuesit barbarë, të cilët me dhunë, krime, masakra, gjenocid, synonin shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike.










Histori “Manushaqja”, lokali i parë në Korçë me emrin në gjuhën shqipe

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 week ago
Atë ditë kishte qenë një mëngjes i freskët edhe pse ishte korrik. Banorët e qytetit të Korçës ecnin nëpër rrugë nxitimthi pa treguar ndonjë vëmendje të veçantë se ç’ndothte përreth. Por çuditërisht sapo gjendeshin përballë ndërtesës së sotme të teatrit Andon Zako Çajupi, qëndronin të befasuar një çast duke vështruar me kujdes. Pas kësaj largoheshin duke vënë buzën në gaz dhe duke kërkuar me sy ndonjë kalimtar tjetër si për t’i thënë diçka të rëndësishme. Kjo ndodhte me të gjithë. Aty përballë Çajupit, ishte hapur një ëmbëltore. Pronari i saj ishte Vangjel Anastas Gjika, i cili kisht... more »

50 fakte të veçanta nga jeta e Ramiz Alisë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 week ago
** *Ramiz Alia, në mos nga të rrallët, është i vetmi shqiptar që jo vetëm ka jetuar, por dhe ka mbajtur poste drejtuese në shtetin shqiptar në tre epoka. Drejtues kryesor në rininë antifashiste komuniste gjatë Luftës, ministër, anëtar i Byrosë Politike, sekretar i Parë i Komitetit Qendror dhe President gjatë komunizmit dhe Presidenti i parë pluralist, ai vazhdon të jetë një dëshmitar dhe njëkohësisht ish-aktor i gjallë i asaj që ka ndodhur në majë të pushtetit. Në 83 vjet që mban mbi supe, Ramiz Alia ka njohur shumë ulje e ngritje. Është cilësuar si një kuadër me të ardhme, është ... more »

Kanuni dhe qytetet mesjetare të Shqiperisë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 week ago
Zbulimi Statuteve të Shqipërisë, nderon historinë tonë kombëtare Pergatiti ARTUR AJAZI Zbulimi i Statuteve të Shqipërisë, mbetet nderimi i historisë tonë kombëtare. Historianët mendojnë se, botimi i tyre në gjuhën italiane dhe në gjuhën shqipe, ka qenë me rëndësi të madhe për historinë e Shqipërisë, si një dokument historiko-juridik, duke përmendur Statutet e Durrësit, Tivarit, Drishtit e të Budvës. Sipas tyre ky zbulim krijojn mundësinë për ta njohur organizimin e zhvillimin e qyteteve mesjetare shqiptare siDurrësi, apo edhe Shkodra, e njohur ndryshe si kryeqendra e Veriut. B... more »

Papë Klementi XI – shqiptar 250 vjet histori “sekrete” në Vatikan

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 2 weeks ago
*Dokumenti sekret * *Katër kardinalët shqiptarë që mbrojtën Vatikanin* Zbulohen dokumente sekrete të pemës gjenealogjike të familjes Albani, nga studiuesi kosovar Eqrem Zenelaj, të publikuar pak ditë më parë në Tiranë, duke saktësuar përfundimisht se Papë Albani, njohur si Papa Klementi XI, është me origjinë shqiptare; po ashtu për herë të parë del në dritë dhe testamenti i shkruar nga Papa Klementi XI, që mbi të shkruhej se ishte Papë shqiptar. Ja fjala e plotë: “Më varrosni në mënyrë shumë të thjeshtë, por të shkruhet në pllakën time që Papa Albani është Papë në Romë, por rrjedh... more »

Si u krijua Partia Fashiste Shqiptare…

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 weeks ago
Studiuesi italian, Andrea Di Nicola, përmes historisë së mjekut Pasquale Lungini sjell një vështrim mbi marrëdhëniet plot keqkuptime mes Romës dhe Tiranës…dhe të atë çfarë Duçja synonte për Shqipërinë. Pse u dorëhoq nga posti i Kryeministrit Mustafa Kruja… Mbreti Zog & Konti italian Ciano Pushtimi Italian i Shqipërisë përfaqëson kulmin e një dhjetëvjeçari të karakterizuar nga fërkime dhe keqkuptime ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut. Që nga fillimi i viteve ‘30 raportet ndërmjet Romës dhe Tiranës nuk ishin më të përzemërta. Kur në vitin 1931 arriti në skadencë pakti i miqësisë dh... more »

