SADUDIN ABDULLA GJURA- 1926-1960

Ismet Krosi - Librat (Kliko)


PLATFORMA POLITIKE E ORGANIZATËS ILEGALE POLITIKE KOMBËTARE ”LIRIA”
“NE DO TË PUNOJMË QË TË PËRGATISIM POPULLIN PËR NJË KRYENGRITJE MASIVE KUNDËR SISTEMIT FEDERATIV TË JUGOSLLAVISË, ME ÇKA DO TA SHKËPUSIM KOSOVËN DHE TROJET TJERA SHQIPTARE DHE DO T’IA BASHKANGJESIM SHQIPËRISË.” SADUDIN GJURA



…Në bazë të nenit 117 paragrafi 1 dhe 2, nenit 105 paragrafi 1 dhe 2, neni 110 paragrafi 1 dhe 2, nenet 16, 46, 33, 90 paragrafi 2 i Ligjit Penal, nenit 4 të Ligjit për vepra Penale kundër popullit dhe shtetit, nenit 67 dhe 69 të ligjit për vepra kundërvajtëse i :
D Ë N O N
Të akuzuarin Sadudin Abdulla Kadri-Gjura, burgim të rëndë me 14 vjet heqje lirie në të cilën i llogaritet nga 24.04.1952, dhe marrja e së drejtës së lirisë qytetare në afat prej 3 vitesh….[1]
NË EMËR TË POPULLIT
Gjykata Themelore në Gostivar, si shkallë e parë e gjyqit në përbërje; kryetar Jovan Dukovski dhe porotët gjykatës Xheladin Memuri dhe Koço Kitanovski me proçesverbaliste Ljubica Marinovska, sipas lëndës penale kundër të akuzuarve; Sadudin Gjura, Sabri Ramizi, Veap Veapi, Murat Isaku, Izmit Bajrami dhe Abdylselam Bejtulla, për vepër penale nga neni 117, 105 paragrafi 1,120 dhe neninit 110 nga Ligji Penal i mbajtur më 31.V.1952 në shqyrtimin final, në prani të të 6 të akuzuarve, të cilët mbrohen nga burgu, mbrojtësi i parë Boris Arsov-avokat nga Shkupi, Gjykatësit publik për rrethin e Gostivarit Koço Tulevski, solli këtë:
GJYKIM
TË AKUZUARIT:
1.Sadudin Abdulla Gjura, i biri i Abdullahut dhe nënës Sadee Xhemaili, i martuar me Sabije Azizi-Neziri, prind i një fëmije mësues i lindur në vitin 1926 në fshatin Shipkovicë, me Shkollë të Lartë Pedagogjike, me pasuri mesatare, shqiptar, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, ushtrinë e kryere dhe deri më tash i pa dënuar në Burgun Hetues prej 24.I.1951...

