Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2012

Duke pritur të luajë FIJA e Barit

Nga Muhamet Ademi

E gjithnjë shpresonim
në atë fijen e barit
të gjelbër,
që luhatej nga liria...


Ikja

M'ikin edhe hijet
vegimet fshihen
nga 'ai',
nga njeriu: që dua të jem.
Shtegtoj e bredhi
të ndigjoj krisjen e fundit;
me pëshpëritjen e saj;
të bashkëjetoj me të.
I ngujuem dua të jem
në bindjet e mia…por!


Motet kanë ndrrue

Prej gëzimesh që kurrë s'njohta,
prej zanash që kurrë s'dëgjova,
prej grash që kurrë nuk pata
Unë vuej.
Kujtimi
bren jetën time
mbi mua,
mbi ninëzat e ftohta
të zmadhuese e t'rrita
m'ep dhimba,
më gjakon
më përvlon,
drejt e shtrime
me dëshira kote.
Motet kanë ndrrue
Më shpet se andrra ime.
I njëjtë mbetet kujtimi.

Prill 1944 (Botue në "Fryma")


Jam

I ganduem
e i gozhduam
për emrin
e mbiemrin, jam.
I lidhun
për zjarrin
e ferrin në biografi, jam.
Në frikë notojnë
shpresa e andrra
e drithërime t'imta
e vetmi.
Liria s'pret
e s'jam i lirë.

Gjithçka

Çdo vit,
çdo ditë,
çdo çast,
ngeli diçka e paftillue,
diçka ngeli pa u ngushllue,
pa u qartësue e pa shpërblim,-diçka
ngela i shkr…

Fytyra harbute e luftës

Nga ditari i një ati françeskan më 1912-‘13

FATOS BAXHAKU


Atë Justin Rrota, OFM. Lindi në Shkodër në shkurt të 1889-s. U pagëzua nga dom Ndoc Nikaj, autori i romanit “Shkodra e rrethueme, ose Bukurusha” dhe prandaj u quajt Ndoc. Një biografi pak a shumë të plotë të tij na ka lënë pas atë Donat Kurti, mbledhësi i vyer i folklorit.
Ndoci studio në fillim në Shkollën Françeskane e më pas në Kolegjin Françeskan të Gjuhadolit. Për herë të parë – gjithnjë sipas atë Kurtit – zhgunin e veshi më 1904-n në Kuvendin e Rubikut. Dy vjet më vonë, kësaj here me emrin Justin, studioi për filozofi e teologji në Troshan. Nisi studimet në Austri për teologji, por shëndeti i dobët e detyroi të kthehej në qytetin e tij të lindjes. U shugurua meshtar në kujdesin e atë Gjergj Fishtës më 1911-n. Prej kësaj kohe ishte mësues i latinishtes dhe shqipes në shkollat françeskane në Shkodër e Troshan. U dallua për studimet e tij në fushën e gjuhës shqipe. Më 1936-n nisi të prekej nga një sëmundje e rëndë, që më pas i …

KADARE, NOBELI DHE SHQIPTARËT

Nga Gjekё Gjonlekaj



Alfred Nobeli “mbreti i dinamitit” siç e quanin nё atё kohё lindi nё Stockholm nё vitin 1833. Prejardhja e familjes Nobel ishte nga fshati Nobbelov. Pavarёsisht se ishte familje e varfёr ata u arsimuan nё Universitetin mё tё mirё tё vendit  Uppsala . Alfred Nobeli nё kohёn e tij ishte njё ndёr njerёzit mё tё pasur dhe mё tё njohur nё botё,dhe kishte njё karakter tё veçantё. Victor Hugo e kishte cilёsuar si “milioner vagabond”. Gjatё viteve tё fundit tё jetёs kishte menduar shumё pёr tё ardhmen e pasurisё sё tij. Ai nuk ёshtё martuar kurrё dhe nuk kishte pasardhёs tё drejtpёrdrejtё,qё mund ta trashёgonin atё pasuri, edhe pse kishte pasur lidhje intime me disa gra qё mё vonё i sollёn kokёçarje. Para vdekjes nё vitin 1896 Alfred Nobeli kishte lёnё testamentin e tij pёr shpёrblimet qё do t’u jepeshin shkencёtarёve tё ndryshёm. Por kishte lёnё edhe testamentin e çmimit Nobel pёr Letёrsi.Pjesёn mё tё madhe tё jetёs e kaloi nё Paris , kishte lidhje miqёsore me shumё poetё…

Shkencëtarët: Ju tregojnë disa fakte të çuditshme rreth gjumit

Sigurisht që gjumi përmbush nevojat e organizmit për relaks dhe rifurnizim me energji, duke mbajtur shëndetin tuaj dhe mendor në gjendjen e duhur. Por e gjitha kjo ndodh pasi drita fiket dhe sytë tuaj mbyllen. Gjumi ndikon në memorien, zemrën, si dhe në shëndetin e dhëmbëve tuaj. Shkencëtarët kanë zbuluar disa fakte të çuditshme rreth gjumit.



