Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2012

Ankthi i shqetësimeve gastrointestinale

Guidë për mjekimin e duhur


Vuajnë më shumë se gjashtë persona në dhjetë. Djegie stomaku, tretje e keqe e ushqimit, diarre dhe çrregullime të tjera intestinale. Cilat ilaçe mund të përdoren pa recetë dhe në çfarë mënyrë?
Më shumë se gjashtë europianë në dhjetë vuajnë nga shqetësimet gastrointestinale, të paktën një herë çdo gjashtë muaj. Rezultati ka dalë nga një kampion prej më shumë se një mijë personash me moshë nga 16 deri në 64 vjeç. Sipas të intervistuarve, shqetësimet më të shpeshta përfshijnë: djegie stomaku, tretje e keqe e ushqimit, diarre dhe çrregullime të tjera intestinale si aerofagia dhe metorismin. Shqetësime që, edhe pse të pranishme gjatë gjithë vitit, mund të përkeqësohen më shumë tani në fund të festave të vitit, për shkak të drekave e darkave të vazhdueshme.
Shqetësimet
“Në vend të parë renditen problemet me mostretjen e ushqimit, e lidhur kjo me abuzimin e madh me të ngrënit. Këto çojnë në një nivel kritik të funksionit të traktit gastroduodenal që mund të përkthehet…

Edhe Tetova iu gëzua lirimit të Ramushit

Edhe Tetova iu gëzua lirimit të Ramushit:
Ditëve të fundit rrugëve kryesore të qytetit të Tetovës janë vërejtur bilbordet e vendosura në shenjë mbështetjeje për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj gëzon përkrahje të madhe mes shqiptarëve të Maqedonisë, e veçanërisht tetovarëve të cilët e çmojnë lartë kontributin e tij për çështjen e Kosovës por edhe të shqiptarëve të Maqedonisë. Për këtë rast anketuam disa qytetarë të Tetovës për të pyetur lidhur me qëndrimet e tyre për këtë rast.

Bujar Alili u shpreh shumë i gëzuar për lirimin e Haradainajt nga burgu i Hagës, ai më tej thotë: Jam gëzuar pa masë, gjithmonë kam pas mendime pozitive për figurën e Ramush Haradinajt dhe për tërë familjen Haradinaj, sidomos pas zhvillimeve të fundit ende më shumë duhet të lartësojmë figurën e tij. Është ndër liderët e vetëm që është mirënjohës dhe është kujdesur për shqiptarët e Maqedonisë dhe mendoj që Kosova ia ka borxh pozitën e k…

Gjërat që duhet t’i dini për dashurinë

Dashuritë e adoleshentëve janë të mira, por njëherësh edhe shumë të komplikuara. Në atë moshë ende jemi në kërkim, emocionet i kemi të përziera dhe të paqarta, nuk e kuptojmë botën përreth vetes, por edhe as veten.
Por, pikërisht në këtë fshihet edhe bukuria të jesh adoleshent. Adoleshentët kanë një mendje fleksibile dhe të hapur dhe gjithsesi dashuria në këtë moshë nuk është e lehtë e as e thjeshtë, por ekzistojnë gjëra të cilat të gjitha këto komplikime së paku mund t’i thjeshtojnë. Ja cilat janë:
- Gjithmonë jeni vetvetja: Me siguri që gjithmonë pyesni: “Si të sillem?” apo “A dola budalla?”. Këto pyetje janë vërtetë të panevojshme pasi që e tëra është më e lehtë nëse sillemi ashtu si jemi në të vërtetë. Nuk duhet ta imtojmë askënd, nuk duhet ta thyejmë kokën për atë si duhet të ishim dhe që t’i pëlqenim rrethinës. Gjithsesi, ekzistojnë disa norma shoqërore por këto nuk pengojnë që në thelb ta tregosh personalitetin tënd. Kështu njerëzit do të mësohen me ty dhe do t’ju kuptojnë dhe kj…

10 Ushqimet që ju bëjnë të bukur

1.Salmoni i egër. Një burim i pasur me omega-3, me antioksidantë dhe vitaminë B dhe D, ndihmon në pakësimin e inflamacionit, në parandalimin e rrudhave dhe skuqjes.

