Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2012

Shkrimtaret porno, cila është jeta e tyre?

I shkruajnë librat e tyre të ulura në një cep të shtëpisë si nëna normale, nën shikimin e bashkëshortëve dhe fëmijëve
Shkrimtare? Më mirë le t’i quajmë “mama që u pëlqen erosi” dhe që çdo imagjinatë të tyren e hedhin në letër. Janë ato që këtë rrymë e kanë kthyer në një zanat të vërtetë, të ndihmuara nga lehtësirat që u krijon ebook-u dhe gjuha angleze në të cilën shkruajnë, duke u dhënë kështu mundësi të depërtojnë në një masë të gjerë lexuesish. Fenomeni i grafomanisë (dëshire të çmendur për të shkruar) duket se prej vitesh ka përfshirë shtëpiaket britanike. Më poshtë po paraqesim tri raste që mund të quhen tipike të këtij fenomeni. Kujdes, që të shkruash nuk do të thotë të kesh stilin e Henry Miller, pas një jete seksuale të shthurur.
Claire Siemaszkiewicz
Një biznes familjar
Bashkë me të shoqin Marek, një 39-vjeçar, Claire Siemaszkiewicz ka hapur një shtëpi botuese për librat erotikë në rajonin anglez të East Midland. “Total-E-Bund”, shtëpia e tyre botuese, publikon vazhdimisht onlin…

SUPLEMENT/Këshillat e mjekëve amerikanë: Si t’i luftojmë viruset gripale gjatë vjeshtës

Mbi 500 njerëz në ditë po sëmuren nga virozat gripale të kësaj vjeshte, e kjo shifër është vetëm në Tiranë.  Pak a shumë të gjithë duam të dimë më shumë për të, si shfaqet, cilat janë simptomat dhe si mund ta parandalojmë. Të gjithë njerëzit, fëmijë apo të rritur qofshin, sapo ndjejnë shqetësimet e para, apo preken nga ndonjë sëmundje i drejtohen mjekut. Dhe ky është vërtet veprimi i duhur për të mos u rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme që i kanosen organizmit të njeriut. Por sa të sigurt jemi ne nëse janë pikërisht këto barnat e duhura për kurimin e sëmundjes? A ekzistojnë vaksinat e efektshme kundër pandemive të ndryshe dhe viruseve gripale? Pjesa më e madhe e gjendjeve virale transmetohen në shtëpi, ose nëpër shkolla dhe të rriturit që janë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët janë më në rrezik. Përgjatë tre shekujve më të fundit, bota është ballafaquar me një virus të ri gripi epidemik, çdo 30 ose 40 vjet. Para se të zbulohej vaksina e duhur, miliona njerëz kanë gjetur vdekjen kur…

Dashurija e Atdheut

Nga Vedat Kokona
Botuar më 1938



Dikush më tha, pra, ka nja dy ditë: -Na kanë dhënë në shkollë për të zhvilluar subjektin: Dashurija e Atdheut. Si mund t’a filloj?

I thashë pa mejtuar aspak: -Mos e fillo fare hartimin t’ënd. -Dhe përse? -Se nuk je e zonja ta hartosh një themë të tillë.

-Oh! S’ka gjë më të lehtë se kjo themë. Mundem të shkruaj faqe të tëra mbi ardheun; të shkuaj pa u mejtuar aspak se fjalët do të më vinë vet-vetiu.

-Nga do të vinë ato fjalë?

-Sa i çuditshëm që je edhe ti! Kërkon kurdoherë t’a zgjatësh bisedimin e të hidhesh në disa gjëra që s’kanë të bëjnë fare me pyetjen që po të bëj sot. Nga do të vinë ato fjalë? Po nga ivnë edhe të gjitha të tjerat, të gjitha ato që shkruajmë apo flasim në jetën t’onë.
-Po nga vinë këto fjalë?
-Pse s’pyet më mirë se nga vjen jeta?
-Nuk më kuptove. Nuk dua aspak të të bëj një mësiim metafizike se kësaj nuk i-a kanë dalë dot mb’anë as edhe kollosët më të famshëm. Dua vetëm t’a stërvit pak mëndjen t’ënde që të arësyetojë e të flasë dyke menduar…

S’ËSHTË AQ KEQ SA DUKET, POR EDHE MË KEQ!

KIM MEHMETI 

Në Maqedoni vazhdon debati se a duhet apo jo BDI-ja ta braktisë qeverinë e Gruevskit. Punët erdhën deri aty sa përfaqësuesit e BDI-së të kërkojnë nga shqiptarët e këtushëm ta heqin nga fjalori i gjuhës shqipe fjalën “dalje” dhe të përdorin vetëm shprehjen “hyrje” në qeveri. Gjë që mund të vlejë vetëm për ata që nuk e kanë kuptuar se çdo gjë që “hyn” diku, herdo kurdo duhet të “dalë” nga atje ku ka hyrë.
Por sido që të jetë, mbetet e vërteta se BDI-ja ka shumë arsye që të mos e braktisë qeverinë e Gruevskit. Qindra arsyet pse BDI-ja duhet ta vazhdojë vëllazërinë me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit mund të përfshihen vetëm në një fjali: dëmi u bë dhe, doli apo mbeti BDI-ja në qeveri, shqiptarët e paguan shtrenjtë injorancën politike të kryesuesve të BDI-së. Edhe atë jo vetëm me përbuzjen që ua bëri Gruevski nëpërmjet projekteve antishqiptare, por edhe konkretisht, me harxhimin e disa buxheteve shtetërore, duke injoruar kulturën dhe investimet në vendbanimet shqiptare si të ishin ato…

