Skip to main content

Lajmet e fundit

I mituri var veten para vëllait 5-vjeçar

I mituri var veten para vëllait 5-vjeçar:

Imiton skenën e filmit

Babai i kishte marrë leje në shkollë që të dërgonte në shtëpi dashin për Kurban Bajram

Hysen Likdisha
banka ku mesonte 9-vjecariImitimi i një skene filmi i ka marrë jetën një 9-vjeçari në Bulqizë, i cili ndodhej në shtëpi vetëm me vëllain dhe djalin e xhaxhait, të dy të mitur. Nëna e tij kishte shkuar për një varrim, ndërsa i ati i kishte marrë leje në shkollë të birit, që të dërgonte një dash në shtëpi, të cilin e kishte blerë për Kurban Bajram, por asnjërit prej prindërve nuk u kishte shkuar në mendje se kur të ktheheshin do të gjenin pa jetë djalin e tyre.
Ngjarja tragjike ka tronditur jo vetëm rajonin e Bulqizës, por edhe mbarë opinionin, pasi ashtu siç shprehen vetë drejtuesit e policisë lokale, nuk kishin hasur asnjë rast më parë, që një fëmijë të vetëvritet, duke improvizuar skena filmash. Sipas policisë, vetëvarja ka ndodhur rreth orëve të mesditës, në fshatin Koçaj të Komunës Fushë-Bulqizë, kur i mituri është gjendur i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas dëshmive të marra në shkollën 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë, mësohet se 9-vjeçari Viron Shehu, nxënës i klasës së 3 të kësaj shkolle, ka marrë leje nga shkolla për të dërguar në shtëpinë e tij një dash që i ati, Rifati, e kishte blerë në qendër të komunës, për ta bërë kurban me rastin e festës së Kurban Bajramit. “Erdhi i ati, Rifati, dhe i mori leje për ta dërguar në shtëpi. Më tha se kishte për të dërguar një dash që e kishte blerë, pasi nuk kishte njeri tjetër në shtëpi” , thotë Bukurie Lami, drejtoresha e shkollës, duke treguar për fëmijën e larguar me leje nga orët e mësimit. “Ja kjo është banka ku ai mësonte, sipër së cilës tashmë është vënë një tufë me lule”, tregon mësuesja e vogëlushit, Mimoza Hida, e cila me lot në sy përsërit se ka qenë një nxënës shembullor në mësime dhe disiplinë.
Por, pasi ka ikur nga shkolla dhe ka arritur në shtëpinë e tij, e cila ndodhet rreth 500 metra larg, duke qenë i vetëm në shtëpi, pasi e ëma ka qenë duke marrë pjesë në një ceremoni mortore të një të afërmi të familjes, ai ka nisur të luajë në oborrin e shtëpisë me vëllain e tij më të vogël, vetëm 5 vjeç dhe djalin e xhaxhait. Nga dy të miturit e tjerë është mësuar se Vironi po u tregonte për një skenë filmi, që kishte parë në televizion. Sipas policisë, ai ka marrë një litar në kasolle dhe më pas një karrige, që e kishte brenda shtëpisë. Pasi ka hipur mbi karrige, ka hedhur litarin sipër pemës, duke u lidhur në qafë. Në ato momente, ka filluar të imitojë skenën e filmit, por karrigia është rrëzuar, duke i sjellë vdekjen 9-vjeçarit.
Vëllai i tij, Qemali i vogël, ende pa mbushur 5 vjeç, i cili po luante me të, i tmerruar nga skena e kësaj ngjarjeje ka rendur në rrugë, ku ka njoftuar për tmerrin e parë. Të afërmit e familjes kanë prerë litarin për t’i ardhur në ndihmë Viron Shehut, të cilin e kanë dërguar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore. Por, burime nga spitali konfirmuan për “Shqip” se i mituri ka ardhur në spital pa shenja jete. Sipas policisë lokale, mësohet se menjëherë sapo kanë marrë lajmin, forca të policisë kriminale kanë shkuar në vendngjarje ku dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Policia tha se janë dashur disa orë nën drejtimin e dy prokurorëve për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje, duke marrë shkak edhe nga fakti se kishim të bënim me vetëvrasjen e një të mituri. Madje, fillimisht ka pasur dyshime edhe për predikime të ndryshme nga sekte fetare, por pasi janë pyetur në prani të prindërve dy të vegjlit e tjerë, atëherë, është kuptuar qartë se ka qenë imitim i një skene filmi.