Botohet bilanci zyrtar i Luftës së Kosovës: 11 840 të vrarë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 weeks ago
*Drejtori i Arkivave promovon në Tiranë dy librat e pasluftës*. *Jusuf Osmani sjell për herë të parë shifrat e të vdekurve e shkatërrimeve në 1998-1999*. “Të dish një të vërtetë dhe të heshtësh, është njësoj si të gënjesh”. Nën këtë moto, një nga arkivistët më të mirë të Kosovës, dr. Jusuf Osmani, ka nxjerrë nga arkivat kosovarë bilancin e dhimbshëm të luftës në vitet 1998-1999. 14 vite pas përfundimit të luftës së Kosovës vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”, “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”, ... more »

Në qytezën ilire ku flasin për legjendën e Mamicës së virgjër

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 weeks ago
** *Botohet një nga studimet e panjohura të studiuesit Dilaver Kurti, në numrin e fundit të revistës “Amantia”. I takon vitit 1967, kur ky studiues skrupuloz sjell të dhëna të guximshme për kohën, ku ndër të tjera, duke iu referuar qytezës ilire me emrin Komsia na njofton se pas vdekjes së Gjon Kastriotit, Barleti na informon se Vojsavës, së bashku me të bijën, Mamicën, iu caktua një tokë në Mat. Mamica, gjatë kësaj kohe deri në kthimin e të vëllait, ndenji e virgjër, nuk u martua për të mbajtur nderin e tij* *Në qytezën ilire ku qëndruan të vetmuara Mamica dhe Vosjava* Komsia bën ... more »

Kodi Civil , Ahmet Zogu “kopjoi” Bonapartin

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 weeks ago
Analistët e kohës “Mbreti i Shqipërisë, njeri i civilizuar” ARTUR AJAZI Ahmet Zogu, ish-Mbret i shqiptarëve, duket se e ka pasur idhullin e tij Perandorin e famshëm të Francës Napolon Bonaparti. Kjo vërtetohet vetëm nga një fakt shumë domethënës, siç ishte hartimi Kodit Civil të Mbretërisë Shqiptare. Kodi Civil parashikonte ndër të tjera, ndalimi i bashkëshortëve që të parashikojnë në mënyrë të pacilësuar që martesa e tyre të rregullohet sipas zakoneve të vendit. Kodi Civil i Mbretit Zog I, për herë të parë e parashikonte “kontratën e martesore, e cila duhej bërë me akt publik para... more »

Ohri, qyteti i dritës

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 weeks ago
Fahri Xharra “ Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e arbanasve, e cila ndoshta kishte mundur të paraqes mundësinë që shqiptarët të kenë jetuar në lokalitetet e përmendura që para ardhjes së Sllavëve.” (Bogumil Hrabak “Širenje arbanaških stočara po ravnicama i slovenski ratari srednjovekovne Albanije”Burimi): “Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji” – Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine) Nga ky paragraf i cekur shihet se sa sllavët , janë plagjiatorë të historisë dhe okupatorë... more »

Si u vranë dhe internuan nga komunizmi paraardhësit e Topallit

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 weeks ago
*Historia e familjes Çoba, një nga familjet më të mëdha dhe më patriote në Shkodër* *Në jetën e qytetit të Shkodrës familja Çoba është ndër emrat më të rëndësishëm. Sot familja është thuajse krejt e shpërndarë, ku pasardhës të tyre jetojnë përveç Shkodrës dhe në Tiranë apo emigracion. Kjo familje ka lënë gjurmë në jetën e qytetit të lashtë, pasi prej saj kanë dale figura të nderuara që me aktivitetin e tyre, shoqëror, ekonomik, tregtar por dhe politik kanë shkruar emrin e tyre të nderuar në historinë e këtij vendi. Ekonomistë e juristë të diplomuar e me tituj shkencorë të marrë në ... more »