Memoria bëhet e ndryshueshme

Pas një pushimi të caktuar truri relaksohet. Memoria afatgjatë formohet kryesisht gjatë gjumit kur truri rindërton disa eksperienca të jetuara. Por si arrijmë ne ti kujtojmë këto eksperienca? Nga një studim i realizuar nga University of Lubeck në Gjermani u tregua se gjumi jo vetëm që forcon dhe rrit kapacitetin e memories, por regjistron edhe eksperiencat e jetuara nga individi. Nëqoftëse dy nxënës do të mësonin një listë me fjalë dhe njëri prej tyre do lihej të flinte kurse tjetri jo, kur ata t’i pyesnim për listën do të vëreheshin ndryshimet. Nxënësi që nuk kishte fjetur gjumë nuk do të ishte i aftë të riprodhonte li…

Cilësia e Universiteteve? Të paktën lëmë pas Etiopinë, Haitin, Kamboxhian…

Cilësia e Universiteteve? Të paktën lëmë pas Etiopinë, Haitin, Kamboxhian…:
Që Universitetet shqiptare, si ato publike, ashtu edhe private, kanë një cilësi të dobët, kjo tashmë dihet. Por, këtë e ka konfirmuar edhe klasifikimi më i fundit i “Ranking Web of World Universites”.
Sipas këtij klasifikimi, universitetet tona renditen nga fundi dhe pas kemi lënë vetëm vende të tilla si Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Benini etj.
Në krye, si prej shumë kohësh ndodhen universitetet amerikanë, me atë të Havardit në vendin e parë.
Renditja e universiteteve shqiptare

Pozicioni Emri
7299 Epoka University
8735 University of Tirana
10738 Polytechnic University of Tirana
10754 University Europian i Tiranes
11096 University of Vlora
11272 University Aleksandër Moisiu Durres
12115 University of Neë York Tirana
12561 University Marin Barleti
12672 University Justicia
13333 University Pavaresia
13574 Agricultural University of Tirana
13657 University Luarasi
13775 University Luigj Gurakuqi Shkoder
14799 Univer…

Si mund të shpëtosh në një aksident të tillë?! (FOTO)

Si mund të shpëtosh në një aksident të tillë?! (FOTO):
Një drejtues mjeti në Kinë ka shpëtuar në një mënyrë të mrekullueshme, teksa makina e tij është përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në provincën Hunan, ku një kamion është përplasur dhe me një makinë, duke rënë sipër saj. Makina është shtypur plotësisht, por mrekullisht, drejtuesi i saj ka mundur që të mbijetojë.




“Monstra e Oslos”, vetëm 21 vjet burg për Breivik dhe… një qeli luksoze (FOTO)

“Monstra e Oslos”, vetëm 21 vjet burg për Breivik dhe… një qeli luksoze (FOTO):
Pavarësisht faktit se vrau 77 persona muaj më parë në Oslo, një ngjarje që tronditi botën, Anders Breivik është dënuar vetëm me 21 vite burg. Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme.
Gjykata shpalli se Breivik është i shëndoshë mendërisht dhe ka vendosur që ta shpallë atë fajtor për vrasjet e kryera. Dënimi ka qenë vetëm 21 vite, duke qenë se në Norvegji nuk ekziston dënimi i përjetshëm apo me vdekje. 21 vite burg janë maksimumi që një person mund të dënohet në Norvegji.
Breiviki ka pranuar se e ka orkestruar shpërthimin e bombës në Oslo, nga e cila u vranë 8 vetë, dhe pastaj të shtënat e tij, që në shënjestër kishin pjesëmarrësit e një kampi veror në një ishull, që organizohej nga Partia Laburiste në qeveri.
Në këtë sulm ai i vrau 69 vetë, kryesisht të rinj, që kishin lidhje me Partinë Laburiste.
Gjatë procesit gjyqësor ai ka thënë se sulmet ishin protestë kundër politikave imigruese liberale të Norvegji…

