Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2012

NJË STRATEGJI E RE PËR LËNIEN E DUHANPIRJES

Prof. Dr. Xhelo SULO
Pasionimi pas diçkaje është një problem famëkeq për pacientët, por dhe shumë i vështirë për mjekët. Pasioni i njërit ose tjetrit pacient ndaj pirjes së duhanit, përdorimit të alkoolit, konsumit të çokollatës etj., buron nga lidhjet strategjike që ekzistojnë ndërmjet trurit dhe ndjenjave shqetësuese, që quhen ndryshe “emocione negative”. Në rastin e një emocioni negativ, ai zhvillohet dhe shkon para, kurse vetëdija e njeriut aktivizon mendimin për të hequr mendjen nga shqetësimi, d.m.th. për të shkëputur vetveten nga negativiteti emotiv. Një nga arsyet që e bëjnë vesin e pirjes së duhanit të rrënjoset thellë në jetën tonë, lidhet me faktin që, ai duket si një mjet që prapëson ose largon shqetësimin, mërzitjen, ankthin apo brengën, kur stresohemi. Ky efekt lirimi dhe lehtësimi që shkaktohet nga nikotina e duhanit, ndihmon qetësimin dhe çlodhjen e njeriut. Kjo “mirësi” e duhanit është si maja e një ajsbergu. Dihet se, nuk është e vështirë të mësosh si pihet alkooli, kafej…

Një riformim i vizionit për botën

Një riformim i vizionit për botën:
Natasha Lushaj

1. Romani i Gazmend Krasniqit, Shitësit eApokalipsit, Saras2012, i vendos ngjarjet në kohë legjendare (e pakohë) apo si në një kryqëzim alegorik të kohëve të prapësive të fatit me ato të shlyerjes së “fajeve” ose “mallkimeve”. Marrëdhëniet hapësiro-kohore janë krejt tjetër në krahasim me romanin tradicional: tani e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja mbivendosen vazhdimisht, dilet nga koha objektive, e matshme nga sahati, kalohet te koha e “brendshme”, e cila është njëkohësisht kohë “e humbur” dhe kohë “mikse”. Në fakt, është një segment kohe, i hapur në të dyja anët (ku shkrihen: e shkuar – e tashme – e ardhme), fragment në të cilin kohët “ngjeshen” dhe bashkëjetojnë: që nga kohët primitive (shpellore), kohët “brenda telave” të para ‘90-s, deri te kohët postmoderne (avionët, interneti). Por nuk ka kufi të ndarë mes tyre. E shkuara dhe e ndaluara mbeten dhe rishfaqen nga njëri brez te tjetri, duke përsëritur stereotipin e të menduarit apok…

Shkencëtarët amerikanë: Të gjitha mënyrat për të jetuar sa më gjatë

Ashtu si të gjithë njerëzit edhe vetë balerinët, njerëzit e sportit,etj. e dinë mjaft mirë se ky aktivitet fizik nuk do të vazhdojë për gjithë jetën. Gjithsecili e di se me kalimin e viteve gjendja fizike rëndohet dhe duhet treguar kujdes për shëndetin dhe fizikun. Por të ecësh, kërcesh, të merresh me aktivitete fizike është pozitive për shëndetin. Është provuar shkencërisht se aktiviteti fizik dhe ai psikologjik, sjell si rezultat edhe një gjendje fizike e mendore të shkëlqyer. Po ashtu një fakt tepër i rëndësishëm është kujdesi për dietën e përditshme, ushqimet e zgjedhura dhe të pasura me elementet e nevojshme ushqimore. Disa prej nxitësve dhe faktorëve që ndikojnë në një jetë të shëndetshme janë të njohur, ashtu siç njihen edhe faktorët negativë siç janë alkooli, duhani, drogat, ushqimet e papërpunuara mirë, etj. Pas studimeve të ndryshme revista “PsychologyToday” ka publikuar veprimet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor e si rrjedhim edhe në atë fizik. Të ecësh dhe të merr…