Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2012

Por kur ju poqi me mua Dashuria…

Shkruar nga Françesko Petrarka

Poezi moderne dhe jo vetëm ajo dashurore, lirikat te “Canzoniere” të Françesko Petrarkës janë pranuar si model, duke u përpunuar në shekujt e mëpasëm; një tufë nga këto lirika, të përzgjedhura janë sjellë në shqip nga Ferdinand Leka


I
Ky sonet mund të quhet si një hyrje e Kanconieres së Petrarkes, megjithëse në të vërtetë do të ishte epilogu i tij, sepse besohet që është shkruar në vitet e fundit të jetës së poetit, kur mendoi t'i rendiste e t'i rregullonte lirikat e veta.
Është si një prelud poetik ku tingëllojnë shumë motive që do të zhvillohen në lirikat e tjera. Tek poeti luftojnë në mes tyre ndjenjat e njeriut të ri të Rilindjes Evropiane, pasionet tokësore me ndjenjat kristiane, të fuqishme në mesjetë, që e shtyjnë të pendohet për dëshirat e kësaj bote dhe i bëjnë thirrje të mendojë për jetën e përtejme.
Ju që dëgjoni sot në vargjet e mi,
Tingujt me psherëtima e ngashërime,
Ushqim zemre në rini plot gabime,
Kur nga ç'jam sot isha tjetër…

Por kur ju poqi me mua Dashuria…

Shkruar nga Françesko Petrarka

Poezi moderne dhe jo vetëm ajo dashurore, lirikat te “Canzoniere” të Françesko Petrarkës janë pranuar si model, duke u përpunuar në shekujt e mëpasëm; një tufë nga këto lirika, të përzgjedhura janë sjellë në shqip nga Ferdinand Leka
I
Ky sonet mund të quhet si një hyrje e Kanconieres së Petrarkes, megjithëse në të vërtetë do të ishte epilogu i tij, sepse besohet që është shkruar në vitet e fundit të jetës së poetit, kur mendoi t'i rendiste e t'i rregullonte lirikat e veta.
Është si një prelud poetik ku tingëllojnë shumë motive që do të zhvillohen në lirikat e tjera. Tek poeti luftojnë në mes tyre ndjenjat e njeriut të ri të Rilindjes Evropiane, pasionet tokësore me ndjenjat kristiane, të fuqishme në mesjetë, që e shtyjnë të pendohet për dëshirat e kësaj bote dhe i bëjnë thirrje të mendojë për jetën e përtejme.
Ju që dëgjoni sot në vargjet e mi,
Tingujt me psherëtima e ngashërime,
Ushqim zemre në rini plot gabime,
Kur nga ç'jam sot isha tjetër…

Ja pse nuk duhet të gjuani peshk me granatë (VIDEO)

Ja pse nuk duhet të gjuani peshk me granatë (VIDEO):
Zakonisht peshkimi është një hobi që e ushtrojnë njerëzit që duan të qetësohen. Të kuptohemi, ky koncept vlen më shumë në Perëndim, sesa në Lindje.
Këta dy peshkatarë budallenj në Rusi janë me fat që janë gjallë pasi tentuan të gjuajnë peshk duke përdorur një granatë dore.
Një nga komentuesit e videos tha se ata mesa duket kapën peshk të tymosur.

Ja sekreti ‘brutal’ i suksesit të Kinës në olimpiada

Ja sekreti ‘brutal’ i suksesit të Kinës në olimpiada:


Lojërat Olimpike Londër 2012, të cilat kanë startuar prej 4 ditësh, janë dominuar në mënyrë të dukshme nga sportistët kinezë, të cilët mbajnë vendin e parë për numrin e medaljeve të arta të fituara, siç ka ndodhur në fakt edhe në olimpiadat e shkuara. Por ajo që ka ndezur një debat të madh mes sportistëve dhe pjesëmarrësve nga vende të ndryshme në olimpiadë, ka qenë triumfi i notares 16-vjeçare Ye Shiwen, e cila me fuqinë, shpejtësinë dhe paraqitjen e jashtëzakonshme në not ka mahnitur mbarë botën.

16-vjeçarja Ye Shiwen, e cila fitoi medaljen e artë në not, Londër 2012Ajo fitoi medaljen e artë, duke vendosur një rekord në këtë sport nisur edhe nga moshën e re e saj, madje duke notuar edhe më shpejt se sa fituesi i së njëjtës disiplinë për meshkuj, amerikani Lochte. Fuqia mashkullore e një vajzë vetëm 16-vjeçare ngriti fillimisht dyshimet e para për doping, gjë që në fakt nuk ka rezultuar aspak e vërtetë dhe sportistja …