2. Yougurti light. Një produkt i pasur në kalçium. I mirë për forcim të kockave, thojnve dhe dhëmbëve. Një gotë me yougurt ka më shumë kalçium se një gotë më qumësht i skremuar.

3. Gocë deti. Kanë përmbatje të lartë zinku. Zinku ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, i cili ndihmon strukturën e lëkurës dhe përshpejton përparimin dhe rinovimin.

4. Borronicat. Të pasura me antioksidantë dhe antiflamatorë, që parandalojnë dëmtimin e qelizave.

5. Kivit. Një tjetër burim antioksidantësh dhe të pasur me vitaminë C dhe potasium, të cilat ndihmojnë në parandalimin e rrudhave.

6. Patatja e ëmbël. Është e pasur me beta- karoten, të cilën trupi e konverton në vitaminë A, e cila e mban lëkurën të lëmuar dhe mendohet se parandalon dëmtimet e lëkurës nga dielli.

7. Spinaqi. Ky nutrient i pasur me beta-karoten dhe luten është një mbrojtës i shkëlq…

SHBA sjell avionin inteligjent pa pilot, bëhen prova në aeroplanmbajtëse (VIDEO)

SHBA sjell avionin inteligjent pa pilot, bëhen prova në aeroplanmbajtëse (VIDEO):

Një avion pa pilot, që nuk pilotohet në distancë nga një operator njerëzor, por nga inteligjenca artificiale, ka nisur testimet në det.
Avioni amerikan X-47B është një vrasës i së ardhmes, që nëse kompleton me sukses provat, do bëhet i pari mjet fluturues që ulet në një aeroplanmbajtëse.
Avioni, për të cilin po punohet prej pesë vitesh, është i projektuar që të ngrihet, të fluturojë për një mision të paraprogramuar dhe më pas të kthehet në bazë me vetëm disa lëvizje mouse-i nga operatori.
Është roboti më i fundit që përdor ushtria amerikane dhe vjen mes frikës se përdorimi i inteligjencës artificiale në luftë mund të sjellë pasoja të paparashikuara.
Diferenca është se X-47B nuk do të komandohet me një pult në distancë. Në vend të kësaj, ai do kontrollohet nga një njësi kontrolli, që mendon në mënyrë të pavarur për veten, korrigjon kursin e pilotimit dhe vendos drejtime të reja fluturime.
Pentagoni megji…

Kush ishte profesor Bardhyl Pogoni

Nga Gjekё Gjonlekaj / New York



Shqiptarёt e Amerikёs, bile ndonjёherё edhe ata tё Evropёs vinin pёr vizitё nё Washington. Nё atё kohё nuk kishte asnjё zyrё shqiptare nё kryeqytetin amerikan pёrveç Zёrit tё Amerikёs dhe shumica e vizitorёve vinin nё Shёrbimin tonё, bile disa nga ata ishin kuriozё pёr punёn dhe transmetimet nga ky radiostacion. Shumё herё shqiptarёt vinin nё studio pёr tё parё transmetimet e drejtpërdrejta nё gjuhёn shqipe. Nё korrik tё vitit 1983 drejtori i Shёrbimit Shqiptar, Talat Karagjozi solli pёr vizitё nё zyrёn tonё njё shqiptar i cili nё takimin e parё mё la pёrshtypje tё jashtëzakonshme, sepse kishte pamjen e njё artisti bohem dhe tёrё kohёn pinte duhan.

Pasi mё pёrshёndeti mё pyeti nga jeni? Unё iu pёrgjigja, nga Malёsia e Madhe. Ti qenke malok, mё tha. Nuk iu pёrgjigja fare, por Talat Karagjozi ndёrhyri ashpёr duke i thёnё, Bardhyl lёri ato marrira. Ndёrsa editori Gaspёr Kiçi tha, Gjolekё mos u shqetёso se ky ёshtё njeri i mirё. Talat Karagjozi e paraqiti duk…

Kadare: Ky, shekulli më i rëndësishëm dhe më dramatiku në historinë e shqiptarëve

Në një intervistë të dhënë për gazetën “New York Daily News” dhe të botuar edhe në gazetën “Illyria”, në New York shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ka theksuar se shekulli i parë i pavarësisë së Shqipërisë ka qenë më i rëndësishmi e njëherësh më dramatiku në historinë e shqiptarëve.
“Shekulli më i rëndësishëm e njëherësh më dramatiku në historinë e shqiptarëve. Kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën… si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull”, është shprehur Kadare. Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të tij.

