“Burimet e Sharrit” nga Tetova fitojnë çmimin e parë ne rajon

20130507162623

Nga data 4 deri më 7 maj, në Radovish u mbajtë festivali i IX ndërkombëtarë i i folklorit të përpunuar ”Takimet e Pashkeve” 2013.

Skena e hapur e Orahovices ishte arena ku performuan 22 ansamble artistike nga Maqenodia. Serbia, Kroacia, Kosova dhe Bullgaria.

Në kët festival, nga Tetova mori pjesë ansambli “Burimet e sharrit” të cilët kësaj rradhe i dhanë shansin e konkurimit grupit të dytë, pasi ai i pari ka udhëtuar në Tiranë për të performuar në një festival tjetër mbarëkombëtar.
Edhepse të rinjë për të performuar, në një festival me peshë kaq të madhe ku kanë konkuruar 22 ansamble, premtimi i dhënë nga artistët e rinj të këtij ansambli para prezantimit u realizua qindë për qindë.

Këngët dhe vallet tipologjike tradicionale që buruan nga thesari i tyre rrëmbyen jo vetëm duartrokitjet e spektatorëve por edhe mendimin e Jurisë profesioniste në përbërje: Goran Georgiev-kryetar, (profesor universitar i Fakultetit të Muzikës në Shtip, Ace Icev – (Muziolog) dhe Trajçe Atanasov (koreograf), të cilët në përfundim të festivalit, ansamblin “Burimet e sharrit” shpallën ANSAMBËL MË I MIRË I TË RINJVE.
Ky festival ishte i llojit të veçantë dhe një sprovë e madhe për ansamblin “Burimet e sharrit” sepse u promovohen tri vlera koreografike të reja të trashëgëmisë kulturore dhe materiale shqiptare,të cilat në të ardhmen pritet, të jenë bazament për prezantime nëpër festivalet që do të vijojnë gjatë këtij viti.

Kryetari i këtij ansambli z. Zilfi Aliu shprehet se ky çmim për grupin e të rinjve është shumë i madh dhe stimul për arritje të rezultateve tjera që do të evidentohen si pasuri e lakmueshme folklorike që integrojnë tradidat tona kulturore në skenën e veprimtarive folklorike./TvKoha

Editor

Faqe e lajmeve të përzgjedhura nga të gjitha sferat e jetës.Na shkruani në shkupipress@gmail.com.

 

© 2013 Shtypi . All rights resevered. Designed by Templateism

Back To Top