Kujtimet e komunistes së radhëve të para dhe të persekutuarës Selfixhe Ciu Broja: Si u vra Qemal Stafa dhe dy internimet në diktaturë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 weeks ago
Selfixhe Broja (Ciu) në moshën 20-vjeçe dalë gjatë studimeve në FirenceNjë vajzë që e kishte dashur aq shumë lirinë, saqë poezitë e tregimet preferonte t’i nënshkruante Kolombia-Pëllumbesha, nuk e kishte menduar kurrë se pikërisht lirinë do t’ia dhunonin. Lindur në një familje të kamur gjirokastrite, ku kultura e arsimimi konsideroheshin pa dyshim “pajë”, shoqe fëmijërie dhe pene me Muzine Kokalarin, Selfixhe Ciu nuk mund të ishte nga ato vajza që rrinë në prapaskenë. Gazetat “Drita”, “Populli”, revista “Bota e Re”, “Diana” etj., do të bëheshin skena e ideve të saj në mesin e vitev... more »

“MITE TE PASLUFTES” Logjika e shkatërrimit të Dresdenit

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 weeks ago
DER SPIEGEL Çdo vit, mijëra vetë dalin në demonstrata me rastin e përvjetorit të shkatërrimit të Dresdenit nga aleatët gjatë Luftës së Dytë. Por ky nuk ishte i vetmi qytet gjerman që u godit nga bombat e aleatëve. Në fakt, numri i viktimave nga bombardimi i Hamburgut në 1943 ishte edhe më i lartë. Përse i kushtohet më shumë vëmendje Dresdenit? Dresdeni ishte padyshim në qytet i këndshëm, qendër turistike e mirënjohur për gjermanët dhe të huajt si vend ku arti lulëzonte në mes rrethinave të spikatura nga ana arkitekturore. Kjo i dha jetë mitit që ai nuk kish rëndësi ushtarakje apo i... more »

Natyra juridike e mbretërimit të Skënderbeut

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 weeks ago
*Fan NOLI – nga HISTORIA E SKËNDERBEUT* Disa shkrimtarë të huaj, kundërshtarë të vendit tonë, duke dashur të na diskretitojnë në çfarëdo mënyre, kanë pretenduar që Skënderbeu të ketë qënë një bajraktar i thjeshtë shqiptar, pa kurrëfarë atributi sovraniteti. E vërteta është krejt ndryshe. Skënderbeu ka sunduar në principatën e vet si sovran i vërtetë dhe në Shqipëri si mbret i asaj kohe. Që lexuesi të mos hasë në konfuzione është e nevojshme, para se të hyj në themel, të bëhen disa sqarime mbi viset shqiptare dhe elementët tokësore e politikë që përbënin mbretërinë e Skënderbeut. M... more »

Kolonja e viteve 1900-1945 në një udhëtim fotografik

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 4 weeks ago
Në galerinë “Fab” hapet ekspozita “Identitete Kolonjare” me foto nga Dhimitër Vangjeli Prodani dhe misioni italian Eftali Tota Mihal Petro Prodani me gruan e tij Marianthi Dionis (Jani) Prodani Të veshur me kostume popullore, mbi shtatë burra qëndrojnë të ulur në shkallët e gurta të një shtëpie. Vështrimi i tyre duket i fokusuar nga fotografi, ndërsa fotoja duhet të jetë bërë rreth viteve 1910-1915. Pak më tej një grua e veshur me fustan të gjatë të zi mban në dorë një tufë me lule, teksa pozon bri murit në oborrin e shtëpisë, ku ka varur një mbulesë të qëndisur me dorë. I... more »

