Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2012

Kurat popullore për sëmundjet stomakut, mëlçisë, veshkave dhe hipertensioni

Sot në vendin tonë ka ndryshuar shumë mënyra e të ushqyerit dhe jeta në përgjithësi është bërë më intensive dhe dinamike. Njeriu tani nuk ka më shumë kohë për t’i kushtuar ushqimit, përgatitjes së tij, apo të harxhojë qoftë dhe një shumë të madhe parash për të blerë një numër të madh zarzavatesh dhe ushqimesh të pasura me fibra dhe element ushqyes, ku dhe të marri të gjitha sasitë e nevojshme të nutrientëve (lëndëve ushqyese), por dhe të sigurojë një jashtëqitje të mirë dhe të rregullt. Kequshqyerja, kështu, bëhet shkak për shfaqjen e shumë sëmundje, të cilat përveç përdorimit të ilaçeve duhen trajtuar dhe me një dietë të pasur ushqimore. Në suplementin e sotëm në gazetën “Tirana Observer”, ju do të njiheni me sëmundjet e organeve të brendshme të organizmit si problemet e stomakut, mëlçisë, gurët në veshka dhe tëmth, etj. Në këtë speciale do të gjeni rekomandimet e mjekëve popullorë, duke sqaruar gjithçka për mënyrën se si mund të eliminohen këto probleme. Një shkak tjetër për dëmtimi…

53 probleme shëndetësore më të shpeshta te fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç

Me ndihmën e mjekëve pediatër, të psikologëve etj., janë veçuar gjendjet që shqetësojnë më shumë mëmat dhe baballarët. Që nga ethet e deri te frakturat (thyerjet e kockave), ju themi se çfarë mund të bëni vetë dhe kur është e domosdoshme ndërhyrja e shpejtë e mjekut. Kur fëmija është i vogël, sëmuret shpesh, pasi organizmi i tij ende nuk ka arritur mbrojtje të mjaftueshme për të luftuar mikrobet. Duke luajtur në shtëpi ose në kopsht, nganjëherë fëmija sëmuret. Për këtë është e rëndësishme që prindërit të mësojnë të përballojnë çrregullimet dhe emergjencat më të zakonshme: nga kolla te astma, nga kolikat te rrjedhja e gjakut prej hunde. E, që të mos i zërë paniku, duhet të mbajnë në shtëpi medikamente (barna) të sakta, për t’i dhënë ndihmën e parë fëmijës. Shkaqet për secilin problem dhe masat që duhet të marrin prindërit, përshkruhen më poshtë:



1. Ka dhembje kokeShkaqet mund të jenë disa, p.sh.: temperaturë e lartë, ftohje ose ndonjë sinusit. Shkak tjetër mund të jetë një tension emoti…