Përjetimi
Filmat dhe ndikimet te fëmijët
Rasti i vetëvrasjes së fëmijës në Bulqizë mbetet si më tragjikët në Shqipëri, për faktin sepse e gjithë skena është krijuar mbi filmat që ka parë fëmija, duke sjellë një debat të gjerë mbi filmat dhe ndikimet që kanë te fëmijët, ku ngrihen shumë pyetje. Në çfarë shkallë është lidhshmëria në mes filmit me dhunë dhe sjelljes agresive të të rinjve? Si është mbrojtja dhe kujdesi shpirtëror i shoqërisë? Hulumtuesit e mediave masive luhaten të kundërshtojnë apo të vërtetojnë ekzistimin e një lidhshmërie dhe ndikimi midis filmit me dhunë (ose/dhe lojërave elektronike) dhe sjelljes reale agresive të përditshme. Por, për fat të keq, gjithnjë e më shumë, ekzistojnë shembuj mbi vrasje, të cilat për ditë e më shumë u përngjajnë skenave të përgjakshme të filmit. Sipas studiuesve, që herët është arritur në përfundimin, se leximi i fotografisë, kryhet e kuptohet ndryshe nga fëmijët, dhe ndryshe nga të rriturit. Duke mos minimizuar edhe nivelin edukativo – arsimor në familje do të duhej që prindërit të vendosin kufijtë, jashtë simpatisë dhe dëshirave që kanë për fëmijët e tyre, për mosndjekjen e filmit. Për kufirin e (mos)shikueshmërisë së filmit dhe emisioneve, kanë folur shpeshherë analistët, kritikët e filmit, sociologët, pedagogët dhe psikologët, por duket se zëri nuk kishte shkuar deri në Fushë-Bulqizë, ku u shënua rasti i djeshëm.
I mituri var veten para vëllait 5-vjeçar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Popular posts from this blog

KADARE ME «KUSH E SOLLI DORUNTINËN» U NXIT SHQIPTARËVE ARMIQËSINË ME PERËNDIMIN DHE E BËN IDEATORIN E BESËS PËRDHUNUES TË MOTRËS

Novela e Ismail Kadare, «Kush e solli Doruntinën», e botuar për herë të parë në vitin 1980, mbahet si një nga kryeveprat e këtij shkrimtari. Por kjo novelë, që më pas është quajtur dhe roman, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të novelave të Ismail Kadare, është në fakt një projektim në të shkuarën, me bazë një legjendë të vjetër, i paradigmave ideologjike të propa­gandës së regjimit komunist, të kohës kur u shkrua kjo novelë. Më konkretisht, Kadare letrarizon, me një pro­jek­tim në të shkuarën, paradigmën izolacioniste antiperëndi­more, sipas së cilës gjendja e Shqipërisë komuniste, e kohës kur shkrua­nte autori, si e rrezikuar nga Lindja dhe Perëndimi dhe e izoluar prej tyre, qe një vazhdim i një linje të gjithkoh­shme të historisë shqiptare. Pikërisht Kadare këtë e paraqit tek novela «Kush e solli Doruntinën», e cila u botua në vitin 1980, menjëherë pas prishjes së Shqipërisë enveriane me Kinën, aleatin e vet të fundit të madh. Tash Shqipëria komu­niste i shihte si njëlloj armiq …

KUSH ESHTE HAMLETI?

Nga Profesor Alfred Uçi

Një kritik ka thënë se emrin e Hamletit e dinë të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që e kanë lexuar tragjedinë shekspiriane ose që e kanë parë në skenë e në ekran. E me gjithë këtë, para ndërgjegjes estetike njerëzore mbetet pa përgjigje përfundimtare pyetja enigmë: Ç’është Hamleti? Nuk besojmë të ketë një figurë tjetër letrare, për të cilën të jenë zhvilluar shekuj me radhë diskutime pa fund dhe të jenë dhënë aq shumë përgjigje të mençura, të thella, origjinale, ndonëse të pamjaftueshme, se sa për Hamletin(Është llogaritur se zbërthimit të Hamletit i janë kushtuar rreth 25 mijë studime kritiko-letrare). Pyetjes së parë, mund t’i shtohet një pyetje e dytë: A mund të ketë në përgjithësi përgjigje shterruese për këtë çështje? Në përpjekjet për të dhënë shpjegime, në krye qëndron vetë drama e Shekspirit, që bart jo vetëm enigmën, por edhe mundësinë e deshifrimit të saj të saktë. Më mirë se Shekspiri, kush mund ta dinte se ç’është Hamleti! Prandaj vëmendja kryesore dre…

Mizoritë greke dhe genocidi çam

Nga Ayhan Demir*

Tërheqja e ushtrive të shtetit osman nga Gadishulli Ballkanik, u bë zanafilla e viteve plot dhimbje të shpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocideve për popujt muslimanë ballkanas boshnjakë dhe shqiptarë. Ndonëse genocidi boshnjak i Srebrenicës, njihet botërisht si genocidi më i madh i kryer në Gadishullin Ballkanik nuk është as i pari dhe as i vetmi.Popullsia shqiptare dhe boshnjake e Malit të Zi, i ka skalitur thellë në kujtesën e tyre, masakrat dhe mizoritë çnjerëzore tëçetnikëve serbë dhe malazezë në qytetet shqiptaretë Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës,Ulqinit, Tivarit, Kotorit, Çetinës Rozhajës, Podgoricës, dhe ato boshnjake tëBjellopoljes, Pljevljes, Shahovicës, Sienicës, Mojkovacit të pushtuar nga shteti malazez. Por ne nuk duhet të harrojmë as mizoritë greke dhe genocidin çam! Ndoshta shumë pak njerëz në Turqi dhe në botë, e dinë se gjendet një truall shqiptar me emrin Çamëri, i pushtuar nga shteti grek, që pas Luftës së Dytë Botërore! Vël…