728x90 AdSpace

Flash

Mbahet në Dubai konferenca mbi të ardhmen e gjuhës arabe - Përfaqësues edhe nga Shqipëria

Jolanda Lila




Në Dubai organizohet konferenca ndërkombëtare për një nga gjuhët më të përhapura në botë, me më shumë se 422 milion folës dhe me një rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e qytetërimit dhe kulturës humane. Numri i njohësve të arabishtes është rritur ndjeshëm vitet e fundit, edhe për shkak të veçanësive kulturore që mbart kjo gjuhë.






Mbrojtja e vlerave të gjuhës arabe dhe strategjitë për shtrirjen e mëtejshme të kësaj gjuhe, ishin fokusi i konferencën së dytë ndërkombëtare “Arabishja sot dhe sfidat për të ardhmen”, që u mbajt në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga data 7-10 maj 2013. Pjese e kësaj konference ishin gjuhëtarë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme shtetërore e private nga vende të ndryshme të botës.

Vendi ynë, Shqipëria, përfaqësohej nga drejtori i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam (AIITC), Dr. Ramiz Zekaj, i cili gjatë konferencës prezantoi nivelin e shtrirjes dhe rëndësinë që ka pasur gjuha arabe në Shqipëri, veçanërisht në përhapjen e fesë dhe kulturës islame, por edhe më gjerë. Ai bërë një ekspoze të qartë për të pranishmit në lidhje me realitetin e organizimit arsimor e social shqiptar, trashëgiminë kulturore me alfabet arab në Shqipëri e rajon, si dhe nevojën për transkriptimin e këtyre teksteve, me përmbajtje të rëndësishme shkencore e kulturore.

Një ndër qëllimet kryesore të konferencës ishte realizimi i koordinimit të përpjekjeve të vendeve të rajonit, për të thelluar interesimin mbi gjuhën arabe, fuqizimin e vlerave dhe rolit të kësaj gjuhe në ruajtjen e identitetit arab, përdorimit të drejtë të saj në programet arsimore, në media e institucionet shtetërore e private, studimin dhe kapërcimin e vështirësive në realitetin e shoqërisë arabe si dhe gjetjen e mënyrave efikase të mësimit të kësaj gjuhe për të huajt.

Gjatë ditëve të konferencës u shqyrtuan edhe përpjekjet e qeverive dhe institucioneve të ndryshme shtetërore në mbrojtje të gjuhës arabe dhe realitetit të letërsisë në këtë gjuhë, në nivel rajonal e ndërkombëtar. Gjithashtu, pjesë e kumtesave ishin edhe çështje të tilla, si: gjuha zyrtare arabe dhe trajtimi i saj në universitete publike e private dhe roli i përkthimit në mbrojtjen dhe mësimin e saj të jo arabëve.

Sipas Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit Social të Emirateve, princit Nahjan bin Mubarak bin Al Nahjan, ky takim i nivelit ndërkombëtar, vjen si rezultat i interesimit të vazhdueshëm të vendit të tij për të mbrojtur, forcuar dhe përhapur gjuhën arabe, duke i shërbyer kështu mbrojtjes së identitetit arab. “Mbrojtja e gjuhës arabe është detyrë islame e kombëtare, kushtetuese e domosdoshmëri për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historisë së lavdishme, zhvillimit të sotëm politik, social e ekonomik si dhe forcimi i saj do të thotë forcim i marrëdhënieve me vendet fqinje, ato të rajonit dhe të mbarë botës” - u shpreh në sesionin e hapjes së kësaj konference zyrtari i lartë arab.



Sot gjuha arabe flitet nga më shumë se 422 milionë njerëz në të gjithë botën, ku pjesa më e madhe e arabfolësve janë në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore. Për shkak të vlerave të veçanta leksikore, sintaksore dhe ligjërimore, vitin e  kaluar, arabishtja, zyrtarisht është  bërë pjesë e UNESCO-s dhe 18 dhjetori është vendosur të jetë edhe dita ndërkombëtarë e gjuhës arabe, kjo për shkak të shtrirjes së gjerë të kësaj gjuhe në gjitha vendet e botës.  





Mbahet në Dubai konferenca mbi të ardhmen e gjuhës arabe - Përfaqësues edhe nga Shqipëria
  • Title : Mbahet në Dubai konferenca mbi të ardhmen e gjuhës arabe - Përfaqësues edhe nga Shqipëria
  • Posted by :
  • Date : 1:31 PM
  • Labels :
  • Blogger Comments
  • Facebook Comments
Top