Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2012

Nga bumi në rërë: Pamjet befasuese të qyteteve fantazmë

Nga bumi në rërë: Pamjet befasuese të qyteteve fantazmë:
Dikur, në shekullin e 19-të, këto ishin vende ku vlonte jeta. Ishte periudha e bumit të minierave të nitratit të kaliumit në Kili. I quajtur ndryshe edhe si ari i bardhë, salpetri ishte shumë i kërkuar në mbarë botën, fillimisht për eksplozivë e më pas si fertilizues në bujqësi.
Në atë kohë Kili ishte furnizuesi më i madh në botë dhe në shkretëtirën Atacama lindën qytete si Humberstone dhe Santa Laura.
Por me shpikjen e nitratit sintetik, minierat nisën të humbasin shkëlqimin. Deri në vitin 1960 të dy qytetet u braktisën plotësisht. Tani aty jetojnë vetëm 250 njerëz.















Momentet e fundit të një zebre në dhëmbët e krokodilit (FOTO)

Momentet e fundit të një zebre në dhëmbët e krokodilit (FOTO):
Këto foto të pabesueshme tregojnë momentin kur një zebër e pafat bëhet pre e një krokodili.
Fotot janë realizuar në Kenia, gjatë një procesi migrator të zebrave. Atyre u duhet të kalojnë lumin e mbushur me krokodilë. Dhe këtu funksionon zinxhiri ushqimor. Zebra bie pre e ushtrisë së uritur të krokodilëve. Pavarësisht se lufton shumë, ajo nuk mund të rezistojë ndaj fuqisë së një grabitqari shumë të rrezikshëm.












Kliko per me shume video!





Botimet Shqiptare on Facebook



Shkupi Press on Facebook



Agjencia eMagic on Facebook

Gjendje e “katastrofës madhore” në Nju Jork dhe Nju Xhersi (FOTO)

Gjendje e “katastrofës madhore” në Nju Jork dhe Nju Xhersi (FOTO):
Shkalla e shkatërrimit nga uragani Sandy në SHBA është në rritje, teksa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 33. Autoritetet thonë se kjo shifër është momentale dhe pritet që ajo të jetë akoma edhe më e lartë, pas kalimit të gjendjes kritike.
Nju Jorku dhe Nju Xhersi janë goditur më rëndë nga kjo stuhi dhe jeta në to është paralizuar. Mësohet se rreth 8 milionë persona janë në errësirë të plotë, pa energji elektrike, ndërkohë që rrugë, shtëpi dhe makina të shumta, janë përmbytur dhe shkatërruar.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpallur gjendjen e “katastrofës madhore” në Nju Jork dhe Nju Xhersi.
Së bashku me kandidatin republikan, Romney, ata kanë ndërprerë fushatën elektorale, pavarësisht se zgjedhjet janë shumë pranë, më 6 nëntor.























Kliko per me shume video!





Botimet Shqiptare on Facebook



Shkupi Press on Facebook



Agjencia eMagic on Facebook

“Ah shtëpi, e ëmbla shtëpi”

“Ah shtëpi, e ëmbla shtëpi”:
E kush nuk ka dëgjuar për Sandy-n. Uragani që terrorizoi Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar dhjetëra të vdekur. Një numër i saktë ende nuk dihet.
Në mbarë botën qarkullojnë foto e video nga kjo katastrofë, që ngjan sikur janë realizuar në ndonjë skenë filmi.
Por shumë amerikanë kanë humbur në këtë katastrofë jo vetëm njerëzit e dashur, por edhe një gjë shumë të dashur: shtëpinë e tyre.
























Kliko per me shume video!





Botimet Shqiptare on Facebook



Shkupi Press on Facebook



Agjencia eMagic on Facebook