Skip to main content

Posts

Showing posts from 2013

INTERVISTA/ Fatos Lubonja: Arrestimi i Berishës nuk zgjidh gjë, duhet nisur nga prangosja e oligarkëve brenda PS-së

Intelektuali i njohur shqiptar, Fatos Lubonja, i është përgjigjur Rexhep Qosjes, i cili para pak ditësh tha se Lubonja merr për bazë publicistët, studiuesit që janë miq të Serbisë, kur flet për historinë dhe politikën. Lubonja ka argumentuar të kundërtën, duke thënë se autorët në të cilët mbështetet pikësëpari janë miq të krejt botës.
“Më vjen keq të them, por Qosja ushqen kulturën e vjetër të bazuar mbi teoritë e konspiracionit”, ka thënë Lubonja. Në intervistën për gazetën Express, Lubonja ka folur edhe për debatin rreth figurës së ish- presidentit Ibrahim Rugova, refuzimin që Shqipëria bëri për shkatërrimin e armëve kimike, për mundësinë e arrestimit të Sali Berishës, si dhe problemet me të cilat përballen sot shqiptarët.
Shkrimtari Rexhep Qosja në një intervistë tha se Fatos Lubonja mbështetet shumë tek studiues dhe publicistëgjermanë, grekë, italianë, francezë, që janë miq të Serbisë, kurflet për politikanët ose, siç tha ai, kur “bën demitizimin”e historisë dhe politikës. Me këtë ra…

ALBER KAMY – SHKRIMTAR I ABSURDIT DHE I REVOLTËS (100-VJETORI I LINDJES)

Xhelal Zejneli

Sizifin duhet ta përfytyrojmë të lumtur.(Kamy)
Ekziston e vërteta jote, por edhe e vërteta ime. (Kamy)


Alber Kamy(Albert Camus) ka lindur në Mondovi të Algjerisë më 7 nëntor 1913. Vdiq në aksident rrugor në Villeblevin, afër Parisit, më 4 janar 1960. Është romancier, eseist, dramaturg dhe filozof francez. Rrjedh nga një familje e varfër punëtorësh. Babai i tij ishte francez, ndërsa nëna spanjolle. U shkollua në Algjeri. Ishte agjent tregtar, meteorolog, nëpunës në një agjenci anijesh si dhe nëpunës në prefekturë. Qysh si nxënës gjimnazi, sensibiliteti i tij ishte përshkohej nga tre pasione të mëdha: nga letërsia, nga teatri (ishte dramaturg, regjisor dhe aktor), si dhe nga sporti, e sidomos futbolli. Gjatë gjithë jetës së tij, më së miri ndjehej në shoqërinë e aktorëve dhe të sportistëve. Teatri për të ishte një shkollë e pazëvendësueshme e moralit ekipor apo kolektiv dhe kundërpeshë e vetmisë gjatë të shkruarit. Kamy i takon filozofisë së ekzistencializmit.
*  *  *
Ekzisten…

Formimi i përshtypjeve për të tjerët

Prof. Dr. Ylli Pango
Është e rëndësishme rruga si formohet përshtypja për tjetrin, opinioni e gjykimi për të, duke filluar nga përshtypjae parë e deri tek krijimi i asaj të përgjithshme. Formimi i përshtypjeve ndjek një rrugë të komplikuar që ndryshon nga njëri individ te tjetri, por rasti i krijimit të gjykimeve a vlerësimeve të gabuara e të cekëta, sidomos tek ne është mjaft i shpeshtë. Ka mjaft rëndësi procesi mbi bazën e të cilit njeriu kap, mbledh, organizon informacionin lidhur me një individ tjetër për të gjykuar për të. Ka gjithashtu mjaft rëndësi opinioni i parë dhe ndikimi i të tjerëve në ngulitjen e parë të tij, por edhe pjekuria e përvoja e vetë atij që gjykon në dhënien a krijimin e gjykimit për tjetrin. Kjo sepse njeriu si fillim e fokuson vëmendjen më shumë te disa cilësi qendrore për krijimin apo formimin e përshtypjes së përgjithshme. Këto cilësi qendrore shërbejnë për të organizuar përshtypjen dhe sigurojnë një kornizë për të interpretuar informacionin që do të merret…

Turqi – Erdogani përgatit qeverinë për tu përballuar me “komplotin”

ANKARA, 30 dhjetor /ATSH-AFP/ – Qeveria turke islamiko-konservatore vazhdon edhe sot përballjen me “komplotin” për të cilët ky ëashtë skandalin politiko-financiar që i ka përbaltur dhe ka shkatuar një humbje prej 100 miliardë dollarësh për ekonominë e vendit.
Nën sfondin e një përmbysje të tregjeve financiare, kryeministri Rexhep Taip Erdogan ka mbledhur për herë të parë ekipin e ri të ministrave, të ndryshuar menjëherë një javë pasi dhanë dorëheqjen tre ministra të prekur nga një hetim antikorrupsion që drodhi majën e Shetit. Me të mbaruar kjo mbledhje mobilizuese, zëdhënësi i qeverisë, Bülent Arinç, sërisht ka denoncuar “një kurth të ngritur për të vënë në hije prestigjin e Turqisë brenda dhe jashtë vendit”. “Flitet për një dëm që arrin më shumë se 100 miliardë dollarë”, deklaroi zëvendëskryeministri përpara mediave, duke iu referuar rënies që po pëson monedha dhe tregjet turqe për shkak të kësaj krize politike të paprecedent. Por lira turke dhe bursa e Stambollit filluan sot të marrin …

VIDEO/ Lazarati është një nga dhjetë historitë më të lexuara të vitit

Një portal i njohur lajmesh në SHBA, GlobalPost, thotë se lajmi për Lazaratin është mes dhjetë lajmeve më të lexuara të vitit. Titulli i shkrimit është “Kryeqyteti i hashshit në Europë nuk është Amsterdami”. Në shkrim thuhet se Lazarati prodhon 6 miliardë dollar hashash. Por “joshjes” nga Lazarati nuk i ka shpëtuar as gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeiner Zeitung, e cila ka risjellë këto ditë reportazhin e Deutsche Welle në Lazarat. Më poshtë është reportazhi i DW, e cila arriti të hyjë në fshatin problematik./ep

Horoskopi vjetor 2014-2015, Çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat: Dashuria, financat dhe shëndeti!

DASHI Shtatë muajt e parë të vitit 2014 nuk do të jenë të lehtë për të gjithë ju, por sidomos njerëzit me shenjën e Dashit, Peshores, Gafores dhe Bricjapit do të kenë disa vështirësi. Dy planetet Marsi dhe Urani do të ndikojnë në këtë shenjë ku ato do të jenë dinamikë dhe të trazuar duke sjellë kështu në jetën e Dashit ngjarje me ndikime të forta. Dashët e duan luftën dhe kanë guxim ta përballojnë stresin duke menaxhuar momentet kritike me paraqitje të shkëlqyer.
KARRIERA Karriera juaj për këtë vit do të marrë një kthesë të re në jetën tuaj. Ritmi juaj në arenën profesionale do të ngadalësojë pak. Por mos e humbisni shpresën. Detyrat e përsëritura nuk do të ju shqetësojnë. Gjysma e parë e vitit do të jetë e qetë. Por, gjysma e dytë e vitit do tju mbajë në një shumëllojshmëri të punëve tuaja për t`i mbyllur.
DASHURIA Marrëdhënie të reja dhe tërheqje të reja do të vijnë në rrugën tuaj gjatë vitit 2014. Ju do të keni takime të reja me njerëz të rinj në jetën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë për të s…