E shenjta

RUDIAN ZEKTHI

E shenjtë është çfarëdo entiteti apo dukuri që themelon, legjitimon apo garanton ekzistencën e përbashkët të një bashkësie njerëzish. Duke e konsideruar jetike këtë ekzistencë në bashkësi, për pjesëtarët e saj gjithë çfarë i bashkon është më e rëndësishme se çfarëdo dhuntie ekzistenciale personale, dhe vetëm nëpërmjet këtij raporti të individëve me bashkësinë fiton statusin e të qenit e paprekshme, e pacenueshme. Pra vetëm ky raport bën të mundshme të shfaqet detyrimi për pacenueshmëri, i cili, nga ana tjetër, e shfaq si dukuri sociale të shenjtën.

2. E shenjta, pra, është një dukuri sociale – nëpërmjet së shenjtës një bashkësi formohet dhe krijon identitetin e saj të dallueshëm nga bashkësitë e tjera. Është e vërtetë se ky koncept zanafillor dhe i përhershëm i së shenjtës është mjegulluar dhe relativizuar në kohën tonë si pasojë e faktit që individët, duke e zotëruar intuitivisht lidhjen mes së pacenueshmes dhe së shenjtës, gjithmonë e më tepër i konsiderojnë realitetet e…

Dr. Robert Elsie - SHKËLQIMI I SHKURTËR I ELITËS

Kulmi letrar në Shqipërinë e viteve 30

Brenda një periudhe prej pesë vitesh në mesin e viteve tridhjetë, u realizua një hap i madh përpara në fushën e letërsisë. Në poezinë, Lasgush Poradeci botoi përmbledhje lirike të mahnitshme: Vallja e yjve, Constancë 1933, dhe Ylli i zemrës, Bukuresht 1937; Migjeni, i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, arriti ta dërgonte vëllimin e hollë Vargjet e lira, Tiranë 1936, në shtyp para se vepra e tij të ndalohet dhe se poeti vetë të vdesë; dhe Gjergj Fishta paraqiti versionin përfundimtar të epikës së pashoqe Lahuta e malcís, Shkodër 1937, me tridhjetë këngë. Në fushën e prozës shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jeta në jetë - Pse!?, Korçë 1935, nga Sterjo Spasse; përmbledhja e dytë e tregimeve të Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh, Tiranë 1935; romani i mirëpritur i kritikës sociale, Sikur t'isha djalë, Tiranë 1936, nga Haki Stërmilli; dhe vëllimi i parë i tregimeve të Mitrush Kutelit, Nete shqipëtare, Bukuresht 1938. Edhe Migjeni i botoi njëzet e ka…

BRANKO MERXHANI nga Mark Marku

Branko Merxhani iu shfaq shoqërisë shqiptare vetëm një fragment të shkurtër kohor aty nga fundi i viteve 20 për t’u zhdukur 10 vjet më vonë. Ishte vërtet një shfaqje e shkurtër, por marramendëse e nga ato që lënë gjurmë në kulturën e një vendi. Kur ai u shfaq pakkush dinte ndonjë gjë për Merxhanin dhe me siguri në kafe “Kursal” apo në mjediset e tjera kulturore kryeqytetase shfaqja e tij është pritur me shpërfillje në mos në mënyrë armiqësore. Tek e fundit kush ishte ky Merxhani? Thashethemet e përhapura me këtë rast informonin se kishte lindur në Turqi se ishte shkolluar në një kolegj perëndimor në Izmir se kishte studiuar në Gjermani, informacione këto që në fund të fundit nuk thoshin ndonjë gjë të madhe pasi Tirana ishte e mbushur me intelektualë të kësaj natyre që kishin mbaruar shkolla jashtë e ktheheshin në Shqipëri me ambicien për të gjetur një hapësirë në sfondin kulturor e politik të Shqipërisë së atyre viteve. Ajo që e bënte të ndryshëm Merxhanin nga të tjerët ishte pikërish…

PËRZGJEDHJE NGA PUBLICISTIKA E BRANKO MERXHANIT

Branko MERXHANI

Qëllimi i luftës: Idealizmi i jetësShqipëria e ndjenjës, Shqipëria e mendimit, po pret krijonjësit e saj. Dritë përmbi fantazinë e së shkuarës. Nuk jemi as stërnipër bonjakë të Pellazgëve mitologjikë, as gërmadhat e Ilirianëve: jemi shqiptarë – Një kombësi e re.Përralla pellazgjike është një hipotezë xhaba. Një absurditet. Këtë sofizmë duhet ta neveritim. Sot s’ka mbetur asnjë turk i ditur që të ëndërrojë përrallat turanike. Asnjë grek, me mendje të shëndoshë, sot nuk mburret se është stërnipi i Periklidit. Edhe Romanët e sotëm e kanë harruar prej shumë kohe origjinën e tyre: jeta e popujve nuk është veçse Mrekullia e Zhvillimit, që rregullon valët e mëdha të shekujve.Po! Jemi Shqiptarë dhe përbëjmë një kombësi të re. Mëma e Nacionalizmës, mallëngjimi kombëtar i shekullit XX, nxorri në dritë një pjellë të re. Kjo pjellë jemi ne. Si Neo-grekët e sotëm, si turqit e sotëm të Azisë së Vogël, kështu edhe neve na ka pjellë një natë magjike vere, dinamizmi krijonjës i freskët …