Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2012

Limoni shkrin yndyrën dhe gurët, pastron lëkurën

Përveçse është zgjidhje më e mirë nëse duam të largojmë etjen dhe të mposhtim temperaturat e larta, limoni ndihmon edhe te një gamë e gjerë sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore


Lëngun nga limoni duhet ta pini në mëngjes para ushqimit, sepse në këtë mënyrë do ta nxitni metabolizmin, ndërsa kaloritë nuk do të pozicionohen në zona kritike. Mirëpo, përveç te humbja në peshë, limoni ndihmon edhe te gjendjet serioze shëndetësore.
Humbja në peshë
Me anë lëngut të limonit shumë më lehtë do t’i shkrini kilogramët e tepërt dhe do të pengoni grumbullimin e tyre në vendet kritike. Për rezultate më të mira, lëngun e limonit duhet ta pini në mëngjes para ushqimit.

Gurët biliarë

Rreth 80 për qind e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të jenë të dobësuara. Në këtë m…

Femra më seksi në botë? Kush tjetër përveç Kate Upton (FOTO)

Femra më seksi në botë? Kush tjetër përveç Kate Upton (FOTO):
Revista e njohur amerikane “GQ” ka shpallur modelen Kate Upton si femrën më seksi në botë. Në vendin e dytë është renditur Rihanna, ndërsa në vendin e tretë Jennifer Aniston, e cila pavarësisht viteve, vazhdon që të konsiderohet si mjaft seksi. Në këtë renditje bën pjesë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila është renditur në vendin e 11-të.










Me shkas nga albumi i ri i Elina Dunit Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/29/me-shkas-nga-albumi-i-ri-i-elina-dunit/#ixzz2GV2HIrgM

BESNIK MUSTAFAJ


Diku në mes të dhjetorit që  po mbyllet dha një koncert të madh në Tiranë këngëtarja Elina Duni me kuartetin e saj. Me sa kam mundur unë ta ndjek jetën artistike të kryeqytetit tonë të dashur, ky është koncerti i parë i plotë që ajo jep për ne në vendlindjen e saj. Por edhe në mos qoftë i pari, jam i sigurt që ky është koncerti që e shfaq në plotërinë e vet pjekurinë e saj të deritanishme si artiste, dhe kjo ka rëndësi. Ajo kishte ardhur të paraqiste edhe në Tiranë albumin e vet të fundit, “Matanë malit”. Siç shkruan vetë ajo në fletorkën informative që shoqëron albumin e saj, Elina Duni është me një përkatësi të dyfishtë: me rrënjët në Shqipëri dhe me kurorën në Zvicër, për të cilën ajo pranon se është vendi që e bëri të jetë vetvetja. Elina Duni këndoi për ne në shqip jo pse ne, publiku i saj atë mbrëmje në Teatrin e Operas e të Baletit, ishim shqiptarë, por sepse në shqip është albumi i saj në versionin e nxjerrë për tregun muzikor ndërkombëtar, ku pak nga pak ajo po…

“Përlindja e Shqipënisë”, ja çfarë shkruhej në gazetën e parë të Vlorës

Bendis Pustina

Gazeta e parë e shtetit shqiptar është “Përlindja e Shqipëniës” (gusht 1913 deri më 28 mars 1914), botim zyrtar i Qeverisë së Vlorës. Në këtë gazetë fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër Berati, por ka kontribuar mjaft dhe publicisti Mihal Grameno. Në faqet e kësaj gazete, si mjet i komunikimit masiv dhe si dritare ndaj botës, gjenin vend që nga proklamatat dhe qarkoret e Qeverisë së Vlorës, notat e telegramet drejtuar Fuqive të Mëdha dhe qeverive të huaja e deri te shpalljet për kërkim nëpunësish në administratë dhe kriteret e kërkuara a formularët e thirrjeve për tender për ndërtimin e veprave dhe realizimin e investimeve të para të Qeverisë. Misionin e saj gazeta e shpalli që në nëntitull: “Organ për (të) me mprojtur të drejtat kombëtare” dhe e ushtroi duke botuar në faqet e saj analiza të thella e të plota mbi gjendjen politike në Shqipëri, situatën ndërkombëtare, politikën e jashtme të Qeverisë për mbrojtjen e interesave kombëtare, si dhe kronika të paharrueshme të …

Mitologjia shqiptare me zana e djaj, por pa zota

Arshi Pipa  

Për herë të parë është botuar në gazetën “Standard”, i përkthyer në shqip, studimi i Arshi Pipës për mitologjinë shqiptare shkruar për Diksionerin francez të Mitologjive të botuar në vitin 1981 në Paris nga Y. Bonnefoy, vol. I ff. 5-7. Atëherë çfarë paraqet si fizionomi të vetën, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare? – pyet Pipa në pjesën e mëposhtme, pasi hedh vështrimin mbi disa mite që janë të njohura edhe për disa popuj të Ballkanit, duke dhënë përgjigjen se mitologjia shqiptare dallon, se nuk ka zota dhe hyjnitë janë të dorës së dytë.








Mitologjia shqiptare nuk përbën ende objektin e një monografije, por subjekti është trajtuar në shumë ese dhe artikuj të gjuhësisë, folklorit dhe etnografisë. Mund të thuhet se kjo mitologji është e tipit pagan ballkanik. Fetë monoteiste që i janë mbivendosur – katolike në Veri, ortodokse në Jug, islamike në mbarë vendin – pak e kanë prekur natyrën e saj. Historia e shqiptarëve, origjina e të cilëve fillon që nga migrimet e para indo…

Revolta e Atlasit

Eleni Laperi



Kush e ka vizituar Nju Jorkun dhe nuk ka provuar shijen e energjisë? Qyteti gjigant të rrëmben në vorbullën e tij dhe e ke të pamundur t’i shmangesh rrymës që të gllabëron e të bën të ecësh thuajse me vrap, e të marrësh frymë thellë, e të ndjesh respekt për veten.
E rrethuar me aureolë energjie isha duke shkuar për në redaksinë e revistës Harper’s për të marrë disa të dhëna mbi krijimtarinë e Roz Uajlldër Lejn; më duheshin për librin tim. Këmbët më ndalën para skulpturës aq të bukur të Atlasit, një nga veprat më të njohura në stilin Art Deko e skulptorit Li Oskar Lori. Skulptura ngrihet në ballë të godinës së Qendrës Rokfeler, në Avenynë e 5-të. Figura e heroit, e titanit Atlas – që u detyrua nga Zeusi të mbante mbi supe kupën e qiellit, se u ngrit kundër zotave të Olimpit -, rri në ballë të godinës që prej vitit 1937, madhështore, e rreptë, emocionuese. Kur e vështron nga afër, skulptura të zbulon një varg domethëniesh të tjera. Aksi i sferës mbi supet e tij tregon Yllin e…

PA KOMENT/ Viti që po lëmë pas në foto

Ky koleksion i mahnitshëm fotosh të mbledhura nga çdo cep i planetit risjell një vit të tërë në pak foto që flasin shumë. Fotot janë përzgjedhur nga revista Spiegel.