[1] /fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 /

FAJTORË JANË:
I akuzuari i parë Sadudin Abdulla Kadriu-Gjura:
1. Në muajin qershor të vitit 1946, në qytetin e Shkupi së bashku me Gani Sheap Luma, Sheref Kazazi dhe të tjerë formoi grupin që për qëllim kishte që me forcë ta rënojë rregullimin ekzistues të Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, që ta shkëpus një pjesë të Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë dhe t’ia bashkangjesë me territor një shtetit tjetër, ka punuar në zgjerimin dhe formimin në Tetovë dhe në vende tjera më vitin 1948, me përhapjen e rezolutës së Byrosë Informative, i njëjti grup shfrytëzon rastin për t’i formuar grupet në Tetovë, Shipkovicë dhe Dobrosht që ndërlidhen me grupin e bandave të Republikës Popullore të Shqipërisë e të tjerë, me udhëheqjen e Shqipërisë, mban mbledhje dy herë me banditët e future, pranon material propagandues për shpërndarjen dhe e përpunon me anëtarët e grupi;
2. Në mbledhjet me bandat Xheladin Gjura, Hashim Toplica e të tjerë të mbajtura në afërsi të fshatit Shipkovicë në verë të vitit 1949, pajtohet t’i ndihmojë Shërbimin Informativ të Shqipërisë me atë që grumbullon shënime të karakterit secret të cilat janë për disponimin e të burgosurve tanë e të tjera dhe të njëjtat ua dorëzon banditëve;
Gjatë vitit 1949 në pranverë të vitit dhe në gjysmën e parë të stinës së verës orvatet të ikë në Shqipëri për kryerjen e punëve kundër shtetit me qëllim shkon në Dibër ku nuk arrinë sukses, pasiqë e kthejnë organet e pushtetit popullore dhe më vonë së bashku me të akuzuarit Sabriun dhe Muratin në fshatin Lisec qëndron shtatë ditë, por përshkak të lidhjes së dobët me Shqipërinë nuk arrin që të ikën për në Shqipëri. i akuakuzuari i dytë Sabri Ramizi për shkak se;
1. Në mbarim të vitit 1948 i udhëhequr nga i akuzuari i parë Sadudini, anëtar i grupit për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit dhe si i tillë punon në zgjerimin i tij, formon grupe në shkollën e mësuesisë në Shkup dhe i përfshijnë Ibrahim Abdullain, Besim Rusin dhe Isa Saliunmerr pjesë në mbledhjet e grupit në fshatin Gajre.
2. Në ditë dhe muaj të pacaktuar, në stinën e verës së vitit 1949 së bashku me të pandehurit; Sadudinin, Muratin, Vebiun dhe personin Faik Nuredinin, bën përpjekje për arratisje për në Shqipëri për të kryer vepra armiqësore kundër Republikës Federale Popullore Jugosllave, dhe përshkak të ndërprerjes së lidhjes edhe pse shtatë ditë qëndruan në ilegalitet në fshatin Lisec, por nuk ia arritën qëllimit... [1]
Sadudin Gjura[2], u lind më 15 mars të vitit 1926, në fshatin Shipkovicë-Tetovë. Mësimet e para i bëri në fshatin e lindjes, katër klasë të mesme në gjimnazin e Tetovës, kurse në vitin shkollor 1941/42, regjistrohet në klasë të pestë, në gjimnazin real të Prishtinës, ku mbaroi edhe klasën e gjashtë. Më 1944/45, Sadudin Gjura shkon në Armatën Popullore Jugosllave. Në fund të vitit 1945, e kryen ushtrinë. Në vitin 1946, Sadudin Gjura ndoqi kursin pedagogjik një vjeçar, dhe po atë vit e, përfundon maturën për shkollën e mesme. Për herë të parë, punoi si mësues në Shipkovicë, Çellopek, Pirok dhe në tetëvjeçaren e Vrapçishtit, ku ka ligjëruar lëndën e gjuhës shqipe. Në vitin shkollor 1948/49, regjistron studimet e gjuhës ruse në Shkup në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Ndërsa, vitin e dytë të studimeve nuk arriti ta mbarojë, përkatësisht të mbrojë temën e diplomës, ngase u burgos në fillim të vitit 1951. Ishte njëri ndër profesorët e parë të Pollogut dhe të Malësisë së Sharrit.
Është themeluesi i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”. Punoi si mësues nëpër shumë fshatra, ndërsa në vitin 1951, punoi si profesor i Normales në Tetovë. Në janar të vitit 1951, gjatë pushimeve dimërore, Sadudin Gjurën e nxjerrin nga banesa e tij gjatë natës dhe e mbajnë në hetuesi deri më 26.06.1951. Bëhet dënimi partiak me 2 vjet heqje lirie (dënim administrativ pa gjyq në Shtëpinë e Pionerëve në Tetovë), me çka Sadudin Gjurën, e dërgojnë ta vuajë burgun në Goli Otok. Prej Goli Otoku, e sjellin në Burgun Hetues (te Kalaja e Shkupi) të Shkupit, ku e mbajnë në paraburgim prej 24.04.1952 deri në ditën e gjykimit bashkë me grupin. Dënohet me 14 vjet burg, por vujati vetëm 8 vjet, nëpër burgjet më famëkeqe antishqiptare, e nëpër kazamatet Jugosllave të asaj kohe si në Idrizovë, ku ka vuajtur burg mbi dy vjet, (ku ka qëndruar tri javë në izolim pa ajër, ku brenda 24 orëve njëherë e hapnin derën për t’u ajrosur “karceli”), dhe mbi pesë vjet në Goli Otok.

