Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2012

PËR NJË FJALOR TË RI TË FJALËVE TË HUAJA (Nga libri (Po)etika e fjalës, ARS-ZZ, Tetovë 2010, f. 380-388)

Një qasje shkencore problemit të fjalëve të huaja dhe një kontribut modest leksikografisë shqiptare, duke marrë si shkas Fjalorin e fjalëve të huaja të Institutit Albanologjik, botim i vitit 1988
            Prof. Agim VINCA
PËR NJË FJALOR TË RI TË FJALËVE TË HUAJA

            Njerëzit që flasin e shkruajnë në mediat tona, veçanërisht gazetarët (pjesa dërrmuese e tyre), por edhe disa intelektualë, publicistë e kritikë letrarë, përdorin vend e pa vend fjalë të huaja jo vetëm për shkak të modës, por edhe pse shumë herë nuk ua dinë kuptimin fjalëve që përdorin e, herë-herë, as që e dinë se ato janë fjalë të huaja.
            Koha në të cilën jetojmë, epoka e globalizmit, është kohë e komunikimit intensiv të gjuhëve, popujve dhe kulturave. Kultura shqiptare në dekadën e fundit të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, si rezultat i ndryshimit të pozitës historike të popullit shqiptar në kapërcyell të dy shekujve, është një kulturë plotësisht e hapur. Gjuha shqipe - gjithash…

100 kuriozitete për trupin e njeriut

Edhe pse gjatë gjithë ditës jemi në lëvizje, apo bëjmë një jetë aktive dhe ndjejmë simptoma e ndjesi të ndryshme, nuk e dimë se edhe organizmi ynë zbaton një orë të caktuar. Shumë prej nesh nuk e venë re se trupi ynë ndjek një ritëm të caktuar, sidomos ndryshimet midis gjendjes trupore para gjumit dhe asaj pasi jemi zgjuar. Të gjitha këto vihen në funksion të mirëfunksionimit të organeve në trupin e njeriut. Zakonisht çdo funksion në trupin tonë, operon gjatë ditës në mënyrë të tillë duke ndjekur një cikël të caktuar, i cili bashkërendon me funksionimin e një organi tjetër. Organizmi i njeriut është ndërtuar në një mënyrë specifike dhe organizuar në mënyrë të përsosur. Por veç atyre fakteve të njohura për funksionimin e organizmit tonë, ka edhe shumë të panjohura e fakte interesante që zbulon shkenca çdo ditë e më shumë. Sot në suplementin e shëndetit në “Tirana Observer” do të lexoni plot 100 kuriozitete për trupin e njeriut. Mes tyre do të njiheni me zbulimet për trurin, meqë është …