Skip to main content

Të dhënat, rritet interesi për punësim në Kanada, ja si sigurohet leja e punës


Çdo vit, mbi 150.000 punëtorë të huaj hyjnë në Kanada për të punuar përkohësisht. Mundësitë e larta për të punuar, mirëqenia dhe rroga janë disa nga arsyet se përse kërkohet integrimi për në Kanada. Kushtet për të përfituar lejet e punës të përkohshme.

Shumë të rinj, por edhe moshatarë të tjerë janë të interesuar për të punuar apo studiuar në vendet më të zhvilluara të botës. Sipas të dhënave, më shumë se 10 mijë veta kërkojnë çdo vit që të fitojnë një leje pune në Kanadasë. Mundësitë e larta për të punuar, mirëqenia dhe rroga janë disa nga arsyet se përse kërkohet integrimi për në Kanada. Por si fitohet një leje pune në vendin e largët dhe sa mundësi kanë shtetasit shqiptar për të shkuar në Kanada? Çdo vit, mbi 150.000 punëtorë të huaj hyjnë në Kanada për të punuar përkohësisht në punë që ndihmojnë punëdhënësit kanadezë të përballen me mangësitë profesionale ose personel për kujdes shëndetësor. Kërkesat dhe koha e shqyrtimit varet nga lloji i punës që do të bëni kur të shkoni në Kanada. Nëse doni të punoni në Kanada, duhet të kuptoni informacionin e mëposhtëm të rëndësishëm:
-Punëdhënësi ju ndihmon të përcaktoni nëse jeni i pranueshëm. Punëdhënësi mund të ketë nevojë të marrë një opinion për tregun e punës nga Burimet Njerëzore dhe Zhvillimi Social i Kanadasë (HRSDC) që konfirmon se një punëdhënës mund të plotësojë vendin e punës me një punëtor të huaj.
-Për të punuar në Kanada duhet të plotësoni kërkesat e përgjithshme për të hyrë dhe për të qëndruar në këtë vend, përveç atyre për të marrë një leje pune. Kjo do të thotë që do t’ju duhet ,një vizë qëndrimi të përkohshëm.
-Një leje pune nuk është dokument imigracioni. Nuk ju lejon të jetoni përgjithmonë në Kanada. Për  të jetuar përgjithmonë në Kanada duhet të kualifikoheni nën kategorinë e imigracionit si punëtor i kualifikuar. Personat që jetojnë në vendin e punës në fushën e kujdesit shëndetësor mund të qëndrojnë përgjithmonë në Kanada nëse plotësojnë disa kërkesa.
-Nëse doni që bashkëshorti/bashkëshortja apo partneri juaj dhe fëmijët në ngarkimin tuaj të vijnë me ju në Kanada ata duhet të aplikojnë . Mos harroni që në shumë raste, duhet të aplikoni për leje pune jashtë Kanadasë. Punëdhënësi juaj ka gjithashtu rol në procesin e aplikimit. Nëse aplikoni për të punuar përkohësisht në Kebek (Quebec), duhet të plotësoni të gjitha kërkesat ,federale dhe duhet të merrni një Certificat d’acceptation du Québec (certifikatë pranimi) nga provinca.