[1] /fragment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 /
[2] /Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 73/





Nga burgu doli i sëmurë psiqikisht dhe i paaftë për jetë. Vdekja e tij mbeti enigmatike me dekada. Pas lëshimit nga burgu, gjatë dimrit të madh, humbet në malet e Sharrit, (sipas dokumentit zyrtar, ka vdekur më 25.02.1960). Barinjtë e Sharrit e gjejnë kurmin e tij, të dekompozuar më saktë në qershor të vitit 1960.


Rivarrimi i Sadudin Gjurës në f. Shipkovicë më 28.11.1999





Sadudin Gjura, ishte poet dhe dramaturg i martirizuar. Shkroi një mor poezish, por thuajse shumica prej tyre u humbën ose u sekuestruan nga pushteti atëhershëm jugosllav. Ka shkruar poezinë e gjatë me 50 vargje "Jeta e re e njerëzimit po agon", që e botoi për herë të parë “Jeta e Re” e Prishtinës, në fillim të viteve 50-të, këtë poezi e ribotoi revista “Brezi 9”-Tetovë, para disa vitesh. Nga të afërmit e tij, janë ruajtur edhe poezia "Vaj si qenka ba Tetova", "Marshi i normalistit", "Kanga e punëtorit" e tjerë.
[1] /Shkolla Nermale-Prishtinë vjeti shkolluer 1941/42, nr. i amëz 268, klasa e katërt k.n., origjinali gjendet te Abdylxhemil Sadudin Gjura/
[1] /Dokumenti origjinal “Drzhavna Narodna Shkolla-Kralevine Jogosllavije 1938, Sadudin Kadrieviç nxënës në klasën e IV, origjinali gjendet te Abdylxhemil Sadudin Gjura/

Sadudin Abdulla Gjura mbetet emër letrar, veçmas me dramën "Lalë Bajrami", si dhe "Fejesa në djep", "Shqipja e malit" dhe "Dervish Cara" e tjerë.
Mjerisht që veprimtaria e këtij atdhetari dhe letrari ende nuk njihet plotësisht.







Veprat: "Vaj si qenka ba Tetova" – poezi, "Marshi i normalistit" – poezi, "Kanga e punëtorit" – poezi, "Lalë Bajrami" – dramë, "Fejesa në djep", "Shqipja e malit", "Dervish Cara" ...
JAM I LINDUR MË 02.09.1960 SHTATË MUAJ PAS VDEKJES SË BABAIT TIM
Unë, Abdylxhemil Sadudin Gjura[1], i biri i Sadudin Gjurës, me prejardhje nga fshati Shipkovicë e Malësisë së Sharrit, djali më i vogël, jam i lindur më 02.09.1960, shtatë muaj pas vdekjes së babait tim, i cili sipas të dhënave të policisë ka ndërruar jetë më 25.02.1960.

[1] /deklaratë e marrë më 17.05.2007 nga djali i Sadudin Gjurës z. Abdylxhemili/



Abdylxhemil Gjuara te varri i prindit
Fëmijërinë e kam kaluar me shumë peripeci e mundime të hidhura. Së pari, më ka munguar dashuria dhe përkëdhelja e tij. Si fëmijë, i shikoja moshanikët e mi, si prindërit e tyre u blenin gjithçka e, mua nuk kishte kush të më blente gjë.

Nëna ime Sebija, një grua e ndershme, e cila më ka rritur me shumë mundime dhe varfëri, mundoheshte sa herë të më ngushëllonte, vëllai im më i madh Abdylfetahu, të cilin e kaploi sëmundja e rëndë e shizofrenisë, sëmundje e rëndë psiqike, që është pasojë e mungesës së prindit tonë. Gjyshit tim Abdullahut, ia ndërprenë pensionin, që e kishim si të vetmin burim financiar, me çka u detyruam ta punojmë tokën, e të ruajmë lopë.