FAMILJA “MJEKU” E MIRDITËS

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 weeks ago
*Reportazh & histori* *Një histori qindravjeçare pak e njohur**Në gjurmë të aristokracisë së maleve. Përsimoni, “Shtëpia e Parë” e Kthellës* NDUE DEDAJ Dede Mjeku ne moshte te re (foto qendrore e shkrimit) Mbiemri “Mjeku” nuk është i panjohur në Shqipëri, ai më së shumti lidhet me praninë e ndonjë shëruesi popullor, që i ka dhënë emrin e profesionit krejt fisit, ashtu siç kemi dhe “Mjeshtri”, “Kovaçi”, “Mullisi” etj. Kurse në rastin e familjes “Mjeku” në Mirditë ka të bëjë me një mjek të mirëfilltë, që kishte kryer studimet në Austri në shekullin e 19-të dhe ishte Pjetër Mjeku (... more »

Flamuri qindvjeçar i forcave shqiptare në ushtrinë e Austrisë (Video)

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 weeks ago
*Studiuesi Frederik Stamati nuk resht së kërkuari për identifikimin e objekteve të çmuara. Së fundmi pas një pune intensive ka mundur të identifikojë dhe një flamur të rrallë. Bëhet fjalë për flamurin e forcave vullnetare shqiptare pjesëmarrëse në ushtrinë e Austrisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Flamuri ka shkabën me dy krerë dhe numrin 6 të Regjimentit të shqiptarëve, bën me dije Stamati.* Njohjen me këtë flamur 100 vjeçar e ka rreth një dekadë më parë, ku edhe është restauruar prej tij. Aktualisht flamuri, së bashku me disa flamurë të rrallë historikë, ekspozohen në Muzeun e U... more »

Britanikët e braktisën Ali Pashën

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 weeks ago
Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanikë. Dr. Irakli Koçollari sjell në një libër dokumentet sekrete për Pashain e Janinës nga vitet 1807-1811 Megjithëse kanë kaluar pothuajse dyqind vjet nga koha e vrasjes së Ali Pashës, hemogjemonit më të njohur të Epirit, të fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, ai vijon të mbetet një figurë interesante, ku shumë studiues të huaj janë ndalur për ta hulumtuar. Kërkimet rreth tij janë të shumta dhe qëndrimet të ndryshme. Në të gjitha këto kërkime shtrohet pyetja nëse ky personazh përfaqëson figurën e një despoti, tirani ... more »

“Si i solla eshtrat e Dom Nikoll Kaçorrit në Shqipëri dhe sjellja poshtëruese e shtetit”

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 5 weeks ago
*Pjetër Logoreci thyen heshtjen dhe denoncon indiferencën e shtetit për rivarrosjen e eshtrave të patriotit * P. Logoreci ne momentin e gjetjes se eshtrave ne Vjene *E vërteta vonon por nuk harron. Kjo thënie i shkon shumë për shtat më së shumti rastit që tronditi rëndë opinionin qytetar në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kur në Rinas mbërritën eshtrat e njërit prej arkitektëve më të rëndësishëm të kësaj Pavarësie, Dom Nikoll Kaçorri i Lurës. Ato pamje të shëmtuara që më së shumti prezantonin një shtet të degraduar nga ana protokollare, shkaktuan habi në opinion... more »

Letra e Simon Jubanit: Ju tregoj torturat dhe provokimet e vdekjes në Burgun e Burrelit!

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
** *Arkivi i Ministrisë së Brendshme* …Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin; s’dyti zhurma që nuk pushon dot as natën…Është një fragment përshkrimi i letrës së Simon Jubanit, dërguar Komitetit Qëndror, i nxjerrë nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Letra botohet për herë të parë dhe konsiderohet një dëshmi nga më të rëndësishmet nga Enver Kushi, një nga antarët e grupit të punës që përgatitën për botim albumin “Terrori komunist në Shqipëri”, vepër e Muzeut Hist... more »

Kur shqiptari betohej në emër të Virgjëreshës

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
** *Nga libri i rrëfimtarit të ballkanologjisë, John Foster Fraser, “Pictures from the Balkans”, janë në shqip kapituj për Shqipërinë nën titullin “Shqipëria e Poshtme”, shoqëruar me 12 fotografi, duke dhënë atmosferën historike nga udhëtimi ndërmjet viteve ‘800-‘900. Më poshtë po botojmë një pjesë nga ky libër, kopertina e të cilit ka veprën e Karl Haag, “Shqiptari duke vrapuar”, që ruhet në Muzeun Benaki të Athinës* * John Foster Fraser* * * Shqiptarët mund të ndahen si skocezët. Malësitë e Veriut banohen prej fiseve; në ultësirat më pjellore të Jugut sistemi fisnor vjen duke u... more »

Kush ishin 39 kryeministrat shqiptarë të perandorisë osmane?