Timo Flloko, një poezi lamtumire për Ali Podrimjen

Takimi i fundit kishte qenë vetëm dy muaj më parë në takimet letrare “Azem Shkreli” në Pejë, që përkonte me 15-vjetorin e vdekjes së poetit e prozatorit kosovar. I kishte dhënë dhe një poezi. Aktori Timo Flloko e përjetoi jo me pak dhimbje ndarjen nga kjo jetë të mikut të tij, Ali Podrimja. “Jam njohur me të personalisht pas viteve ’90. Madje ka qëlluar të jemi takuar bashkë me Bekim Fehmiun. Jemi takuar shpesh, në Kosovë e në Shqipëri, madje kemi këmbyer edhe poezi e dorëshkrime”, kujton Flloko. Por i paharrueshëm do të mbetet për të takimi më i fundit. I kujtohet se si një fotograf kërkonte Ali Podrimjen, por nuk e njihte e aktori, për shaka, i thotë: Jam unë! Ata që ishin përreth qeshën. “Të gjithë duam të kemi diçka prej poeti, si Aliu, u thashë”. Në këtë takim të fundit, Podrimja i dhuroi aktorit një poezi të vetën, të cilën e kishte shkruar në vitin 2006. Titullohet “Në teatrin ilirik”. Në dedikim i shkruan: “Timos me zemër! Tani gjendemi në teatrin “Estref Begolli”. Me zë të dr…

Kalendari për 100-vjetorin, në listë edhe Dita e Verës

Kalendari për 100-vjetorin, në listë edhe Dita e Verës:


Nga festimet për Ditën e Verës në TiranëLista e aktiviteteve të financuara nga Ministria e Kulturës.
Aktivitete e festa të përvitshme janë përfshirë në listën e festimeve për Pavarësinë.
Që me të hyrë, ky vit u pagëzua si “Viti i 100-vjetorit të Pavarësisë”. U bënë premtime pa fund për aktivitete të mëdha dhe pritshmëria nga ana e publikut ishte shumë e madhe. Tashmë ka kaluar më shumë se gjysma e vitit dhe shumë pak nga aktivitetet e organizuara deri më tani na kanë mbetur në mendje, veçse jehona e sloganit “me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë” përsëritet pa fund. Gjithçka në emër të 100-vjetorit, çdo lloj aktiviteti, ka apo nuk ka lidhje me ngjarjen e madhe historike. Promovime librash, shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, konkurse, videoklipe këngësh patetike patriotike, pse jo edhe sfilita kuq e zi… Kush e kush po mundohet të përfitojë diçka prej këtij viti, ndonjë fond, ndonjë sponsorizim… Qysh në fillim të vitit, në nj…

Qyteza i kërkon Berlinit huan 450-vjeçare, janë triliona

Qyteza i kërkon Berlinit huan 450-vjeçare, janë triliona:




Qyteti Mittenwalde
Gjermani, dokumenti i superborxhit u zbulua duke pastruar arkivat.
Një qytet i vogël gjerman kërkon nga Berlini një borxh të harruar të 450 viteve më parë, që do ta bënte tani qytetin më të pasur në botë. Më 8 maj të vitit 1562, populli i qytetit Mittenwalde-s i dha hua drejtuesit të qytetit të Berlinit 400 gulden, ekuivalenti i rreth një miliardë eurove sot. Pritej që ky borxh të paguhej brenda pesë viteve, me një normë interesi gjashtë për qind në vit. Duke llogaritur po këtë interes për 450 vitet e që borxhi nuk është kthyer, 8 000 banorët e këtij qyteti të vogël presin të zbatohet e drejta e tyre për të marrë disa trilionë euro nga huaja e dikurshme. Borxhi mund të ishte harruar përgjithmonë, nëse arkivistja lokale Vera Shmidt nuk do të kishte gjetur marrëveshjen e huas në disa dosje të vjetra që po sistemoheshin. Bashkë me marrëveshjen e parë ishte edhe një shënim i diskutimeve me Berlinin mbi këtë borxh…

Ivi Adamou, nga Qiproja me dashuri

Ivi Adamou, nga Qiproja me dashuri:


Këngëtarja qipriote në Tiranë. Foto: Vlasov SulajPërfaqësuesja qipriote në Festivalin Europian, në Tiranë për të përshëndetur festivalin “Hit Fest”, organizuar nga RTSH. Ivi Adamou, 18 vjeçe, për javë të tëra ka kryesuar listat e hit-paradave me këngën e saj “La la love”
Ndonëse në startin e karrierës muzikore, në moshën 18 vjeçe për herë të parë u ngjit në një skenë që shumë artistë të tjerë e kanë ëndërruar, atë të Eurosong 2012. Ivi Adamou gjendet këto ditë në Tiranë për të përshëndetur festivalin rinor “Hit Fest”, që organizohet nga Televizioni Publik Shqiptar. Fituesi i këtij evenimenti do të kualifikohet menjëherë për të debutuar në skenën e festivalit të fundvitit, të RTSH-së. Ndërsa me qiprioten simpatike ne ndajmë përshtypjet e para për Shqipërinë, sukseset muzikore ndërkombëtare dhe pritshmëritë për projektet artistike të Ivit.

Gjendeni në Tiranë. Cilat janë përshtypjet e para për vendin tonë?