Rivarrimi i Sadudin Gjurës 28.11.1999
Jemi rritur dhe ushqyer vetëm nga të ardhurat që merrnim nga qumështi, nga ndihmat e të afërmëve të familjes e njerëzve të ndershëm.
Vëllai im Abdylfetahu, vdiq në moshën 42 vjeçare, më 31. 10.1993, përkatësisht u helmua me tableta. Gjithashtu, tragjedia jonë në familje vazhdoi, me çka, më vdiq gruaja ime në moshën 42 vjeçare, më 02.12.2005 nga gjakderdhja në tru.
Nëna ime Sebija, ka bashkëjetuar vetëm dy vjetë, pastaj babain tim Sadudinin, e burgosin në vitin 1952, ndërsa e ëma jonë, ka ndenjur që të na rrisë neve fëmijëve. Tash është 76 vjeçare shumë e lodhur nga jeta.
Partitë tona shqiptare “demokratike”, e materialiste që luftojnë vetëm për interesin e tyre personal, andaj duhet të marrin shembuj nga këta personalitete, të ndritura e të pakompromituara, e të pastërta si drita e diellit, të cilët u flijuan për kauzën tonë kombëtare shqiptare.

KEMI QENË MË TË BASHKUAR SE SA SOT ME KËTA PARTITË TONA POLITIKE[1]

Për sa u përketë Sadudin Gjurës dhe Xhelaludin Gjurës, këta të dy ishin shumë të dhënë pas mësimit, e në veçanti Sadudini, ka shkonte e merrte librin. Unë Sadudin Gjurën, e kam djalë mixhe edhe djalë teze, ndërsa më vonë u bëmë edhe baxhanak (gratë motra).
Sadudini ka qenë intelektual karakteristik. Unë, e kam pasur edhe vëllain tim Xhelaludinin, i cili mësonte shumë, por Sadudini ishte i veçantë. Më kujtohet me një rast, kur më çonte të lexoj e më thoshte:” merre këtë dhe lexoje”, unë pasi që e lexosha, ai atëherë më thoshte tash fillo e shpegoma këtë që e lexove”, unë ia përgjigjesha se nuk e di, ndërsa ia në mënyrë kategorike më thoshte:”nëse nuk e ke kuptuar, atëherë mos vazhdo me tej të lexosh, përderisa ta mësosh (kuptosh) atë që e lexon…”. Ishte mjaft i përpiktë sa që për dy vjet e ka kryer fakultetin e gjuhës rusishte.
Kur Sadudin Gjura është burgosur, unë kam qenë në internim në Sveti Nikollë. Unë, në internim kam kuptuar se Sadudin Gjura është burgosur. Në fillim, u dënua me dy vjet, me dënim administrativ. Të imternuar kemi qenë; unë (Mahir Gjura), Nexhmedini (vëllai im), nëna ime (Qatibja), dhe motra. Në internim kemi qëndruar një vit të plotë.
Neve na çuan si krejt shqiptarët tjerë, të cilët kishin qenë të ikur, para nesh kishin qenë do prej Pallçishti, të cilët ishin dorëzuar, kishin treguar se Xheladin Gjura del këndej, me çka UDB-ja, merrë vesh për vëllain tim dhe ky ishte shkaku që UDB-ja na internoi neve. Ata të Pallçishtit i liruan e neve na morën atje.( vazhdoj në shtëpi)

Në shtëpinë tonë ka qenë e instaluar milicia. Për atë se përse janë instaluar në shtëpinë tonë, vetëm ata e dinë përse? Ne kishim tri dhoma në shtëpi, milici na i mori të dyjat e neve na e la vetëm një dhomë. Milicët në shtëpinë tonë qëndruan mbi pesë vjetë e më shumë. Pastaj kanë qëndruar në shtëpinë e Hamzës të të ndjerit Muhamet Xhelilit (dajës tim).