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
** *Kush ishin 39 kryeministrat shqiptarë të perandorisë osmane?* * * Trojet shqiptare, pas vdekjes së Skënderbeut, ranë tërësisht nën pushtimin osman, me përjashtim të disa zonave autonome në bregdet dhe malësi dhe viti 1506 njihet si viti i këtij pushtimi tërësor. Ashtu si në Romë edhe në Bizant, regjimi ushtarak u jepte mundësi ushtarakëve më të zotë të qeverisnin perandorinë. Shqiptarët, ashtu si në perandoritë e tjera, janë dalluar për forcën e krahut dhe të mendjes, edhe në perandorinë osmane. Ata e qeverisën me shekuj, duke i dhënë asaj një pushtet të fortë dhe lavdi. Pa fri... more »

Monsinior Vinçenc Prennushi - Simboli i pastërtisë dhe i virtyteve shqiptare

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
Njerëzit e mëdhenj që zhduku dhuna komuniste: Me rastin e 60 vjetorit të vdekjes Marrë nga libri KUJTIME i Dr. Lazër Radit (1) (Kushtuar Prelatit të nderuar, poetit delikat, perkthyesit të vlertë, atdhetarit dhe demokratit të madh At Vinçenc Prennushit) Vinçenc Prennushi Pak biografi Vinçenc Prennushi u lind në Shkodër më 4 Shtator 1885, në një familje modeste, në Lagjen Rus, në rrugicën e Makajve. Ashtu si Fishta dhe Gjeçovi studimet e para Vinçenc Prennushi i kreu në Bosnje, kurse pjesën tjetër e kreu në Itali, Poloni dhe Austri. Jehona e veprës së parë Më 25 mars 1908, shuguro... more »

Për herë të parë Studiuesja amerikane “përplaset” me Konicën: Si e gjeta toskërishten dhe gegërishten!

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
*Janet Byron* [...] Megjithëse ndërmjet toskëve dhe gegëve ka pasur ndryshime kulturore dhe dialektet gjatë një periudhe të gjatë kanë pasur zhvillime letrare të ndryshme (kreu III), në historinë e Shqipërisë nuk gjenden të dhëna që të tregojnë se toskët dhe gegët janë përpjekur ta ndajnë kombin në dysh dhe, për më tepër, ta kenë cilësuar veten si folës të gjuhëve të ndryshme. Rrjedhimisht, nuk ka ngjashmëri në lëmin e shqipes me debatin që zhvillohet lidhur me marrëdhënien midis gjuhës çeke dhe asaj sllovake (shih Salzmann 1971). Arsyet e ruajtjes së identitetit kombëtar përballë... more »

Botohet e plotë Edip Tërshana, letra e parë e ‘47-ës që denoncoi Enverin: Shiti Atdheun!

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
*[image: edip] * *Letra e Edip Tërshanës dërguar Enver Hoxhës zyrtarisht del e plotë në albumin “Terrori komunist në Shqipëri”, botuar nga Muzeu Historik Kombëtar* Përfshirë në kapitullin e personaliteteve shtetërore dhe të fushave të tjera, të pushkatuar në diktaturë, pa dyshim një nga letrat më të përfolura, po asnjëherë e zbardhur e plotë është ajo e mësuesit Edip Tërshana. Vendosur në albumin “Terrori komunist në Shqipëri”, vepër e Muzeut Historik Kombëtar, do ta konsideronim zyrtarisht një denoncim të hapur që i riu Tërshana i bëri diktaturës, regjimit që po ndërtonte Enver Hox... more »