Mundësitë e tregut të punës në Kanada

Sipas një raporti të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Social të Kanadasë (HRSDC), në nivel kombëtar  aktualisht ka mangësi pune në disa profesione. Punësimi dhe pagat në këto profesione po rritet shumë më shpejt sesa në profesione të tjera. Parashikimet e paraqitura në Raportin e HRSDC kanë të bëjnë vetëm me tregjet e punës profesionale në nivel kombëtar. Kjo ndodh sepse të dhënat e disponueshme lejojnë parashikime për kërkesa dhe oferta në nivel kombëtar, por nuk lejojnë parashikime për ofertën për punë sipas profesioneve të detajuara në nivel province. Duke parë njërën anë të tregut të punës mund të dalin sinjale të gabuara. Për shembull, për një provincë të caktuar, parashikimi i një rritjeje të fuqishme të kërkesës në një profesion nuk do të thotë domosdoshmërisht që do të këtë situatë mangësie për atë profesion nëse oferta për punë në atë profesion do të rritet gjithashtu fuqishëm në vitet e ardhshme. Këta tregues sugjerojnë që numri më i madh i profesioneve ku aktualisht kërkesa tejkalon ofertën, në nivelin kombëtar është në sektorin e shëndetësisë. Presionet janë veçanërisht urgjente për doktorë, infermierë, farmacistë, teknikë dhe teknologë mjekësorë, dhe profesionet ndihmëse në mbështetje të shërbimeve shëndetësore (si për shembull ndihmës infermier dhe ndihmës stomatolog). Rritja e kërkesës për këto profesione ka qenë e madhe për shkak të nevojave në rritje që lidhen me vjetërsinë e popullsisë, rritjen e financimit nga qeveria për kujdesin shëndetësor dhe numrin e madhe të daljeve në pension të punëtorëve aktualë. Nga ana tjetër, rritja e ofertës në shumë profesione ka qenë relativisht e ulët. Profesione menaxhimi (p.sh menaxher i lartë, menaxher i burimeve njerëzore) konsiderohen gjithashtu të kenë mangësi, përgjithësisht si rezultat i kërkesës që lidhet me nivele të larta të daljes në pension të këtyre punëtorëve të vjetër. Grupe të tjera profesionale që tregojnë aktualisht shenja mangësie përfshijnë:
-Profesionet që lidhen me sektorin e naftës dhe gazit, kryesisht për shkak të investimeve të mëdha në këtë sektor;
-Disa profesione në zanate, sidomos ndërtuesit e shtëpive dhe rinovuesit, për shkak të rritjes së madhe gjatë viteve të fundit të veprimtarive të rinovimit dhe ndërtimit të banesave;
-Disa profesione në sektorin e teknologjisë së informacionit, si inxhinierët e kompjuterit dhe programuesit, gjë që pasqyron rimëkëmbjen e sektorit nga shkrirja në 2001 ndërsa regjistrimi nëpër shkolla në këto fusha po ecën akoma ngadalë;
-Disa profesione në shkenca sociale dhe shërbime qeveritare, si mësues universiteti për shkak të daljes në pension dhe kërkesës së re të nxitur nga financimi i shtuar i qeverisë për arsimin post-dytësor.
Më shumë mangësi profesionale pritet të vazhdojnë gjatë dhjetë viteve të ardhshme Shumë prej profesioneve që aktualisht përballen me presionin e mangësive në nivel kombëtar pritet të  qëndrojnë në këtë situatë gjatë dhjetë viteve të ardhshme, pasi parashikimet tregojnë më shumë vende pune sesa punëkërkuesit në këto profesione gjatë kësaj periudhe. Për shembull, nevojat e reja të kujdesit shëndetësor për shkak të plakjes së popullsisë do të kontribuojnë në rritjen e kërkesës për profesione të ndryshme në kujdesin shëndetësor në nivele më të larta sesa mund të plotësohen nga oferta e parashikuar aktualisht. Këto mangësi pritet që të vazhdojnë për shpuesit e puseve të naftës dhe gazit, shërbyesit, testuesit dhe punëtorët e tjerë që lidhen me to për shkak të projekteve të zhvillimit në Alberta. Megjithatë, disa profesione që aktualisht po përballen me mangësi pritet që të shkojnë drejt një situate ku kërkesa dhe oferta për punë të jenë të ekuilibruara. Këto përfshijnë profesionet në sektorët e ndërtimit të banesave dhe pasurive të paluajtshme, për shkak të ngadalësimit të paraprirë të investimeve për banesa pas bumit të kaluar që tani është në kulm.

Standard

Popular posts from this blog

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …

ISMAIL KADARE TEK «URA ME TRI HARQE» I PARAQET SHQIPTARËT SI TRIBU XHUNGLE QË EDHE URËN E PARË TË GURTË UA NDËRTUAN SLLAVËT

Novela e Ismail Kadare, «Ura me tri harqe», e botuar së pari në vitin 1978, si pjesë e triptikut (tre novela) me të njëjtin titull, dhe e ribotuar me disa ndryshime në periudhën paskomuniste (këtu i referohem botimit më të fundit, të vitit 2004), mba­het si një nga kryeveprat e Ismail Kadare. Ajo është përkthyer në shumë gjuhë të huaja, por si për të gjithë librat e Kadaresë nuk kemi të dhëna për numrin e kopjeve të botuara dhe të shitura në gjuhë të huaj. Megjithatë, edhe për aq sa është botuar dhe lexuar nga të huajt, ky libër i ka bërë një dëm të madh nacionit (kom­bit) shqiptar, se sipas këtij libri shqiptarët dalin si një popull shumë më i prapambetur se fqinjët në prag të okupimit turk (ngjarjet në novelë zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIV), që në këtë kohë nuk kanë ndërtuar as ura të thjeshta prej guri, dhe habiten kur dëgjojnë se mund të ndër­tohet një e tillë. Novela është një projektim në të shkuarën e lar­gët mesjetare e paradigmës ideologjike komuniste të kohës …

KUSH ESHTE HAMLETI?

Nga Profesor Alfred Uçi

Një kritik ka thënë se emrin e Hamletit e dinë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që e kanë lexuar tragjedinë shekspiriane ose që e kanë parë në skenë e në ekran. E me gjithë këtë, para ndërgjegjes estetike njerëzore mbetet pa përgjigje përfundimtare pyetja enigmë: Ç’është Hamleti? Nuk besojmë të ketë një figurë tjetër letrare, për të cilën të jenë zhvilluar shekuj me radhë diskutime pa fund dhe të jenë dhënë aq shumë përgjigje të mençura, të thella, origjinale, ndonëse të pamjaftueshme, se sa për Hamletin(Është llogaritur se zbërthimit të Hamletit i janë kushtuar rreth 25 mijë studime kritiko-letrare). Pyetjes së parë, mund t’i shtohet një pyetje e dytë: A mund të ketë në përgjithësi përgjigje shterruese për këtë çështje? Në përpjekjet për të dhënë shpjegime, në krye qëndron vetë drama e Shekspirit, që bart jo vetëm enigmën, por edhe mundësinë e deshifrimit të saj të saktë. Më mirë se Shekspiri, kush mund ta dinte se ç’është Hamleti! Prandaj vëmendja kryesore dre…