[1] /Bisedë më 06.06.2007, me Mahir Gjurën ( i lindur më 13.05.1929), vëllai i Xhelaludin Gjurës/

Muhamet Xhelili
(1902-1978)
Gjithashtu kanë qëndruar edhe nëpër disa shtëpi të tjera të Shipkovicës që kishin më shumë dhoma. Ishte e tmerrshme se futeshin në mënyrën më të vrazhdët duke na thënë :” qe osllobodish soba…”.
Sadudin Gjura, u dënua me 14 vjet burg, si organizator i organizatës “LIRIA”, Murat Isaku, u dënua me 9 vjet burg, Sabdri Ruzhdiu, u dënua më 10 vjet burg, kështu me radhë.
Mburret se është krenar që Sadudin Gjurën e ka patur djalë të mixhës, tezëz dhe baxhanak, por për atë se a ka shkuar në vend amaneti i tij, Axha Mahir thotë me pezme e dëshprim të thellë se:” Sadudin Gjura edhe sot e kësaj ditë ende është i dënuar. Sadudini ka lënë gruan, e cila është gjallë dhe familjen, por kush i ndihmon ata. Askush nuk i ndihmon. Ende askush nuk e pa të udhës që gruas së tij t’ia sigurojnë një pension apo diçka të ngjashme.