100 VJET PULLË POSTARE E SHQIPËRISË

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
*Filatelia* *Bajram Peçi* 5 maji i vitit 1913 njihet si dita e lindjes së pullës postare të vendit tonë dhe meqenëse ajo pa mëdyshje përbën, krahas monedhës e kartëmonedhës, një simbol kombëtar të identitetit, dita e saj përkujtohet, historia dhe vlerat i përmenden e ndihmesa që ajo i ka dhënë e i jep kulturës, i çmohen. *Si lindi pulla e postës* Nga maji i vitit 1840, nëpunësit e zyrave postare të Anglisë nuk do të llogarisnin më tarifën e letrave, por në vend të tyre do të prisnin e ngjisnin mbi zarf disa copa të vogla letrash. Lindën pullat e postës. Lindja e tyre u kushtëzua... more »

New York Times/ Sulltanat osman apo shqiptar?

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
Gazeta “New York Times” e datës 26 Prill 1909 (figura përbri) përcjell një lajm mbi sulmin e bërë nga Turqit e Rinj kundër Sulltanit, i cili mbrohej nga 4000 ushtarë shqiptarë, dhe dorëzimin e tij. Egzistenca e 4000 ushtarëve elitë shqiptarë në rrethin më të afërt me Sultanin tregon se ato i përkitnin majës së piramidës ushtarake shqiptare që ishte nën petkun osman/turk. Mijra e mijra të tjerë sulmonin sultanin si “turq të rinj”; ndër këta ishte edhe Esad Pashë Toptani. Mijra e mijra të tjerë të tjerë ishin në kryengritje kundër osmanëve në tokat shqiptare, gjë që soll... more »

Projekti politik i Ismail Qemalit që nuk realizua asnjëherë

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
*Nga Lavdosh Ahmetaj* Përpara Konferencës së Paqes, një ndjenjë e fortë përgjegjësie dhe dëshire për të kontribuar me të gjitha mënyrat në favor të çështjes shqiptare kishte zënë vend veçanërisht në atmosferën e të gjithë lobimeve të shqiptarëve kudo në botë. Në këtë vorbull përgjegjësie historike e gjen vetën edhe Ismail Qemali. Por, natyrisht, ai nuk ishte një aktor politik si gjithë të tjerët. Një përgjegjësi të shtuar i vinte mbi shpatulla roli i tij në historinë e Pavarësisë shqiptare. Për këtë arsye, Ismail Qemali duket që nuk ia lë përpjekjen e vet rastësisë apo ndjekjes pas... more »

Akademiku athinas: Ali Pasha përgatiti revolucionin grek

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
Athinë – I patrembur si një luan, dinak si një dhelpër, tinëzar si gjar për, i ashpër si hienë, i etur për gjak si ujk, hakmarrës si deve, i durueshëm si gomar, i shpejtë dhe largpamës si shqiponjë, epshor si majmunët – në haremin e vet kishte treqind femra – përparimtar si pasanikët e rinj dhe sfidues, por dhe paragjykues, si një plakë, mosbesues dhe dyshues, por dhe naiv dhe që shpesh besonte lehtë…” [image: Luani-i-epirit] Kështu na përshkruhet Ali Pashë Tepelena në librin e Spiro Melës, akademikut grek, e në vitin 1958 kryetar i Akademisë së Athinës. Nën titullin “Luani i Epirit... more »

Si arriti Hitler që nga artist i dështuar të bëhej politikani më shkatërrues në histori

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
[image: HitlerYouthCOVER]* * *Observer histori* Çdo të mërkurë në gazetën “Tirana Observer” do të gjeni rubrikën e re historike mbi Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Ftohtë. Rubrika do të jetë çdo të mërkurë dhe informacionet do të merren nga rrjeti prestigjioz britanik BBC. Në këtë rubrikë ju do të lexoni mbi shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori. Nga pushtimi i Polonisë deri tek përdorimi i bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Kush ishin operacione sekrete. Në rubrikë do të gjeni një guidë mbi ngjarjet kryesore të Luftës së Dytë Botërorë, po... more »