Zoti Kadare, a mund ta filloj duke ju përgëzuar për nominimin tuaj të radhës për Çmimin Nobel për Letërsi. Duke qenë se ky nuk është nominimi juaj i parë, madje një prej të shumtëve, si e shihni këtë proces?

Mendoj se nominimi për çmimin “Nobel”, qoftë edhe i përsëritur, është një kënaqësi për çdo shkrimtar. Ndërkaq, dihet se të gjithë të nominuarit humbin (nuk fitojnë), me përjashti…

Fotot, cilët ishin 40 firmëtarët që vulosën Pavarësinë

Në 100-vjetor zbulohen jetëshkrimet e protagonistëve.


Plot 100 vjet që nga dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi në Vlorë, duke e shpallur Shqipërinë të “mosvarme”.  Pas një shekulli histori të shtetit shqiptar, një nderim i veçantë për ata burra që dhanë kontributin e tyre në këtë ngjarje solemne, që u mblodhën në Vlorë për të firmosur Aktin e Pavarësisë, që shënonte një herë e përgjithmonë shkëputjen nga Perandoria Osmane, nën të cilën kishte mbijetuar për 500 vjet. Ishin 40 burra, me në krye Ismail Qemalin, që nënshkruan historinë me firmat e tyre. Ishin të gjithë njerëz të shkolluar, diplomatë, mësues, avokatë, klerikë…, të cilët udhëtuan nga Kosova, Struga, Ohri, kolonia shqiptare e Bukureshtit, Dibra, Shkodra, Korça, Berati, Elbasani, Lushnja, Fieri, Skrapari, Kruja etj. Me këtë rast ata vijnë përmes fotografish dhe jetëshkrimesh, të shkëputura prej faqeve të albumit historik “100 Vjet Pavarësi Kombëtare”, realizuar nga prof. dr. Aleksandër Meksi dhe Xhevair Lleshi. Një…

Dita e Flamurit*

Nga Skënder Luarasi

Dita e Flamurit është dita më e shënuar në historinë e kombit tonë. Duke kremtuar këtë ditë, i pari kujtim që na bie në mend është se një popull ka shpëtuar prej kurthit të robërisë, dhe nisi të shijojë jetën e lirë duke u përfaqësuar prej shenjës kombëtare, Flamurit.

Shenja e kombit tonë: Flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare!

Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari! Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë.

Te flamuri nuk shohim vetëm bukurinë e cohës dhe të ngjyrës, po edhe bukurinë e një atdheu, të një kombi, me tërë cilësitë, parimet, ndjenjat dhe historinë e një populli, që ka jetuar për një jetë madhështore, për qëllime të larta, të shtrenjta, të dëlira.

Flamuri ynë tregon qëndrimin e njëhershëm, të patundur dhe burrëror të atyre ushtarëve fisnikë që i ka udhëhequr në ngadhënjime, mes luftërave të rrepta, jo për sulme, po për mbrojtje. Flamuri ynë tregon jetën e atyre trimave të kombit që luftuan …
KASTRIOT MYFTARAJ





BALLKANADOLLI GJEOSTRATEGJIK
Një histori e realiteteve strategjike, përplasja mes Neo-Otomanizmit e Neo-Bizantizmit dhe Shqiptarët





NDËRMARRJA BOTUESE «GJON BUZUKU»





Editorë
HANA & ABDULLAH ZENELI
Ballina dhe arti grafik
ARTAN ZENELI
© KASTRIOT MYFTARAJ, 2011
Ndërmarrja Botuese «GJON BUZUKU»
Prishtinë / KOSOVË / Kuvendi i Bujanit 42
Tel. & fax (+ 381 38) 516 231
Mob. (+ 377 44) 174 257 & 238 738
e-mail: editor@buzuku.eu
www.buzuku.eu
Shtypur në Kosovë
ISBN 978-9951-08-124-4










PËRMBAJTJA


HYRJE Ballkanadolli gjeografik, gjeostrategjik dhe gjeopolitik                     7