Bandë kriminele shqiptarësh në SHBA, arrestohet edhe kandidati për kongresmen

Bandë kriminele shqiptarësh në SHBA, arrestohet edhe kandidati për kongresmen:


john gociKandidati për kandidat për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Goci, me origjinë shqiptare, u arrestua dhe u akuzua për mashtrim të agjentëve federal, bën të ditur media amerikane, e cila jep detaje edhe për një bandë kriminelësh shqiptarë që drejtonin një rrjet fajdesh.
Agjentët e FBI-së e arrestuan Gocin në shtëpinë e tij në Ëestland. Ai qe anëtar i bordit të një shkolle të zonës. Ai u lirua pas kësaj për të pritur gjykimin. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me deri pesë vjet burg.
FBI thotë se Goci ka gënjyer mbi një kredi që ka marrë nga Tomo Duhanaj, një shqiptar tjetër ilegal nga Shqipëria, i cili drejtonte një biznes fajdesh, duke u ofruar kredi me interes deri në 45 për qind në vit. Sipas ligjit amerikan, kredia me interes të tillë është e paligjshme dhe dënohet me burgim pasi është e qartë se asnjë lloj biznesi nuk mund të paguajë interesa kaq të larta dhe …

Si ta mbrojmë lëkurën edhe në ditët e fundit të plazhit

Edhe fundi i stinës së verës rezervon temperatura të larta dhe mundësi për t’iu drejtuar plazhit. Por edhe nëse këto ditë nuk iu kanë munguar dhe do të donit të vazhdonin, duhet të vazhdoni të tregoni akoma kujdes për lëkurën tuaj.

Por si të shmangim diegien

E keni tejkaluar masën me banjot e diellit? Gabimi shpaguhet me skuqjen klasike të lëkurës: lëkurë e kuqe dhe djegie, këto janë simpotmat tipike. Nëse jeni djegur, nuk iu mbetet të bëni gjë tjetër veçse të filloni të evitoni, derisa të shëroheni, qëndrimin në diell, kurse në zonën e acaruar mund të vendosni pomada që kanë në përbërjën e tyre kortizon. Nëse lëkura tek pjesa e gjoksit është e enjtur, jep kruarje dhe fillojnë të shfaqen pikla të kuqe. Kjo nuk është thjesht skuqje, që në gjuhën mjekësore njihet me emrin eritemë, por bëhet fjalë për një farë alergjie që vjen nga dielli. Dhe kjo mund të ngjasë edhe nëse ekspozohemi në diell qoftë edhe për pak minuta. Kjo lloj alergjie shërohet me pomadë me kortizon dhe nëse krruarja është…

MURAT ISAKU - M’I KËPUSIN KOKRRAT E FRYMËS (POEZI)

Dashuria e pare

Nga Branisllav Nushiq*


U dashurova me Persën, fqinjën tonë,sepse atë kisha më afër. Persa ishte pikaloshe, mbante çorape të verdha dhe thembrat i kishte gjithmonë të shtrembëruara nga këpucët. Sa nuk isha dashuruar, nuk i kushtoja vëmendje, por që nga momenti kur rashë në dashuri,më dukej hyjnisht e bukur dhe më mjaftonte ta shihja,edhe nga larg,të shihja vetëm thembrat e saj te shtrembëra,dhe të emocionohesha e të nxitoja t’i dilja përpara që të ndeshja sa më shpejt buzëqeshjen në fytyrën e saj pikaloshe.
Ajo ishte vajza e profesorit që na jepte aritmetikën dhe që për mua,nuk e di përse,nuk kishte mendim aq të mirë.Ishte nëntë vjeçe dhe mësonte në klasën e tretë të shkolles fillore.Dashurinë ia shpreha në një mënyrë romantike të pazakontë.Njëherë,kur po luanim hapadollapa,u fshehëm të dy në një fuçi në të cilën ime më bënte lakrën turshi.Aty,në atë fuçi,i shpreha asaj dashurinë, dhe prej atij kujtimi të dashur,edhe sot prekem sa herë kaloj pranë ndonjë fuçie.
Njëherë rastisëm pas mësimi…

Rrëfehet shkrimtarja e njohur Raimonda Moisiu: Jeta ime mes SHBA-së, Shqipërisë dhe letërsisë

Raimonda MOISIU është shkrimtarja dhe gazetarja e pavarur, që i pëlqen shumë ta identifikojë veten se i përket letërsisë postkomuniste të Diasporës. E lindur dhe e rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike, ajo njihet për kontributin qytetar, intelektual dhe aktivitetin krijues letraro-artistik e publicistik në të dyja kahjet e Atlantikut! Aktualisht jeton me familjen në SHBA, në kryeqytetin e shtetit të Connecticut, Hartford, dhe për kontributin e saj qytetar e intelektual ajo është nominuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit me Official Citation si: ”Gruaja e Vitit në komunitet”, dhe që prej vitit 2005 aderon në Partinë Demokratike Amerikane. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Shkrimtarja shqiptaro-amerikane është përzgjedhur ndër personalitetet e Albanian Excellence – Candidates 2012. Po këtë vit ajo u nominua nga rrjeti Global Mbarëkombëtar me qendër në Londër me mirënjohjen; ”Gruaja …