Thjesht asgjë nuk ka bërë për të. Andaj, për sa i përket amanetit të Sadudinit, ende nuk ka shkuar sa duhet në vend, por sikur janë duke shkuar rrjedhat më duket se do të realizohet amaneti i tij, atëherë kur do ta marrin në dorë çështjen kombëtare intelektualët e mirëfilltë, e jo kuazi intelektualët. Edhe më lidhje me Sadudinin kam patur rast të flsë me një rast edhe atë të karakterit formal, andaj edhe tash kam mjaft revolt ngase Sadudini ka qenë një intelektual, të cilin asnjëherë pa libër në dorë nuk e kam parë. Ishte edhe Xhelaludin Gjura, por ai nuk ishte si Sadudini. Porosia ime është që ata njerëz, ata veprimtarë që janë marrë me çështjen kombëtare kanë vdekur, por kanë lënë pas vetes pasardhës. I lus të gjithë që të mos na marrin nëpërkëmbë dinjitetin dhe krenarinë kombëtare në shoqërinë shqiptare.” Gjatë periudhës së ish-sistemit sllavo-komunist, Mahir Gjura ka hequr të zitë e ullirit siç thotë:” gjatë atyre viteve kur milicia ishte instaluar në shtëpinë tonë nuk kam mundur të flaës e as të lëvizi lirshëm, gjimonë më kanë përcjellur si në shtëpi, në punët e arave e gjithkund. Për fat të mirë nuk jam burgosur, por mbi 20 herë më kanë marrë në hetuesi, edhe pse aspak nuk jam frikuar ngase asnjëherë nuk kam bërë asnjë gabim. Pasi dolëm nga Shipkovica në Tetovë, atëherë filluan të mos më lënë të qetë. Më kujtohet kur nëna ime e ndjerë kërkonte të shkojë në Shqipëri ta vizitoje vëllaun Xhelalin, e cila me një rast më ta se gjoja unë ia prishi punët për të marrë vizë për të shkuar në Shqipëri. U detyrova që të shkoj deri në Abmbasadën e Shqipërisë në Beograd, ku nuk kisha qenë më parë. Me të shkuar në Beograd, atje kishte shumë shipkovicas, të cilët më orientuan tek amabasada e Shqipërisë. Shtrova kërkesë për të marrë nëna vizë, e pas nja gjashtë muajve i erdhi viza, por në adresë të fshatit Shipkovicë, atje ku jetonte vëllai tjetër. Pasi që e kishin marrë vesh bashkëpunëtorët e UDB-së, të cilët ishin nja katrapesë vetë, me çka kanë treguar në UDB se, nënës së Xheladin Gjurës i ka ardhur dokumenti për të shkuar në Shqipëri. Ata të UDB-së i çojnë dy milicë, të cvilët ia marrin nënës pasaportën, mirëpo pasaportën e nënës e kasha unë këtu në qytet, por pasi që e kisha dorëzuar kërkesën në ambasadë, pasaportës i kishte kaluar afati i përdorimit. E mora pasaportën e nënës dhe e dërgova në “Gjeneral turist”, ku kishte një që i bënte shërbimet administrative ku punonte një Jusuf. Pas këtër ditësh më erdhën milicët në duqanin që e kam pas këtu në qytet e, më thanë se ku e kam pasaportën e nënës, e unë u thashë o në “Xheneral turist” o tek ju (në milici).
Por, pasaporta e nënës ishte dorëzuar nga nëpunësi Jusuf në milici. Pas gjysëm ore erdhi vëllai im, të cilit i kishin dhënë një copë letër ku thuhej se:”mu se odzema pasoshot poradi…”, mirëpo unë edhe pas dy muajsh nuk u interesova fare përse dhe si e kanë marrë më saktë nuk e kërkova fare pasaportën e nënës. Ishta duke shitoren time, kur befas erdhën dy persona civilë, e më thanë se janë nga Sektori i Ministrisë së Punëve të Brndeshme të Tetovës, e më thanë se, duhet të shkoj tek ata se kemi punë. Unë para se të shkoj në milici, çova fjalë në shtëpi se më do të jem në milici, duke menduar se unë edhe atëhere kam folur sikur tash. U brengosa se përse më marrin. Kur shkova atje, më thanë se përse nuk e kam kërkuar pasaportën e nëns deri më sot. Unë, i thashë, është pyetje e habistshme, kështu askund nuk kam parë. Përderisa paska qenë ashtu, atëherë përse e keni marr, kurqë unë pasaportën e nënës nuk e kam marr në Shqipëri. Të them të vërtetën u inkrajova kur kuptova se çështja është për pasaportën e nënës. Atëherë iu drejtova aty farë inspektorit me fjalët se, ju bëni mëkate të mëdha, nëna ime është grua tetëdhjetëvjeçare, ajo është me një këmbë në varr e një mbi varr. Nëna dëshiron ta shohe djalin e vet.E pyeta se a ke ti fëmijë, e ai më tha po kam. Atëherë është e logjikshme se edhe nëna ime dëshiron ta shohe djalin e saj, ajo nuk mendon siç mendoni ju se djali i saj është armik e çka jo. Thjesht dëshiron ta shoh djalin. Por, ja që ju e keni stopuar, ia keni marrë pasaportën që ajo nuk mund të shkoje. Por, u them se tek ju është diçka më e keqe se, ju bashkëpunoni me njerëzit më të ligë, me rrugaçë. Ju nuk keni njeri me plotëkuptimin e fjalës. E ai ma ktheu; mos de, çka je duke folur. Unë sërish iu drejtova me fjalët se, me njerëz të tillë nuk mund të jetë ky shtet shtet. Shteti i përzgjedhë njerëzit më të mirë, më bujarë, më fisnikë, ndërsa ju jeni duke e bërë të kundërtën. Dhe u thashë se nuk dëshiroj ta marr pasaportën e nënës, por do të jeni të mallkuar nga ana e nënës sime. Edhe pse ai, më tha që edhe mua do të më japin pasaportë për të shkuar në Shqipëri, kurse unë i thash jo, nuk më duhet të shkoj, por do të pres që kur të vjen koha për të shkuar ashtu siç duhet e jo të më maltretoni më pas se çfarë thashë e çfarë me thanë. Dhe në fund ma dhanë pasaportën e nënës pas një viti me çka edhe nëna shkoi në vizitë dy mujshe tek Xhalaludini.
Nëna ka vdekur në vitin 1981 në moshën 78 vjeçare, por ishte shumë fetare e devotshme, e cila sa herë na thoshte mos përziheni me punët e politikës që mos të na gjejë ndonjë e keqe, ndërsa babai ka vdekur shumë herët në vitin 1946 kur unë isha 17 vjeçar, ndërsa Xhelali 19 vjeçar kur ishte në shkollën normale në Shkup ku edhe diplomoi atje.
Porosia e fundit e Mahir Gjurës, është e prerë që partitë politike të mos nëpërmëkëmbin dinjitetin e shqiptarëve, ngase ne nuk u jemi përkulur as sultanëve, mbterërve, as Titos,por përkundrazi kemi qenë më të bashkuar se sa sot me këta partitë politike.