50 fakte të rralla nga jeta e diktatorit Adolf Hitler

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
50 fakte nga jeta e këtij njeriu që ideoi të qëndronte në pushtet 100 vjet, por që kaloi vetëm 17. Që ideoi jetën e një race të pastër ariane. Dhe, në këtë projekt ideoi shfarosjen e hebrenjve, të cilët në kohën e tij lanë 6 milionë viktima. Që ideoi dhe nisi Lutën e Dytë Botërore, dhe që la në fushëbetejë plot 50 milionë vetë, nga të cilët 12 milionë gjermanë. Faktet për jetën e tij nisin që nga lindja e tij në një fshat austriak, rritja dhe kalimi i fëmijërisë në Vjenë, ngritja e karrierës duke manipuluar miqtë dhe shokët. Arrestimi dhe burgosja për një ngjarje në një klub, dhe ... more »

Zbulohen dokumentet Arkivat sekrete britanike Pse e donin Ali Pashën?!

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
*Histori/ Studiuesi Irakli Koçollari u bën thirrje historianëve: Ali Pasha nuk duhet parë sipas propagandës dhe politikës turke* *Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët na bën me dije studiuesi apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale pre... more »

Ndërhyrja e Enverit për faljen e jetës të djalit të Aqif Pashës

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 1 month ago
*Zbardhet dokumenti, “nëpunësit shqiptar* *në ombrellën e qeverisë Biçakçiu”. Historia e djalit të Aqif Pashës. Falja e jetës dhe vitet e burgut. Dënimi dhe raporti tepër sekret i Kuvendit Popullor për Enver Hoxhën.* *Nga Luan Shtëpani * [image: Ibrahim Bicaku]Qeveria e drejtuar nga Ibrahim Biçakçiu (6 shtator – 25 tetor 1944) do të cilësohej më jetëshkurtra. Megjithëse Shqipëria ndodhej nën pushtimin gjerman, fakte të reja hedhin dritë mbi atë periudhë, ku nuk mungon në dokumenta firma e kryeministrit Biçakçiu. Duke ju referuar historikut të Ministrisë së Punëve të Jashtme (1939-... more »

Haxhi Qamili, lavdërimi i kriminelit

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 2 months ago
* Çelo Hoxha* *Të dëshpëruar për një të shkuar të lavdishme, që nuk e kishin, komunistët i gjetën heronjtë e tyre në botën e kriminelëve, natyrisht, duke falsifikuar historinë* Të interesuar të gjenin ndonjë gjurmë të konfliktit klasor në shoqërinë shqiptare, historianët e diktaturës komuniste u larguan aq shumë nga e vërteta, saqë më vonë e harruan fare ekzistencën e saj. Ata mendonin se vërteta ishte diçka që nuk ekzistonte e pavarur jashtë mendimeve dhe dëshirave të tyre. Dëshmi e megalomanisë së tyre është trajtimi që i bënë historisë së Haxhi Qamilit, të cilin edhe e dekoruan... more »

Shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 2 months ago
* * *Shkaqet, ngjarjet dhe personazhet e luftës më shkatërruese në histori* * * *Lufta e Dytë Botërorë: Përmbledhja e ngjarjeve kryesore* * * *Ngjarjet e vitit 1939* Tre vitet e rritjes së tensionit ndërkombëtar – që përfshin Luftën Civile Spanjolle, Anschluss (bashkimin) e Gjermanisë dhe Austrisë, pushtimi i Sudetenland nga Hitleri dhe pushtimi i Çekosllovakisë – arritën kulmin në datë 1 shtator kur Gjermania pushtoi Poloninë. Britania e Madhe dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë vetëm dy ditë më vonë. Ndërsa SHBA shpalli neutralitetin, ajo vazhdoi të ndihmonte Britaninë e ... more »

Tirana liberale e viteve ‘70 Frikë dhe dashuri nën diktaturë!

