Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2011

Poezi nga Sulejman Mato

 Një libër i mirë

Një libër i mirë  është si një lis i moçëmLind dhe plaket brenda një shekulli,Degët e tij janë plot gjak në damarë.

Një libër i mirë është pjellor si fushaShtegtar si retë dhe i heshtur si shkëmbinjtë,

Një libër i mirë është rezistent ndaj ngricaveI errët si mendimi dhe i padepërtueshëm si guri.

Një libër i mirë i shtohet tokësPërkrah qyteteve të rinj dhe shkëmbinjve të moçëm.

Në damarët e tij qëndron sekretiI lidhjeve të njeriut, lisit , shkëmbit dhe librit.

S'ka kohë për të thënë shumë gjëra


S'kemi kohë për të thënë shumë gjëra,por më të rëndësishmet duhet t'i themi,si për shëmbëll: E kaluara na u tret si brymë.E ardhmja? Gjë e gjëzë që dot s'e gjeni.


Ishte një kohë e gjatë, e gjatë,që ne e shkurtuam me hallet tona,u përpoqëm shumë , por bëmë fare pak.Për çfarë bëmë keq,  Zot, mëshirona!


S'kemi  kohë për të thënë shumë gjëra,të gjitha sa thamë midis jush i lamë.Po ikim të qetë në një vend që s' e dimëpas hijeve të dashura të të parëve tanë.


Sonte do …