FAMILJA IME KA PËSUAR PËR 50 VJET RRESHT[1]

Në pyetjen se sa herë kanë qenë bashkë me Abdylxhemilin djali i Sadudin Gjurës në vizitë tek varri, Miraç Gjura me plotë mburrje e krenari thotë se, shpeh në stinën e verës veçanërisht në muajin korrik ose gusht unë dhe djali i xhaxhait Abdylxhemili kemi vizituar varrin e xhaxhait tim Sadudin Gjurës.
Lartë në bjeshkët e Sharrit kreshnik, për një periudhë 35 vjeçare xhaxhai im është prehur i qetë rreth një kroni me ujë të ftohtë Sharri, tek një qafë bjeshke e mbushur me lule të shumta me ngjyra nga më të ndryshmet.
Aty është prehur Sadudini, tribuni i familjes sonë dhe frymëzimi i brezave për të gjithë fisin, Shipkovicën dhe gjithë shqiptarinë. Aty shkonim për të bërë homazhe dhe njëherit kalonim një ditë vere nga më të bukurat e jetës sonë tek varri i tij dhe mbusheshim me frymëzim nga vepra e tij, kurse me mllef për ata nga të cilët e pësoi Sadudin Gjura.
Ky vend do të mbetet përgjithmonë vendi më i bukur në botë për mua, sepse aty gjeja njerëz të shumtë që i bënin këtij varri vizita dhe hozhe të shumta në kohën e sistemit të njëmendësisë.
Por, Miraç Gjura, nuk ngorron fare që të shpreh revoltën e tij që e kanë pësuar nga ish-sistemi për shkak të personalitetit të profesorit Sadudin Gjura, i cili thotë se, nga sistemi i kaluar familja ime ka pësuar për 50 vjet rresht, njëherë dënohet Sadudin Gjura me burg të rëndë në Idrizovë dhe më vonë në Goli Otok të Kroacisë, atje ku i dërgonin njerëzit e dënuar politikisht.
Më pastaj interrnohet familja ime e ngushtë për dy vjet, duke i dërguar në Sirkovë, si gjyshen time Qatibe Haziri, xhaxhain tim Mahir Hazirin, hallën time Qamile Hazirin dhe babain tim Nexhmedin Hazirin.
Më vonë për shumë vjet me radhë në shtëpinë e familjes sime në Shipkovicë janë vendosur forca policore duke e shndërruar këtë shtëpi në stacion policor. Kjo familje është përcjellur vazhdimisht, duke e ndjekur çdo lëvizje të anëtarëve të saj.
Në vitin 1987 burgosem edhe unë, si student unë dhe shokët e mi në Universitetin e Sarajevës jemi ndjekur nga agjentë të UDB-së, kurse kur vinim për pushime në shtëpi vazhdimisht thirreshim për biseda informative në polici dhe nëse nuk u përgjigjeshim këtyre thirrjeve ata vijnin e na merrnin në shtëpi duke e shqetësuar tërë familjen bile edhe fshatin.
Edhe pse Miraç Gjura, nuk mundi në kohën e ish-sitemit të vazhdonte studimet ngase ishte anëtar shumë i afërt i Sadudin Gjurës, por ai nuk hoqi dorë që të shkollohet bile me sukses e kryen fakultetin pedagogjik në Shkup, ndërsa për amanetin e profesorit Sadudin Gjura thotë se, porosia jonë për veprën e tij është një porosi modeste dhe e vetme: që të ndiqet rruga e tij që çon deri në lirinë e plotë, bashkimin kombëtar, që ishte edhe motoja dhe ëndërra e Sadudin dhe Xheladin Gjurës, dhe të gjithë martirëve të lirisë anembanë tokave shqiptare.

[1] / Bisedë më 25.03.2007 me Miraç Haziri-Gjura, i lindur më 16.01.1961 në fshatin Shipkovicë, i dënuar politik, pedagog i diplomuar/

Editor

Faqe e lajmeve të përzgjedhura nga të gjitha sferat e jetës.Na shkruani në shkupipress@gmail.com.

 

© 2013 Shtypi . All rights resevered. Designed by Templateism

Back To Top