U emocionova kur më erdhi ftesa për të këndu…

Pse nuk kthehet tryeza 100-vjeçare e Mjedës?

Më 1 gusht, në Kukël të Shkodrës do të përkujtohet 75-vjetori i Ndre Mjedës. Do të bëhet përurimi i ringritjes së kompleksit muzeor, vendosja e shtatores prej bronzi, por do të mungojë tryeza 100-vjeçare ku ka punuar Mjeda. Muzeu Historik i Shkodrës nuk jep përgjigje për ekspozimin e sajMentor Qyku*




Jemi para një ngjarjeje të madhe me rëndësi kombëtare: 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe në kuadrin e këtij jubileu, do të përjetojmë 75-vjetorin e vdekjes së një prej pararendësve më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, Dom Ndre Mjeda. Me këtë rast, më 1 gusht do të zhvillohet një veprimtari e dendur shkencore dhe përkujtimore, në Kukël-Bushat (Shkodër). Mund të themi se është organizuar një rikthim plot dinjitet i Mjedës në këtë trevë, ku ai jetoi, shërbeu dhe krijoi veprat e tij për tre dhjetëvjeçarë. Që më 16 dhjetor 2011, Ministria e Kulturës ka shpallur Kishën e Shën Shtjefnit dhe Shtëpinë famullitare të Ndre Mjedës në Kukël, monument kulture. Tani ka përfunduar faza e parë e …

Një UFO në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike (VIDEO)

Një UFO në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike (VIDEO):
Ndërkohë që fishekzjarret ndriçonin qiellin e Londrës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, spektaklin po e shijonte edhe një vizitor i pazakontë.
E dimë që shumë do thonë se janë mashtrime, por askush nuk ka dalë të shpjegojë se çfarë është ky objekt që lëviz me ngadalësi.
Duket krejt si UFO, të paktën ky është imazhi që kanë krijuar për to.
Para dy javësh, një nga ekspertët më të njohur të ufologjisë në Britaninë e Madhe, kishte parashikuar se mjetet fluturuese jashtëtokësore do ishin të pranishme në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
Në YouTube ka shpërthyer debati. Disa thonë se është një tip balone që përdorin televizionet për të filmuar. Të tjerët thonë se është një helikopter.
Ka shumë nga ata që thonë se është një mashtrim. Zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë qëndrim.



Pushime në mal për kancelaren Merkel

Pushime në mal për kancelaren Merkel:

Pushime nën shi për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka përzgjedhur klimën malore italiane për të pushuar dhe për t’u shkëputur nga puna e saj e përditshme dhe shumë stresuese, sidomos pas problemeve të shumta në eurozonë.
Kancelarja shoqërohej si gjithmonë nga bashkëshorti i saj, Joachim Sauer, por edhe nga një numër i madh truprojash për ruajtjen e sigurisë së saj fizike, të cilët kanë ardhur bashkë me të nga Gjermania. Merkel ka zgjedhur zonën malore në Solda, Bolzano për të kaluar disa ditë relaksuese.
Mëngjesin e sotëm Merkel ka ngrënë mëngjesin në vilën ku po pushon, në zonën e lartë malore e veshur me rroba sportive, me këmishë me kuadrate të kuqe e të bardha dhe me pantallona ngjyrë bezhë. Ajo është fotografuar në ballkonin e hotelit ku po qëndron, për të shijuar pamjen mahnitëse që i dhuron ambienti malor në të cilin ndodhet. Për fat të keq, koha nuk ka premtuar shumë dhe shiu që ka rënë pa pushim gjatë gjithë kohës …

Ja njeriu me lëkurën më elastike në botë (Video)

Ja njeriu me lëkurën më elastike në botë (Video):

Ai quhet Gary Stretch dhe është pa pikën më të vogël të dyshimit njeriu që ka lëkurën më elastike në botë. Ai arrin të bëjë gjëra të çuditshme me lëkurën e tij, që janë të paimagjinueshme për njerëz normal.
Ditët e fundit, falë pamjeve të transmetuara nga një televizion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai arriti të bëhet i njohur në të gjithë botën dhe të krijonte një famë të padiskutueshme e të pamposhtur nga asnjë rival në fushën e tij.
Shihni një video ku shpërfaqen performancat e tij, por kujdes, imazhet mund t’ju impresionojnë së tepërmi.

28 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)



Ja njeriu me lëkurën më elastike në botë (Video) burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Hapja solemne e Lojërave Olimpike në Londër – FOTO

Hapja solemne e Lojërave Olimpike në Londër – FOTO: Copyright - ShqipMedia.com
Shqipmedia


Hapja solemne e Lojërave Olimpike në Londër – FOTO was first posted on July 28, 2012 at 3:51 pm.
©2012 "Shqipmedia". Use of this feed is for personal non-commercial use only. If you are not reading this article in your feed reader, then the site is guilty of copyright infringement. Please contact me at skifteri@gmail.com