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 2 months ago
*“Historia e një kënge”, konsideruar si musical i parë shqiptar kompozuar nga Nikolla Zoraqi me koreografi të Agron Aliajt, mbështetur në tekst të Kadaresë, që i dedikohet rinisë së viteve ‘70, do të rivihet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit me postatmosferë trajtuar dhe ideuar nga Zhani Ciko si një histori e dokumentuar për artistët që u dënuan për veprën e tyre; dëshmi në kuadër të 60-vjetorit të Operas, me fabulën “Historia e një vepre brenda historisë së TOB në Tiranën liberale të viteve ‘70”* *Violeta Murati* Në sheshin që sot quhet “Nënë Tereza”, të rinj me akullore ... more »

Dom Nikollë Kaçorri, atdheu dhe kisha

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 months ago
*Çelo Hoxha * * * * * Në 28 nëntor 1912 nisi thurja e narrativës shtetërore shqiptare, e cila është rrëfyer e vazhdon të rrëfehet e shmangur nga boshti i krijimit origjinal. Shumë rrallë, në mos hiç, është thënë që Shqipëria nuk do të ishte krijuar, nëse pjesa dërrmuese e popullsisë do të kishte ngritur krye ndaj diskriminimit pozitiv. Kjo dëshmohet qartë nga procesverbalet e mbledhjeve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës në lidhje me krijimin e kabinetit të parë. Për shkak të autoritetit të kryetarit dhe mirëkuptimit të delegatëve votimi për qeverinë rezultoi formal, por përfundimi ish... more »

Mytevelinjtë – bejlerët që hodhën themelet e Korçës

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 months ago
*(Dhëndëri shqiptar i Sulltan Bajazitit, ishte korçari i cili nën komandën e Portës së Lartë, zhvilloi qytetin e njohur jug-lindor) * *Nga Raimonda Moisiu* Duke u nisur nga ndjenja e qytetarisë, e atdhetarisë, si edhe për t’u lënë brezave të ardhshëm elemente historike me vlera kombëtare, por edhe si e lindur dhe e rritur në një nga lagjet e dëgjuara të myslimanëve të qytetit tim mondan dhe të bukur, Korçës, kam ëndërruar dhe kam pasur dëshirë për të hedhur disa fakte historike me vlera kombëtare, me shkrim, për pinjollët e parë të familjes së Mytevelinjëve, familje 650vjeçare. Pi... more »

Romë 1941, rebelimi i gardistëve shqiptarë në oborrin perandorak

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 months ago
*Kujtimet e protagonistit: Si u trondit Musolini * *Nga Luan Shtëpani* [image: gardistet 1]Po mbushen 72 vite, nga ngjarja e cila tronditi oborrin perandorak në qendër të Romës. Në mars të vitit 1941, gardistët shqiptarë do të rebeloheshin duke bojkotuar kryerjen e shërbimit të rojes në oborr, liridaljen në qytet, ushtrimet, etj. Shkak u bë botimi i një studimi të akademikut Xhiovani Papini botuar në disa gazeta italiane të kohës. Në këtë studim, theksohej se Italia ka pushtuar Libinë, Abisininë dhe Shqipërinë, sepse këto popuj janë “të braktisur”, “të prapambetur”, dhe “gjysëm- ... more »

Klanet e PPSH-së, të ndara në bazë tarafi

Lajmëtari Shqip at Histori,tradita,personalitete dhe kulture shqiptare - 3 months ago
*Çelo Hoxha* * * *KQ i PPSH-së, çiftet: Enveri me Nexhmien, Mehmeti me Fiqretin, Hysniu (Kapo) me Viton, Josif Pashko me Elenin, Liri Belishova me Maqo Çomon, Pirro Kondi vëlla me Viton dhe kunat me Hysniun, Rrapo Dervishi kushëri me Kadri Hazbiun, Manush Myftiu me Pilo Peristerin, Vito dhe Pirro kushërinj me Kiço Ngjelën, Arben Puto me Pirron e Manushin* * * Kur dolën malit, komunistët ishin të rinj, të varfër dhe injorantë; s’kishin as familje, as kapital dhe as dije për punët që morën përsipër. Në rrugë e sipër i bënë të gjitha, në kurriz të gjithë popullit shqiptar. Pas dhjetë... more » 
Kur Konica përgjigjej për “gjuhën” e flamurit tonë
  • Title : Kur Konica përgjigjej për “gjuhën” e flamurit tonë
  • Posted by :
  • Date : 4:53 PM
  • Labels :
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Top